Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Disa të folme karakteristike të trevës sime/tënde

Gi de Masha

Anëtar i ri
Mod
Të kontribuojmë të gjithë së bashku ... ta rikutojmë e mbëltojmë të folmën tonë karakteristike sipas trevave.
 
E folmja është njësia më e vogël e ndarjes së një dialekti që karakterizon të folurit e një krahine, të një fshati a të një qyteti.

Këto të folme janë më shumë të theksuar në dialektin gegë. Ndodh që dy fshatra të jenë fqinj, por kanë disa shprehje që e dallojnë nga fshati tjetër.

Unë fillimisht, në këtë temë po marr të shtjelloj foljet ” kam ” dhe ”jam”, kryesisht në kohën e kryer të thjeshtë, sepse pikërisht këtu shihen ato shkarjet që i ikin gjuhës standarde.

Foljet jam dhe kam, të folme vendore, përdoren në këtë formë ”jum” dhe ”kum”.

Folja ”jam”, në formën ”jum”, kryesisht përdoret në kohën e kryer të thjeshtë, pra e shoqëruar me pjesoren dialektore ”kanë ” ( qenë ) ose ”kanun” (qenë)

P.sh. A je kanë/kanun naj ( ndonjë) her’ në kryeqytet?
- Po, jum kanë/jum kanun nja dy – tri herë ( kam qenë )

Zgjedhimi i kësaj forme dialktore në kohën e kryer të thjeshtë:

Unë: jum kanë/kanun ( kam qenë )
Ti: je kanë/kanun ( ke qenë )
Ai/ajo: u kanë/kanun ( ka qenë )
Na: jena kanë/kanun ( kemi qenë )
Ju: jini kanë/kanun ( keni qenë )
Ata/ato: janë kanë/kanun ( kanë qenë )

Folja ”kam” në të folmen e trevës sime ”kum” ka përdorim të kufizuar. Përdoret zakonisht vetëm në mënyrën dëftore, veta e parë. P.sh. Kum vetë kur ka tren. ( Kam pyetur kur ka tren )

Shënim: pjesorja e foljeve në të shumtën e rasteve merr mbaresën ”un” ose fare pa te. P.sh:
Sod gjithë ditën kum punu ( por edhe pununun ) - ( Sot gjithë ditën kam punuar )
Sod gjithë ditën nuk jum dalun pej shpije ( Sot gjithë ditën nuk kam dalë prej shtëpisë )

P.S: Do të ishte mirë që të gjithë të kontribuojmë në këtë drejtim. Sillni edhe ju shembuj nga treva juaj.

Respekt,
 
Dmth koha e kryer e thjeshte eshte koha e kaluar ?

Une vetem 3 kohe njoh, e kaluar , e tashmja, e ardhmja.

Dhe tek ajo fjalia e dyte ne te zeze …sipas llogjikes time fare mire ne te dyja rastet mund qe te perdoresh fjalen “ kum “ dhe ngelet po korrekt apo jo ?
 
E folmja është njësia më e vogël e ndarjes së një dialekti që karakterizon të folurit e një krahine, të një fshati a të një qyteti.

Këto të folme janë më shumë të theksuar në dialektin gegë. Ndodh që dy fshatra të jenë fqinj, por kanë disa shprehje që e dallojnë nga fshati tjetër.

Unë fillimisht, në këtë temë po marr të shtjelloj foljet ” kam ” dhe ”jam”, kryesisht në kohën e kryer të thjeshtë, sepse pikërisht këtu shihen ato shkarjet që i ikin gjuhës standarde.

Foljet jam dhe kam, të folme vendore, përdoren në këtë formë ”jum” dhe ”kum”.

Folja ”jam”, në formën ”jum”, kryesisht përdoret në kohën e kryer të thjeshtë, pra e shoqëruar me pjesoren dialektore ”kanë ” ( qenë ) ose ”kanun” (qenë)

P.sh. A je kanë/kanun naj ( ndonjë) her’ në kryeqytet?
- Po, jum kanë/jum kanun nja dy – tri herë ( kam qenë )

Zgjedhimi i kësaj forme dialktore në kohën e kryer të thjeshtë:

Unë: jum kanë/kanun ( kam qenë )
Ti: je kanë/kanun ( ke qenë )
Ai/ajo: u kanë/kanun ( ka qenë )
Na: jena kanë/kanun ( kemi qenë )
Ju: jini kanë/kanun ( keni qenë )
Ata/ato: janë kanë/kanun ( kanë qenë )

Folja ”kam” në të folmen e trevës sime ”kum” ka përdorim të kufizuar. Përdoret zakonisht vetëm në mënyrën dëftore, veta e parë. P.sh. Kum vetë kur ka tren. ( Kam pyetur kur ka tren )

Shënim: pjesorja e foljeve në të shumtën e rasteve merr mbaresën ”un” ose fare pa te. P.sh:
Sod gjithë ditën kum punu ( por edhe pununun ) - ( Sot gjithë ditën kam punuar )
Sod gjithë ditën nuk jum dalun pej shpije ( Sot gjithë ditën nuk kam dalë prej shtëpisë )

P.S: Do të ishte mirë që të gjithë të kontribuojmë në këtë drejtim. Sillni edhe ju shembuj nga treva juaj.

Respekt,
Nji rreth, nder tjera,vecohet me te folmen qe e perdor, si te geget, poashtu te tosket.
Shprehjen qe e ke permend ma nalt , "jum kanun", s`e kam ndigjue ndonjiher.
"Jum kane" , po e kam ndigjue shpesh.
Ti po ma len pershtypjen qe mendon, gjaja se tosket nuk kan aq shum dallime ne te folun nga fshati ne fshat.
A i ke vizitue rrethet e toskve ti ? S`po te thome qytetet, po rrethet,katundet a fshatnat toske.
Te jesh i sigurt qe edhe te ta gjen dallime jo te vogla, prej fshati ne fshat.
 
jo askund nuk e kam thënë se toskët nuk kanë aq shumë dallime, sepse këtë e thotë vetë titulli...
dmth shembujt që kam sjellë janë të trevës sime ( Drenicë ).

format foljore të tipit kam qenë; jum kanë e jum kanun, janë të po kësaj treve, por kjo e dyta ,pjesorja "kanun" shumë rrallë përdoret.

Po ta sjell një, besoj e ke lexuar a dëgjuar:

Eu kur ish kanun, eu kur ish kanun, Bali Katravella...
 
spao m'u kujtua edhe një shprehje tjetër:
p.sh. Hjat po a lâmë me u takue QETËR herë ( po e lëmë të takohemi herë tjetër )
 
Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%
Back
Top