Dorëheqja nga KQZ, Denar Biba: Ndryshim ‘kuajsh në mes të lumit’

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Dorëheqja nga KQZ, Denar Biba: Ndryshim ‘kuajsh në mes të lumit’


Bibaa.jpg




Biba dha dorëheqjen pak ditë më parë si pjesë e marrëveshjes Rama-Basha, në kuadër të së cilës opozita ka propozuar si kryetar të KQZ-së, Klement Zgurin.

Zguri, aktualisht anëtar i Komisionit, do të votohet në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, sot në 18.00.

Pak pas këtij vendimi, Biba ka publikuar letrën e dorëheqjes, duke e quajtur gjithë këtë, ‘ndryshim kuajsh në mes të lumit dhe aksident profesional’.

Në letrën e publikuar, Biba, shkruan se do të kishte dashur që dorëheqjen ta kishte bërë në një letër me një tjetër përmbajtje.

“Aksidentet shpesh kanë qenë shkak për evolucionin njerëzor dhe unë e kam të provuar mëse njëherë këtë”- thotë Biba.

Postimi i Denar Bibës

Sipas ligjit të Mërfit, “nëse diçka e keqe do të ndodhë, atëherë ajo do të ndodhë në momentin më të keq të mundshëm”.

Ja kështu edhe ky “ndryshim kuajsh në mes të lumit”, i padëshirueshëm nga këndvështrimi i ngushtë i stabilitetit të institucioneve, por i nevojshëm për stabilitetin e vendit.

Personalisht e konsideroj një aksident profesional përgjatë një karriere të konsoliduar, që nuk ka asnjë pasojë të pakthyeshme. Fundja, aksidentet shpesh kanë qenë shkak për evolucionin njerëzor, dhe unë e kam të provuar mëse njëherë këtë”.

(gazeta-Shqip.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top