Dora e Sali Berishës pas avionit të Divjakës

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
Dora e Sali Berishës pas avionit të Divjakës, 21 Janarit, vrasjes së Azem Hajdarit dhe të Arben Brocit, ka skenar të frikshëm me grevistët
Sabit-Brokaj-interviste_9.jpg


Avioni i bllokuar në Divjakë, ishte skenar i përgatitur nga Sali Berisha. Kështu ka deklaruar ish-Ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj, në një intervistë për gazetën “Sot”. Ish-ministri pohoi se Sali Berisha do të gjente çfarëdolloj kauze vetëm për të humbur statusin e vendit kandidat. Brokaj ka bërë një paralele me avionin e Divjakës dhe me vrasjen e Azem Hajdarit. Sipas tij, pas të dyja ngjarjeve, sikurse dhe pas vrasjes së Arben Brocit, fshihet dora e Sali Berishës. Brokaj tha se paralajmërimi për vdekjen e Azemit dhe për avionët me drogë në Gjadër dhe Divjakë, ishin paranteza të bëra nga Berisha, të cilat më pas i ktheu në fakte. Ish-Ministri i Mbrojtjes ka komentuar gjithashtu edhe grevën e urisë së të larguarve nga administrata. Ndërsa e ka konsideruar si sajesë dhe të turpshme grevën e urisë, Brokaj theksoi se ish-kryeministri Berisha do të bëjë kurban një prej grevistëve në funksion të idesë për të marrë me çdo kusht pushtetin. Po ashtu, Brokaj hodhi poshtë mundësinë e një ngjashmërie mes grevës së urisë së organizuar nga PD me atë të organizuar nga PS katër vite më parë. Ndërsa i cilësoi si dy greva tërësisht të kundërta, ish-ministri u ndal te zgjedhjet e para katër viteve që rezultuan me fitoren e PD, duke theksuar se ishin të grabitura. Sipas tij, dorë në to patën dhe ndërkombëtarët të cilët vunë në lojë Partinë Socialiste. Ish-ministri është ndalur dhe te performanca e qeverisë në 8 muajt e parë. Brokaj ka vlerësuar mjaft pozitive synimin e stabilizimit të shtetit, ndërmarrjen e reformave, luftën ndaj drogës, por ka gjykuar se qeveria nuk i ka kapur gjërat siç kapet “demi prej brirësh”. Sipas tij, është lënë shumë vonë reforma në drejtësi, dhe shtoi se nuk mund të luftohet krimi dhe korrupsioni pa drejtësi.

-Sali Berisha ka kthyer në kauzë avionin e Divjakës, ndërsa kërkon rrëzimin e qeverisë duke e konsideruar atë kartel droge. Cili është komenti juaj?

Unë e kam thënë njëkohësisht me Fatos Klosin, që, avioni i Divjakës është një skenar i Berishës. Për të qenë edhe më i saktë, do thoja se politikanët shqiptarë kur kanë të bëjnë me Berishën harrojnë një gjë, se Berisha nga histeria që e mbërthen i nxjerr ato gjëra që do të bëjë. Kështu ka ndodhur me 2 Prillin, 21 Janarin, me Azem Hajdarin. Ai tha se dikush do të vritet dhe iku i ziu Azem, tha për Divjakën dhe mendja të shkonte se aty do të vinte Saliu. Pra, Saliu donte një kauzë, nuk kishte një kauzë. Qeveria pavarësisht sakrificave që mund t’i bëheshin, do ishte shumë herët dhe jo momenti i përshtatshëm që ajo të goditej duke pasur parasysh se tani është qershori dhe Berisha do sajonte diçka ashtu sikurse mund të sajojë të tjera gjëra. Kështu që ka marrë kauzën më të dështuar që mund të merrej nga kushdo. Gjëja më qesharake që është dhe më fyese për shqiptarët, duke menduar për një moment se unë dhe ti nuk jemi shqiptarë, por vëzhgues për Shqipërinë, kur ajo protesta e PD kryesohej nga trafikantët dhe kultivuesit e drogës. Kështu që Berisha vetëm baltos shqiptarët në funksion të idesë së tij, që të marrë pushtetin me çdo kusht.

-A ka bazë morale aksioni i Berishës kundër drogës në kushtet kur ai për 8 vjet me radhë mbrojti Lazaratin, i konsideruar si Kolumbia e Evropës?

Pothuajse i dola para kësaj pyetje. Ai nuk ka as bazë morale as politike. Madje Berisha nuk pyet as për idetë morale, etike. Po i them “një profesor”, një 70-vjeçar, një politikan 20-vjeçar, kur flet në atë lloj mënyre në Parlament, kur shan e shpif ashtu, nuk ka më vend për moral dhe etik.

-Krahas protestave, PD ka organizuar dhe një grevë urie pranë Kryeministrisë. A shihni ngjashmëri me grevën e urisë të organizuar nga PS 4 vite më parë?

Absolutisht jo. Janë dy greva tërësisht të ndryshme. Socialistët e provuan dhe koha e provoi se ato zgjedhje ishin të vjedhura, të gatitura. Gjithashtu u provua se qeverisja e tij katër vjeçare ishte katastrofë për Shqipërinë, katastrofë e qeverisë Berisha në mandat. Për mua e keqja ishte se, nuk u realizuan objektivat e asaj greve. Këtu gjynahqarë janë dhe ndërkombëtarët, për mos të thënë më shumë ata por edhe pavendosmëria e udhëheqjes së Partisë Socialiste që u vu në lojë dhe u tall nga ndërkombëtarët, duke i çuar peshqit te krokodilët. Dhe rezultatet që pasuan më japin mua të drejtë ta them këtë, sepse, dëmet që pati Shqipëria nga ato vite janë absolutisht të pakompensueshme. Do ia vlente çdo lloj sakrifice, çdo lloj greve që të pengohej fitorja e zgjedhjeve të Berishës për pasojat që do të sillte dhe solli. Ndërsa kjo lloj greve që po zhvillohet është e turpshme. ثshtë një sajesë. Njerëzit që kanë lënë vendet e punës dolën pas 6-7 muajsh në grevë dhe të nxitur nga ajo forcë politike që sa herë ka marrë pushtetin, nuk ka pyetur për mijëra njerëz shumë të aftë, shumë të zotë, që do e bënin Shqipërinë më të mirë. Kështu që me asnjë grevë tjetër nuk ka të krahasuar greva. Kjo është gjëja më qesharake që bëhet. Mua më vjen keq për ata njerëz që dalin dhe piqen atje në diell duke marrë jo thjesht sakrificën që rrinë pa ngrënë por edhe një farë turpi që bëhen Lolo të një politike kriminale.

-Z. Idajet Beqiri ka deklaruar se Berisha po përgatit helmimin e grevistëve. A mendoni ju se Berisha po përgatit të njëjtin skenar me 21 Janarin?

Idajeti është jurist me një përvojë shumë të gjatë, i cili në mendjen e tij të juristit që është shumë më tepër në këtë drejtim se e një intelektuali tjetër, nisur nga përvoja prej ’90 e deri më tani çka ka bërë Berisha, nuk ka pse të quhet se ia futi kot. Ajo e pasakta është që do i helmojë në shumës, jo, një mjafton. Sikurse Azemi një ishte, mund të ishte dhe dikush tjetër aty, sepse do sakrifikohej dhe dikush tjetër, por shyqyr ai shpëtoi. Mjaftoi Azemi që të sulmohej qeveria, Parlamenti dhe gjithë të tjerat. Kjo është e pasakta dhe në këtë gjë. Por, sjellja e Berishës në këto vite, kur ai kërkon të arrij një gjë, absolutisht çdo gjë duhet parashtruar. Mendoj se politika e majtë, qeveritarët e rinj nuk kanë përfituar ndonjë gjë nga përvoja 20-vjeçare që ka kaluar Shqipëria dhe socialistët në kurriz.

-Si e vlerësoni performancën e qeverisë në 8 muajt e parë?

ثshtë një qeverisje që ka synuar të stabilizojë shtetin, të ndërmarrë reforma të rëndësishme siç është kjo territorialja, të luftojë drogën, siç është përvoja e këtyre muajve sidomos të muajve të fundit. Doemos në këtë aspekt mund të flitet pozitivisht, por, unë e gjykoj se gjërat nuk janë kapur siç i thonë “demi prej brirësh”. ثshtë lënë shumë vonë, fjala vjen, reforma në drejtësi. Nuk e di si mund të luftosh krimin, korrupsionin kur nuk ke drejtësi. 8 vjet ishin të mjaftueshme që të përcaktoje rendin e gjërave. Dhe pushtetari më i vogël, jo qeveritarët e mëdhenj, e kupton që dy gjëra fillojnë nga shteti; informacioni që është Shërbimi Informativ dhe strukturat e drejtësisë, doemos rendi e gjithë të tjerat. Por, asnjë prej tyre nuk bën dot, konkretisht, qeveritarët e sotëm u vunë në lojë nga ca shkresa të SHIK, jo Gjadri, jo Divjaka, të cilat ishin pararendëse të veprimit të Berishës. U tmerrua që të bëhej një reformë të menjëhershme që tre muajt e parë sepse i dinte gjërat, strukturën shtetërore dhe kjo quhet tolerancë, apo poza të tilla që i kanë ruajtur socialistët, dhe sot është e papranueshme. Nuk shihet realisht Shqipëria në përgjegjësinë që ka pushteti dhe shqiptarët dhe socialistët që kanë vuajtur pushtetin e Berishës, në kuptimin që të rëndohej vërtet përgjegjësia para tyre, duke bërë veprime të shpejta dhe radikale. Nuk kishte asnjë pengesë, gjykoj unë, që në një përvojë 8-vjeçare apo 15-vjeçare të qeverisjes së Berishës, që strukturat e kriminalizuara dhe të korruptuara të tijat t’i largosh. Nuk ka asnjë gjë të keqe nëse kërkon të bësh Shqipërinë. Sendet pastaj marrin një rrugë kronike siç e kanë marrë një pjesë dhe vështirësojnë dhe veprimet politike, kurse ato juridike sigurisht që nuk mund të realizohen sepse pushtetin juridik e ka Saliu. Ndaj thash që së pari duhet të fillojë prej andej. Ne ende nuk e dimë se çfarë përmban reforma në drejtësi, ende nuk e dimë se çfarë është ajo Byroja Federale apo ishte. Thashë, pavarësisht mendimit pozitiv në drejtimet e rivendosjes së shtetit ç’është e vërteta disa gjëra janë vonuar.

-A duhet të ketë një hetim për Berishën për rolin e tij në ngjarjen e ’97 dhe si qëndron e vërteta e urdhrit për bombardimin e Vlorës me avionë?

Unë e kam thënë prej vitesh që Berisha nuk duhet të jetë problem i politikës, por vetëm i drejtësisë. Që ditën e parë që Berisha ka filluar të bëjë politikën e opozicionit në Shqipëri, që ndoshta iu dha apo ju ngarkua, që në atë ditë në Shqipëri filloi shkatërrimi i saj, i gjithë vlerave materiale, historike, arkeologjike, etj, dhe krimet e shumta dhe të shumëfishta që ka bërë Berisha, duhet t’i trajtojë vetëm drejtësia. Politikë me Berishën nuk bëhet dhe socialistët kanë rënë përherë në grackën e Berishës. Llomotisin në Parlament, kur përballë tij duhet të qëndrojë vetëm drejtësia dhe jo hidh e prit te Parlamentit. E kanë bërë Parlamentin të turpshëm! Socialistët kujtojnë se e kanë lënë Berishën të bëjë si të dojë në sallë, ata harrojnë se Parlamenti vetë diskrediton Shqipërinë dhe këtu është diferenca. Ndaj them se me Berishën ka punë vetëm drejtësia, dhe shumë të tjerë të cilët kanë dorë në shkatërrimin e Shqipërisë. Të krijohet precedenti pastaj se asnjë politikan apo asnjë person që merr pushtetin të matet mirë ta ndjej përgjegjësinë që merr një karrige.

Sipas mendimit tuaj, nga duhet të fillojë lufta kundër korrupsionit në Shqipëri?

Lufta kundër korrupsionit duhet të fillojë nga Berisha me ministrat e tij. ثshtë thënë, është pranuar dhe në aspektin e një logjike fare të thjeshtë që veprohet te koka dhe nuk veprohet te bishti, apo degët. Ne kemi 20 vjet që po e rëndojmë progresivisht dhe nëse bëhet fjalë sot në krahasim me vitet e shkuara, shteti shqiptar është shumë më i korruptuar pikërisht sepse nuk ka dënuar ata që kanë realizuar këtë krim. ثshtë bërë edukatë ajo që quhet politika e pacenueshmërisë, që është fatale për një shoqëri të zhvilluar. Deri tani nuk kemi parë akoma asgjë, pra nga puna e qeverisë për luftën ndaj korrupsionit. Në një farë mase është e justifikuar nga koha e shkurtër e qeverisjes dhe nga situata e organeve të drejtësisë veçanërisht. Por, e pajustifikuar nga fakti se provat janë rrugëve. Provat kanë dalë me kohë. Dosjet janë në prokurori të patrajtuara, të shtyra, të shmangura. Rasti tipik, është rruga Durrës-Kukës, ku u sajua një shpikje monstruoze vetëm për të mos u dënuar kusarët e pushtetit. اdo veprim tjetër që do të jetë në këtë fushë, por do të merret me vogëlushët, dhe nuk ka për të patur asnjë të mirë shteti në raport me luftën kundër korrupsionit. Berisha është shkaktari i kësaj situate kaotike, që po kalon vendi.

-A besoni ju z. Brokaj se do të ketë drejtësi për Gërdecin, 21 Janarin dhe rrugën Durrës-Kukës?

Po të shohim përvojën e deritanishme, është jo serioze të thuash që do të ketë drejtësi, sepse nëse nuk ndryshon strukturën nuk mund të marrësh funksionin e strukturës. Struktura e drejtësisë është kjo që është dhe nocioni i saj është ky që është. Kur ta ndryshojnë strukturën e qeverisë, ndaj thashë që duhet filluar nga drejtësia, atëherë hajdeni më pyesni që t’iu përgjigjem.

-Ish-kryeministri Berisha ka pohuar gjithnjë se nuk do të heqë dorë nga politika. A mendoni ju se Berisha është larguar nga kreu i Partisë Demokratike?

Berisha do largohet nga kreu i Partisë Demokratike vetëm kur të mos jetë fizikisht në këtë botë. Nuk ka për t’u larguar! Edhe sikur të shkojë në Alaskë, Berisha prej andej do ta drejtojë Partinë Demokratike! Kushtëzuar nga tipi i Berishës, që nuk mund të pajtohet me një gjendje të tillë, por dhe nga vetë personi që ka vënë në krye të PD, ai nuk largohet kurrë. Po të kishte vënë një njeri me identitet dhe me kontribute që kanë të bëjnë me kualifikime në politike, me kontribute dhe ndeshje politike, Berisha mund dhe mos të përfillej. Personi që ka vënë në krye të PD, tregon haptazi që Berisha është aty. Ai që do flasë në podium e ka në tru Berishën, se në zemër nuk e di sa e ka.

-Ministri i Brendshëm ka deklaruar se ka përfunduar drafti për Byronë Kombëtare të Hetimit. Cili është komenti juaj?

E quaj veprim të zgjuar dhe shumë të rëndësishëm. E quaj të zgjuar sepse vetiu duke qenë gati dy dekada në politikë dhe duke e ditur patologjinë tonë, thosha vërtet se si mund të bëhet me këtë drejtësi thellësisht të korruptuar. Dhe është gjetur, e marrë nga modelet e tjera e përshtatur për Shqipërinë, gjykoj se është një strukturë që shpresoj të jetë e dobishme për nivelin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Intervistoi: Joana Tafa

Marr nga Temaedites...
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Dora e Sali Berishës pas avionit të Divjakës

Qe ka gisht ne vrasjen e Azem Hajdarit e dija, se dija per Arben Brocin e se di akoma per Divjaken por nga personazhi Berisha pres gjithcka.Ishte ai qe zuri be me rob shpie ne parlament pas ngjarjes se Gerdecit se nuk kishte dijeni qe baxhanaku i vet punonte mbikqyres ne Gerdec, ai e dinte akoma ne Angli refugjat :lool:
 
Titulli: Dora e Sali Berishës pas avionit të Divjakës

ehhh sotir sotir....kshu u be edhe bac saliu
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top