Drejtoria Arsimore: Në Tiranë 1000 fëmijë analfabetë !!

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Rreth 1 mijë fëmijë në kryeqytet, të moshës nga 10-18 vjeç nuk dinë as të shkruajnë e as të lexojnë. Kjo sepse ose e kanë braktisur shkollën shumë shpejt, ose ka kohë që e kanë lënë atë dhe i kanë harruar edhe ato pak gjëra që kanë mësuar. Kjo është në fakt e vetmja e dhënë për fenomenin e braktisjes së shkollës, e llogaritur një vit më parë. Ndërsa në të gjithë vendin mendohet se janë 8 mijë fëmijë, ose 4% e totalit të nxënësve, të cilët për arsye të ndryshme e kanë braktisur shkollën.

Periferia e Tiranës

Pjesa më e madhe e këtyre fëmijëve banojnë në periferi. Drejtoria arsimore është detyruar që t'u kërkojë mësuesve që japin mësim nëpër këto shkolla, që të shkojnë shtëpi më shtëpi, dhe t'u kërkojnë prindërve të tyre t'i rikthejnë sërisht në shkolla. "Një pjesë e mirë e nxënësve figurojnë të regjistruar në regjistrat e klasave të ndryshme, por nuk janë paraqitur asnjëherë në shkollë. Të kontaktosh me prindërit e tyre ishte e vështirë, pasi një pjesë e tyre nuk figuronin të regjistruar as pranë gjendjeve civile. Atëherë ne u kemi kërkuar ndihmë mësuesve që punojnë pranë shkollave të periferisë që të shkojnë shtëpi më shtëpi për të kontaktuar me ta. Dhe në kryeqytetet, kryesisht në periferi, bëhen rreth 1 mijë fëmijë që janë pothuajse analfabetë", - është shprehur Teuta Shemca, specialiste pranë zyrës së trajnimit në drejtorinë arsimore. Ajo ka shpjeguar se këta fëmijë për vetë moshën e madhe që kanë nuk mund të futen në një klasë normale, ndaj si e vetmja mundësi, është ajo e frekuentimit të klasave të hapura nga disa OJF për fëmijët e komunitetit rom. Në fakt, pikërisht për të ndihmuar këtë kategori fëmijësh, një vit më parë u prezantua edhe projekti "Shanci i dytë", por që ende nuk është vënë në zbatim.


GazetaShqiptare
 
Wow...
Femijes i duhet shkolla, te pakten diploma e gjimnazit eshte baze. Por situata sociale dhe ekonomike i con ata drejt braktisjes se shkolles. Mua me vjen gjynah.

Kete "Shanci i dyte" nuk e kuptoj, dhe pse nuk eshte ven ne zbatim akoma.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top