Bilderberg
Anëtar i ri
DORëSHKRIMI I RELACIONIT Të ZMAJEVIQIT NGA VITI 1703 SI BURIM DOKUMENTAR DHE REGJISTRIM SERIOZ I POPULLSISë SHQIPTARE Në SHEK. XVIII
Shkruan: ANISA PAPLEKA Gazeta “SHQIP”
Studimi i epokave të caktuara historike, veçanërisht të fundshekullit XVII dhe fillimshekullit XVIII është shumë sfidues për studiuesit e historianët, pasi kjo periudhë është shumë komplekse, e ngatërruar dhe e mbushur me ngjarje të shumta në rrafshin gjeopolitik dhe historik të popujve të Gadishullit Ballkanik. Burimet dokumentare zbërthejnë sfondin e një drame të dhimbshme, e cila vazhdonte të luhej edhe në territoret shqiptare, që ishte pikëtakimi i interesave të fuqive të kohës, Perandorisë Osmane në njërën anë, dhe në anën tjetër të fuqive perëndimore si Austro-Hungaria, Selia e Shenjtë, Venediku të mbështetura edhe nga Rusia. Janë të njohura ngjarjet e viteve nëntëdhjetë të shekullit XVII, disfatat dhe sëmundjet vdekjeprurëse të kohës, të cilat ndikuan në mënyrë të ndjeshme në strukturën etnike të disa viseve shqiptare, nga ku ndodhën shpërngulje masive për në territore më të sigurta, nga e ka burimin edhe keqinterpretimi dhe shtrembërimi i servirur nga historiografia sllave, që ngriti dhe ngre mite të rreme dhe të paqëndrueshme, që vazhdojnë të jenë të zëshme edhe sot e kësaj dite, përkundër fakteve bindëse që vërtetojnë një realitet krejt tjetër nga ajo e servirur prej tyre për atë kohë. Megjithatë, zhvillimet politike të fundshekullit XVII ishin të favorshme për popujt e Gadishullit Ballkanik për çlirimin e tyre nga sundimi osman. Disfata që pësuan turqit para Vjenës nga forcat aleate të Lidhjes së Shenjtë, që udhëhiqej nga Vatikani, dhe përbëhej nga Venediku, Rusia, Malta, Toskana dhe ushtria polake, bëri që ndikimi dhe pushteti i tyre të dobësohet në territoret ku ata sundonin, veçanërisht në Hungari, Bosnjë, Serbi, Ukrainë, por edhe në Dalmaci e More.
Archivio di Propaganda Fide në Romë, në Archivio Segreto Vaticano në Vatikan dhe në Biblioteca Apostolica Vaticana, po në Vatikan, ruajnë burime shumë të rëndësishme për këtë periudhë, respektivisht shek. XVII dhe XVII, burime këto kryesisht të pabotuara, ose të botuara si fragmente, pra jo komplete. Burimet në fjalë janë përpiluar nga personalitete të larta kishtare, siç ishin vizitatorët apostolikë, persona këta me përvojë dhe që zakonisht ishin të shoqëruar nga një ekip i posaçëm ndihmësish të specializuar, kryesisht të sjellë nga Roma, për të hetuar dhe vlerësuar situatën në vendet që vizitonin. Atyre u vihej në dispozicion e gjithë baza materiale, d.m.th të gjitha burimet e shkruara të kryeipeshkvive, ipeshkvive, famullive, kuvendeve dhe kishave të territoreve që ata vizitonin, si dhe burimet njerëzore: klerikët e të gjitha rangjeve, të zgjedhur nga ata vetë. Përveç këtyre burimeve të cilave iu referoheshin, ata vëzhgonin edhe gjendjen reale dhe bënin përshkrimin e saj, në momentin që bëhej vizita. Në këtë mënyrë, ata bënin krahasime dhe analiza me burimet e shkruara që dispononin dhe në të njëjtën kohë, propozonin zgjidhje të reja, ide dhe opinione konkrete për secilën nga njësitë hierarkike vendore të territorit që ata vizitonin. Të gjitha këto burime njihen me një emër në arkiva dhe biblioteka: relacione (Relationes). Relacione të tilla për dioqezat shqiptare në shek. XVII dhe XVIII, ka në numër të konsiderueshëm. Disa nga këto janë të njohura për studiuesit dhe historianët si p.sh.: Relacioni i Marin Bicit. Po kështu relacionet e Pjetër Mazrekut, nga vitet 1623, 1624 dhe 1625, të Pjetër Budit, Gjergj Bardhit nga vitet 1629, 1631, 1634, 1637 dhe 1638, Frank Bardhit më 1637, F. Leonardit më 1638, Mark Skurajt më 1641, 1644-1645 dhe 1652-1656, i Shtjefën Gasparit më 1671, Pjetër Bogdanit etj. Të gjitha këto relacione janë botuar nga studiues të huaj, të cilët nuk njohin ose e njohin pak gjuhën shqipe dhe toponimet shqipe, shpesh herë, duke sjellë ngatërresa dhe pasaktësi të theksuara.
Në këtë shkrim do të flasim për relacionin e Vinçenc Zmajeviqit nga viti 1703. ثshtë koha kur në Selinë e Shenjtë pontifikonte si Papë Klementi XI (1700-1721), Françesk Albani, me origjinë shqiptare, i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe me veprime konkrete ndikoi në mbrojtjen e të krishterëve të tjerë të Gadishullit Ballkanik në përgjithësi dhe të shqiptarëve në trojet etnike në veçanti. Në fillimin e pontifikatit të këtij pape, (1700) në trojet shqiptare kishte një kryeipeshkëv dhe vetëm tre ipeshkëv, Pjetër Zymini, Kryeipeshkëv i Durrësit, Nikollë Vlladanji, ipeshkëv i Lezhës, Gjergj Theodori, ipeshkëv i Sapës dhe Pjetër Karagiqi, ipeshkëv i Pultit, të cilëve më vonë ju shtohen edhe dy ipeshkëv: Anton Babi, ipeshkëv i Shkodrës, Marin Gjini ipeshkëv i Pultit, sepse në Shkup transferohet Pjetër Karagjiqi dhe Kryeipeshkvi Vinçenc Zamjeviqi në Tivar, kështu që plotësohen selitë vakante kryeipeshkvnore dhe ipeshkvnore më të rëndësishme shqiptare.
Numri i përgjithshëm i famullive ishte 87, të cilat mbulonin 279 fshatra, ku shërbente një kler prej 98 meshtarësh shekullarë, 32 misionarësh françeskanë të reformuar, si dhe 7 rregulltarë françeskanë observantë shqiptarë, ku numri i përgjithshëm i frymëve të krishtera ishte 65.159.
Duke njohur të gjithë situatën nga afër, Papa Klementi XI, fillimisht e emëron Vinçenc Zmajeviqin Kryeipeshkëv të Tivarit (në vitin 1701), por edhe administrator të Ipeshkvisë së Budvës si dhe primas të Serbisë dhe vizitator apostolik për Shqipëri, Maqedoni, Bullgari dhe Serbi. Me bulë të veçantë, më datë 8 qershor 1702, Papa Klementi XI e emëron Vinçenc Zmajeviqin vizitator apostolik në të gjitha dioqezat shqiptare dhe misionet françeskane (Vicentius Zmajevich, archiepiscopi Antibarensis 8 Iulii 1702 deputavit visitatore apostolico eçlesiarum et missionum provincie Epiri seu Albaniae iuxta...) duke i dhënë kështu mundësinë që të vizitonte të gjitha territoret shqiptare dhe të raportonte për to në relacionet që do të hartonte gjatë qëndrimit të tij në këto territore. Relacionet e Zmajeviqit janë sot burime të jashtëzakonshme për historinë e trojeve shqiptare të asaj periudhe.
Në Biblioteca Apostolica Vaticana, në Vatikan, në sektorin e dorëshkrimeve, ruhet njëri nga relacionet autografë të Vinçenc Zmajeviqit në dorëshkrim me titull: "Notizzie Universali dello Stato di Albania, e dell‘operato da Monsignore Vincenzo Zmajevich Arcivescovo di Antivari Visitatore Apostolico dell‘Albania. Esaminate nelle Congregationi Generali di Propaganda Fide de 3 e 18 dicembre 1703., 7, 21, e 28 Genaio e 12 febraio 1704. Si come vede dal Foglio delle Risolutioni posto in fine Segnato Letera A," me signaturë: Mss.Barber. Lat. 4577, sign. e vjetër: Mss. Lat. 126. (Faksimilen e frontespicit po e botojmë). Ky dorëshkrim, mjaft i vëllimshëm, i kësaj biblioteke, nuk është botuar deri më sot me sa kemi informacione ne. Në fakt, një kopje tjetër e këtij dorëshkrimi, e cila ka ndryshime të theksuara jo vetëm në formë, duke filluar që nga titulli, por edhe në përmbajtje, si toponimet, mikrotoponimet, renditja e lëndës burimore, shënimet statistikore, etj., ruhet në Archivio de Propaganda Fide në Vatikan, dhe mban titullin "Relatione dello stato d‘Albania e Servia visitate da Vincenzo Zmaievich Arcivescovo d‘Antivari. Nell Anno MDاII in III (1702-1703), (faksimilen e frontespicit po e botojmë), me sign. APF. SCR, Albania, v.5, f.535r 661v, dhe është botuar nga albanologu gjerman Peter Bartl në vitin 1979, i cili gjithsesi duhet krahasuar me origjinalin për disa gjëra që janë të diskutueshme dhe të pasaktësuara. Puna e bërë nga albanologu P. Bartl, gjithsesi është për t‘u lavdëruar dhe përkon me pohimin tonë, se relacionet janë botuar qoftë edhe të pjesshme, si regesta ose në ndonjë rast janë bërë përpjekje të editohen të plota, vetëm nga të huaj, nëse kemi parasysh, se historiani shqiptar Injac Zamputi, përktheu relacionet, por pa pasur asnjëherë gjatë jetës së tij, origjinalin e ndonjërit syresh, por shërbehej vetëm me ato që botonin të tjerët, në shumë raste, me plot mangësi e gabime të shumta.
Dorëshkrimi që ruhet në BAV, sipas mendimit tonë, është autograf i vetë Vinçenc Zmajeviqit, dhe sipas të gjitha gjasave duhet të jetë origjinali i parë, nga ku është përpiluar kopja e dytë me disa plotësime dhe ndryshime që ruhet në AFP, dhe që është dorëshkrimi i At Gallanit, sekretarit personal të imzot Zmajeviqit.
Krahasimet e të dyja dorëshkrimeve i bëjmë me siguri të madhe, sepse ato i kemi konsultuar në vend, por në të njëjtën kohë i kemi riprodhuar në kopje të skanuar dhe të stampuar nga BAV dhe AFP, të cilat na mundësojnë nxjerrjen e përfundimeve logjike dhe të sakta, duke eliminuar gabimet e mundshme ose të ngjashme me ato të ndonjërit që është marrë me studimin e njërës apo tjetrës kopje të dorëshkrimit.
Shkruan: ANISA PAPLEKA Gazeta “SHQIP”
![Vin%E7encZmajeviqi.jpg Vin%E7encZmajeviqi.jpg](https://fv.al/data/attachments/57/57406-e8cd351319ebbc7ef0dce39a1283adb2.jpg)

![jpg-3.jpg jpg-3.jpg](https://fv.al/data/attachments/57/57407-d85eac1ae4f0cc2e036a56a24556b6e8.jpg)
Archivio di Propaganda Fide në Romë, në Archivio Segreto Vaticano në Vatikan dhe në Biblioteca Apostolica Vaticana, po në Vatikan, ruajnë burime shumë të rëndësishme për këtë periudhë, respektivisht shek. XVII dhe XVII, burime këto kryesisht të pabotuara, ose të botuara si fragmente, pra jo komplete. Burimet në fjalë janë përpiluar nga personalitete të larta kishtare, siç ishin vizitatorët apostolikë, persona këta me përvojë dhe që zakonisht ishin të shoqëruar nga një ekip i posaçëm ndihmësish të specializuar, kryesisht të sjellë nga Roma, për të hetuar dhe vlerësuar situatën në vendet që vizitonin. Atyre u vihej në dispozicion e gjithë baza materiale, d.m.th të gjitha burimet e shkruara të kryeipeshkvive, ipeshkvive, famullive, kuvendeve dhe kishave të territoreve që ata vizitonin, si dhe burimet njerëzore: klerikët e të gjitha rangjeve, të zgjedhur nga ata vetë. Përveç këtyre burimeve të cilave iu referoheshin, ata vëzhgonin edhe gjendjen reale dhe bënin përshkrimin e saj, në momentin që bëhej vizita. Në këtë mënyrë, ata bënin krahasime dhe analiza me burimet e shkruara që dispononin dhe në të njëjtën kohë, propozonin zgjidhje të reja, ide dhe opinione konkrete për secilën nga njësitë hierarkike vendore të territorit që ata vizitonin. Të gjitha këto burime njihen me një emër në arkiva dhe biblioteka: relacione (Relationes). Relacione të tilla për dioqezat shqiptare në shek. XVII dhe XVIII, ka në numër të konsiderueshëm. Disa nga këto janë të njohura për studiuesit dhe historianët si p.sh.: Relacioni i Marin Bicit. Po kështu relacionet e Pjetër Mazrekut, nga vitet 1623, 1624 dhe 1625, të Pjetër Budit, Gjergj Bardhit nga vitet 1629, 1631, 1634, 1637 dhe 1638, Frank Bardhit më 1637, F. Leonardit më 1638, Mark Skurajt më 1641, 1644-1645 dhe 1652-1656, i Shtjefën Gasparit më 1671, Pjetër Bogdanit etj. Të gjitha këto relacione janë botuar nga studiues të huaj, të cilët nuk njohin ose e njohin pak gjuhën shqipe dhe toponimet shqipe, shpesh herë, duke sjellë ngatërresa dhe pasaktësi të theksuara.
![jpg.-1.jpg jpg.-1.jpg](https://fv.al/data/attachments/57/57408-30332a1d0bd6e3ab3baea0c6a33af404.jpg)
Në këtë shkrim do të flasim për relacionin e Vinçenc Zmajeviqit nga viti 1703. ثshtë koha kur në Selinë e Shenjtë pontifikonte si Papë Klementi XI (1700-1721), Françesk Albani, me origjinë shqiptare, i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe me veprime konkrete ndikoi në mbrojtjen e të krishterëve të tjerë të Gadishullit Ballkanik në përgjithësi dhe të shqiptarëve në trojet etnike në veçanti. Në fillimin e pontifikatit të këtij pape, (1700) në trojet shqiptare kishte një kryeipeshkëv dhe vetëm tre ipeshkëv, Pjetër Zymini, Kryeipeshkëv i Durrësit, Nikollë Vlladanji, ipeshkëv i Lezhës, Gjergj Theodori, ipeshkëv i Sapës dhe Pjetër Karagiqi, ipeshkëv i Pultit, të cilëve më vonë ju shtohen edhe dy ipeshkëv: Anton Babi, ipeshkëv i Shkodrës, Marin Gjini ipeshkëv i Pultit, sepse në Shkup transferohet Pjetër Karagjiqi dhe Kryeipeshkvi Vinçenc Zamjeviqi në Tivar, kështu që plotësohen selitë vakante kryeipeshkvnore dhe ipeshkvnore më të rëndësishme shqiptare.
![jpg-0.jpg jpg-0.jpg](https://fv.al/data/attachments/57/57409-aca0a04d82edefa7efd0d1ae811c9cef.jpg)
Numri i përgjithshëm i famullive ishte 87, të cilat mbulonin 279 fshatra, ku shërbente një kler prej 98 meshtarësh shekullarë, 32 misionarësh françeskanë të reformuar, si dhe 7 rregulltarë françeskanë observantë shqiptarë, ku numri i përgjithshëm i frymëve të krishtera ishte 65.159.
![jpg2.jpg jpg2.jpg](https://fv.al/data/attachments/57/57410-f9a35d210f6bf666f45fdc870bff4e8c.jpg)
Duke njohur të gjithë situatën nga afër, Papa Klementi XI, fillimisht e emëron Vinçenc Zmajeviqin Kryeipeshkëv të Tivarit (në vitin 1701), por edhe administrator të Ipeshkvisë së Budvës si dhe primas të Serbisë dhe vizitator apostolik për Shqipëri, Maqedoni, Bullgari dhe Serbi. Me bulë të veçantë, më datë 8 qershor 1702, Papa Klementi XI e emëron Vinçenc Zmajeviqin vizitator apostolik në të gjitha dioqezat shqiptare dhe misionet françeskane (Vicentius Zmajevich, archiepiscopi Antibarensis 8 Iulii 1702 deputavit visitatore apostolico eçlesiarum et missionum provincie Epiri seu Albaniae iuxta...) duke i dhënë kështu mundësinë që të vizitonte të gjitha territoret shqiptare dhe të raportonte për to në relacionet që do të hartonte gjatë qëndrimit të tij në këto territore. Relacionet e Zmajeviqit janë sot burime të jashtëzakonshme për historinë e trojeve shqiptare të asaj periudhe.
![biblotekavatikan.jpg biblotekavatikan.jpg](https://fv.al/data/attachments/57/57411-8038b2e741fdcd6aada3650d943d988c.jpg)