Donald Lu zëvendëson Aleksandër Arvizun

cent

...Lontano
Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka konfirmuar Donald Lu si ambasadorin e ri për Shqipërinë.

Senati ka votuar sot unanimisht që Donald Lu të jetë zëvendësuesi i Aleksandër Arvizu në Shqipëri. Lu u nominua nga Kongresi amerikan që më 6 janar, por u bllokua në senat nga republikanët e opozitës.

Mandati i ambasadorit Arvizu ka përfunduar që në muajin gusht të këtij viti, ndërsa do të lërë si pasues Donald Lu, një diplomat me më tepër se 20 vjet karrierë.

Kohët e fundit, demokratët që kontrollojnë Senatin, i bënë një ndryshim historik rregullores së Senatit, sipas së cilës, emërimet presidenciale, me përjashtim të atyre për në Gjykatën e Lartë, mund të miratohen me shumicën e thjeshtë, me 51 vota, nga 60 që parashikoheshin nga rregullat e mëparshme.

Kush është Donald Lu?

Donald Lu u propozua si ambasador i Shqipërisë nga Presidenti Barack Obama më 25 korrik dhe pason ambasadorin aktual Aleksandër Arvizu, i cili ka shërbyer në vendin tonë që më 10 nëntor të vitit 2010.

I lindur në vitin 1966 në Huntington Beach, Kaliforni, Donald Lu ka marë gradat Bachelor dhe Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Princeton në 1988 dhe 1991. Lu ka shërbyer si vullnetar i Korpusit të Paqes në Sierra Leone gjatë viteve 1988-1990, ku ndihmoi për të rivendosur puse të ujit dhe kontribuoi në edukim shëndetësor.

Lu e nisi karrierën diplomatike në vitin 1990, ku ka punuar në konsullatën në Pakistan, si zyrtar konsullor në ambasadën e Tbilisit në Gjeorgji dhe si asistent i veçantë i ambasadorit Frank Wisner. Ai ka punuar edhe si zyrtar në ambasadën e Nju-Delhit në Indi. Nga vitet 2003 deri në 2006, Lu ka punuar në ambasadën e Bishkekut në Kirgistan dhe pastaj në Baku të Azerbajxhanit.

Lu është i martuar me Dr. Ariel Ahart, një specialiste e dalluar e shëndetit publik në Shtetet e Bashkuara. اifti ka dy fëmijë, Kipling 11 vjeç dhe Alya, 8 vjeç. Lu flet gjuhët: Krio (e Afrikës Perëndimore), Urdu, Hindi, rusisht, gjuhën gjeorgjiane dhe atë të Azerbajxhanit.



/Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top