Disa të vërteta për vrasjen e Hasan Prishtinës

Arfenilla

Themelues i Forumit
Nga Halit AGA

Vazhdimësia dhe vitaliteti për popujt dhe kombet në skenën e historisë vjen si rezultat i vetëdijshmërisë, trashëgimisë, veprimeve të personave e grup-personave në kohë dhe hapësirë, duke parë gjithnjë në mënyrë krejt reale e të vërtetë atë apo këtë variant të periudhës dhe situatës kur dhe si ka ndodhur filan vepër apo ndodhi, pasi njeriut i bie një herë në jetë të tregojë se sa i aftë është për të lënë gjurmë në këtë apo atë objekt. Pra, gjithçka e bazuar në vetëdijshmërinë gjuhësore historike etj.

Gjuha, si mjeti shprehës i drejtësisë dhe i të vërtetave paanësisht, por ashtu siç kanë ndodhur dhe historia si pishtar, që me anë të evidentimit dhe analizës së shkaqeve dhe rezultateve të përjetuara nga njerëzimi në kornizën e këtyre dy elementeve, u ndriçon popujve dhe kombeve rrugët e tyre vetjake për të ecur përpara.

Duke pasur parasysh këtë këndvështrim, në këtë shkrim po mundohem të qartësoj disa të vërteta që nuk janë trajtuar ose më keq akoma janë deformuar deri në ekstrem, pasi çdo njeri vërtet ka të drejtë të flasë dhe të shkruaj, por kurrë të mos mendoj se di gjithçka e është gjithkush, pasi sot është e qartë si drita e diellit se çdo njeri ka aq forcë “si pesha e gruas sime”, një komedi që është aq afër realitetit shqiptar.

Për të qartësuar opinionin publik në detaje dhe hollësi, po marr mundimin të qartësoj saktësisht se jo gjithmonë historinë e bën ai që vjen në pushtet, pasi kjo është krejt e pavërtetë dhe e përkohshme, ashtu si vetë pushteti, pasi e vërteta triumfon me gjithë forcën e saj e nuk ka forcë ta ndalë.

Një ditë me një grup shokësh po pinim një kafe si zakonisht, kur pa pritur e pa kujtuar dëgjoj këtë bisedë, që vërtet më befasoi, pasi edhe nuk desha ta besoja, personi që po vazhdon të flasë ma përsëritë edhe një herë e po ashtu me një siguri të habitshme ngulte këmbë në të tijën, siç ndodh rëndom në ambientet tona.

I kthehem me shumë qetësi e qartësi, duke u munduar ta sqaroj e ta bindë se nuk ka ndodhur ashtu, po kur u bind, ishte e kotë. I premtova se me argumente do ta pasqyroj në një nga gazetat më prestigjioze këtu në Tiranë dhe këtë po mundohem të bëj.

Personi thotë se Hasan Prishtinën e paska vrarë Osman Bali. Sinqerisht mbetem pa gojë, pasi nuk kisha dëgjuar ndonjëherë një bombë kaq të madhe sa kjo e këtij zotërise, pasi jo vetëm nuk mund të ketë asnjë kuptim dhe është krejtësisht sajesë komunistësh e provincialesh krejt të paditur dhe që nuk kanë arritur të kuptojnë ose të paktën të jenë 1% të besueshëm, pasi në këtë formë edhe unë do të vija veten në dyshim, por kur kjo është e qartë si drita e diellit se:

1. Hasan Prishtina ishte miku më i afërt i Osman Balit, ashtu siç ishin shumë të tjerë.

2. Meqë po përmend këta dy persona edhe në momentin e vrasjes së Hasan Prishtinës në Selanik, Hasan Prishtina e konsideronte akoma Selanikun tokë shqiptare, pasi duhet ta dijë çdo shqiptar se të paktën gjatë Luftës së Parë Botërore selia e qeverisë shqiptare ishte në Selanik dhe askujt nuk ia merrte mendja se fuqitë aleate fituese do të tregoheshin aq shumë të padrejta

3. Hasan Prishtina është rebeluar pas vrasjes së Osman Balit. Ai nuk rebelohej lehtë e për gjëra që ai mendonte se janë të kapërcyeshme, bënte durim dhe tërhiqte edhe të tjerët në këtë linjë, pra edhe kjo ishte po ashtu meritë e Hasan Prishtinës, si shumë burra të kohës, që mundën të luftojnë dhe të tregojnë se në këtë truall arbëror ka burra që luftojnë me durim e burrëri, që vriten e istikamin nuk e dorëzojnë. I tillë burrë ishte edhe Hasan Prishtina.

4. Siç shprehet edhe njëri nga pjesëtarët e delegacionit të caktuar nga parlamenti i vetëdalë nga Kongresi i Lushnjës, “Esat pasha na erdhi në takim dhe na u drejtua me fjalët: ‘Kam ardhur për këta (bëhej fjalë për Mehmet Konicën etj), pasi juve do t’u var në litar sapo të vij në Tiranë’”. Askujt nga këta burra, pjesë e të cilëve ishte Hasan Prishtina, nuk e besonin kurrë se mund të gjendej një e çarë në mes shqiptarësh, të cilët sakrifikuan aq shumë e ndoshta më shumë se çdo komb tjetër.

5. Nuk ishte problemi se këto lloj lëvizjesh u bënë nga këta dallkaukë, të cilët, siç i emërton një gazetar e studiues i huaj, natyrisht, pasi të vendit ishin më shumë të tarafeve e krahinorizmave, të cilat asnjëherë nuk janë penguar të shkruajnë dhe të flasin sipas oreksit. Ai shprehet se kthimi i Esat pashë Toptanit në Tiranë përbënte rrezik për politikën provinciale të Tiranës etj. Pra. këto lëvizje orientoheshin e drejtoheshin nga shumë agjentura e financime nga të interesuarit për shkatërrimin e këtyre trojeve, të cilat për hir të së vërtetës duhet thënë e stërthënë se po rezistojnë me sukses e heroizëm midis dallgëve me intensitet shumë të lartë, por ashtu si Greqinë e morën përsipër gjermanët në atë kohë dhe sajesat e gjuhës greke duheshin sajuar e po ashtu edhe disa heronj duheshin sajuar po edhe trashëgimia duhej sajuar, pasi çdokush e di përbërjen e Ballkanit në shekuj: popullsi greke, ortodokse-greke, katolike, myslimane, dhe këto kanë shifrat e veta shumë të sakta, prandaj u bënë dhe tentativat e para që në kufijtë e grekëve ortodoksë të përfshiheshin si Bullgaria etj., pasi këto e dinin mirë se nuk mund të rezistojë një sajesë e tillë, kurse po të ishin edhe bullgarët në këtë linjë, do të triumfonin në saje të bullgarëve, të cilët kishin gjuhë dhe zakone të trashëguara.

6. Hasan Prishtina është vrarë plotë 7 vjet pas vrasjes së Osman Balit, pra i bie që me t’u shkatërruar varrezat para ish-ambasadës kubaneze, ku ishte i varrosur Osman Bali, të ketë qenë i gjallë në varr e të ketë ndryshuar mendje ose të jetë ngritur nga varri si armik për miqtë e tij. Këtij trillimi t’i përgjigjen ata që janë mësuar vetëm të sajojnë e të gënjejnë miletin.

Mendoj se historia jonë duhet njohur me etnitetin e saj të vërtetë, ndryshe është e pamundur që me një sërë historianësh vendas me pasoja të sëmura e të indoktrinuar nuk besoj se do të mund ta shpjegojmë qartë e ta bëjmë udhërrëfyese për brezat. Një dijetar ka thënë: “E pashmangshme është shembja e vendit të pazot, por s’ka për t’u shembur ky vatan në i dalsh ti për zot…”

Pra, historia është dëshmitare se kombet kudo, por dhe individët, ta rregullojnë jetën nën dritën e eksperiencës së të kaluarës, që do të thotë është kujtesa e një kombi dhe përmbledhja e eksperiencës kombëtare. Ashtu si çdo njeri nuk jeton dot i shkëputur nga eksperienca e së kaluarës, edhe kombet pa ditur të kaluarën nuk gjejnë dot rrugën drejt së ardhmes, por janë nevojtarë për tërheqjen e vëmendjes dhe orientimit të vëmendjes historike, pasi duke ditur të kaluarën dhe eksperiencat në të kaluarën dhe po ashtu duke i përcjellë ato te brezat që vijnë me vërtetësi dhe dinjitet, rol të cilin nuk e zëvendëson dot asnjë lloj sajese, por e ngarkon atë negativisht.

Nuk besoj se i shërben kujt përdorimi i historisë thjesht si një përmbledhje ngjarjesh e konsiderimi i saj ashtu, pra historia duhet të jetë dhe të mbështetet në baza shkencore nga ku të përcillen me vërtetësi të vërtetat e gënjeshtrat, të drejtat e të padrejtat, po ashtu trashëgimia kulturore dhe sakrificat në mbrojtje të trojeve të veta etj. Shkurt, kombi ka nevojë të përfitojë nga eksperiencat e së kaluarës duke përfituar nga pësimet e mësimet e tij.

Disa thonë se historia përsëritet, por, po të merrej mësim nga e kaluara, a do të përsëritej me të vërtetë? Mendoj se jo.

Mendoj se opinioni e ka një përgjigje mbi këto sajesa e të pavërteta që botohen në gazetat tona të përditshme dhe duke iu lutur gjithkujt të jetë i vëmendshëm dhe i kujdesshëm rreth botimeve e atyre që ka mundësi të shprehë në vende a kudo të jetë të mundohet të jetë sa më afër të vërtetave, duke mos u atakuar me pasardhës etj., kjo nuk vlen atëherë kur “ti më vrave e unë të vrava”, pasi siç dihet dhe njihet nga çdokush se vrasjet politike nuk kryhen pa pasur një mbështetje të fortë politike apo në të kundërt do të pësosh të njëjtin fat vetë etj.
 
Titulli: Disa të vërteta për vrasjen e Hasan Prishtinës

O Halit Aga, si nuk e permend kund ne te gjithe shkrimin vrasesin e e vertete te H. Prishtines Ibrahim اelo, i derguari i Mbretit Zog. nderkohe qe titullon shkrimin mbi te vertetat e vrasjes! Keto gjera dihen mjaft sakte qe nga dita e vrasjes dhe s'ka vend per teori te reja!

Shtypi i dites kur u vra Hasan Prishtina nga Ibrahim çelo foto majtas.
gazetagrekehprishtinavrare_zpsa3183a60.png


Shtepia e H Prishtines ne Selanik, sot shkolla e memecave
Shtepia-e-Hasan-Prishtines-300x206_zps9e757a73.png
 

Attachments

  • gazetagrekehprishtinavrare_zpsa3183a60.png
    gazetagrekehprishtinavrare_zpsa3183a60.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • Shtepia-e-Hasan-Prishtines-300x206_zps9e757a73.png
    Shtepia-e-Hasan-Prishtines-300x206_zps9e757a73.png
    6.9 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top