sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
-
- Anëtarësuar më
- Jul 18, 2008
-
- Mesazhe
- 20,476
-
- Reagimet e mara
- 1,250
-
- Vendndodhja
- Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
Trajtimi i duarve, mirëmbajtja e tyre është gjithnjë e më tepër në rritje, dhe kirurgët plastikë dhe mjekët dermatologë thonë se ka më tepër interes për këtë pjesë të trupit.
Nga Florida vjen një studim eksperimental qe tregon se perdorimi i Acidit Ialuronik ka sjellë një përmirësim të gjendjes së duarve, pa shkaktuar asnjë efekt anësor.
Koordinatori Fredric S. Brandt, i cili drejton një qendër private të kërkimeve dermatologjike thotë se janë trajtuar rreth 50 persona dhe është parë që pas disa ditësh masazh në kurrizin e duarve, përmirësimi ishte i dukshëm në masën 60-70 përqind.
8 në 10 persona të trajtuar ndihen të kënaqur me rezultatin dhe kërkojnë që procedura të përsëritet prapë./TCH