TIRANË- Edhe pse kanë kaluar më shumë se 24 orë nga nisja e aksionit të SPAK, për kapjen e personazheve të njohur të botës së krimit një vend, nuk ka ende një njoftim nga ana e Prokurorisë së Posaçme, në lidhje me atentatet që janë zbardhur konkretisht. Përmes burimeve dhe në rrugë jozyrtare bëhet me dije, se shumica e masave të sigurisë nuk kanë ekzekutuar deri tani, pasi një pjesë e mirë e personave në fjalë janë larguar jashtë vendit.
1- Leonard Duka – I arrestuar shkurtin e vitit të kaluar në Belgjikë, në pritje të ekstradimit për vrasjen e Santiago Malkos. Ndaj tij është kërkuar një masë e dytë sigurie. n
2- Erlis Duka – Në kërkim ende për vrasjen e Santiago Malkos
3-Astrit Avdylaj – Shijak në kërkim, për akuzën e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje. Dyshohet se vëllezërit Avdylaj kanë kërkuar eleminimin fizik të Durim Bamit
4- Altin Avdylaj – Në kërkim për të njëjtën vepër penale, si vëllai i tij, të skeduar më herët për dosjen 339
5- Valter Bami, Krujë, i arrestuar dhe liruar për mungesë provash për atentatin e parë në banesën e Gentian Bejtjas, ku mbeti i vrarë kunati i këtij të fundit.
6- Durim Bami – Dyshohet se strehohet në Dubai, ai sigurim kushtesh për të vrarë Marklen Hakën. Në atentatin e vitit 2019, mbeti e vrarë halla e Hakës.
7- Endrit Dokle – Durrës, ish-numri 2 i bandës së Durrësit, i njohur për armiqësinë e tij me Vis Martinajn.
8- Plarent Dervishaj – kunati i Lul Berishës, në kërkim si pjesë e bandës së Durrësit. Gjithashtu dyshoher se prej vitesh ndodhet në Dubai
9- Arben Ndoka, ish-deputeti i PS, i përmendur dhe në përgjimet e para të dosjes Metamorfoza.
10- Xhevi Ndoka – vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka – I arrestuar më herët për tjetërsimin e pronave në Lezhë, i është komunikuar masa në burg
11- Fatmir Hyseni alias Doqja, i shpallur prej disa vitesh në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos dhe atentatin ndaj Inez Hajrullës
12- Albert Zaja, i arrestuar në 2021 dhe i dënuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit – komunikuar masa në burg
13- Armando Ndreca, vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca – i arrestuar para disa javësh për kultivim droge në një stan në Lezhë, por brenda dy ditëve u la i lirë nga Gjykata
14- Elvis Ndreca, djali i xhaxhait të deputetit të PS, Eduard Ndreca
15- Miri Bruli- biznesmen në Shkodër, është arrestuar, i afërm i biznesmenit Pëllumb Gjoka.
16- Lulzim Berisha, ish-kreu i bandës së Durrësit, i arrestuar në Spanjë, në pritje të vendimit të ekstradiumit.
17 – Ergert Mitri – Polic, ish-drejtori i policisë Lezhe
18- Klodian Shahini – ish punonjës policisë kufitare
19 – Altin Morina – Ish efektiv i RENEA-s
20- Marklen Haka -disa herë i lakuar si i përfshirë në ngjarje kriminale, nuk dihet nëse është ekzekutuar masa ndaj tij.
21- Arjan Tuku, arrestuar në Itali
22- Denis Meta, arrestuar në Spanjë
23- Naim Stafuka, i arrestuar në Fushë Krujë, dyshohet si i përfshirë në atentatin ndaj Marklen Hakës.
24- Samuel Ndoka – nipi i Arben Ndokës
25- Aldo Avdylaj nipi i Astritit, akuzohet për sigurimin e kushteve për të kryer vrasje
26- Santilo Basho i skeduar më herët, vëllai i Tesi Bashos i skeduar gjithashtu dhe i arratisur nga burgu, masa i është komunikuar në burg
27- Viktor Imeri, në burg për vrasjen e Klodian Saliut e Vajdin Lames, i është komunikuar masa në qeli
28- Elvis Doçi njohur si “Visi i Pojës”
/ZËRI