Dule: Nuk bëjmë koalicion me Berishën.

xxl

IT Professional
20080417191148_artikull.jpg




Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ka deklaruar se do të respektohet vendimi i strukturave të partisë


TIRANث - Partia e të Drejtave të Njeriut do të vazhdojë të jetë në koalicion me Partinë Socialiste, pavarësisht rezultatit, që do të certifikohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Pas deklaratës së Kryeministrit Sali Berisha, se do të shtrijë duart edhe tek partitë e majta, ka reaguar dje kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule.


Ky i fundit, përmes një konference për shtyp, ka hedhur poshtë çdo mundësi për një bashkëpunim të mundshëm paselektoral të forcës politike që ai drejton, me koalicionin e djathtë.


Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ka sqaruar edhe njëherë se PBDNJ-ja do vazhdojë të qëndrojë në koalicionin e majtë, ashtu siç ishte vendosur edhe para zhvillimit të zgjedhjeve të 28 qershorit.


"Tipar dallues i PBDNJ-së është respektimi i vendimeve të marra nga organet drejtuese të saj. Ne do t'i qëndrojmë vendimit, që kemi marrë më parë sa i përket bashkëpunimit me koalicionin e majtë",- tha ai.


I pakënaqur me rezultatin që shënoi partia e drejtuar nga ai në këto zgjedhje, Dule shtoi se, kjo çështje do të jetë pjesë e shqyrtimit në një kongres të jashtëzakonshëm, por duke mos dhënë afat se kur.


Po dje, kryetari i PBDNJ-së shprehu pakënaqësi mbi mënyrën se si votat e kësaj force politike u administruan nga komisionerët e Partisë Socialiste gjatë numërimit në KZAZ. Sipas tij, këto të fundit nuk arritën të mbronin votat e PBDNJ-së.


"Komisionerët e Partisë Socialiste nuk arritën të mbronin votat e PBDNJ-së gjatë administrimit të tyre. Mbetet për t'u parë nëse kjo ndodhi nga pamundësia e tyre, apo nga mosdashja, por kjo do të jetë pjesë e një diskutimi të mëvonshëm me këtë parti",- tha Dule.


Kryetari i PBDNJ-së e konsideroi veprim tepër flagrant vendimin e qeverisë për të shpërblyer komisionerët e qendrave të votimit dhe numëruesit e votave nëpër KZAZ, kur ky proces nuk kishte mbaruar ende në të gjithë territorin e vendit.


Sipas tij, është KQZ-ja ajo që gëzon të drejtën e marrjes së një vendimi të tillë dhe jo Këshilli i Ministrave.


"Kreu i një force politike pjesëmarrëse në zgjedhje, premton se do t'i shpërbleje ata me paratë e taksapaguesve shqiptarë",- tha Dule, duke shtuar se partia e tij në këto zgjedhje, nuk kishte kundërshtar PD-në, por strukturat shtetërore të drejtuara nga kjo e fundit.


Kur ende nuk është qartësuar plotësisht rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, Berisha ka paralajmëruar për një zgjerim të koalicionit, ditët në vijim, me forca të tjera politike.


Deri më tani, Berisha ka siguruar vetëm votën e deputetit të LSI-së, Dritan Prifti, i cili është shprehur publikisht se do të votonte një mazhorancë të udhëhequr nga Berisha.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top