‘Drejtësia’, Rama: Epokë e re për vendin dhe investitorët

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
‘Drejtësia’, Rama: Epokë e re për vendin dhe investitorët

Edi_Rama_2013.jpg


Në ceremoninë për 25-vjetorin e BERZH në Shqipëri, kryeministri Edi Rama foli për reformën në drejtësi, duke e cilësuar atë si një epokë të re për shqiptarët. “Sot nënshkruam një marrëveshje të re me BERZH për financimin e bujqësisë. BERZH nuk ka qenë vetëm një ofrues parash, por ka dhënë edhe njohuri. Kjo do të jetë një qeveri reformash deri në ditën e fundit të mandatit. Pas miratimit të reformës është rritur interesi i investuesve të huaj. Kemi hyrë në një epokë të re të historisë kombëtare, pas këtij votimi me konsensus. Reforma në Drejtësi mbështetej nga qytetarët dhe aleatët tanë. Shqipëria nuk bën dot pa konsensusin. Duhet të mësojmë nga reforma dhe gabimet që kemi bërë.

Shumë njerëz mendonin se kjo ishte e pamundur dhe përtej mundësisë sonë për të patur numrat e nevojshëm. Unë besoja se do ta arrinim objektivin tonë. Ky konsensus kishte një kryevepër e një kombi mjaft fatlum që kishte vullnet për bërjen e reformës. Reforma u bë edhe me vullnetin e ndërkombëtarëve që investuan veten e tyre për të siguruar që ajo të bëhej edhe me konsensus. Pa bashkëpunimin e tyre, nuk do kishim 140 vota, por duke i siguruar të gjitha numrat hymë në një epokë të re. Tani kemi instrumentet që të gjykojmë ata që kurrë nuk janë gjykuar”, tha Rama.
g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top