Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Dredhëzat si preventivë për sëmundjet gastroenterologjike

630844697lajmetari630844697.jpg


Hulumtimi i ri i ekipit të ekspertëve ndërkombëtar u ofron shpresë atyre që i mundon i thati ose dëmtimi i mukozës së stomakut. ثshtë zbuluar që konsumimi i dredhëzave mund të zvogëlojë dëmtimet në membranën e mukozës së stomakut, por rezultatet e këtyre studimeve nuk janë vërtetuar ende në njerëz.

Ekipi i shkencëtarëve italianë, serbë dhe spanjollë, që kanë punuar në kuadër të Fondacionit spanjoll për shkencë dhe teknologji (FECYT), ka vërtetuar që dredhëzat mbrojnë stomakun e gjitarëve nga veprimet e dëmshme të alkoolit. Minjve laboratorik shkencëtarët u kanë dhënë etanol dhe kanë parë që membrana mukozale e stomakut tek ato kafshë që kanë ngrënë më herët dredhëza është më pak e dëmtuar dhe është zvogëluar shfaqja e ulkusit.

Sara Tulipani, shkencëtare nga Universiteti i Barcelonës dhe bashkëautore e studimit, shpjegon që veprimi pozitiv i dredhëzave nuk është i lidhur vetëm me veprimin e tyre antioksidant dhe përmbajtjen më të madhe të përbërësve fenolë, por edhe me faktin që ato aktivizojnë mbrojtjen antioksidante dhe enzimet e vet trupit.

Ekspertët kanë përfunduar që ushqimi i pasur me dredhëza mund të ketë veprim pozitiv në parandalimin e sëmundjeve të stomakut të cilat janë pasojë e radikaleve të lira të grumbulluara ose qelizave tjera reaktive me oksigjen. Dredhëzat po ashtu mund të ngadalësojnë formimin e të thatit në stomak edhe tek njerëzit.

Gastriti ose inflamacioni i membranës së stomakut lidhet me konsumimin më të madh të alkoolit, por mund të jetë edhe pasojë e infeksionit virusal ose konsumimit afatgjatë të disa ilaçeve siç është aspirina. Dr. Maurizio Battino, koordinator i grupit hulumtues që punon në Universitetin Politeknik Italian Marche (UNIVPM), sugjeron që në rastet e përmendura, konsumimi i dredhëzave gjatë ose pas shfaqjes së sëmundjes mund të reduktojë dëmtimet e membranës mukozale.
B;gjuha shqipe
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back