Drurët frutorë, Berisha kërkon ndihmë nga Norvegjia

Kreu i qeverisë Sali Berishë gjatë vizitës në Norvegji ka zhvilluar një takim me homologun norvegjez Jens Stoltenberg. Kryeministri i Norvegjisë është shprehur se Shqipëria përbën interes për investimet në fushën e prodhimit të energjisë por edhe për forma të tjera të prodhimit të energjisë.

“Shqyrtuam mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit, veçanërisht, në fushën e energjisë, në sektorin hidro-energjtik ku kompanitë norvegjeze dhe një kompani e quajtur Statkraft po marrin pjesë në zhvillimin e një projekti të madh të hidrocentraleve në Shqipëri, në Devoll. Gjithashtu, diskutuam potencialin e zhvillimit të bashkëpunimit në të gjitha format e energjisë, të energjisë se gjelbër, energjisë diellore, por, gjithashtu, edhe gazit, projektit Trans Adriatik Pipeline (TAP), i cili është në plan për të kaluar përmes Shqipërisë”, tha Stoltenberg.

Të njëjtën gjë tha edhe Berisha duke konfirmuar se gjatë takimit çështje kryesore ka qenë energjia. Po ashtu kreu i qeverisë ka shtuar se synohet edhe marrja e ndihmës nga Norvegjia për projektin e drurëve frutorë.

“Norvegjia po ndihmon shumë vende në programet e pyllëzimit në kuadër të përballjes me pasojat e ndryshimeve klimaterike. Kemi shpresë se Kryeministri dhe qeveria e Norvegjisë do të ndihmojnë Shqipërinë në këtë përpjekje të madhe për pyllëzim të mirë, politikave të pyllëzimit nëpërmjet pemëve frutore”, u shpreh Berisha.

shekulli
 
Pe: Drurët frutorë, Berisha kërkon ndihmë nga Norvegjia

Dmth ne do na japin ndonje Bukurosh (ne kuptimin e vertete, dru i forte :) )
edhe neve do i japim drita....?

Te lumte o Sali :D
 
Pe: Drurët frutorë, Berisha kërkon ndihmë nga Norvegjia

Saliu forever , une do hap nje teme ku tere do shkruajne komplimente per liderin tone te dashur :)
 
Pe: Drurët frutorë, Berisha kërkon ndihmë nga Norvegjia

Sala pyllezoi gjithe shqiperin,..hahahahhahaha,..ska novoj per ndihme ai..:p..zoti i dergofte shendet sales..:p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top