"Dua të jem e virgjër natën e parë të Martesës..."

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
PYETJE:
Doktor,
Doja të dija në se ka ndonjë mënyrë që të zëvendësohet himeni me anë të operacionit?
Unë nuk jam e virgjër, por do të martohem me një djalë që pret të jem e virgjër natën e parë të martesës. E kuptoj që mund të habiteni nga pyetja ime, por vërtetë kërkoj ndihmën tuaj.
Falemnderit.

PثRGJIJGE:
Shqetësimi yt nuk është as i çuditshëm e as i pazakontë. Shumë vajza kërkojnë të dinë lidhur me eksperiencat e tyre seksuale. Ato duan të dinë si të sillen me partnerët ose bashkëshortët e ardhëm, kur kanë humbur virgjërinë dhe nuk duan ta humbasin të gjithë marrëdhënien. Ato mendojnë të kryejnë operacione, që duken drastike dhe me rreziqe, për ta rikrijuar himenin. Edhe pse jo pa risk , ato vendosin ta kryejnë këtë operacionin, sepse u duket opsioni më i përshtatshëm në rrethanat që janë krijuar.
Edhe pse në dukje duket i kapërcyer nocioni i virgjërisë midis të rejave, besomëni, ka akoma shumë vajza nga ato që e kanë humbur virgjërinë, që drejtohen tek mjeku për ta rikthyer atë. Një pjesë e tyre janë viktima të përdhunimit. Të tjera ndjejnë se kanë qenë të përfshira në marrëdhënie seksuale të papërshtatshme. Shumica për arsye se djemtë me të cilët do të martohen e kanë kusht që gruaja e tyre të jetë e virgjër. Mos harroni, shumica e djemve të sotëm akoma dëshirojnë të martohen me virgjëresha, ndërsa shokët e tyre le të martohen me ato me të cilat ata kanë lozur më parë.

Së pari ju duhet të dini se “Vërtetimi” i virgjërisë është një akt i pabesueshëm, i pakujdesshëm dhe që në shumë raste ngatërron. Himeni që mungon nuk tregon gjithmonë se një vajzë ka kryer kopulim seksual. Himeni mund të shqyhet ose zgjerohet nga ecja mbi kalë, nga ushtrimet e baletit, nga ngjitja në një pemë, nga vendosja e tamponit dhe nga një ekzaminim gjinekologjik, madje, disa vajza lindin fare pa himen. Gjaku në çarçafët e natës së parë, që kërkohet si domosdoshmëri në disa kultura dhe shoqëri, siç është dhe e jona, nuk është tregues për virgjërinë dhe kopulimin e parë seksual.
Ndryshe nga sa besojnë njerëzit, jo të gjitha vajzat gjakosen në penetrimin e parë vaginal. Nga një studim i vogël i publikuar në British Medical Journal në vitin 1998, marrim këtë informacion: Gjinekologia Sara Paterson-Brown, intervistoi 41 nga koleget e saj gra mjeke në spitalin e Londrës dhe gjeti se 26 prej tyre nuk kishin pasur gjak në eksperiencën e tyre të parë seksuale, 14 ishin gjakosur dhe njëra prej tyre nuk e mbante fare mend çfarë ka ndodhur. Mungesa e gjakosjes në interkursën e parë vaginale tek shumica e grave u shpjegua me zgjerimet e shkatërrimet e mëparshme të himenit për arsyet që përshkruam më sipër, ose sepse disa nga këto gra e kishin himenin natyralisht më elastik.

Në qoftë se ti e di me siguri që ai pret të jesh e virgjër, ti ke disa opsione:
a- Të vendosësh të kryesh operacionin. Ta gënjesh atë, të heqësh zemërimin e tij e të familjes dhe të ruash martesën e veten tënde.
b-Ti duhet ta rishikosh martesën me këtë burrë që pret i bindur të martohet me një vajzë të virgjër.
c-T’i thuash atij të vërtetën (në se ndjen se mund të ndodhin gjëra të papëlqyera )dhe të presësh çfarë do të ndodhë.

Ti duhet të kesh për veten tënde përgjigje të qarta për këto pyetje:
a-A wshtw i virgjër ai që do të jetë burri yt?.
b-A kërkon ti që ai të jetë i virgjër?.
c-Në qoftë se ai nuk është i virgjër dhe ju nuk e kërkoni kwtw, si ndjeheni që ai kërkon që ju të jeni e virgjër?
d-Në qoftë se ai nuk është i virgjër, a pranon ai të testohet për SIS(sëmundje infektive seksuale) përpara martesës?

Në qoftë se për ty wshtw e qartë që duhet të jesh e patjetër e virgjër pa pyetur për të kaluarën e të fejuarit tënd, atëherë ti do ta gjesh veten të përfshirë në një marrëdhënie jo të shëndoshë, me dikë që nuk respekton barazinë burrë-grua në martesë.
Ndryshon puna në qoftë se ju të dy keni bërë një marrëveshje që të jeni të dy të virgjër në martesë. Ti nuk je e ndershme me të dhe e gënjen me një operacion që do ta bësh fshehtazi. Kur dy të rinj kanë gjetur forca ta diskutojnë çështjen e virgjërisë në të kaluarën, ata duhet të jenë edhe tani që do të martohen të ndershëm me njeri-tjetrin. Ta fillosh martesën duke gënjyer, wshtw sikur ta ndërtosh atë mbi themele që lëkunden.
Këto çështje janë të komplikuara dhe marrja e vendimeve lidhur me to shkakton ankth. اdo njeri, vetë duhet ta gjejë atë që i duhet. Derisa Hymenorraphya është tabu dhe për të nuk flitet hapur e ajo kryhet duke e mbajtur sekret, padyshim, që ka probleme.
Të uroj fat dhe jetë të lumtur martesore.
Doktori.

Shekulli On
 
Dicka e papranueshme dhe e pakuptueshme eshte per mua kjo gje.....Kerkesat,pretendimet dhe mentaliteti makaber i disa meshkujve injorant dhe shume te trashe, me nje kapacitet mendor te dobet dhe nje vetvete te pasigurte.....Kjo eshte nje shoqeri hipokrite ne kete aspekt dhe nje lidhje martesore (apo cdo lloj qofte) e deshtuar pa filluar mire dhe qe do kete pasoja derrmuese.

Ndersa vajzat qe pranojne kete gje, qe bejne per keta meshkuj modifikime te dashurise (flas per rastet qe virgjeria eshte humbur ne marrdhenie dashurie dhe jo fatkeqesi)...te momenteve, ndjenjave te kaluara....Nuk kane justifikime por i perkufizoj me fjalen frikacake dhe pa karakter te tyre...kane nje karakter te luhatur e te pavendosur....Jane vajza jo determinante .....Por gjithashtu do thosha edhe fjalen budallacka....sepse as me keto vajza nuk jam dakort qe e mendojne operacionin, pra qe e mendojne ne kete menyre.
 
Redaktimi i fundit:
PYETJE:Ndryshon puna në qoftë se ju të dy keni bërë një marrëveshje që të jeni të dy të virgjër në martesë. Ti nuk je e ndershme me të dhe e gënjen me një operacion që do ta bësh fshehtazi. Kur dy të rinj kanë gjetur forca ta diskutojnë çështjen e virgjërisë në të kaluarën, ata duhet të jenë edhe tani që do të martohen të ndershëm me njeri-tjetrin. Ta fillosh martesën duke gënjyer, wshtw sikur ta ndërtosh atë mbi themele që lëkunden.[
Meshkujt duhet te jene te paret qe ta pranojne femren si do qofte...po kur vihen bazat mos te genjej femra...dhe per me shume ti thote te verteten qe ne fillim sepse kjo pjese jep shume shpjegime ne nje lidhje :D...dihet qe nuk gjen meshkuj te virgjer...perkundrazi eshte si mision para marteses mos te jesh i virgjer.
 
ku gjehen te virgjerat
jemi ne 2008 apo nuk e dini
mund te gjeni te virgjera ne VESH ne qofte se doni
 
Kjo eshte rrjedhoje e injorances dhe e prapambetjes sone shoqerore dhe familjare!
Nuk kuptoj çlidhje ka virgjeria me martesen??
OOOOOOOOOOOOOOOOOOO trashesi ku ti gjej rrenjet e tua!!!
Na mbyten budallenjte!!!:lexim:
 
Meshkujt duhet te jene te paret qe ta pranojne femren si do qofte...po kur vihen bazat mos te genjej femra...dhe per me shume ti thote te verteten qe ne fillim sepse kjo pjese jep shume shpjegime ne nje lidhje :D...dihet qe nuk gjen meshkuj te virgjer...perkundrazi eshte si mision para marteses mos te jesh i virgjer.
dakord me ty
me mir baza e lidhjes te jet E VERTETA
se njex do dali genjeshtra ne drite....

gjithsesi situata ne shqiperi eshte per te vene duarte ne koke
edhe fajin e kan te 2 paleet sic femrat qe pranojne keto kushte dhe sdine te imponojne pikpamjen e tyre dhe meshkujt qe kan keto kushte
 
e forte qenka me ate gruan qe smbaka mend cfare kishte ndodhur naten e pare te marteses ahahha
 
Une mendoj se qeshtja te jesh e virgjer ka kohe qe eshte tejkaluar dhe fundja nje nate do jesh e virgjer, po naten tjeter??
Ose te ia bejne si njeri qe i kishte qelluar gruaja e virgjer dhe meqe bene seks naten e pra normal se nusja e humbi virgjerine dhe ky burri naten e dyte don ta leshoj, kur e pyesin perse, thote nuk me doli sonte e virgjer hahaa.

Me rendesi eshte besimi qe qifti do ta nderoj pas marteses...
 
aman mar si spo i lajn shqiptart kurr budallalleqet... Iku koha e qepes, injorance dhe mentalitet i prapambetur shum qe ta kerkosh qe bashkshortja te jete e virgjer. Thjesht duhet ta dish perpara se te martohesh, duhet ta pranosh realitetin dhe te mos kerkoksh ate qe se ke per vete.

Te na rroj mentaliteti mesjetar...:(
 
uhhhhhhhhhh pik e zez pik e zez,,,,,,,,,,:(po qe jemi mbrapa botes ne jemi vallaj e se luan as topi...........po nuk matet ndershmeria apo morali i nje femre tek 1 cipe o popull.........edhe kta femra qe e ulin veten te genjejne e te bejne operacione x te mos humb 1 mashkull tju vije turp.........e para e punes se fillon jeten martesore me mashtrime e dyta se ai sdo ta njohe kurr realisht femren qe ka perkrah.........po te pranoi ashtu sic je mire po ste pranoi hall i madh...............ka meshkuj plot.................
 
aman mar si spo i lajn shqiptart kurr budallalleqet... Iku koha e qepes, injorance dhe mentalitet i prapambetur shum qe ta kerkosh qe bashkshortja te jete e virgjer. Thjesht duhet ta dish perpara se te martohesh, duhet ta pranosh realitetin dhe te mos kerkoksh ate qe se ke per vete.

Te na rroj mentaliteti mesjetar...:(

edhe un po ashtu mendoj...........pastaj sbesoj se ekzistojn akoma meshkuj qe e duan nusen patjeter te virgjer.........s'jemi ne koh te qepes
 
edhe un po ashtu mendoj...........pastaj sbesoj se ekzistojn akoma meshkuj qe e duan nusen patjeter te virgjer.........s'jemi ne koh te qepes

Duhet te besosh. Nuk jane t'gjithe njesoj. S'eshte bota e meshkujve vetem me cunat e forumit virtual lol
 
E me disa ketu , po thuaj se i kan provuar te gjitha femrat qe nuk besojne qe ka ende te virgjera eh me!
Mendoje qe femrat shume gabohen qe shkojne e qepen, duhet treguar qe ne fillim,nuk jetohet ne genjeshter ,mandej edhe sote veshtire te besoje dhe mashkulli edhe nese vertete je e virgjere pas te gjitha keto qepjeve qe degjone njeriu sote!
 
Po te kerkosh edhe gjen te Virgjer.
 
ej temen e semes cna gjeti neve me ca te tilla bre aman,ca nga keto apo ata na mbajne 100 vjet te tjereve nga mentaliteti,po se ka fajin ajo qe kerkon ti kthehet virgjeria por fajin e ka ai qukapiku qe i kerkon te jete e virgjer!!!!ku jeton o te rente ndonje bombe atomike ne mes te kembeve?o qe te renshin qimet e sqetullave,ne vitin 1950 jeton qe kerkon te virgjer tani.ik andej nga shpella e dragobise se mund te gjesh ndonje .................. dhi te eger qe si ka hipur akoma cjapi i eger,kerko dhe do ta gjesh:D:D
 
o Zot shqipet kan mem qu n'varr para vaktit:lexim:, qa hamom kan be kta homosapiensa t'pazhvilluar:grusht5::grusht5:!!!..edhe kjo qika mir paska vendos me ja nis marteses, me genjeshtra:azz!!!!!!!..un nuk di qysh dikush osht ne gjendje me humb dashnin vetem sps nuk na paska ni cop mishi aty amon:nxef:...nuk kom forc mo me fol, mu kan shterr risorsat per ksi muhabeti, jom shum skonsolata valla:konfuz:
 
Redaktimi i fundit:
ej temen e semes cna gjeti neve me ca te tilla bre aman,ca nga keto apo ata na mbajne 100 vjet te tjereve nga mentaliteti,po se ka fajin ajo qe kerkon ti kthehet virgjeria por fajin e ka ai qukapiku qe i kerkon te jete e virgjer!!!!ku jeton o te rente ndonje bombe atomike ne mes te kembeve?o qe te renshin qimet e sqetullave,ne vitin 1950 jeton qe kerkon te virgjer tani.ik andej nga shpella e dragobise se mund te gjesh ndonje .................. dhi te eger qe si ka hipur akoma cjapi i eger,kerko dhe do ta gjesh:D:D

Po nese ata te cilet kerkojne vajza te virgjera, qenkan akoma ne vitin 1950, ndoshta ata per ty kane per te thene se je ne vitin 600 apo 700, ate kohe kur femra nuk kishte kurrcfare vlere, dhe diskutohej se mos ishte qenie njerezore apo jo :D (E mos te flasim per virgjerine e asaj kohe)
 
e the vete...ata qe i kerkojne te vigjera, aq vlere i japin femres, virgjerine!

ps OLA....Pse te kerkosh per te virgjera??? Ketu shikohet karakteri me ke do jetosh, jo virgjeria e atij personi...
 
Po nese ata te cilet kerkojne vajza te virgjera, qenkan akoma ne vitin 1950, ndoshta ata per ty kane per te thene se je ne vitin 600 apo 700, ate kohe kur femra nuk kishte kurrcfare vlere, dhe diskutohej se mos ishte qenie njerezore apo jo :D (E mos te flasim per virgjerine e asaj kohe)

pse o LOVER,ku e pe ti qe une po flas per femren sikur mos kishte asnje vlere????po shikon gjekundi ti ne postimin tim qe une them qe femra nuk eshte qenie njerezore?
mos ja fut kot here tjeter dhe kur te citosh dike lexoji mire postimet e tjetrit qe te mos kemi keqkuptime.
ti te pakten ske goje te flasesh per vlerat e femres se bashkebesimtaret e tu arabe qe i mbroni aq shume i varin femrat,i djegin apo i vrasin me gure sikur te ishin qen neper stadiume sepse hodhen syte ne ndonje burre apo dolen nga shtepia vet pa pranine e nje burri,prandaj mos fol here tjeter per c'vleresimin e femres
 
Nuk eshte mire te komentojme me reth kesaj ceshtje. Secili ka bindjet e tij. Por eshte gjynah kur nje vajze ndjehet se nuk eshte 'e plote' per burrin. Keq me vjen per keto vajza qe ndihen ne kte menyre.
 
Nuk e di, paska pritur burri i kesaj per ta cuar ne shtrat deri diten e marteses???
E le te fleje me vjehrren tani qe jane te fejuar ndoshta .... :haha:
:konfuz:
 
pse o LOVER,ku e pe ti qe une po flas per femren sikur mos kishte asnje vlere????po shikon gjekundi ti ne postimin tim qe une them qe femra nuk eshte qenie njerezore?
mos ja fut kot here tjeter dhe kur te citosh dike lexoji mire postimet e tjetrit qe te mos kemi keqkuptime.
ti te pakten ske goje te flasesh per vlerat e femres se bashkebesimtaret e tu arabe qe i mbroni aq shume i varin femrat,i djegin apo i vrasin me gure sikur te ishin qen neper stadiume sepse hodhen syte ne ndonje burre apo dolen nga shtepia vet pa pranine e nje burri,prandaj mos fol here tjeter per c'vleresimin e femres

Ti ke bindjen tende, une kam bindjen time.

Tung e ke:dj:
 
Nuk eshte e vertete se mundohem t'ua imponoje nje gje te tjereve. Ajo cfare ti citove per meshkujt qe deshirojne femra te virgjera, e krahasova me njerezit e viteve 600-700, kur femra nuk respektohej fare, e as si qenie njerezore(kete nuk thash qe e ke thene ti), e mos te flasim per virgjerine, qe as nuk flitej per rendesine e saj ate kohe. T'jemi te kjarte, ti bere krahasim, poashtu edhe une bera nje krahasim. Respekt per mendimet e kunderta . Pastaj nuk eshte e drejte e jotja te me tregosh mua se a kam goje te flas apo s'kam, ne lidhje me respektin e femres. Nuk me njeh, s'din kush jam, cfare bej, si jetoj etj etj...Keshtu qe, ke parasysh se si shprehesh. Ciao >)
 
Po nese ata te cilet kerkojne vajza te virgjera, qenkan akoma ne vitin 1950, ndoshta ata per ty kane per te thene se je ne vitin 600 apo 700

lexoje mire se cfare ke thene per mua,ok? tani mundohesh ta kthesh.
bej cte duash,debati im me ty mbaron ketu.
 
Nuk mundohem ta kthej o i nderuar. Une shpreha mendimin tim per ty, sikurse ti qe shprehe mendimin tim per mua, ne lidhje me femrat e virgjera dhe rendesia e virgjersise.
Gjithashtu, edhe me ty ketu e perfundoj =)
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top