Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Droni pasagjerëbartës

https://postimage.org/app.php
Droni pasagjerëbartës Ehang 184 i ekspozuar në Las Vegas të mërkurën. Foto nga: AP Photo/John Locher.


Në shfaqjen e pajisjeve CES në Las Vegas të mërkurën është paraqitur droni që mund të bartë njerëz. Ky dron është emërtuar Ehang 184 dhe është prezantuar nga kompania kineze Ehang Inc. Droni fluturon njëlloj si dronët më të vegjël, por për ndryshim nga ata, ky ka edhe funksionin e bartjes së një peshe të konsiderueshme (100kg) për një fluturim 23 minutash. Kjo e bën të duket si kryqëzim mes një helikopteri dhe një droni. Lartësia mesatare e fluturimit është 300-500 metra, ndërsa ajo maksimale është 3500 metra. Ai mund të udhëtojë me shpejtësi deri në 100 km/h.

https://postimage.org/
Ilustrim i dronit. Foto nga Ehang Inc.


​Pasagjeri nuk do ta kontrollonte mjetin si një helikopter. Ai/Ajo do të specifikonte itinerarin dhe do të jepte komandat “fluturo” dhe “ulu” në një tablet Microsoft Surface, duke e bërë këtë mjet të përshtatshëm për këdo, pa nevojën për të mësuar se si ta drejtosh. Ai ka një sistem automatik komandimi dhe në rast se paraqiten probleme, kompania mendon të instalojë qendra kontrolli të cilat do ta ulin dronin në tokë në mënyrë sa më të sigurtë. Kompania, në faqen e vet në internet shkruan se siguria e pasagjerit është një nga qëllimet e tyre kryesore dhe se dronët e tyre janë të sigurt. Përdorimi i katër krahëve me tetë helika të dronit, sipas tyre, është më i sigurt se sistemi me të cilin funksionon helikopteri.

https://postimage.org/app.php
Pjesa e pasagjerit brenda dronit. Foto nga Ehang Inc.


​Ky dron është i ndërtuar për të funksionuar me energji të gjelbër, pa ndotje për ambientin dhe përdorë vetëm energji elektrike. Ai do rreth dy orë për të qenë gati. Sipas Phys.org, droni tashmë është testuar në 100 fluturime. Prodhuesit shpresojnë ta vënë në shitje sa më shpejt me çmim prej $200,000 deri në $300,000 dollarë amerikanë.

https://postimage.org/
Droni në fluturim. Foto nga Ehang Inc.




//phys.org
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back