Djali mbyt të atin, nuk i dha para

vitk

Anëtar i Respektuar
» Vendosur: 13/11/2009 - 09:14





GRAMSH - Djali mbyt të atin e moshuar se nuk i dha paratë që i kishte kërkuar. Policia ka mundur të zbardhë vrasjen e Seit Hasës, 75 vjeç, i cili u gjet i pajetë mbrëmjen e së mërkurës disa metra larg banesës së tij, në fshatin Lenije të Gramshit. Sipas burimeve zyrtare, Hasa ka gjetur vdekjen nga asfiksia, pasi i biri 19-vjeçar, Maksimi dhe 34-vjeçari Artur Osmani, e kanë mbytur me duar. Viktima mësohet se ka dalë së bashku me të birin dhe të njohurin e tyre nga shtëpia rreth orës 16:00. Pak metra nga banesa, sipas ekspertëve të policisë, i biri i është vërsulur të atit, duke e kapur për fyti. Ai është braktisur sapo ka ndërruar jetë, ndërsa 19-vjeçari është larguar bashkë me Osmanin. Ka qenë një nga fqinjët e viktimës, njëkohësisht kushëri, Astrit Hasa, i cili ka gjetur trupin e pajetë. Menjëherë ka njoftuar policinë, forcat e së cilës mbërritën me shpejtësi në vendngjarje. Fillimisht dyshimet e policisë, duke parë dhe moshën e viktimës, kanë qenë se ai mund të kishte ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Por kur ekspertët kanë këqyrur me imtësi trupin e pajetë, kanë hedhur dyshimet e para, pasi i janë gjetur shenja dhune në fyt. Nga dëshmitë e familjarëve të viktimës, policia ka mundur të zbulojë dhe të hedhë dyshime se autor i vrasjes së Seit Hasës dyshohet të jetë i biri adoleshent. Pas afro 3 orësh, policia ka mundur që me ndihmën e kolegëve të saj në Durrës të arrestojë dy të rinjtë, të dyshuar si vrasës të 75-vjeçarit Seit Hasa. I biri ka pranuar krimin, duke thënë se ishin zënë, pasi i ati nuk i dha 18 mijë lekët e kërkuara. a.k
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top