Dosja e Stasi-t për Michael Jakson

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Revista “Time” zbulon dokumentet e policisë sekrete të Gjermanisë Lindore
Lajmi se Stasi ka ndjekur hap pasi hapi Michael Jackson gjatë udhëtimit të tij në Berlinin Perëndimor, u shoqërua nga një foto e shkrepur nga shërbimet sekrete, në të cilën mbreti i popit shfaqet në murin e Berlinit. Por, të dhënat më të reja tregojnë se në fakt, personi në foto nuk është këngëtari, por një sozi e tij, e punësuar nga një stacion televiziv gjerman, duke arritur t’i hedhë hi syve policisë sekrete të Gjermanisë Lindore.
Që prej vdekjes së Michael Jackson më 25 qershor, jeta dhe historia e yllit të popit janë kthyer në një subjekt vëzhgimi të vazhdueshëm. Revista amerikane “Time” i shton një artikull të ri morisë së të dhënave mbi artistin: Dosjen e Stasi-t për të. Sipas një raporti të Stasi-t, i cili ka dalë së fundmi në dritë, më 18 qershor në orën 14.52 disa makina mbërritën në murin e Berlinit, nga ana perëndimore dhe një grup njerëzish zbritën nga to. Një prej tyre ishte Jackson. Mbreti i popit shoqërohej nga dy ekipe televizive të Gjermanisë Perëndimore dhe nga një femër e paidentifikuar, e përshkruar në raportin e Stas-it si “afërsisht 25 vjeçe, 165 centimetra e gjatë dhe e elegante”. Ekipet televizive filmuan Jackson në “Chekpoint Charlie” në murin e Berlinit dhe tre minuta më vonë, ai dhe shoqëruesit e tij ngjitën shkallën drejt platformës së shikimit për të parë nga Lindja.
Një fotografi e bërë nga ana e Berlinit Lindor dhe e ngjitur në një raport prej dy faqesh në dosjet e Stasi-t tregon Jackson të veshur me një xhaketë të zezë pas trupi, me duar të mbërthyera, si dhe me syze të errëta dhe kapele. Pranë tij është femra misterioze, gjithashtu me syze të errëta. Një mikrofon televizioni përkundet në anën e djathtë të fotos.
Rezulton se njeriu në Murin e Berlinit nuk ishte mbreti i popit, por një sozi e punësuar nga stacioni televiziv gjerman “SAT 1” për transmetim atë ditë. Duke qenë se Jackson refuzoi të dilte në publik në Berlinin Perëndimor, reporterët e “SAT “ vendosën të punësojnë një sozi dhe të shihnin se si do reagonin banorët. Ato morën me qera limuzina dhe truproje, duke ia hedhur publikut, medias lokale dhe policisë sekrete famëkeqe, Stasi-t. Ky rreng ishte aq i suksesshëm, saqë funksionoi sërish pas 20 vjetësh, kur dosja e Stasi-t për Michael Jackson dhe fotoja doli në dritë. Kësaj radhe “SAT 1” pothuajse hëngri rrengun e vet. “Ne, sigurisht që do e kishim ngrënë foton e Stasi-it nëse një koleg, i cili kishte rastisur të ishte në xhirimet e asaj dite me sozinë e Jackson, të mos ishte në turn”, tha Diana Scardt, zëdhënëse e televizionit “SAT 1”. Ne pothuajse sa nuk e nxorëm në transmetim, por më pas u qartësuam”.
Jackson mbajti një koncert po atë ditën në Berlinin Perëndimor, si pjesë e festivalit tre-ditor që po zhvillohej në anën perëndimore të Murit. Ai ishte në turne për të promovuar albumin e tij “Bad” dhe atë ditë iu bashkangjitën dhe Pink Floyed. Po të gjykohet nga shënimet pedante që mbajtën agjentët, Stasi e ka konsideruar këtë një prej momenteve më kërcënuese për sigurinë e shtetit.
Për javë të tëra gjermanët lindorë u përpoqën të gjenin një mënyrë për të parandaluar që kërcimi karakteristik i Michael Jackson në Berlinin Perëndimor të kthehej në një dinamit politike për rininë e Gjermanisë Lindore. Ato ishin kohët e Perestroika-s, kur mbërthimi i hekurt i Evropës perëndimore nga Bashkimi Sovjetik po dobësohej dhe presidenti rus, Mikhail Gorbachev po bëhej burim shprese për reformuesit në lindje dhe perëndim. Stasi ishte i vendosur të mos lejonte përsëritjen e ngjarjeve të një viti më parë, kur banorët iu vërsulën Murit për të dëgjuar një koncert të Genesis, David Boëie dhe Eurythmics në Berlinin Perëndimor. Teksa grupet këndonin, turmat në Berlinin Lindor ulërinin “Gorby, Gorby” dhe “Poshtë Muri”, deri sa forcat e policisë sekrete ua mbyllën gojën me forcë.
Detajet mbi raportin e Stasi-t për Michael Jackson rrëfejnë se promotori perëndimor, sponsori i koncertit dhe menaxherët e Jackson ishin më se të gatshëm për të qetësuar shqetësimet e Gjermanisë Lindore. Në shënimet e takimit përgatitor të zyrtarëve të Stasi-t, i cili mban datën 4 maj 1998 janë gjithë diskutimet e policisë sekrete me kompaninë e Gjermanisë Perëndimore që po organizonte koncerti. Emrat janë fshirë nga raporti. Sipas këtij raporti, organizatorët “së bashku me menaxherët e Jackson janë më se të gatshëm ta ndërtojnë skenën në një lartësi të tillë që të mos shikohet nga “Unter den Linden” bulevardi në anën lindore të portës “Brandeburg” dhe t’i vendosin bokset siç duhet”. Plani, gjithashtu përfshinte transmetimin e koncertit të Jackson në një stadium në Berlinin Lindor, me dy minuta vonesë, në mënyrë që policia sekrete të mund ta zëvendësonte performancën “live” me një kasetë të performancave të mëparshme, në rast se Jackson bënte ndonjë koment të padëshirueshëm politik.
Pse ishte aq i gatshëm promotori i Berlinit Perëndimor që të bashkëpunonte me Stasi-n? Mbase për arsyen se koncerti sponsorizohej nga “Coca-Cola”, e cila synonte t’i mbante marrëdhëniet lindje-perëndim të patrazuara. “Kompania ‘Coca-Cola’ ka interesa ekonomike në marrëdhënie me G.D.R-në,” thotë raporti. “Një takim mes menaxherëve të kompanisë dhe Sekretarit të Përgjithshëm (Erich Honecker, kreu i Partisë të Unitetit Socialist dhe lider i G.D.R.-së” është planifikuar”.
Një trumë njerëzish prej 5 mijë vetash u grumbulluan në anën lindore të Murit, sipas një raporti të agjencisë së lajmeve të Gjermanisë Perëndimore “Presse Agentur”. Raporti i datës 20 qershor 1988 gjendet dhe në dosjet e Stasi-t. ثshtë e vështirë të thuhet nëse frika e Stasi-t për koncertin e Michael Jackson ishte e justifikuar. Por, dy dekada më vonë “Checkpoint Charlie” është muzeum, Muri ka rënë dhe Berlin Mitte, qendra e qytetit, i është kthyer dyqanxhinjve, restoranteve dhe zyrave. Mbase, forca e popit ka pasur njëfarë lidhjeje me këtë.
Fakte
Michael Jackson lindi në Geri, Indiana (SHBA) dhe ishte fëmija i shtatë i familjes Jackson. Ai filloi të këndonte profesionalisht në moshën 11-vjeçare, si anëtar i grupit “Jackson 5”.
Karriera e tij solo nisi në vitin 1971, kur ai ishte akoma anëtar i grupit, por nxori albumin “Off the ëall” dhe “Thriller”, i cili i dha atij një vend të sigurt në historinë e muzikës pop.
Michael Jackson ishte një performues i jashtëzakonshëm, kërcimtar brilant, këngëtar i shquar dhe origjinal dhe një prej personazheve të spektaklit më të suksesshëm të të gjitha kohërave.
Ai ka marrë 13 çmime “Grammy” dhe ka shitur më shumë se 750 albume në mbarë botën.
Michael Jackson u rrit si dëshmitar i Jehovait dhe është shprehur se i ati e rrihte dhe i bënte presion psikologjik. Ai ka thënë se kur ishte i vogël qante shpeshherë sepse ndjehej i vetmuar.
Revista “Rolling Stones” e ka përshkruar kur ishte i ri si një “gjeni” me “dhunti të jashtëzakonshme muzikore”.
Në vitin 1988 Jackson bleu për 17 milionë dollarë një fermë në Los Olivos, Kaliforni. E quajtur atë “Neverland” sipas ishullit mitik të Piter Panit dhe e pajisi pronën me parqe dëfrimi për fëmijët, një kopsht zoologjik, si dhe një kinema me 50 vende.
Një llogaritar që dëshmoi në gjyqin e vitit 2005 dëshmoi se buxheti vjetor i Jackson në vitin 1999 ishte 7.5 milionë dollarë shpenzime personale dhe 5 milionë dollarë për të mbajtur “Neverland”.
Në fund të viteve ’90 ai filloi të merrte kredi të mëdha për të paguar borxhet. Në vitin 1998 ai mori një kredi 140 milionë dollarëshe nga Banka e Amerikës, e cila në dy vjet arriti në 200 milionë dollarë.
TO
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top