Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ditëlindja e Bes Kallakut gjatë pandemisë/ Gjobiten 30 të ftuarit, mes tyre Meta e Kryemadhi, 1 mln lekë gjobë pronarit të lokalit! Pezullohen 6 polic

Ditëlindja e Bes Kallakut gjatë pandemisë/ Gjobiten 30 të ftuarit, mes tyre Meta e Kryemadhi, 1 mln lekë gjobë pronarit të lokalit! Pezullohen 6 policë​

1606051998870.png
Të gjithë pjesëtarët e ditëlindjes së aktorit të humorit Bes Kallaku të organizuar dy ditë më parë edhe pse në kohë pandemie do të gjobiten.
Gjithashtu është gjobitur me 1.000.000 lekë administratori i lokalit. Për moskryerje të kontrollit të territorit janë pezulluar nga puna edhe 6 policisë.
Mes të gjobiturve do të jetë edhe presidenti i vendit, Ilir Meta dhe bashkëshortja e njëkohësisht kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, të cilët ishin në festë.
Edhe pse gjendemi në kohë pandemie ku mbajtja e maskës dhe distancës fizike është primare, ata kanë festuar sikur s’ka ndodhur asgjë pa asnjë lloj distance me njëri-tjetrin, duke shkelur çdolloj rregulli. Kjo do të jetë gjoba e tretë për Kryemadhin, e cila ka kundërshtuar vendosjen e maskës mbrojtëse edhe pse kohet e fundit është shfaqur me të në publik.
Të gjithë mund t’i kemi parë fotot e ditëlindjes së Bes Kallakut me motive country, ku morën pjesë shumë të famshëm shqiptarë.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Në lidhje me aktivitetin e zhvilluar më datë 20.11.2020 në një lokal në fshatin Laknas, Bashkia Kamëz, ku shtetasi B.K, kishte organizuar një ceremoni ditëlindje dhe kishte ftuar rreth 30 persona, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë menjëherë mori masa në zbatim të Aktit Normativ, për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Nga ana e Policisë së Tiranës, u mor masa administrative 1.000.000 lekë për administratorin e lokalit shtetasin F.U., në bazë të aktit normativ nr 3 datë 15.03.2020. Gjithashtu në bazë të pamjeve filmike janë identifikuar të gjithë personat që ishin pjesmarrës në aktivitetin e zhvilluar dhe do ndëshkohen me masë administrative për shkelje të masave kufizuese anticovid-19. Njëkohësisht Drejtori i DVP Tiranë ka pezulluar nga detyra 6 punonjës Policie për moskryerje të kontrollit të territorit dhe ndaj tyre Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë. Drejtoria Vendore e Polcisë Tiranë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid duke bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qyetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital cilindo administrator lokali apo qytetar që nuk i respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për shëndetin e qytetarëve.


Top Channel
 
Shi kur te dali bibilushi likes, upsss tedi blushi e te thote qe gjithcka eshte politike
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back