Lauri
Anunnak
Pas zbulimit pranë Janinës më 1875 të Dodonës, kryeqëndrës politike dhe shpirtërore të pellazgëve, u disafishua vlera einformacionit historik që buronte nga afro 200 autorë të kahershëm helenë, romakë e të tjerë, të cilët këmbëngulinçiltazi për qëndrueshmërinë historike të ketij populli parailir e parahelen.Pellazgologjia moderne, e mbështetur gjithashtu mbi punimet e pothuaj 500 dijetarëve të kohës së re, duke u rritur dhezgjeruar orë e çast në rrafsh universal, jo vetëm e quan pikësynim të vet madhor vijëmësinë pellazge-iliro-shqiptare, pormbi të gjitha, është në gjendje ta demonstrojë këtë me saktësi matematike, edhe nëpërmjet provash të pashfrytëzuara
dora-dorës (kalimithi, gjatë motit 1980, tërheqin vëmendjen, veçan, punimet e studiusve tanë Nermin Vlora Falaski,Skënder Rizaj, Matje Ares...).Mjerisht, arritjet novatore të shkencës ndërkombtarë nuk njihen si duhet.Tek-tuk, ndonjë ithtar i së vjetrës, pa kurrfarë përgatitje historiografike kompetente, ndryhet symbyllazi ndër njohuri tëpërcipta, të kapërcyera, pa u shqitur dot nga suaza e ngushtë ilire, me një ngulm shkencërisht të papërligjshëm,agnosticist; faqeza mijëra e mijëra dokumentash dhe dhjetra disiplinash shkencore, rreket ende më kot (veç me shkumëfjalësh, nga forca e inercisë, pa as edhe një kunder-dokument të vetëm) që të hedhë akoma edhe sot, qëllimthi apo jo,farën e dyshimit mbi rrënjët tona të patjetërsueshme parailire, pellazge.Tiranë, 1990
![Mikena_pellazge_zps43a3f70e.png Mikena_pellazge_zps43a3f70e.png](https://fv.al/data/attachments/119/119597-49e3fff8262f861c9be74931c8c33d34.jpg)
Do të ishtë tepër e habitshme, për të mos thënë kundër gjykimit të shëndoshë, që një komb me tradita mijëvjeçare si iyni, të priste, ndër shekuj, që origjinën t’ia rrëfente, t’ia mësonte, I pari, së largu, nga murete e kabinetit, një filozof ematematikan i huaj, sado vigan, si, bie fjala, Gotfrid Vilhelm Laibnici (1646-1716) apo ndokush tjetër.Mëmëdheut tonë, c’prej dhjetëra shekujsh, nuk i kanë munguar kurrë dijetarët rrenjës (vendas), të shqetësuardrejtpërdrejt për një çështje me rëndësi të tillë jetësore.Këta pikerisht e mbrojnë plot zjarr gurrën parailire të stërgjyshërve tanë, në kundërshtim të flaktë me Laibnicin,kryeborizan i shpejtuar, që nga moti 1695, i kryefillit tonë eruditët tanë Pirro Molosin, Gjergj Kastriotin, Barlecin,Beçikemin, Bardhin, Bogdanin, Nikoll Ketën, Zef Krispin, Dorsën, Kamardën, De Radën, Ismail Qemalin, Samiun,Kondën, Kurrilën, Gjeçovin, pa numëruar te tjerë, mjeshtër të regjur në dihet mbi ilirët, por megjithatë tejendanë,flamurtarë të paepur, - të rrjedhës më të lashtë, parailire të popullit tonë, - sepse trashëgimtarë dhe bartës të një pervojëautoktone dhjetrashekullore.Së vërtetës absolute, edhe në këtë mes, i afrohet veç kush e ka më të ngritur shkallën e njohjes.Duke qenë një karakter kryekëput historik, mu për këtë arsye, problemi i etnogjezës sonë mbetet detyrimisht ipakapshëm prej orvatjesh gjuhësore të cekëta, të shkëputura nga historia, si ato të Laibnicinit me pasues.Hetimi i plotë, më 1989, i emrave të krejt dymbëdhjetë muajve të një kalendari parailir, - shpikje e qytetit pellazg tëBunimës, - shënon një fitore me peshë të jashtëzakonshme, nën disa kënde vështrimi.Këto emërtime, qind për qind parahelene, janë përdorur mot e jetë, ekskluzivisht rreth Dodonës pellazge, deri ndajagimit të erës sonë, sikundër faktohet, madje edhe në prehrin e Korkyrës, Buthrotit, Apolonisë, Dyrrahur, etj. Shkurt,krahas një rivërtetimi llamburitës të konsistencës historike të pellazgëve, thërrmohet njëherazi edhe i ashtuquajturi“helenizim tërësor” i këtyre qendrave qytetare parailire, paragreke, pellazge, të ndërthurura imtas me Dodonën.Gjurmimet më të reja të shkencës ekyakte të antropologjisë dokumentojnë qartazi gjithashtu rrembat parailire,parahelene, pellazge, të shqiptarëve të sotëm.Hulumtimet antroponomike të kurorëzuara në Kosovë në vitet ’80 – rreth periudhës afro tetëshekullore të sundimitromak, - ligjërojnë po ashtu për një themel të ngjeshur parailir, paragrek, autokton, në popullsinë e kësaj treve shqiptare.Studime serioze historiografike, qindradaqëshe, të botuara gjatë viteve ’80 në Itali, theksojnë me plote gojën se qytetetkryesore antike të Siudjesës Apenine ua detyrojnë themelimin dhe qytetërimin punjollëve parailirë, pellazgë, tëshpërngulur lik nga vatrat tona amtare, ose të gërmshetuar thukët me Dodonën plakë (M.Pincherle, D.Briquel). Edhevetë historiografia greke bashkëkohore e vulos, në mënyrë të padiskutueshme, jo vetëm zotërimin e banorëve parailirë,pellazgë, gjithandej në Ballkanin e dikurshëm, por posaçërisht, edhe autoktoninë e tyre parahelene (G.Kordhatos,M.Saqellarios, A.Pulianos, e të tjerë).Tejpërtej Gadishullit Ballkanik dhe më gjerë, ndër shtresime parahelene, mënyra e jetesës, kultura materiale, shoqëroredhe artistike, veprimtaria produhuese, si edhe onomastika e parardhësve tanë, shfaqen në fusha pa anë e fund, ku spikatshkoqur lashtësia jonë parailire, pellazge…Pseudostudiuesit serbë, që prej shekujsh, po rropaten, me mashtrimet më të paturpshme, që ta mohojnë birërinë iliro-shqiptare, praninë e katragjyshave arbërorë në Ballkan, kryesisht midis shekujve II-XI të erës sonë, duke synuar, përveçgllabërimit të Kosovës, edhe atë të Shqipërise mëmë.Dihet se të dhënat shkrimore dhe mbishkrimore nuk i zenë në gojë ilirët veçse në shekullin V pasa erës sonë.Këta përfillen si ardhës, jo-rrënjës, ndërkohe që, prej një vargani kumtimesh nga më të stërlashta, parailirët autoktonë,pellazgët, cilësohen shpehimisht si bij të tokës, të mbrirë prej dheut, madje si “para-hënorë”, si të gdhirë në Evropë qëpërpara shfaqes së Hënës në hapësirat qiellore.Ndonëse astronomë të sotëm, falë superkalkulatorësh të përpiktë, betohen se Hëna është mbrujtur prej vorbullashpluhuri të shpërndara qëkuri rreth lëmshit tokësor ....
(Fragmente Hulumtimesh Te Studiuesit Dhimiter Pilika)