Disa gjera qe nuk i dini per mua

_ ForumiVirtual që nga 2002.
_ Merrem me logjistika alimentare për supërmerkatat në Toskana.
_ Rradhë herë votoj, i konsideroj politikanët kriminel të autorizuar nga qytetarët nëpërmjet votave. Gjithsesi jam me tendencë të djathtë.
_ Nuk më tërheq fare futbolli, gjë që habit shumë njerëz. Për mua fushat e stadiumeve do ja ipja impakt ti mbjellin speca e domate :p
_Në adoleshencë jam marrë me volejboll me rrethin vetëm pse isha më i gjatë se moshatarët e mi. Hajde me thanë se mëson shpejt ? ...kemi dalë kampion disa vite ndër rrethet e veriut.
_Besimi. Vi nga një familje shumë besimtare katolike. Unë delja e zezë.. drejtimi im religjoz është agnostik do thoja, pasi jam anti dogmatik. Kërkoj të shkojë më tej nga ku ndalen religjonet me dogmat e tyre. Kjo nuk do thotë ateist apo antifetar. Përkundrazi.
_ Jam shume korrekt në oraret e takimeve, i fiksuar do thoja. Vonesat duhen të kenë një justifikim të vlefshëm.
_ Më pëlqen rregulli, saqë edhe rrobat në raft i rreshtoi sipas ngjyrave, duket rafti si një repart ushtarak në miniaturë.
Mbizotrojnë ngjyrat gri blu bardhë e zi.
_ Mashtrusat i kam fiksim, ndoshta pse besoj shumë shpejt. Por edhe ju lë hapësirë veprimi për të parë e kuptuar limitin e tyre deri ku duan të arrijnë. Pastaj i kërkoj ti shoh në sy.. :)
_ Nuk më pëlqen jeta në qytet, dua hapsirë_ natyre.
_ Më tërheq historia, mesjetare e antike, dhe mbi të gjitha ajo religjoze. Dikur i rrija pas edhe astronomisë. Për konfidencë apo fat, kam këtu afer një qënder astronomike me një teleskop gjigant dhe i vizitoj nganjëherë.
_ librat e mi janë, pak psikologji, por pjesa tjetër janë studime nga përsona kompetent të historisë religjoze.
Nuk lexoj romane,
_ Jam i qetë si tip. Por si shumë kush, kur më prekin telin e kuq pas ndonjë paralajmërimi e nuk merr vesh, hell bombën, plagos edhe veten ndoshta, por tjetrin e "vras".
_ Nuk shkoj pas kopesë. Më pëlqen të shkoj kunder rrymës në tatëpjetë si salmoni. Prandaj është vështirë që mendimet dhe idetë e mia të përputhen me këdo. Por më intereson dhe e kërkoj dialogun & debatin me njerëz që mendojnë ndryshe, që për mua është ajo rryma e kundërt që unë dua. Shumë kush e merr si sulm përsonal.
_ Nuk kam frekuentuar kurr në prostituta. Nuk e konceptoj dot "blerjen" e një femre për defrim.
Dy gabime shtypi:
-agnostik.. duhet ngostik
-Konfidencë ..duhet konçidencë :)
 
5 vite te plota kam punuar dhe akoma punoj, tani me pak, me rrjete sociale. Jam marre me shtimin e LIKE-s te faqeve te facebookut dhe rritjen e followersave te instagramit, shitjen e tyre dhe cdo gje me rrjete sociale dhe shitje blerje online.
 
Kam 2 dhembe lart si jo fort te drejte ?????
 
Kam pasur floke te gjata deri ne fundshpine, pastaj i shkurtova deri ne qafe.
Nk i rashe pishmanit, se me shkonin ne fakt ?
Tani kur shof fotot me raste edhe them pse i preva :S

Ka vite qe ka ndodhur.
Tani i mbaj deri posht shpatullave :d
 
Kam pasur floke te gjata deri ne fundshpine, pastaj i shkurtova deri ne qafe.
Nk i rashe pishmanit, se me shkonin ne fakt ?
Tani kur shof fotot me raste edhe them pse i preva :S

Ka vite qe ka ndodhur.
Tani i mbaj deri posht shpatullave :d
Nuk besojmë pa parë fotot.
?
 
sterdhembshe quhesh :p hahah
nfakt eshte per te qa jo per te qesh. Lol
Kam qejf sterdhembacet ???se kur qeshin te bejne te qeshesh ????
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top