Dora e shpreses!!

Tuana

Nada é por acaso!
Kjo është fotografia e një foshnje 21-javore të palindur, të quajtur Samuel Alexander Armas, i cili po operohej nga kirurgu Joseph Burner.
309976_442467335843974_1948446778_n.jpg

U diagnostikua se foshnja (fetus) vuante nga spina bifida, një sëmundje që nuk do ta lejonte të mbijetonte, nëse dilte nga barku i nënës.
Nëna e Samuelit të vogël, Julie Armas, një infermiere obstetrike në Atlanta, ishte rreth 5 muajsh shtatzënë, kur verifikoi se foshnja e saj e palindur vuante nga kjo sëmundje. Por ajo kishte dëgjuar për aftësitë e kirurgut Bruner dhe për ndërhyrjet që kryen ai, kur foshnja është ende në mitër, ndaj ishte e gatshme që të operohej me qëllim që të shpëtonte foshnjën e saj.

Gjatë procesit të operimit, mjeku heq një pjesë të mitrës sipas ****ionit C dhe bën një incision të vogël për të operuar beben-fetus. Pasi kreu operacionin, Samueli i vogël me dorën e tij të brishtë por të formuar, i kapi mjekut gishtin.

“Ky ishte çasti më emocional i jetës sime”, u shpreh mjeku i prekur. Për një moment ai ngriu, duke e lënë procedurën pezull.

Aparati fotografik arriti ta kapë këtë çast shumë prekës. Madje, kur u botua në gazetë, fotografia kishte titullin “Dora e Shpresës” ndërsa përshkrimi i fotos fillonte:

“Dora e vogël e fetusit 21-javor Samuel Alexander Armas del nga mitra e nënës dhe kap gishtin e doktorit Joseph Burner, sikur ka dashur ta falënderojë mjekun që i dhuroi jetën”.

Nëna e Samuelit të vogël tha se ata qanë për ditë të tëra, pasi panë fotografinë. Ajo tha se fotografia u kujton atyre që shtatzënia nuk sjell sëmundje, por një jetë të re.

Samueli erdhi në jetë pas operacionit të bërë, i cili pati 100% sukses dhe ky fëmijë gëzon shëndet të plotë. Por gjithsesi, ai e ka një kujtim, fotografinë, nga koha kur nuk kishte dalë akoma në jetë./fcb/


P.s nuk edi sa te vertet ka ky lajm mu dukintersant e sjella!!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Dora e shpreses!!

P.s nuk edi sa te vertet ka ky lajm mu dukintersant e sjella!!
Eshte i vertet, eshte lajm i vjeter, me duket qe eshte dhe nje teme tjeter rreth ketij subjekti, por deri sa te bashkohen, ja vlen sa 1000 fjale ajo foto:)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 5 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 10.0%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 40.0%
Back
Top