Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Disa në Dubai, disa në burg/ 28 emrat e përmendur deri tani në operacionin e SPAK, akuzat

IMG_0155.png

TIRANË- Edhe pse kanë kaluar më shumë se 24 orë nga nisja e aksionit të SPAK, për kapjen e personazheve të njohur të botës së krimit një vend, nuk ka ende një njoftim nga ana e Prokurorisë së Posaçme, në lidhje me atentatet që janë zbardhur konkretisht. Përmes burimeve dhe në rrugë jozyrtare bëhet me dije, se shumica e masave të sigurisë nuk kanë ekzekutuar deri tani, pasi një pjesë e mirë e personave në fjalë janë larguar jashtë vendit.

1- Leonard Duka – I arrestuar shkurtin e vitit të kaluar në Belgjikë, në pritje të ekstradimit për vrasjen e Santiago Malkos. Ndaj tij është kërkuar një masë e dytë sigurie. n

2- Erlis Duka – Në kërkim ende për vrasjen e Santiago Malkos

3-Astrit Avdylaj – Shijak në kërkim, për akuzën e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje. Dyshohet se vëllezërit Avdylaj kanë kërkuar eleminimin fizik të Durim Bamit

4- Altin Avdylaj – Në kërkim për të njëjtën vepër penale, si vëllai i tij, të skeduar më herët për dosjen 339

5- Valter Bami, Krujë, i arrestuar dhe liruar për mungesë provash për atentatin e parë në banesën e Gentian Bejtjas, ku mbeti i vrarë kunati i këtij të fundit.

6- Durim Bami – Dyshohet se strehohet në Dubai, ai sigurim kushtesh për të vrarë Marklen Hakën. Në atentatin e vitit 2019, mbeti e vrarë halla e Hakës.

7- Endrit Dokle – Durrës, ish-numri 2 i bandës së Durrësit, i njohur për armiqësinë e tij me Vis Martinajn.

8- Plarent Dervishaj – kunati i Lul Berishës, në kërkim si pjesë e bandës së Durrësit. Gjithashtu dyshoher se prej vitesh ndodhet në Dubai

9- Arben Ndoka, ish-deputeti i PS, i përmendur dhe në përgjimet e para të dosjes Metamorfoza.

10- Xhevi Ndoka – vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka – I arrestuar më herët për tjetërsimin e pronave në Lezhë, i është komunikuar masa në burg

11- Fatmir Hyseni alias Doqja, i shpallur prej disa vitesh në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos dhe atentatin ndaj Inez Hajrullës

12- Albert Zaja, i arrestuar në 2021 dhe i dënuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit – komunikuar masa në burg

13- Armando Ndreca, vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca – i arrestuar para disa javësh për kultivim droge në një stan në Lezhë, por brenda dy ditëve u la i lirë nga Gjykata

14- Elvis Ndreca, djali i xhaxhait të deputetit të PS, Eduard Ndreca

15- Miri Bruli- biznesmen në Shkodër, është arrestuar, i afërm i biznesmenit Pëllumb Gjoka.

16- Lulzim Berisha, ish-kreu i bandës së Durrësit, i arrestuar në Spanjë, në pritje të vendimit të ekstradiumit.

17 – Ergert Mitri – Polic, ish-drejtori i policisë Lezhe

18- Klodian Shahini – ish punonjës policisë kufitare

19 – Altin Morina – Ish efektiv i RENEA-s

20- Marklen Haka -disa herë i lakuar si i përfshirë në ngjarje kriminale, nuk dihet nëse është ekzekutuar masa ndaj tij.

21- Arjan Tuku, arrestuar në Itali

22- Denis Meta, arrestuar në Spanjë

23- Naim Stafuka, i arrestuar në Fushë Krujë, dyshohet si i përfshirë në atentatin ndaj Marklen Hakës.

24- Samuel Ndoka – nipi i Arben Ndokës

25- Aldo Avdylaj nipi i Astritit, akuzohet për sigurimin e kushteve për të kryer vrasje

26- Santilo Basho i skeduar më herët, vëllai i Tesi Bashos i skeduar gjithashtu dhe i arratisur nga burgu, masa i është komunikuar në burg

27- Viktor Imeri, në burg për vrasjen e Klodian Saliut e Vajdin Lames, i është komunikuar masa në qeli

28- Elvis Doçi njohur si “Visi i Pojës”

/ZËRI
 
E kur thone .. investo ne Dubai .. kriminaliteti Zero.. e bla bla .
Po atje fshihen kriminelet me te medhenj mo 😂😂
 
E kur thone .. investo ne Dubai .. kriminaliteti Zero.. e bla bla .
Po atje fshihen kriminelet me te medhenj mo 😂😂
Atje smundesh me bo asnji gjo pervecse me jetu n hesapin tan 😁
 
Po pra po .. asgje sben.. mjafton qe ta di qe kam komshi Serien killer🤣
Zene sikur se ke 🤣
Kundershtart han me nje restorant e skan munci me shkemby shikimet lene mo per me teper 🤣
 
Zene sikur se ke 🤣
Kundershtart han me nje restorant e skan munci me shkemby shikimet lene mo per me teper 🤣
Kur te behet permbytja e radhes .. si do ndahen .. ferr e oaradiz keta 🤣🤣
 
Kan fut ca emra pa lidhje... Ekziston mundësia që kan vetëm hamendsime edhe as një provë, thjesht i dinë gojarisht. Show për qeverinë.
 
Kan fut ca emra pa lidhje... Ekziston mundësia që kan vetëm hamendsime edhe as një provë, thjesht i dinë gojarisht. Show për qeverinë.
Kishin nxjerr shullazin ku n fakt ato n burg e kan aty 🤣
Ne fakt emrat skan dal kot se jan te nderlidh me njeri tjetrin krejt
 
Lufta me grupe kriminale nuk eshte e lehte per asnje vend. Paska hap SPAK 28 bela. Uroje te ja dal 🤗
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back