@E**A** @Soulmind @C3nI
Që të mos largohemi shumë në tematika e kësaj teme (tashmë)..
Si besimtarë mysliman që jeni, çfarë mendoni për profetin Enok. Stërgjyshi i Noah (i përmbytjes së madhe universale)
Është njeriu i parë human që shkruan një histori..

Njihet si profet për islamin (dhe të krishterët kopti), përmendet edhe në Kuran, por me pak detaje.
Shiko fotografinë 1954084
@Lauri po të përgjigjem këtu edhe në lidhje me temën
Libri i ndaluar i Enoch
Së pari:
Në të njëjtin realitet jetojmë dhe ky realitet themelet i ka ke disa ligje:
- E njohur dhe e panjohur (Bota mbahet mbi të panjohurën/Buda), pa të panjohurën ne nuk ekzistojmë.
- Lindje dhe vdekje (What dies does not pass out of the universe/Marcus Aurrelius) dhe kjo shprehje nuk vlen vetëm për gjallesat toksore si i perceptojmë ne por edhe për yjet dhe galaktikat, yjet dhe galaktikat lindin dhe vdesin, do lindin dhe do vdesin.
- Numrat 1 dhe 2. Gjallesat toksore i ke të gjithë 1-sha

sepse janë unik, në mënyrën e tyre, janë edhe simetrik. Njerëzit me 1 trup, 1 kokë, 1 fytyrë, 1 gojë, 2 sy, 2 veshë, 2 duar, 2 këmbë, etj... kjo puna e këmbëve mase ndryshon për zvarranikët dhe insektet, etj...

por përherë në mënyrë simetrike. (edhe në programim bazat i ke 0 dhe 1 pra ke dy elementë që me kompozime të ndryshme u japin kuptim formave

)
- E mirë, e gabuar.
- Dritë, errësirë.
etj... etj...
Kjo thjesht sa për hapje... mqs po diskutojmë edhe për librin e Enoch
Së dyti:
Unë vetë nuk jam praktikant fetar, as nuk kam ndonjë gjë kundër praktikantëve fetarë të kujtdo feje, thjesht kam ca rezerva ndaj disave si puna atij tipit që u bë mediatik kohëve të fundit sepse kishte ngujuar familjen se do e mbronte nga e keqja

apo ndaj disave nga krahu tjetër që abuzojnë me fëmijët, etj... etj... shembuj ekstremesh ke pafund dhe kudo, madje edhe këtu në virualitet ke tipa që sapo jep një mendim fetar që nuk u përshtatet të sulen sikur po u shan ekipin e futbollot për të cilin bëjnë tifozlllik
Unë vetë në familjen ku jam rritur vetëm gjyshen kam dëgjuar rrallë herë që përdorte shprehje me Zotin dhe Perenia por nuk u kisha dhënë rëndësi, pastaj filluan këto motrat e murgeshat nga Italia që dhuronin varëse fosfori me kryq

dhe nisa të pyes kush është ky djali Zotit?! Pastaj netëve të verësnga 94-95 rrinin të gjithë komshinjtë jashtë, ke bordurat dhe shkallët e pallateve, gra bashkë, burra bashkë, bashkëmoshatarë bashkë. Më tutje nesh rrinin ca më të mëdhenj dhe një nga këto sa kishte filluar e shkonte në xhami... e flisnin këto më të mëdhenjtë e ne më të vegjlit veshët katër
Një ditë shkoj ke shpia e njërit prej këtyre që kundërshtonte këtë fetarin e me prepektivë

se do merrja qenin për shëtitje (kishte një qen të bardhë të bukur, afroheshin gocat kur dilje shëtitje me atë

) dhe kur shoj Kuranin ke bufeja dhe u habita!! I them: T'a ka bo dhuratë X? Jo më tha, libër i mirë ai, ka kohë aty... Po ti pse e kundërshto X e pyeta? E ke lexu kët librin? Jo më tha, kam frikë

Se shef si o bo ai (për x) flet për 7 qiej e 7 toka. Robt kanë zbrit n'honë, e kena m'su sistemin planetar që në fillore ai m'trego mu 7 qiej e 7 toka

Libri le të rri aty se është libër i mirë
Së treti:
Unë këtë kuriozitetin tim me hapsirën, jashtoksorët, fenë etj... e kam nisur me piramidat e Egjiptit dhe sinkronizimin e tyre me yjësinë e Orionit, pastaj me Sumerët dhe kërkim pas kërkimi me lloj lloj fenomenesh me Gjigandët apo Nephilim që njihen në librin e Enoch dhe nga këtu kam filluar me librin e Enoch dhe para nja 10 - 15 viteve i kam kushtuar shumë vëmendje.
ps.
Për ata që nuk e e dinë vetëm në ishullin e Sardenjës janë mbi 800 vendvarrime gjigandësh dhe po ashtu ka plot e në Ohaio-SHBA, vendvarrime me forma kodrash, etj... pra jo vetëm se kanë ekzistuar por edhe sa kanë patur konceptin e tyre për botën spirituale dhe jetën e pas vdekjes.
Tani, vijmë ke pyetja jote:
Ajo që mund të të them (jo si fetar apo si studiues i mirë i fesë Islame) por thjesht nga informacionet që kam unë si kurioz nga natyra është se historia e Enoch është jashtë koncepteve Islame sepse Islami nuk e njeh si koncept që engjëjt apo melaqetë të kthehen kundër Zotit!! Nuk kanë mundësi zgjedhje ato. Melaqetë thonë vetëm të vërtetën, janë qënie të krijuara nga drita, të madhësive të ndryshme me qëllime të ndryshme por nuk kanë mundësi zgjedhje. Enoch përshkruan 200 rojtarët apo engjëj apo bijtë e zotit që bien dhe krijojnë mardhënie me bijat e njeriut dhe nga këto pasardhërsit janë gjigandët apo Nephilim.
Ke disa nga këto shkrime të vjetra kam hasur histori të tipit: "Dhe kishte luftë në parajsë ato kohë...", "Luciferit ju bashkua 1/3 e engjëjve..." "Zoti vetë nuk u përfshi fare në luftë por Luciferin e mundi Danieli... emri i tij (Daniel) do të thotë "ai që është i ngjashëm me Zotin...". Nuk ekziston një koncept i tillë në Islam.
Në Islam Iblis është Jinn qënie e krijuar nga zjarri. Jinn janë qenie të krijuara para njeriut. Jinn kanë të drejtë zgjedhje, ndryshe nga engjëjt. Ke Jinn ka të mirë dhe të këqinj. Iblis ka qenë ndër më të devotshmit deri para se Allah të krijonte njeriun e parë, Ademin a.s dhe Iblis shfaq krenarinë duke mos iu përkulur dhe kërkon leje deri në ditën e gjykimit për t'a devijuar njeriun nga rruga e drejtë.
Kërkon leje. Pra, nuk ekziston në konceptin Islam që dikush që e ka parë apo e ka njohur ekzistencën e Zotit, t'i kundërvihet pa lejen e tij.