Doreshkrim arberesh,deshmi e gjuhes shqipe(arbereshe)

orakulli

Anëtar i Respektuar
Ky tekst eshte nje doreshkrim Arberesh i viit 1818,i cili esht ne Arkivin e Parokis te San Nicolo te Mira ne Mezzojuso.Ai perdoret akoma edhe sot ne mbremjen e te premtes duke u gdhire e shtune per te festuar Shen Lazarin.Ky tekst kendohet ne gjuhen arberesh prej nji korri prej 200 vetave.

O mirë mbrëma,
O mirë menata;
Erdha të ju thoshja
Një fialëzë e mirë

E një thamazëmë
اë bëri Perindia
Tek ajo Horë(qytet)
Ndë Betania

Ishë një njeri
اe i thoshënë Lazarë
Ka Krishti dashurë
Me lipisī

Kishë di motra
Vetëm,e jo më
Me varfërī,
E pa mosgjë.

Lazari vdiq,
Mortia e mblodhë
E tuke klar
Zëmra ju lodh.
E varrëzuanë
Tuke shkulur krip
Me dërras e pështruanë
E vanë me lip.
Te Perëndia
U nisënë, e vanë
Me lot ndë sī
Muarnë, e i thānë.

O Zoti Krisht
Në keshje klënë
Vdekur së kishëmë
Vllauthinë tënë.
In Zot i tha:
Nëng’isht mosgjë
Se Lazari flë,
Fshini ata lot.

Ata i thān:
O Zot, o Zot
Ka katrë dit
اë ai ha bot.
Ai pra i tha:
Ju kini bes
Se u gjela jam,
U vetëm In Zot?

In Zot u nis
Me Apostolit
Me dishirim
Ku gjindja e prit.

Nga varri u qas
E me zë të madhë
O Lazar, o Lazar
Merr, e i thot.

Ngreu,e rrëfie
Ata kopose
اë u farmëkose
Te dheu i zi.
Lazari u ngre
Evharistisi,
E prosqinisi
Si Perëndia.

E pra i thot
O Zot, O Zot
اë farmëk i madh
اë jisht ajo bot!

Adha kushë rron
Te shejta bes
Mortjen së ndien,
Gëzim rrëfiem.

E kushë rron
Me dishërim
Vdes me gëzim,
E pa kopos.

E pra i thot
O Zot, O Zot
اë farmëk i madh
اë jisht ajo bot!

Adha kushë rron
Te shejta bes
Mortjen së ndien,
Gëzim rrëfiem.

E kushë rron
Me dishërim
Vdes me gëzim,
E pa kopos.

In Zot qëndroi
I dhoksjasur
Gjindja thamasur
Prë shumë mot.

Prيftrat e msonjën
Këtë vërtet
اë Vangjelli thot
Kushë rron ndë jet.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top