Duabai,humb jeten 29-vjecari nga Vlora ne fluturim me vela sportive..

Guest2

Antarë i Respektuar
Screenshot_2016-04-12-10-23-55-1.jpg
Duhet të iki, planeti im ka nevojë për mua” (I must go, my planet needs me). Ky postim i pazakontë paksa, për natyrën e 29-vjeçarit nga Vlora, Armand Qorri, publikuar më datën 30 mars, duket se ishte paralajmërimi i saj që ndodhi një ditë më parë. Duket sikur e parandjente. Dhe, përkonte me ditën që ai u nis nga Vlora e tij e dashur, për të udhëtuar drejt Dubait, vendit ku jetonte e punonte prej disa vitesh dhe ku kishte krijuar edhe familjen. Jeta e Armandit, ndonëse as 3-dekadëshe, përshkon një “zigzage” të thyer më shumë se një herë. Ai do të jetonte mes ëndrrave dhe pasioneve të tij. Nuk mund të qëndronte në një vend. Për të, jeta ishte lëvizje, një lëvizje pa fund. Por, jo vetëm në tokë. Pasioni për të fluturuar me vela sportive, kishte bërë që edhe përditshmërinë ta ndante, mes familjes, punës e qiellit. Por edhe kohën ta copëzonte mes Dubait, ku jetonte prej së paku 3 vitesh dhe Vlorës së tij, që nuk mund ta linte për asnjë çast. Dhe ishte pasioni për ajrin, që do ta çonte atë lart, fluturimthi lart, atje, në atë “planetin” që kishte nevojë për të dhe që ai e përshkon çuditshëm.

Më shumë se 8 vjet më parë, Armandi la Vlorën, ku studioi pjesërisht për teknologji informacioni, për të udhëtuar drejt Italisë. Aty, gjatë studimeve në vendin fqinj, njohu edhe shoqen e tij të jetës, Genesis, vajzën nga Dubai. Do të ishte ajo që do ta tërhiqte me ëndrrën e saj drejt vendit të vet. Këtu jeta e Armandit pëson një trajektore tjetër, edhe më të thyer. Ecja e tij do të vijonte në vendin, që u bë atdheu i tij i dytë. Por, rrënja do të mbetej Vlora. Madje, këtu do të lindte edhe Luisi i vogël, dashuria e madhe e jetës së tij, për të cilin do të bënte gjithçka. Dëshira e madhe e të riut për ta sjellë fëmijën në jetë në vendin e vet, duket se u favorizua edhe me një paradoks të ligjit të vendit ku jetonte. Dhe, pas kësaj, Luisi, engjëlli i tij, do të sillej shpesh e më shpesh në Vlorë.

Këtu ku ai, ushtronte edhe sportin që e lidhte me qiellin, me atë qiell ku ndodhej ai, planeti i çuditshëm që e thërriste. Armand Qorri punonte si menaxher tek firma, ku ishte pronare vjehrra e tij. Për këtë qëllim udhëtonte shumë. Nga Dubai në Holandë dhe anasjelltas. Ndërkohë, që, trekëndëshi plotësohej me Vlorë, me Shqipërinë. Disa muaj më parë, nisi një kurs për pastiçier në Tiranë. Prandaj dhe ju desh të linte përkohësisht Dubain, për t’u vendosur në shtëpinë e vet, në Vlorë, tek prindërit. Kaloi pothuajse 6 muaj këtu. Ishte një çmallim me vendlindjen, me Shqipërinë, me Vlorën, me Tiranën. Një çmallim i pafund. Jeta e tij këto muaj, ishte e pasur, e larmishme, intensive.

Mes mësimit, sportit dhe familjes. Si tre kënde të një trekëndëshi, që përmblidheshin tek qenia e tij. Ai nuk mund të ndahej nga asnjera prej tyre, përveçse duke mos qenë më në këtë jetë. Dhe, pasioni për ajrin do ta çonte larg, pafundësisht larg. Një vit më parë, teksa fluturonte me velën e vet, do të aksidentohej në Llogora. Theu këmbën. Por, nuk u tërhoq. Pavarësisht këshillave të miqve e shokëve të tij, pavarësisht sugjerimeve të profesionistëve në këtë fushë. Pasioni ishte më i fortë. Dhe, ky pasion..... ”E mësova lajmin e kobshëm dhe nuk mund ta besoj”, thotë një shoqja e tij e shkollës. “Miku, i riu, vlonjati, piloti, babai i Luisit të vogël, fluturoi për herë të fundit në Dubai, për mos të zbritur më në tokë ... Fly in peace Arifi”, shkruan në “Facebook”, një miku i tij, i tronditur nga lajmi i kobshëm.

Teksa fluturonte me velën e vet në një nga hapësirat e Dubait, Armandi përplaset me një dunë rëre dhe humbet jetën në mënyrë tragjike. Një aksident që krijoi një humbje të thellë, të pazëvendësueshme te familja, të afërmit, shokët, miqtë e të njohurit, ndërsa trupi i tij do të rikthehet të premten në Vlorë. Armandi tashmë është në qiell, në qiellin që e deshi pafundësisht, prej ku sheh Luisin, ëngjëllin e tij që do të kërkojë gjithë jetën. Lamtumirë Armand.

Dashuroi jetën

Të dhënat e para për ngjarjen e rëndë të 29-vjeçarit nga Vlora janë mësuar fillimisht nga një status në profilin në “Facebook” të Nikollaq Neranxit, ku thuhej se viktima Armand Qorri ishte një student në Institutin e Kulinarisë që mban emrin e Neranxit. “Kur erdhi një vit më parë, ra në sy menjëherë për dëshirën e madhe me të cilën bënte çdo gjë. Kishte ardhur nga Dubai ku jetonte me familjen, për të bërë një shkollë pastiçerie në Shqipëri. Armand Qorri, një nxënës shembullor i shkollës tonë, humbi jetën tragjikisht dje në Dubai, duke u hedhur me parashutë, një tjetër pasion i tij i madh përveç atij të kulinarisë”, shkruan Neranxi.

Ai shton se “Arifi na ka pikëlluar të gjithëve, por më shumë se askënd tjetër familjen e tij”. “Ne nuk do ta kemi më në mesin tonë Mandin që na bënte të gjithëve ëmbëlsira, por edhe foto, Mandin, i cili u apasionua aq shumë pas pastiçerisë dhe shkollës, saqë vendosi që në tetor të fillonte edhe shkollën e kuzhinës për t’u bërë kuzhinier. Jeta dhe fati shpesh janë të padrejta, por ajo që di me siguri është se 28 vitet e jetës së tij, Armandi i ka shfrytëzuar si rrallë kush tjetër, duke dashuruar çdo gjë të bukur dhe çdo gjë që e bënte të lumtur. Ai dashuronte qiellin dhe mbeti aty. U prefsh në paqe miku ynë!”, mbyllet postimi për fatin tragjik të 28-vjeçarit.

Shekulli online.
 
Titulli: Duabai,humb jeten 29-vjecari nga Vlora ne fluturim me vela sportive..

Ngushellime familjes.
Shpirti ne paqe,edhe e lehte lendina per shpirtin e lire!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top