Divorcet, çdo ditë 3 çifte të ndara në kryeqytet

bledikorcari

Anëtar i Nderuar
Divorcet janë bërë tepër në modë kohët e fundit në vendin tonë. Të shumtë janë emigrantët shqiptarë, të cilët martohen jashtë shtetit dhe pasi krijojnë një familje të dytë, u kërkojnë grave që lënë në Shqipëri të divorcohen. Shkaqet e divorcit janë të shumtë. اdo ditë në Tiranë ndahen mesatarisht 3 çifte, ndërkohë që 2.9 të tjerë depozitojnë kërkesën për t’u ndarë pranë gjykatës së kryeqytetit. Kohët e fundit metropoli shqiptar është kthyer tashmë në një kaos të vërtetë për çiftet, të cilët në pamundësi për të vazhduar së bashku vendosin të ndahen nga njëri-tjetri.Në Gjykatën e Tiranës vetëm në këto 6 muaj të parë, janë depozituar 606 kërkesë-padi për zgjidhje martese, që përbëjnë një mesatare prej 2.9 kërkesash të depozituara në ditë. Kjo shifër është më e madhe në krahasim më vitin e kaluar që për të njëjtën periudhë ka pasur rreth 450 kërkesa për zgjidhje martese. Por i gjithë numri i çështjeve që janë gjykuar dhe po vazhdojnë të gjykohen ka arritur në shifrën 886. Sipas burimeve nga gjykata, gati çdo ditë në gjykatë vijnë bashkëshortë të ndryshëm që interesohen për kërkesat që kanë depozituar apo për avancimin e procesit. Sipas psikologëve të gjykatës, gjendja e tyre ekonomike dhe psikologjike në pjesën më të madhe është shumë problematike dhe bashkëshortët në pjesën më të madhe bëhen shumë konfliktualë me njëri-tjetrin kur vijnë në gjykatë. Kjo duket qartë dhe në faktin tjetër, që në 5 muajt e parë të vitit 2007 gjykata nuk ka arritur të pajtojë asnjë çift. Për vitin 2007 ishin rreth 336 çifte që kanë arritur të divorcohen.

Sa e vështirë është të ndahesh?

Martesa është ekonomi. Nëse s’të dalin llogaritë mund të divorcohesh dhe të nisësh një jetë të re. Ky është qëllimi i atyre që i drejtohen gjykatave. Në lidhje me jetën e re numrin më të madh të kërkesave për divorc në Gjykatën e Tiranës e kanë bërë emigrantët, të cilët kërkojnë të ndahen nga bashkëshortët e tyre. Këtu nuk duket ndonjë tendencë, nëse janë femrat apo meshkujt ata që i drejtohen më shumë gjykatës për t’u divorcuar. Sipas statistikave të gjykatës, rreth 55 për qind e kërkesave janë bërë nga personat që kanë emigruar jashtë vendit. Madje burime nga gjykata bëjnë të ditur se ka pasur raste kur emigrantët që kanë kërkuar divorcin, kanë krijuar një familje në vendin ku kanë emigruar. Trancizoni që po kalon vendi ynë po reflektohet shumë mirë dhe në familjet Shqiptare. Tabuja e paprekshmërisë së martesës është thyer dhe në pjesën më të madhe janë femrat ato që duan të divorcohen nga burrat e tyre, të cilët mund t’i kenë tradhtuar apo keqtrajtuar.

Kur martesa merr fund?

Sipas mendimit të gjyqtarëve për këtë çështje, janë plagët sociale që përjetojmë çdo ditë, si tradhtia bashkëshortore, papunësia, gjendja e rënduar ekonomike, mungesa e mirëqenies për të rritur fëmijë, emigrimi, mospërputhja e karakterit dhe dhuna fizike, që kanë detyruar qindra çifte t’i drejtohen Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, për t’i thënë lamtumirë martesës. Të krahasuara me shifrat e së njëjtës periudhe të vitit të kaluar, vihet re se ka një rritje të ndjeshme të numrit të çifteve që divorcohen. Sipas disa prej gjyqtarëve të kolegjit familjar, të cilët merren me shqyrtimin e këtyre dosjeve, thuhet se “në të shumtën e rasteve është vënë re se janë femrat ato që kërkojnë të divorcohen nga bashkëshorti”. Duke shtuar se disa prej çifteve nuk pranojnë të paraqesin para gjykatës arsyet se përse duan t’i japin fund jetës bashkëshortore, duke i përkufizuar vetëm me një fjalë të vetme “nuk përputhemi”. Por, në rastet e deklaruara para gjykatës mësohet se shkaqet ekonomike janë ndër arsyet kryesore që çojnë në marrjen e vendimit ekstrem. Të ardhurat e pakta dhe mbetja pa punë e njërit prej bashkëshortëve kryesisht burrit, ka qenë pikënisja që në familje të lindin kontradiktat, të cilat në shumë raste kanë përfunduar me përdorimin sistematik të dhunës, gjë që bashkuar me problemet e tjera, e ka bërë të pamundur bashkëjetesën. Por nuk kanë munguar edhe divorcet edhe në rastet kur çifti ka qenë në gjendje të mirë ekonomike, por në këto raste ndarja ka ardhur si pasojë e tradhtisë bashkëshortore, që ka krijuar njëri prej bashkëshortëve, si rezultat i të cilës ka braktisur familjen e mëparshme për të krijuar një jetë të re.

Mosha dhe fëmijët

Sipas burimeve nga gjykata, pjesa më e madhe e çifteve që kërkojnë të divorcohen janë pa fëmijë, ose kanë fëmijë të vegjël. Ata janë të rinj, në përgjithësi poshtë moshës 30-vjeçare dhe në pjesën më të madhe emigrimi është shkaku i zgjidhjes së martesave. Por, nuk janë të pakta as rastet kur prishem martesa 20-vjeçare. Pas shumë vitesh bashkëjetesë dhe me 2 ose 3 fëmijë, shpesh dhe të rritur, ka çifte që kërkojnë të ndahen pasi nuk durojnë dot më jetën me bashkëshortin e tyre. Ndërkohë, me futjen në fuqi të Kodit të ri të Familjes, gjykata është e detyruar të përcaktojë edhe kujdestarinë e fëmijës menjëherë gjatë dhënies së vendimit për ndarje. Gjatë shqyrtimit të seancave Kodi i ri i Familjes mundëson që për përcaktimin e prindit, i cili do të kujdeset për fëmijët, merret edhe mendimi i psikologut. Duke qenë i pranishëm në disa seanca ku zhvillohet procesi i divorcit, kryesisht në momentet kur merren në pyetje fëmijët, psikologu është në gjendje të përcaktojë se cili është prindi i aftë për t’iu besuar kujdestaria e fëmijës. Por pas kësaj, bëhet edhe kalimi i pensionit ushqimor në favor të fëmijës. Njëri nga prindërit, zakonisht është i “dënuar”, në raste të shumta babai, duhet të paguajë gjysmën e rrogës mujore për të mbajtur fëmijën deri në moshën 18-vjeçare. Togat e zeza gjatë shqyrtimit të kërkesë padisë ku në mes janë edhe fëmijët përcakton edhe kushtet. Në rastet që fëmija është nën dhjetë vjeç, i lihet në kujdestari të detyruar nënës, ashtu si e përcakton edhe ligji. Por ka edhe përjashtime, kur nëna nuk është në gjendje ekonomike dhe shëndetësore të kujdeset për fëmijën, dhe ky fakt përcaktohet nga psikologu, atëherë kujdestaria i kalon babait. Ndërsa përpjesëtimi i pasurisë, zakonisht kryhet me ndërhyrjen e ekspertit, pasi në raste mjaft të pakta çiftet që divorcohen bien dakord për një ndarje me mirëkuptim të pasurisë së vendosur pas martesës.

Shkaqet e divorceve
Tradhtia bashkëshortore
Papunësia
Gjendja e rënduar ekonomike
Mungesa e mirëqenies për të rritur fëmijë
Emigrimi
Mospërputhja e karakterit
Dhuna fizike

Statistika
3 çifte divorcohen çdo ditë në Tiranë
2.9 të tjerë depozitojnë kërkesën për t’u ndarë
Në 5 muaj, 450 kërkesë-padi për zgjidhje martese
Të ardhura të reja 606
Të ardhura pas prishjes 6
Të pranuara 418
Të pushuara 225
Të rrëzuara 1
Të përfunduara 644
Të pa përfunduar 242
 
shume qenka ritur numeri divorceve....:(

edhe ti merzitesh se ndahen te tjeret?!
sbesoj se duhet te merzitesh sweet,se perderisa ata ndahen,do te thote qe i kane menduar mire.uroj qe shumica e tyre te mos kene femije se femijet paguajne ne nje ndarje.
 
nuk merzitem per njerez qe as i njof
por thjesht eshte nje shifer alarmuese....
sepse me sa di numeri martesave eshte ulur...edhe numeri divorceve eshte duke u ritur
gjithsesi une jam dakord me divorcin kurr gjerat nuk hecin me midis ciftit....
 
Une die e degjova ne lajme qe kishta vajtur 5 numri i cifteve.
 
nuk merzitem per njerez qe as i njof
por thjesht eshte nje shifer alarmuese....
sepse me sa di numeri martesave eshte ulur...edhe numeri divorceve eshte duke u ritur
gjithsesi une jam dakord me divorcin kurr gjerat nuk hecin me midis ciftit....
i ka europa keto gjera,morem tere te keqijat e perendimit dhe jo te mirat:espuls:
 
Sa te duhash 3 gjyqe 1 mije lek kane vajtur.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top