Drejtësi për Klodianin/ Stresi në protestë: Nuk dorëzohemi, unë jam Klodiani

Guest2

Antarë i Respektuar

12-2.jpg

Reperi i njohur, Stresi ka qenë në protestën e organizuar në rrjetet sociale për vrasjen e të riut, Klodian Rasha nga ana e policisë.

Ai ka thënë se protesta është organizuar nga shokët e Klodianit. Stresi ka treguar se Klodianin e kishte njohur nëpërmjet shokëve të tij.
“E kemi organizuar vetë këtë protestë. Jemi shokët e Klodianit. Ne nuk ikim nga këtu .Është protesta e të rinjve. Poshtë diktatura. Thërrisni të gjithë shqiptarët të vijnë këtu. E njoh nga shokët e mi. Por çdo shqiptar e ka shok Klodianin sot. Nuk dorëzohemi”, tha Stresi.
“Ka qenë një nga shokët më të mirë. E kanë vrarë. Mundohen ta përdhosin tani. Janë të gjitha shpifje.”
Stresi: Hajdeni në shesh, nuk mund ta lemë të na vrasin kështu. Ne jemi si në vitin 90’, protesta e të rinjve.
Protestues: Lejeni, PD, LSI e PS. Dilni këtu.

12-3.jpg

Top Channel
 
Attachments

  • 12-2.jpg
    12-2.jpg
    127.7 KB · Shikime: 0
  • 12-3.jpg
    12-3.jpg
    127.7 KB · Shikime: 0
Aq shume i qethet Stresit saqe sdo ta zej gjumi i jave rresht.

Ahh, mer amon futini i koqe plumi ne ktit, shpetojm. Nuk e kuptoj pse duhej te bohej hiti rradhes. Si ato shushunjat qe presin te gaboj tjetri. Dakort gaboj, te mbaj pergjegjsi tani ai dhe instancat shteterore.

Ngushellime familjareve qe duhet te shohin cdo dite vdekjen e djalit te tyre si telenovel neper media.
 
Pse gjithmone kerkojme te denojme nje krim duke ftuar e shprehur mendim pr kryerjen e nje krim tjeter, jo nje por pse jo mundesisht te nje rryme te tere ..
 
Sepse e dashur, politika përçarëse këtë gjë ka bërë kto 30 vjet.
Nga të dy krahët, baltosin ç'do lloj kauze për interes karrigesh.

Të trumbestosh që nuk është protestë politike edhe pastaj ti vësh flakën bashkisë, të protestosh për teatrin etj ndërkohë që tjetër gjë ishte kauza.
Kjo vetëm tek ne ndodh...

Të dëgjosh pseudo gazetarin tek komenton live që policia është shkaktare për përhapjen e covid për të dytën herë e pasi protestuesit dalin pa maska vetëm tek ne ndodh..

Të shohësh fëmij që djegin atë që për ata është simboli i festave vetëm tek ne ndodh...
 
Une isha pro protestes, eshte gjeja me normale ne nje vend te lire. Ku keni pa te vritet nje 25 vjecar kot dhe njerzit te heshtin? Por menyra si u nis dhe si u bitis ishte shume e shemtuar, nga nje proteste qytetare qe u lajmerua neper rrjetet sociale u kthye ne nje proteste partiake me stresin ne krye lol. Sulmuan policet kot pa lidhje me gure, dogjen pemet e vitit te ri, shkaterruan zbukurimet e festave, sulmun ministrine e mbrojtjes, kryministrine dhe ne fund bashkine ku ne kor shahej veliaj nga robt e shpise lol.
 
Une kete "qytetari" protestash ne shqiperi smund ta mendoj ndryshe. Lol
 
Mjere ai qe iku, ose me sakte mjere prinderit e Klodit t'cilet i kam edhe kusherinj e me dhemb ne shpirt.
Klodi iku, te gjithe asaj rruge jemi dhe tashme nuk i intereson me kjo bote. Zoti e meshirofte!
Sa per keto qe thuhen mbi te, U vendoste drejtesia dhe shteti te mbaj pergjegjesi.

Sa per Stresin,ik mer zhduku! Nuk behet protagonizeem mbi nje dhimbje
 
Allahu e meshiroft po vijn ditet qe i vrari mos ta dijn se pse eshte vrare.
 
E paska then @Abisi ate qe do thoja. Jemi vend i kot .

Jan ktu disa grupe qe asnje si perkrah. Kur ka nje evenement hyjn ne grup e sa mbaron protesta paqesore e Fillojne thyjne e shkaterrojne cdo gje ...as policia nuk po arrin ti ndaloj .
po e ritheksoj qe as populli nuk i do e perkrah.

ja me kto njerez do i krahasoja protestât tona .
turp ! Me shume dhimbje shkaktojn e jo tjeter .
Mjere per ate qe iku dhe familjaret e ishalla zbardhet kjo ceshtje .
 
E plagosën protestuesit, njëri prej policëve humb njërin sy​

WhatsApp-Image-2020-12-09-at-20.46.26.jpg

Njëri nga punonjësit e policisë së rendit që u plagos në protestë ka humbur njërin sy. Mësohet se efektivi i policisë ka pësuar çarje të korneas të syrit, ku për pasojë po i nënshtrohet edhe një operacioni.

Gjithashtu nga tubimi janë lënduar edhe dy qytetarë, njëri prej të cilave është gazetar.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se Urgjenca Kombetare ne vendngjarje, ka derguar ne spitale 10 te lenduar ne protesten e dhunshme te zhvilluar ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit”.
Tete punonjës të policisë dhe dy protestues janë duke u trajtuar në spitalet universitare te Tiranes, ku njeri prej punonjësve të rendit ka dëmtime me serioze.
Në spitalin e Traumës po trajtohen aktualisht 7 punonjës te policisë dhe 2 protestues në gjendje të stabilizuar.

Top Channel
 
Attachments

  • WhatsApp-Image-2020-12-09-at-20.46.26.jpg

    93.7 KB · Shikime: 0

Sa gje e trishte , mjere familjaret e tyre qe rrin me gjake te ngrire nga sulmimet e disa protestuesve agresore ☹.
 
Attachments

  • WhatsApp-Image-2020-12-09-at-20.46.26.jpg
    WhatsApp-Image-2020-12-09-at-20.46.26.jpg
    93.7 KB · Shikime: 0
  • WhatsApp-Image-2020-12-09-at-20.46.26.jpg
    WhatsApp-Image-2020-12-09-at-20.46.26.jpg
    93.7 KB · Shikime: 0
As nje spyeti pse siu bind urdherit te policit, e drejte nuk eshte qe e ka vra... po dhe polici ka thon me mire tqaj plaka ktit se sa plaka ime... une si qytetar i ndershem dhe me zemer nuk kisha ik me vrap... gjithesesi ameriken se kopjojm dot ne me kto protesta qe tgjith aty e kan leprin ne bark...
 
Tipa si ky gjithmone e prishin edhe kur dicka behet me qellim te mire.
 
Po keta kane te drejte te gjymtojne punonjes policie?
A nuk jane dhe ata bij nenash?
Politike llumrash, majtas e djathtas, mezi priten fatkeqesine e nje familjeje per te hipur ne “fron”.
Turp!

Une besoj qe n'shqiperi nga 1992 e mbrapa ne politiken tone kane vepru vetem agjenturat e huaja me synim shkaterrimin e shtetit shqiptar dhe shqiptarve, ti mbajme gjithmone te dobet dhe te varfer, dhe ngjarjet nder vite kane tregu qe asnjehere palet e perfshira ne politiken e Shqiperise nuk kane pas si qellim ndertimin e nje shteti te forte mbi baza te forta demokracie dhe sundimi ligjit, por gjithmone ka pas destabilizim kaos dhe dhune.

Vetem ke ne ndodh qe partite shkojne neper komisariate e burgje per te nxjerre kriminelet qe shkelin ligjin apo shkaterrojne pronen publike mbas cdo proteste, as ne afrike nuk gjen shembuj te tille. Pse ndodh kjo?

Ktu ka vetem mllef dhe urrejtje, dhe kjo smund t'vije pa ndihmen e qarqeve t'huaja qe i financojne kto grupe politike, ashu sic financojne mediat, analistet, bankat..etj
 
Mirmengjesi iher..pertej bIndjeve politike ka ndodhur vrasje e padrejte e mendimi juaj osht proteste paqesore? Ku osht thelbi i protestes pastaja? Keni dalur ne afe shesh per te shprehur mllefin kundrejt shtypjes qe po ju behet me gjera qe jan perseritese pasi sosht hera e pare qe ndodhin si nga njera ane politike ne tjetren...me gjini nje vend te botes ku protestat skan sulmime kur vendoset nga gjithkush nga ju te jete pjesmarres ne nje te tille e per aq koh sa se ben per interes vetia qe te esht kerkuar te jesh sulmet dhe fyerjet kundrejt atyre qe ti ke dalur te mohosh pasi po ndikojn keq ne shoqerin tone jan te lejuara qe cke me te.
Ps:U prehte ne paqe i ndjeri..
Ishalla paqesia qe kerkoni ne proteste e kthen ne jete
 
Shkaterruan shume pak, kjo me shqeteson!
Nuk ishte nje proteste, ajo duhet te ishte nje shfryrje ndaj frustacionit qeverises i cili ka prodhuar vdekjen e nje djali 25 vjeçar pa asnje arsye, vrasje, arrogance, varferi, pabukesi, emigracion, humbje shprese, korrupsion, etj.

Gjendja ka precipetuar ne kete pike, pasi shqiptaret e lire sot, nuk e kuptojne siç duhet lirine e tyre: ata e kane marre si te falur lirine e tyre, dhe nuk jane gati te mbajne asnje pergjegjesi per te. E degjon e lexon shpesh kete papergjegjshmeri te shqiptareve te lire duke bere me faj gjithmone politikanet e tyre, pushtetin dhe asnjehere te mos pranojne fajin, se tek e fundit, jane ata qe i sollen keta politikane ne pushte dhe i kane votuar per 30 vjet.

Ky deshperim eshte i rrezikshem jo vetem per mireqenien shpirterore te shqiptareve por edhe per vete demokracine shqiptare: nje numer gjithmone e me i madh i shqiptareve nuk dalin te votojne ne zgjedhje duke hequr dore nga pergjegjesite e tyre qytetare pasi, duke i hapur driten jeshile "diktatures se pakices".
Ne zgjedhjet e fundit te mbajtura ne Shqiperi, klasa e re politike e deputeteve, u mbush me kriminele e "biznesmene" te dyshimte pasi nga mospjesmarrja ne mase e shqiptareve ne zgjedhje, qe te behesh deputet mjaftojne 6000 vota.

Nese shqiptaret do te vazhdojne te tregohen indiferente ndaj frustacionit Qeverises, Arrogances Qeverisese, zhvillimeve politike dhe ekonomike qe ndikojne direkt ne jeten tone si qytetare, shkalla jone e deshperimit vetem sa do te degjeneroje me keq.
 
Ja nje qe sngatrron protesten me sensibilizimin...
Paqesisht m lidhesh para shpis te se ndjerit
Protesta osht revolte paknaqesie
 
Mirmengjesi iher..pertej bIndjeve politike ka ndodhur vrasje e padrejte e mendimi juaj osht proteste paqesore? Ku osht thelbi i protestes pastaja? Keni dalur ne afe shesh per te shprehur mllefin kundrejt shtypjes qe po ju behet me gjera qe jan perseritese pasi sosht hera e pare qe ndodhin si nga njera ane politike ne tjetren...me gjini nje vend te botes ku protestat skan sulmime kur vendoset nga gjithkush nga ju te jete pjesmarres ne nje te tille e per aq koh sa se ben per interes vetia qe te esht kerkuar te jesh sulmet dhe fyerjet kundrejt atyre qe ti ke dalur te mohosh pasi po ndikojn keq ne shoqerin tone jan te lejuara qe cke me te.
Ps:U prehte ne paqe i ndjeri..
Ishalla paqesia qe kerkoni ne proteste e kthen ne jete
Paske thene fiks cdo thoja dhe une. Ku ka protesta me lule. Madje protestat tona jane me paqesore se n'gjithe Europen.
Ndonese une mendoj se Edi Rama eshte aq kokforte sa dhe me u djeg Shqiperia nuk pyet hic.
 
Dhe gjuetia e shtrigave filloi duke perdhosur dhimbjen e nje familjeje.
Ne nje kohe paralele kur nga dora e shtetit , e atij shteti qe sot uleret per drejtesi e rrupmalle u vrane 4 veta sikur te ishin dele ...dhe cfare ndodhi?
Ishin burrat e shtetit!
Po le te kthehemi ne ditet e sotme e ti leme perrallat me cikllope e hiena
Ajo qe ka ndodhur eshte e rende per familjen e atij djali dhe per sigurine tone.
Panvaresisht shume pyetjeve qe ngrihen e qe i ndjeri i mori me vete pergjigjet....eshte drejtesia ajo qe duhet te japi verdiktin , jo stresi ,jo saliu,jo lulushi.
U vra nga nje polic i cili parimisht duhet te na mbroj ,dhe sot eshte para drejtesise
Detyre e prokurorise te bej detyren e saj.
Mjaft politizuat qe cdo fatkeqesi njerezore dhe na e shitet si hapje barku se e dime shume mire qe sju plas fare.
E djathta e ka vertetuar nder vite eshte forca politike qe duart i ka me gjak te pafajshem njerezish...
Klodianin nuk e sjell kauza juaj e padenje ,pervec se ia nxini zemren e me shume atyre prinderve fatkeq.

Ps; mgjth stresi ia mori haken ...te vdekur i beri sorkadhet e drerat e bulevardit
 
Me kokefort se sal maloku?
 
Me kokefort se sal maloku?
Si gjithmone: Fajet i ka Berisha!

Problemi kryesor ne Shqiperi jane personat si puna "jote", personat qe mbrojne e mbrojten me mish e shpirt te gjithe korrupsionin e krimet kundrejte popullit dhe ekonomise te kryera nga kjo Qeverisje ne 8 vite pushtet.
 
E ata si puna ime e kane fajin ,tani qe e gjete fajtorin vare te palmat e kryeministrise
 
Dhe gjuetia e shtrigave filloi duke perdhosur dhimbjen e nje familjeje.
Ne nje kohe paralele kur nga dora e shtetit , e atij shteti qe sot uleret per drejtesi e rrupmalle u vrane 4 veta sikur te ishin dele ...dhe cfare ndodhi?
Ishin burrat e shtetit!
Po le te kthehemi ne ditet e sotme e ti leme perrallat me cikllope e hiena
Ajo qe ka ndodhur eshte e rende per familjen e atij djali dhe per sigurine tone.
Panvaresisht shume pyetjeve qe ngrihen e qe i ndjeri i mori me vete pergjigjet....eshte drejtesia ajo qe duhet te japi verdiktin , jo stresi ,jo saliu,jo lulushi.
U vra nga nje polic i cili parimisht duhet te na mbroj ,dhe sot eshte para drejtesise
Detyre e prokurorise te bej detyren e saj.
Mjaft politizuat qe cdo fatkeqesi njerezore dhe na e shitet si hapje barku se e dime shume mire qe sju plas fare.
E djathta e ka vertetuar nder vite eshte forca politike qe duart i ka me gjak te pafajshem njerezish...
Klodianin nuk e sjell kauza juaj e padenje ,pervec se ia nxini zemren e me shume atyre prinderve fatkeq.

Ps; mgjth stresi ia mori haken ...te vdekur i beri sorkadhet e drerat e bulevardit
Ne pergjithsi me pelqejn komemtet e tua...por ktu ke permendur vetem politikan dhe vrer ndaj te djathtes...jo qe jam kundra por un personalisht mendoj se protests djeshme ska tbej me tmajt e djathte nuk u vra dikush ne proteste por ne der te shpis e nga kush? Ne trazira ka gjithnje te lenduar e vdekur "sduhet por qe ka". Protesta djeshme ishte me qellimin e shtypjes se mjerueshme dhe pakujdesise qe solli humbje jete te dikujt qe then troc po shikonte punt e veta..mos perfshi krah politike te lutem. Puc
 
Ku ska lidhje politike?
Kush eshte stresi?
Nje person me precedente i cili u vetdeklarua Azem Hajdari
Nuk ishte politike? Mos u tall
E mbushen rrugen me femije 15 vjecar, po tu ndodhte gje atyre kush do mbante pergjegjesi?!
Nuk gjindet e drejta duke shtuar nr e viktimave!
 
E ata si puna ime e kane fajin ,tani qe e gjete fajtorin vare te palmat e kryeministrise
Mos kij frike, je ne demokraci, ke fituar lirine, ngrije zerin tend, vrite indiferencen, kerko ndryshim, gjerat nuk do te ngelen ne statusin qe jane aktualisht.
 
Frike kam sepse sja kam besen malokerise lool
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top