Disa thenie per korrektesine

braziljania

Anëtar i Nderuar
Korrektësia tregon vlerat e vërteta te një njeriu dhe kulturën e fituar nga tradita familjare,por dhe respektin qe ka një person për personat e tjerë qe e rrethojnë dhe me te cilët komunikon.

-Njeriu pa korrektësi si kafsha e egër ne pyllin e dendur.

-Korrektësia e një njeriu,rrite vlerat e vërteta qe ka ai dhe mungesa e korrektësisë tregon mungesën e kulturës se tij.

-Nëse do ta vlerësosh një njeri vlerësimi fillon nga korrektësia qe ai ka ne raport me ty dhe me te tjerë, atëherë mund te behet një shok i mire nesër për ty.

-Njeriu pa korrektësi si pema pa fruta.

-Te jesh korrekt do te thotë te jesh njeri.

-Moskorrektësia është fryti i njerëzve pa vlera.

-Rregulli numër një qe e karakterizon dhe e vlerëson njeriun njeri është korrektësia,pastaj vine te tjerat ne rralle.

-Moskorrektësia frutë i gënjeshtrës dhe i mashtrimit.

-Ai njeri qe është korrekt ,ka te gjitha virtytet e një njeriu me vlera te larta.

-Korrektësia baras me njeri,moskorrektësia baras me çdo gjë tjetër ,veç me njeri jo.

-Nëse dita fillon me korrektësi ,ai njeri është gjithnjë i gëzuar me punën e tij.

-Te jesh korrekt gëzon respektin e një mase te madhe njerëzish.

-Tek ata njerëz qe janë korrekt,shejtani thyen hundët,sepse nuk mund te depërtoje tek ata për t’i bërë për vete.

-Moskorrektësia arma me e mire ne duart e shejtanit,per te prishur trurin njerëzor.

-Tek njeriu mokorrekt jetojnë te gjitha te zezat,mos sinqeriteti,gënjeshtra,tradhtia,vjellja e mashtrimi.

-Lum ai njeri qe lind me një shpirt korrekt ne ketë jete,sepse dhe parajsa e tija është për jete.

-Korrektësia është një virtyt i veçante ,qe e dallon njeriun nga speciet e tjera mbi toke.

-Korrektësia e ndan njeriun nga bota shtazore.

-Korrektësia është gjeja me hyjnore ne shpirtin e njeriut.

-Tek njeriu korrekt te gjithë kane besim, duke i besuar çdo fjale qe ai thotë dhe ka vend kudo për te.



Shkruar nga Luigj Shkodrani.
 
Korrektsia eshte e mire!
Por dhe shume e tepruar ,apo aty ku s`duhet,`ske pse shpenzon kot!
 
Njerezit gjithmonë besojne ate qe u thote mendja dhe jo ate qe eshte e vertete.
Duhet llogjika e forte, te kontrollosh mendimet dhe te besosh ate qe eshte e vertete.
 
Korrektesia eshte virtyt i nje karakteri te forte e cila eshte e lidhur me shuuume vlera te tjera pozitive! Lum kush e ka! 😬
 
Korrekt. Fjalë tabu për shumicën e njerzëve.
Të gjithë thonë që e kanë, e pak kujt ja sheh në të vertetë. 🤷
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top