Doshi dhe Frroku në qeli, pritet të merren në pyetje nga prokurorët

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Pas urdhër-ndalimit të djeshëm dhe shoqërimit në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, dy ish-deputetet Tom Doshi dhe Mark Frroku, pritet të merren në pyetje ditën e sotme.

doshi9.jpg



Gjatë paradites, dy oficerë të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kanë mbërritur në ambientet e Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit. Më vonë atyre u janë bashkuar edhe Prokurorët Adnan Xholi dhe Altin Binaj.

Por nga burime të brendshme të organit të akuzës, dy ish-deputetët tashmë, kanë kërkuar që gjatë seancës së marrjes në pyetje, të kenë edhe avokatët respektivë.

Doshi dhe Frroku, të ndaluar dje me urdhër të Prokurorisë së Përgjithshme pas autorizimit edhe nga Kuvendi i Shqipërisë, e kanë kaluar natën e parë në dy qeli normale paraburgimi.

Dy ish-miqtë nga Shkodra, kanë qëndruar të ndarë nga njëri-tjetri në katin e parë të Drejtorisë së Policisë. Qelitë e paraburgimit ndodhen larg njëra-tjetrës në mënyrë që dy të akuzuarit të mos kenë mundësi komunikimi.

Urdhër-ndalimet, Prokuroria: Doshi-Frroku, donin nisje penale të paligjshme ndaj Metës

Prokuroria e Përgjithshme ka zbardhur për herë të parë motivin e urdhër-ndalimit për ish-deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku.

Sipas Prokurorisë, skenari për vrasje ndaj Doshit dhe Mhill Fufit, i porositur nga ana e kreut të Kuvendit Meta, është një inskenim dhe theksohet se dy deputetët e Qarkut Shkodër, së bashku me “atentatorin” Durim Bami, synonin ndjekjen penale të paligjshme kundër kreut të Parlamentit Ilir Meta.

“Nga kryerja e veprimeve krijohen dyshime të bazuara në prova se ngjarja e pohuar nga shtetasi Tom Doshi publikisht si dhe e deklaruar më pas nga organi procedues, ka qenë e sajuar prej tij, deputetit Mark Frroku dhe të dyshuarit Durim Bami me qëllim fillimin e paligjshëm të ndjekjes penale ndaj kryetarit të Kuvendit, zotit Ilir Meta”, – thuhet në raportin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Po ashtu, edhe urdhër-ndalimi për ish-deputetin Mark Frroku është bërë i qartë tashmë. Në dokumentin e organit të akuzës, argumentohet se ndalimi i kreut të Partisë Kristian Demokrate është bërë me dyshimin e arsyeshëm se ai mund të largohet jashtë vendit për t’iu shmangur ndjekjes penale.

Frroku, i cili disponon edhe dy shtetësi, akuzohet edhe nga drejtësia belge për disa vepra të mundshme penale., lexohet në dokumentin e Prokurorisë.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, Frroku disponon lidhje të rëndësishme financiare brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe se rrezikshmëria shoqërore e tij mbetet e lartë.

frroku13-474x842.jpg


URDHRI I NDALIMIT PثR TOM DOSHIN, MARK FRROKUN E DURIM BAMIN

“Prokuroria e Përgjithshme regjistroi procedimin penal më 20 mars 2015 për akuzat: Kallëzim i rremë, Deklarim i rremë para prokurorit dhe kanosja për deklarime a dëshmi, eskpertim ose përkthim të rremë, në ngarkim të Tom Doshit, Mark Frrokut dhe Durim Bamit.

Nga kryerja e veprimeve krijohen dyshime të bazuara në prova se ngjarja e pohuar nga shtetasi Tom Doshi publikisht si dhe e deklaruar më pas nga organi procedues, ka qenë e sajuar prej tij, deputetit Mark Frroku dhe të dyshuarit Durim Bami me qëllim fillimin e paligjshëm të ndjekjes penale ndaj kryetarit të Kuvendit, zotit Ilir Meta.

Në këto rrethana, ndaj këtij shtetasi duhet urdhëruar ndalimi i menjëhershëm, pasi qenia e tij e lirë mund të vërë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës, kjo për faktin e pozicionit që mban si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, kapitaleve financiare që disponon, si dhe duke iu referuar veprimeve të kundraligjshme dhe shoqërisht të rrezikshme që ka kryer. Rrezikshmëria shoqërore e tij mbetet e lartë.

Krahas rrezikshmërisë dhe sanskionet që parashikojnë veprat penale për të cilat dyshohet se ka kryer Mark Frroku, ky shtetas përveç aktivitetit politik dhe financiar që ka në Shqipëri disponon edhe lidhje të rëndësishme financiare jashtë Shqipërisë si dhe ka shtetësi tjetër veç asaj shqiptare.

Po kështu ky deputet akuzohet nga organet e drejtësisë belge për kryerjen e disa veprave penale, akuza për të cilat aktualisht është në proces gjykimi në këtë shtet. Në këto kushte krijohen dyshime të arsyeshme se ai mund të largohet nga territori I Shqipërisë për t’iu shmangur ndjekjes penale.”
G.shqip
 
Titulli: Doshi dhe Frroku në qeli, pritet të merren në pyetje nga prokurorët

ehh ci bon vetes kta...loncin nom
 
Titulli: Doshi dhe Frroku në qeli, pritet të merren në pyetje nga prokurorët

He se i liron gjykata mos u merzisni.
 
Titulli: Doshi dhe Frroku në qeli, pritet të merren në pyetje nga prokurorët

Doku dhe Foku se di pse nuk frymzohet nej regjizor te boj nej skeç!!
 
Titulli: Doshi dhe Frroku në qeli, pritet të merren në pyetje nga prokurorët

hajde drejtsi hajde . Edhe fiset e lashta kan pasur nje sistem me efikas drejtsie .
 
Titulli: Doshi dhe Frroku në qeli, pritet të merren në pyetje nga prokurorët

Frroku me pranga në Gjykatën e Lartë, ndërsa Doshi me një dorë në xhep

Gjykata e Lartë mblidhet për të vlerësuar masën e arrestit për Tom Doshin dhe Mark Frrokun.

1427547563doshi.jpg


I pari që doli para Gjykatës ishte deputeti Mark Frroku. Seanca po zhvillohet aktualisht dhe vetëm pak minuta më vonë është caktuar që para Gjykatës, për vlerësim të ligjshmërisë së ndalimit dhe caktimin e masës së sigurisë, të dalë edhe deputeti tjetër, Tom Doshi.

Mark Frroku, me pranga në duar, u filmua ndërsa doli nga Drejtoria e Policisë së Tiranës për të shkuar drejt Gjykatës së Lartë, ndërsa ka përshëndetur familjarët e tij, të cilët qëndronin jashtë ndërtesës.

Kurse Tom Doshi mbërriti në Gjykatë pa pranga, me një dorë në xhep. Madje nuk kanë munguar edhe batutat në lidhje me Kryeprokurorin, Adriatik Llalla.

/ Top Channel
 
Titulli: Doshi dhe Frroku në qeli, pritet të merren në pyetje nga prokurorët

Gjykata e Lartë: Arrest shtëpie për Mark Frrokun.Deputeti: Drejtësia vendosi

Gjykata e Lartë dha masën e sigurisë 'arrest shtëpie' për deputetin Mark Frroku. Pas daljes nga Gjykata, pa pranga në duar, deputeti Frroku tha vetëm fjalët: "Drejtësia vendosi".


Aktualisht Frroku është shoqëruar për në Drejtorine e Policisë për të kryer procedurat e parashikuara për rastin.

Pas përfundimit të seancës gjyqësore, ku u dha edhe masa e sigurisë për Frrokun, njeri prej avokatëve mbrojtës të tij, Genc Gjokutaj u shpreh se, pala mbrojtëse nuk është dakort me vendimin.

"Prokuroria ka vepruar në mënyrë të jashtëligjshme duke ushtruar presion ndaj gjykatës. Prokuroria i qëndroi qëndrimit të saj. Ne do ta kundërshtojmë këtë vendim, pasi absolutisht nuk ka asnjë provë. Të gjitha provat janë në favor të klientit tonë”, deklaroi Gjokutaj.

Për shkak të sekretit hetimor seanca në Gjykatën e Lartë, për vlerësimin e masës së sigurisë për dy deputetët u mbajt me dyer të mbyllura. Në sallën e gjyqit ka masa të shumta sigurie.


/ Top Channel
 
Titulli: Doshi dhe Frroku në qeli, pritet të merren në pyetje nga prokurorët

Po pra drejtesia falimentoje do te thoja un! po kujt i plasi funi fare akoma si kan dekoru!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top