Dita Botërore Kundër Kancerit

PiNkY

Anëtar i Nderuar
kancer4.jpg


Sot është Dita Botërore Kundër sëmundjes së Kancerit. Numri i të sëmurëve me kancer sa vjen e rritet në Kosovë dhe në mbarë botën. Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2013, janë prekur nga akanceri 735 persona. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, tregon se mosha më e shpeshtë tek femrat mbetet ajo 55 vjeçare, dhe 68 te meshkujt.

Ministia e Shëndetësisë deklaron se vitin e kaluar 23% e buxhetit të të gjitha barnave, ka shkuar sëmundjes së kancerit. Megjithatë të sëmurët ankohen për kushte në spitalet e Kosovës por edhe për mungesë ilaçesh.

Në vitin 2012, numri i kancerit në mbarë botën u rrit përafërsisht me 14 milionë raste të reja, një shifër që pritet të rritet në 22 milionë çdo vit brenda 2 dekadave të ardhshme.

Diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi i duhur mund të shpëtojnë jetën e pacientëve.

Në përballjen me kancerin, nisja e trajtimit të duhur sa më shpejt të jetë e mundur është çelësi i suksesit. Diagnostikimi në fazat e para është ëi domosdoshëm për një trajtim efikas të sëmundjes.

8,2 milionë njerëz vdesin nga kanceri çdo vit në botë dhe 1,2 milionë prej tyre janë në Azinë Jug-lindore, ku të paktën 1,7 milionë raste të reja me kancer janë diagnostikuar çdo vit.

/albeu.com/
 
Titulli: Dita Botërore Kundër Kancerit

Une ketu do te citoja firmen e Zines
Dhe gjeja me e mire qe te behet eshte te behen kontrolle here pas here, keshtu edhe mund te parandalohet
 
Titulli: Dita Botërore Kundër Kancerit

Duhet te theksohet se shkaktare kryesore jane: duhani, alkooli, mosdhenja gji femijeve dhe ajo me e rendesishmja nga moslevizja e tepert... Duhet patjeter te gjejme kohe per pak sport, mjafton dhe gjysem ose 1 ore ecje ne dite...
 
Titulli: Dita Botërore Kundër Kancerit

Shkaqet kryesore te kancerit ne pergjithsi jo vetem te gjirit jane stresi, duhanpirja, mbipesha. Sigurisht faktori gjenetik luan rolin themelor por rreziku per tu kthryer ne tumor malinj shumfishohet nga stresi ne radh te pare, gjithashtu nga pirja e duhanit apo thejsht duke qe pran duhanpirsve, dhe mbipesha. Te treja keto faktor te evitushem ulin rastet me kancer shum her me pak sesa cpo ndodhin tani.

NUk duhet harruar se njerzit sot jetojne me gjat se ne cdo kohe nga fillimi i njerzimit. Dmth jaq te ekspozuar me teper kundrejt rreziqeve qe shkaktojn kancer. Dmth nuk eshte se njerzit me pare kan qen me te forte, por ata vdisnin me heret nga uria apo i hante mamuthi dhe nuk kishte kohe tu perhapej kanceri.


hajduti
 
Back
Top