Dritat, rritja e tarifave minimale

elbruna

Anëtar i Respektuar
Rritja e çmimit te energjise elektrike do te jete e pashmangshme per konsumatorin shqiptar. Ajo çka mbetet per t’u diskutuar eshte masa e rritjes.

Per kete qellim, zyrtare te Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes garantojne per nje mbrojtje te konsumatorit.

Sipas tyre, tarifat e reja do te jene me rritje minimale dhe nuk parashikohet te ndikoje shume te konsumatori.

Megjithate, per familjet me te ardhura te pakta, po planifikohet paketa lehtesuese, ku mendohet vendosja e subvencionit apo ndarja e fashave te konsumit.

Me tarifat aktuale, qeveria jep çdo muaj nga 500 leke per rreth 270 mije individe, familjet e te cileve nuk kane te ardhura mujore me te larta se 35 mije leke.

Ende nuk eshte mesuar zyrtarisht masa e rritjes, por mendohet per ndryshim rreth 2 leke/kilovati me te larte.
TCH
 
Mbase nuk ndihet dhe shume rritja ,vin dimri tani e normalisht s'kursehet dot korrenti .
 
Po po , vetem se sa keq qe qeveria jone kujtohet vetem te rrite cmimet dhe jo rrogat,,,,,
 
Perpara se qeveria te lejoje rritjen e cmimit te energjise elektrike te analizoje % e larta te humbjeve ne rrjetin shperndares.Troc ta themi,qeveria te merret me ata persona qe e vjedhin energjine elektrike dhe jo me rritjen e cmimit te saj.Nga kjo rritje cmimi penalizohen vetem personat qe e njohin ligjin dhe e paguajne energjine elektrike.Hajdutet dhe abuzuesit e energjise elektrike do te vazhdojne perseri te njejtin refren.Kjo s'eshte aspak e drejte per konsumatoret qe e paguajne ate energji,por nga ana tjeter ky veprim nuk ja rrit autoritetin kesaj qeverie.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top