Donin të njëjtën vajzë, theren me thika pranë shkollës

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Një sherr për të dashurën i ka kushtuar rëndë një 18-vjeçari, nxënës në shkollën e mesme të Gjuhëve të Huaja në Shkodër, i cili është goditur me thikë pak metra larg shkollës. Ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth orës 13:30, kohë kur nxënësit e shkollës së mesme kanë dalë nga shkolla dhe vetëm 30 metra larg saj mes 18-vjeçarit Ermal Hebaj, nxënës në vitin e katërt dhe një personi tjetër, moshatar me të, ka nisur një debat. Nga dëshmitarë okularë mësohet se debati mes dy adoleshentëve ka nisur në fillim me sharje dhe fyerje e më pas ka degjeneruar në përleshje. Në këtë moment 18-vjeçari Hebaj është goditur me një thikë në krah. Adoleshenti tjetër është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, pasi i ka ngulur thikën kundërshtarit. Personat që ndodheshin në vendin ku ndodhi ngjarja kanë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Shkodër të dëmtuarin. Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e 18-vjeçarit është jashtë rrezikut për jetën, pasi goditja që ka marrë, për fat të mirë, nuk prekur pjesë delikate të trupit. Ndërkohë, policia, e cila ka arritur shpejt në vendin e ngjarjes, pas marrje së informacioneve të para, ka bërë të mundur që të identifikojë dhe më pas të arrestojë autorin, i cili është 18-vjeçari Blerim Mustafa. Po sipas policisë bëhet e ditur se ngjarja ka pasur motive të dobëta, pasi dy adoleshentët kishin nisur sherrin pasi pëlqenin të njëjtën vajzë.

Gazeta Shqip​
 
Titulli: Donin të njëjtën vajzë, theren me thika pranë shkollës

dikur ne gjimnaz aty reth fillimit te viteve '90 kishte dale e modes mbajtja ne brez e thikave,kacavidhave apo sepatave te vogla nga djem qe ishin cik te hedhur ose te ngateruar neper grupe,nje nga ata dhe une!

Kur te riten dhe keta djemulia do kuptojne cfare budallalleqesh kane bere kur ishin adoleshente dhe se nuk ja vlen te ziresh jo me thika por as me grushte per femra ne ate moshe.
 
Titulli: Donin të njëjtën vajzë, theren me thika pranë shkollës

Uroj te rriten o Bledi...Se disa vazhdojne te mbeten adoleshente tere jetes...
 
Titulli: Donin të njëjtën vajzë, theren me thika pranë shkollës

Mire e kane kur thone "Epo pune ciliminjsh"!
 
Titulli: Donin të njëjtën vajzë, theren me thika pranë shkollës

gjest i shemtuar dhe duhet patur kujdes. duhet me shume rregull neper shkolla
 
Titulli: Donin të njëjtën vajzë, theren me thika pranë shkollës

ehhhh si jan gocat. Jemi dhe ne pak te keqija, aq me teper gjimnazistet sepse faji i tyre eshte bejn cunat ashtu, dhe veprojn ashtu. Aq me teper adoleshentet.
 
Titulli: Donin të njëjtën vajzë, theren me thika pranë shkollës

Kane favore shume te rijnte shqipetare per te bere gjera te tilla:

1. Eshte mosha e marrezise
2. Eshte vendi i budallalleqeve
3. Te rijnte vejne interesat e tyre dhe iu kushtojne rendesi shume gjerave te pavlera.

* Me vjen keq per keto cunat, une kam njohur njerin nga keto personalisht, Ermalin dhe nuk ka qene aspak djale problematik por ku i dihet ndonjehere ndodh qe te jesh viktime pasi te takon te merresh me njerez te pacipe, Gjithsesi i kujtdo qofte faji kjo eshte nje marrezi, nje shenje qe nuk ka per t'iu fshire asnjerit gjate gjithe jetes.
 
Titulli: Donin të njëjtën vajzë, theren me thika pranë shkollës

Hajde dashuri hajde...Te merr dhe jeten ...Gjithsesi e ka fajin mosha e asnjeri prej tyre...
 
Titulli: Donin të njëjtën vajzë, theren me thika pranë shkollës

Amoni mo çuna ,se ka goca per te gjithe , vetem a keni oreks se ma
bollek se sot nuk ka pas ndonjehere.
 
Titulli: Donin të njëjtën vajzë, theren me thika pranë shkollës

kot nuk thone: sebepi i sherrit esht femra...:D
 
Titulli: Donin të njëjtën vajzë, theren me thika pranë shkollës

SHERR SHERR la fom
se kam shkruajt mire ne ferngjisht po dua te them qe sherri vjen nga femrat .

Ne kohen tone o Bledi vertet djemte mban thika e kacavida , po kishte akoma ustallare ne shtepi dhe ne shkolle qe ua benin veshin sholle nga te terhequrit . Tashme ka ikur respekti per mesuesit dhe prindet fare
 
Titulli: Donin të njëjtën vajzë, theren me thika pranë shkollës

Ue sa romantik keta te dy LOL
Ne Shqiperi te vrasin dhe kot leme qe keta e paskan pasur nje arsye Lol
 
Titulli: Donin të njëjtën vajzë, theren me thika pranë shkollës

Ue sa romantik keta te dy
Ne Shqiperi te vrasin dhe kot leme qe keta e paskan pasur nje arsye Lol

E pra e,drejt ke!
 
Titulli: Donin të njëjtën vajzë, theren me thika pranë shkollës

shume keq qe dy te djemt te ri te perleshen dhe rrah per nje vajze te cilin e As nuk ja vlen me humbe jete per nje vajze per me humbe jeten pse a nuk ka vajza te tjer shkolla e shkodese
 
Titulli: Donin të njëjtën vajzë, theren me thika pranë shkollës

heu..te ishte Kate Moss kjo femra ndoshta do ja vlente 1 perleshje e vogel.. po per 1 femen normale me u perlesh me thika esht vertet e pabesueshme ...albanian story only!!!!!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top