Duart e bukura - pjesë e rëndësishme e pamjes

braziljania

Anëtar i Nderuar
Gjatë dimrit, për shkak të ndikimit të ftohtësisë dhe erës, por edhe për shkak të ngrohjes artificiale, lëkura e duarve thahet.

Me ardhjen e ditëve të ftohta, gjatë dimrit, duart tona janë më të ndjeshme, prandaj kanë nevojë edhe për një kujdes më të madh. Në lëkurën e ndjeshme të duarve më së pari shihen pasojat e të ftohtit dhe ajrit të thatë në ambientet tona jetësore.

Të gjithë pajtohen se duart dhe thonjtë flasin shumë për një person dhe, meqë me shtrëngimin e duarve realizojmë kontaktin e parë dhe lëmë përshtypjen e parë, është me rëndësi që të mundohemi që gjithmonë të kemi duar të lëmuara dhe të buta. Duart me lëkurë të thatë dhe të plasur nuk janë fare të hijshme dhe atraktive. Gjatë dimrit, për shkak të ndikimit të ftohtësisë dhe erës, por edhe për shkak të ngrohjes artificiale, lëkura e duarve thahet. Për këtë shkak, është me rëndësi që, gjatë kësaj stine, të përdorim më shumë kremra të yndyrshëm për duar. Mbrojtja më e thjeshtë dhe më e rëndësishme e duarve gjatë dimrit, është bartja e dorëzave.

Këshilla të dobishme

Kur i lani enët, gjithmonë duhet të vini dorëza të gomës, meqë gjatë kësaj pune, duart ekspozohen ndaj substancave të shumta kimike që e largojnë yndyrën, jo vetëm të enëve, por edhe të duarve. Për këtë shkak, duhet ta evitoni larjen e shpeshtë të duarve gjatë ditës. Disa herë në javë duhet t’i lyeni duart me krem natyror për duar, apo edhe më mirë, me vaj kokoje. Kremin ushqyes për duar mund ta përgatitni edhe ju në shtëpi: Përziejeni gjalpin pa kripë me pak mjaltë dhe me bimë si hithi,
P.sh. Disa pika limon në duar pas larjes së tyre, ndihmojnë në kthimin e lagështisë dhe stabilizimin e pH-së dhe e furnizojnë lëkurën me vitamina të nevojshme.

ثshtë mendim i gabuar se vetëm thonjtë e lyer me llak sigurojnë duar të bukura. Edhe thonjtë e rregulluar më së miri nuk vijnë në shprehje, nëse keni lëkurë të lënë pas dore, të ashpër dhe përplot lëndime të vogla. Për këtë shkak, sa herë që të shihni se keni lëkurë të thatë, apo të tendosur, mos hezitoni që të përdorni krem. ثshtë mirë që, para se të bini në gjumë, t’i bëni lëkurës masazh me krem, meqë masazhi e përshpejton qarkullimin e gjakut.

Një herë në javë, apo të paktën një herë në muaj, duhet ta bëni pilingun e duarve, i cili i largon qelizat e vdekura nga sipërfaqja e duarve. Pas bërjes së pilingut, duart e thithin më mirë kremin dhe preparatet tjera. Pilingun e duarve mund ta bëni edhe ju në shtëpi: përzieni gjysmë luge kripë dhe dy lugë vaj ulliri. Lyeni duart me këtë masë dhe, pasi që e keni lënë të rrinë disa minuta, shpëlani mirë duart dhe veni krem hidratues për duar, apo vaj, sidomos rreth thonjve.


ikubinfo*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top