DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

JORGO TELO_KONCKA

Anëtar i ri


DILOIADA
Ose
LOTثT E PATERUR Tث DHIMBJEVE…
(Poemë – baladë)
Nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

(Homazh për martiren zagorite KALIOPI DILO)

Redaktor: Evjen PERI (Studiues, Mësues i Merituar)
Recensente: Tonine Hido (Publiciste, Mësuese e Merituar)
Korrektor e kompjuterizim: Jorgo TELO
Kopertina: Ideoi J. Telo,Ukë Zenuni (Gjakovar me banim në SHBA)
Përpunim fotografish: Vasil Deçka (Athinë)
Art grafik: Nevi MIHO

Copyright: © Jorgo Telo & Eduard Dilo

ISBN:

Ndjenja e adhurimit për njerëzite mirë e mendimin e lirë e neveria për ligësinë e padrejtësinë na nxitën të shkruajmë këtë poemë-baladë të pajisur me shkrime të tjera mbi një vërtetësi sa rrënqethëse aq dhe të pamohueshme.
Autorët
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

(Nga i madhi Ilia DILO SHEPERI te martirja Kaliopi Dilo e gjer te famozja Anxhela u përshfaq në teatrin e jetës së familjes së madhe të Dilajve sheperiotë një mozaik i tërë jetësor e dramatik ngjyrash ku gjithkush sheh qartë, se si rrinë të ngjizur përbërësit e këtij mozaiku: dituria dhe krijimtaria, idealizmi dhe atdhetarizmi, pasioni dhe përkushtimi, dinjiteti e krenaria,vuajtjet nga persekucioni dhe lengatat nga internimet e burgimet, shpirti i qëndresës dhe trishtimet, lotët e vetmisë dhe lotët e mallit, diskriminimi dhe dhuna, përjetimi i ofezave dhe i terrorizmit absurd, poshtërimet, provokimet, tmerri dhe vdekjet e njëpasnjëshme gjer te krimi makabër ndaj një jete të pafajshme, që shkaktoi lotët e paterur të lamtumirës, duke vazhduar me rendjen drejt dritave të ndezura të shpresës. Të GJITHA KثTO BRENDA NJث FAMILJEJE Tث MADHE… Nderim e respekt për këtë fis qëndrestar, të përvuajtur e me nje të personalitet të përndritur në krye të tij!)
Jorgo Telo
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO



PARATHثNIE
Shkrimtari, studiuesi dhe poeti i talentuar Jorgo Telo u shton këtë herë krijimeve të tij të suksesshme edhe poemën – baladë “DILOIADA”, këtë here së toku me studiuesin e poetin Eduad Dilo.
Në të gjen fjalë artistike e figura stilistike brenda një kompozimi origjinal të realizuar mjeshtërisht. Që në rreshtin e parë deri te rreshti i fundit që mbyll këtë baladë rrjedh dhimbja, krenaria dhe madhështia e Familjes së Madhe të Dilajve të Sheperit. Nga kjo familje nisi udhën e jetës Ilia Dilo Sheperi. Pas i vijnë Fëmijët, nipërit, stërnipërit, që nuk e ulën kokën në asnjë çast, sado i rëndë për ta.
Si udhërrëfyes patën dhe kanë Ilinë, si shëmbëlltyrë po kështu - Ilinë e nënë Savën si kreatyrë; kurse si pikësynim – të ecin dhe ecin në gjurmët e tyre…
Nëse Ilia Dilo Sheperi u ngrit deri në simbolin e një shqiptari të madh, për shtat i vijnë dhe pasardhësit e tij të shumtë, që u shquan për prurjet e qëndresën e që nuk nuk u epën edhe pse thika u arriti deri në palcë…
Ilia Dilo Sheperi u bë dhe mbeti mësuesi i përkushtuar, i përjetshëm i Kombit Shqiptar. Madhërishëm tingëllojnë edhe sot fjalët – perlë të Tij: “Jemi dhe ne, mësuesit e parë të kësaj Shqipërie, shpirt nga shpirti i mëmëdheut, asht nga ashta e tij.”
Një fis i tërë i kryqëzuar. U sfilitën dhe u përndoqën egërsisht.Në çdo rrethanë ai mbeti vetvetja e pati dy martirë: Një i vdekur dhe një e gjallë, që e vdiqën nën tortura çnjerëzore. Ilia shkencëtari, albanologu, që rrezaton dritë, u zhvarros. Kaliopi, grua tipike zagorite, që përhapte dhe mbillte kudo mirësi, u masakrua.
Ilia Dilo Sheperi mbante dhe mban madhështinë e fisit të tij. Ai mbroi dhe respektoi gjer në vetëmohim shqiptarizmin, tempulli ku falej, ku frymëzohej e gjente forca për të krijuar, për të mbijetuar.
I hipur në piedestal, i kthyer në Bronx, Ilia Dilo Sheperi të duket sikur kuvendon e përshëndetet çdo ditë me bashkëfshatarët, me kalimtarët. Për ata që urdhëruan dhe kryen zhvarrosjen 30 vjet pas vdekjes së tij, duket sikur pëshpërit: “Fali, o Zot, se nuk dijnë ç’bëjnë!”
Porse vjen një ditë dhe e vërteta del në dritë, e vërtetë kjo edhe për familjen e madhe të Dilajve, që ju desh të përballonte realitetin e kobshëm, sfilitjen e kalvarin mizor, përndjekjen egërsisht të saj, si një nga tragjeditë më makabre të kohës. Përbëjnë këto medaljen e mirënjohjes për ta.
Në këtë poemë –baladë nuk gjen asnjë fjalë të vetme të stisur, të trilluar, të krijuar artificialisht. Gjithçka është e vërtetë, e ndodhur realisht, e përjetuar, e njohur. Madje mund të themi se nuk arrihet dot plotësisht parashtrimi as i atdhetarizmit as i vuajtjeve shpirtërore e materiale as ofshamat e keqtrajtimet as poshtërimet as mallkimet as qëndresa e patundur e tyre, sido e sado që mund të shkruhet.
Mjaft domethënës dhe i vlershëm bashkëpunimi i Jorgos me njërin prej nipërve të kësaj familjeje, Eduard Margarit Dilon, fakt që të shton besueshmërinë në faktet e trajtuara artistikisht. ثshtë për t’u përgëzuar ky bashkëpunim edhe pse në distancë të madhe, që, me sa dimë, është realizuar përmes internetit në linjën Gjirokastër – New York.
Janar, 2009 Evjen Peri
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

PROLOG

KONIZMA - OBELISK

Grinden erërat e luginës
si të jenë prej gjith’ botës.
Nuk i dinë “ligjet” e Stinës;
Njëra-tjetrën zënë për flokësh…

Kryqëzojn’ vëngër vështrimet
katër grykat* cep më cep.
Te një gryk’ ndalen vrapimet.
E Dhëmbeli po buçet:

“اfar’ ka ngjarë nën Kokojkë¹
Pse ka rënë në Dilaj zia?
Her’ zëmekur, herë zëplotë
Fillikat vajton shtëpia…

Mbledhur lotët e përgjakur;
Nga çdo rrënjë del një bisk.
Ngjizur bisqet e përflakur
Te Konizma – OBELISK.
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO



xxx

“Pak të lashë vetëm; ç’e keqe të mori?
Ah, moj nënë e shkretë!” -
Loton Ksenofoni.

“Ikën vitet, ikën, eh, sa shumë të prita!
ا’u bëre, moj mëmë?” –
Faqet fshin Donika.

“Oh, ç’më dogji xhani! Tani bashkë jemi.” -
Dërrmuar nga malli,
Lart u ngjit Etieni.

“Nënë , ku na vajte? Nga ne kush të ndau?
S’e mban vendi Dhamen,
Torit i hedh krahun.

“Pse s’më flet,moj nënë? Mos të kam mërzitur?
Hektori nxjerr zënë
prej lotësh i mbytur.

“Shpejt më erdhe pranë.ا’pësove, moj grua?
Mos, vallë, ikja ime
të ka pikëlluar?...”

(Katër vjet më parë prej jetës qe ndarë
Sytë fërkoi Malja.
Nuk dinte ç’kish ngjarë.)
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

AKTI I PARث

Burrë edhe grua, përbri tyre djali.
Shndërruar në tre engjëj.
Fjalën merr Mihali:

“Jetës tokësore… ç’t’i kujtojmë më parë?
Na trajtuan egër
S’u tërhoqëm zvarrë…

E dinin që ishim
çerdhe diturie
E dinin që kishim shpirt atdhetarie.

I famshmi baba,
sa qe gjallë shkëlqeu.
Një thesar të çmuar i dha Mëmëdheut.

Dashurinë për Kombin e përshfaqi hapur
I dha gramatikën
e shqipes së dashur.

Neve na mësoi
vetvetja të ishim.
Flamurin me shkabë në shpirt ta qëndisnim.

Im At Promemorjen
me guxim e nisi.
Ndihej i fuqishëm porsi një trung lisi.


VAZHDON
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

Dhe… babai lis
nxori shumë degë.
Një pas një kuçedrat mizorisht na prenë…

Kur e kërcënuan
qarqet histerike,
Shpejt ua mbylli gojën me thënien epike:

“Edhe po ma pretë fytin nga inati,
Bindjet dot s’m’i vrisni,vrisni vetëm shtatin.

Fytin do ta kem si “a”-ja e shqipes,
Boll u kam duruar përmes kërcënimesh…”

Një det diturie
qenkish ati ynë.
Të gjerë e kish shpirtin
e të kthjellët synë.

Tok me gramatikën
u lindëm dhe ne.
Dhjetë jetë të reja…
Për të ç’gëzim qe!

Një pas një ne djemtë
i forcuam krahët.
Fluturonim vetë
në qiellin e hapët…

Themua qe i pari
që zuri kurbetin,
ku me Thevron lindi
Anthullën, Vangjelin.

Marikën Elenën
Të dyja - sypishë
Lena mori emrin
e Nënës së Ilisë…

Xheli la Rovenën
me zë kanarinë.
La edhe një djalë:
la Themistoklinë…
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

xxx
Kështu “ fluturuan”
Jani me Orestin.
Jetën konceptuan;
për punë nuk reshtnin.

Me shpirt atdhetari
e hidhnin çdo hap.
Njëri mjekësi ,
tjetri ushtarak.

Të dy rrokën dije,
kulturë perëndimi
e krijuan bindje
për liri mendimi…

T’mirit Babait tonë
ters i vajti filli,
edhe pse studioi,
ku studioi Naimi.²

Edhe pse mbaroi
me medalje ari,
nuk i eci jeta,
siç desh…përsëmbari.

I etur për shqipen
e për dituri
fshehtas çeli shkollë
në shtëpinë e tij.

Si “Dhaskal i Bënjës”
matanë Dhëmbelit
Me zell nguli këmbë,
Shkolla shqipe çeli.

Nga viti në vit
tepër madhështohej
Ai shpirt fisnik
punës i gëzohej.

Gjithkund i vendosur,
adhurues për dritën.
Përherë ka mbrojtur
Veçse shqiptarizmën…

S’kundërshtoi kurrë.
Shkoi në anë te anës.
Qëndroi si burrë
dhe ndaj Patrikanës…

Per çështjen Kombëtare,
Për dertet e Gjuhës,
S’i kursente fare
vërejtjet majë gjuhës

Një shoqatë priu…
me emrin “Kandili”
me Petro Hariton
edhe me اerçizin.

Dhe i shkriu dijet
veç te “Gramatika”
Një thesar i vyer
si një mal me drita.

Për veprën që shndriti
heshti Hipokrizia…
Ndaj nesh e krejt fisit
nisi batërdia…

Aktet kriminale
nuk kishin të sosur
dhe kur Dijetari
ishte i varrosur…

E çvarrosën dhunshëm…
Pupu, ç’kafshëri!
Veç cakej e ujqër
bëjnë batërdi.

I qëndruan kohës
Vepra dhe im atë
Mizoritë s’e mposhtën
Kish vizion të lartë…”
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

AKTI I DYTث

Tek ata të tre dikush qetas mbërriti.
Koçua i hutuar, përbri - Margariti.

Kur pa pranë Mihalit edhe dy të tjerë,
Margariti foli me një zë të thellë:

“Po ty, moj kunatë, ç’të ka shkatërruar?
Po ti, Etjen djali, çfarë ke pësuar?”

Me një zë të dridhur rënkoi Etieni:
“Këtu erdha vetëm, por tre veta jemi.

Isha me Vasilin, kushëririn tonë
e xhaxha Qirjakon që veç mediton…

Unë u shkëputa, sa dëgjova gjëmën.
Të mësoja doja më tepër për mëmën.

Xha Qirjakua, Vasua shkuan n’Panteon.
I kërkoi gjyshi qysh në mbrëmje..vonë.

“Shpirt, o bir, Etjen, jetën çfarë ta ndali? –
në një zë e pyetën Kaliopi, Mihali.

“E pësova unë, si fatziu Vasil.
N’Aksident mbaruam, u premë të dy.

Lashë prapa gruan, lashë Eftalinë.
Dhe Elda me Eljon presin baba zinë.

Atje e kam mendjen; vuajn’ o sa shumë:
Gruaja si qyqe, Eljua³ i sëmurë.

Sa rrojta në tokë, vajza m’dha gëzim.
Më bëri me mbesë… mjalt’ e mjaltit tim.

(Martirja dëgjonte të shtrenjtin Etien.
E në dorë të saj dorën ia rrëmben. )

“Si ne dhe Vasili është engjëllzuar.
Prej gojës së tij boll kemi mësuar…

“Sa shumë, moj mëmë, më ka qarë shpirti,
sa s’i ndjeja dhimbjet… kockat më sfilitnin.

Dhembshurisht për ju më ka shkruar pena!
Vetëm duke shkruar me qetohej zemra.

M’u shkrumbua jeta. Na griu urrejtja.
Përbuzja mjerane s’na la ditë të qeta.

Kurrësesi s’u ndjeva me shpirtin e lirë.
Na hëngri “Luftklasa”. Na grinë ca vampirë…
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

AKTI I TRETث

Dëgjuan ç’u rrëfeu…. U bënë pikë e vrer.
Gjuhën të idhnuar porsi me zeher.

Tjetërsuar Koçua nga jeta burgore
Vështronte Kaliopin… kafka ngjyre bore…

Sytë mbi Kaliopin, sytë mbi Etienë.
Qetas Margariti hyri në bisedë:

“Shkova një vizitë lart në Panteon.
Sapo u takova me babanë tonë.

Sa qe gjallë babai u tret në merak:
Iu dogj biblioteka, shkrumbuar një prag…

Dy djem ja luftuan qyshse nga fillesa
si duarpërgjakur… sa e sa sajesa…

Më tha mirë Jani, kur fola me ta:
“Neve, o vëlla,
mendja nuk na La!
As në mend s’e shkuam
kurrë vëllavrasjen.
Deshëm shqiptarinë,
deshëm vetëm paqen.”
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

Mençuroret pyetje ia hodhi Orestit:
“Na dogjën shtëpinë
si gjithë miletit?!
E, pra, na e dogjën,
na e bënë shkrumb.
Djersa, dituria…
Iku… u përhumb…
ا’duan komunistët
e ç’kanë me mua?
Ata zgjodhën ç’deshën.
Unë zgjodha ç’dua…”
Ndaj u arratisëm
zemërpikëlluar.
Të vdekur na donin
djajt e kuqëluar.

Kur qe plak babai, përjetoi mynxyrën:
Janit, Orestit, Themos dot s’ua pa fytyrën…

Ne këtu qëndruam, por e pamë vetë:
Keqas u trajtuam ne dhe ati i shkretë…

As pyeste kush ç’i kish dhënë Kombit
Qe rregjim mister, me misteri i Globit.

Kush punoi për gjuhën, tingëlluesen shqipe?
Veç atij iu turrën me dufe shtazike.

E lanë në harresë, mbuluar me mjegull
Porsi Andon Zakon që në fillimshekull.

Dhelpërisht u sollën me baba Ilinë
Përbindshçe iu hodhën, ta linin pa frymë…

Krejt vëllezërinë edhe Viktorinë.
Të qetë s’na lanë…shpirtin ne e grinë…

Brenda Diktaturës ne provuam tmerrin.
Na e vranë shpirtin, por jo karakterin.

Mbi ne uturinte një makinë shtypse,
që dinte të fliste
me gjuhë komuniste…
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

xxx

Me syt’ e përskuqur nga lodhje stërzgjatur
Me zor mori fjalën Koçua i shpejtplakur:

“ا’po me shohin sytë?
Paska dhe më keq.
Mendoja se unë,
desh vajta per Dreq…

Ngado më gjurmonin,
sa dilja jasht’ dere.
Shpirtin ma copëtonin,
si t’isha lëvere…

Shihja punën time.
Më vriste përbuzja.
Më trembnin përçmimet
Më avitej humbja.

Nëpunës i thjeshtë.
Nuk doja karrierë.
Isha nga dilejtë;
mdaj m’u qepën – ferrë.

Ashtu befasisht
Një çast sa u shtanga!
Fare shtazërisht
më lidhën me pranga.

Ma kurdisën gjyqin,
Si të qe mesjetë
Dëshmitarët flisnin
pa hiç tepelek…

Si kodra pas bregut
Flisnin si me ngërç.
Shpifje kishin tjerrur,
mësuar përmendç…

Në një sallë gjimnazi
n’qytetin e Jugut.
U kurdis teatri
mes qengjit e ujkut…

Ndaj personit tim
s’kishin ç’të ofshanin.
Shihnin me përçmim
dhe lakonin Janin.


Një herë dy herë
përmendnin veç Janin.
Unë fola prerë:
“Nuk mban më kandari!

Kini gjë për mua?
S’kini, domosdo.
Shihni nxënësit tuaj;
shpifin dosido…

Mumjet m’akuzonin:
“Je Armik i Popullit!”
Lart e ngrinin tonin.
Nuk ndienin së ngopuri.

S’ ngopeshin sharlatanët
me vuajtje njeriu.
Të bënin hatanë
me oreks ariu…
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

Akuzat ndaj meje,
S’mund t’i paradija.
Si fasha rrufeje
m’erdhën nga juria.

Eh, juri i thënçin.
Prokuror, gjykatës.
Mjerë në të zënçin,
Del “armik i klasës”…

I durova shumë.
E humba durimin.
U ngrita furtunë.
Shpërfilla dënimin:

S’i mësuat mirë
tuajt dëshmitarë
اoç gënjejnë ndyrë,
“notën” për të marrë.

Duken si të shtirë
Në çdo lloj gënjeshtër
Ngjajnë si të mpirë
Si gjethet në vjeshtë.

Mosni, zotërinj,
Mos gjykoni skajshëm!
Edhe sehirxhnjt’
Më thonë: “I pafajshëm!”

…N’korrik të shtatëdhjetës
Drama kishte nisjen
Akuza m’e shpejtë:
“Tentim arratisje”.

Ta kisha bërë fakt
atë tentativë,
S’do bija në çark
tek ata katilë.

Dhe hëngra qelinë.
Ju e dini ku.
Në Spaç lashë rininë.
Tani jam këtu.

Dëshmitar të vetes
pata vetëm Zotin.
Të drejtë më jepte.
Eh, vet’ Zoti…ç’hoqi…!

Ishin vite sterrë
për gjith’ Shqipërinë.
E shkallmuan fenë.
Jeta – ulërimë.

Veç nga gjithë bota
myteberët tanë.
Sa ikën nga Moska
te kinezët vanë.

Edhe në qeli –
veprat e Merhumit
Citatet - turli
të Mao Ce Dunit…
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

Me orë të tëra
Na shndërronin n’urithë.
Na i vranë ëndrrat,
M’u nxinë mushkëritë.

Më skllevër se skllevërit
e mesjetës hershme
Ia kalonte ferrit
dhuna e nëndheshme…

Duke shtyrë vagona
nëpër ato vrima;
nximë jetët tona.
U shpejtuan thinjat.

Dhjetë vjet në qeli
si n’kafaz luani.
Dhjet vjet n’galeri,
sa na u dogj xhani.

Po u flas në shumës.
S’isha vetëm unë.
Njohur që në Durrës
dhe një tjetër burrë.

Dolëm patriotë,
të dy zagoritë.
Bashkë përmbi tokë
dhe ndër galeritë.
Ishte Lliko Telua,
një i arratisur.
Na u puqën telat,
ashtu shpirtgremisur.

Burgut komunist
ia kish marrë dorën.
Librin kishte mik.
Me to shtynte kohën.

S’bëra as pesë vite
i lirë, pa pranga.
Vdekja më skërmitej,
Sa më mbuloi balta.

Kupa e genocidit
me mua u mbush.
Vdekja më grabiti.
Zoti m’sjell pran’ jush.”
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

AKT I KATثRT

Lart në Panteon – tjetër kuvendim
Herë flet Qirjakua, her’ nipi Vasil…

“Më thoni, o djema… fill pas vdekjes sime
Gjuhës sonë të dashur a i bëtë shërbime?

Si fëmijë e urtë kur flet para prindit,
Qirjakua rrëfeu ç’kishte brenda shpirtit:




“Besoj të kujtohet… Më mësove vetë.
Hapa shkollë në Nivan qysh 15 vjeç.

Kisha energji, isha si tufan
Gjuhë shqipe dhashë dhe në Poliçan.

Për dije të tjera kisha shumë uri
Sudiova, baba, ashtu si dhe ti.

Nuk u përkushtova si ti për sintaksë
Mua më dha shkolla dije për financë.

Doja të shërbeja, ku duhej shërbyer.
Pozitat e larta nuk më kan’ pëlqyer.

Ti e pe dhe vetë që s’desha kapistër,
kur fashiot synonin t’më bënin Ministër.

Pa hiç dert pozitat unë i përbuza.
Veç për mësimdhënie po më digjej buza.

Eh, ta dish, baba, ç’kam hequr, i gjori!
Në pesëdhjetetreshin jeta ters më mori…

“Me sa kam dëgjuar, - plotësoi Vasili –
Dajon, more gjysh, e dërrmoi rregjimi.

Ky që nuk u ul kurrë te fashistët,
provoi tortura veç nga komunistët…

Kur panë që ishte kritik dhe i zgjuar
Ia kurdisën grackën, për ta arrestuar…
E quajtën armëmbajtës zelltarin e penës.
Ia vendosën armën enkas poshtë strehës.

Mjaft turtura hoqi, duroi si ky…
Mendjen s’e ndërroi aspak kurrsesi.

Dajua brenda shpirtit mbante madhështinë.
Në gjurmët e tij dhe unë eca mirë…

I rreptë me veten, i drejtë përherë.
Një prind i devotshëm, një shqiptar me vlerë.

Me miqt’ e vërtetë ishte mjaft besnik.
I mençur, i urtë e një shpirtfisnik.

Ai eci vetë, qe i thellë si pusi.
E kish nder që qe nip i Aristidh Rucit.

“Po ty, nip Vasil, ç’të shkuli nga jeta?
Pa thinja, pa rrudha si të mori vdekja?

“Në rrugën që çele, po ecja, o gjysh!
Për ndodhinë e zezë, s’di kujt t’i vë gisht.

Po të flas, o gjysh, të mos kesh merak.
Emri e vepra jote vezullojnë prap’.

Tok me emrin tënd edhe “Gramatikën”
Pasardhësit e tu më lart e ringritën…

Je përjetësuar i gdhendur në bust.
Kemi shpurë lule unë dhe shumëkush.

Gjyshi dijetar me Savën përbri
ledhatonin Vason e morën në gji.
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

AKTI I PESTث

Vazhdonte kuvendi në prehër të Zotit
ا’dëgjuan kunetrit
nga goja e Kaliopit:

“ا’t’u them, o vëllezër xhani!
M’iku Malja, mbeçë vetëm.
Sikur përmbysej tavani…
Me mërzi e ngrysja jetën.

Mbeç e vetme unë prej fatit,
por s’më lanë të vetmuar.
Coç m’u gjend një pjes’ e fshatit
e të mijt’ e dhembshuruar…

Nuk më linin fillikate
N’ cep të fshatit larg e lart
Më shumë vinte djali i Dhames
Ksenofoni i pafat...

Pa ndërruar tamam “klima”
Mbeti Foni i pa punë.
E një gur vuri te zemra.
Të qetohej erdh tek unë.

Me punë merresha përdit’
Në oborr, baçe e vresht.
Herë një mbesë e herë një nip.
Kur ke njerëz dot nuk hesht.

Punon dora, këmba e goja
me të tjerë rreth e rrotull.
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

Herë flisja, herë dëgjoja,
duke fshirë syt’ e përlotur.

Nëpër baçë i shtyja ditët
Me qershitë dhe me mollët.
Në mendje kisha Donikën
اoç llafosja me… shenjtorët…

Sa herë merresha me pemët,
me pemët lloji – lloji.
Më fanepsej Malja kthjellët,
tek punonte si ai.

Kur nuk ke me kë të rriç,
S’ ke me kë të këmbesh fjalë.
E sheh veten si një hiç…
Sikur bota më kish ndarë.

Eh, se si i shtyja ditët
vetëm Zoti e merrte vesh.
Kur më vinin mbesa e nipër,
jeshë vetja a nuk jesh?!...

Le pa le kur përreth vatrës
Me ne ishin gjithë fëmijtë;
Ishim dy bëheshim shtatë.
Mbushej dhoma jet’ e dritë…

Isha nuse n’derë të madhe,
ku nuk kishin mbarim librat.
Xhevahir e kisha Malen,
Oh, s’na linin rehat “krimbat”…

Krimbat brejnë gjërin e mirë.
E kafshojn’ mollën e kolme…
Ata brejnë shoqërinë.
Krimbëzojn’ pemën e sojme…

Pemë e sojme ishim ne.
Ndër më të sojmet e fshatit.
Shqiptarizmin kishim fe,
ndaj të zi e kishim fatin…”

Jo gjithnjë njeriut gjorë
i shkojnë punët barabar.
Rrija e vetme, kur kish borë.
Disa herë dhe në behar.
xxx
…Kaloi gjysma e janarit
Gjumi me zinte me zor.
Tek qëndroja pranë zjarrit,
ndjeja hapa në oborr.

Këshillin pata lajmëruar.
E njoftova gjashtë herë…
اdo njoftim ma çvleftësuan,
sa e psova si e mjerë.

Prap’ dhe mbrëmjen e mallkuar
por s’më shkoi mendja për ters.
Krejt oborrin keshë pastruar
qyshse herët në mëngjes.
Pa u bërë mbrëmja sterrë,
Ia pastrova foton Males.
اoku zinte here - herë
Disa fije merimange.

Atë mbrëmje s’e mbarova.
Mbylla derën me nxitim.
Me të qet: “Kush është?”- fola.
Mora spatën me ngurrim.

Nuk doja të bëja keq.
Dhe pse m’u rritën dyshimet.
Zhurmat binin erë dreq.
Dreqi donte kokën time…

Tek forcoja mirë derën.
Pas meje fanepsën dy…
Nga muri i pasmë më erdhën
E m’u sulën si lubi…

Shpejt i njojta nga surrati.
Dhe nga zërat që dëgjova.
Që t’u bija, diç më mbajti.
Thashë mos po bënin lojra.

Mbaja spatën ngritur kot.
Në oxhak ma fluturuan.
U fik drita mbeçë në kot.
Njëri keq m’u kërcënua:

“Udhëheqësin pse s ‘e ke?
Ku e ke fotografinë?
Ke me pa se çfarë je.
Njitash ke me na njoft mirë.

Ulëritën sa u çorrën
tëpkën si bishat në pyll.
Osh e bran flokësh më morën.
Me diçka goja m’u mbyll.

Njëri më mbuloi sytë.
Duart më karfosi tjetri.
Sapo erdhën, fikën dritën.
Aty zemra sa s’më mbeti.

I përmblodha gjithë fuqitë
Hapa gojën, mora zemër.
Si i mbusha mirë bulçitë
Thirra komshinjtë në emër.

Po askush s’u bë i gjallë.
Mbeta qyq me ata lugetër.
Zhurm’ e makinës nën arrë
e mbulonte çdo zë tjetër.

“Shpejt parat’, kena me t’vra!
Ae don me jetue, plakore?
Silli dokumentet, pra?”
Ngajtën libra e fletore…

“Mor u qoftë harram çdo gjë
U kam mbajtur si njeri.
Nga unë plaka, ç’doni më?
ا’doni më nga kjo shtëpi?...

Ma trazuan gjith’ shtëpinë
S’lanë gjëkafshë pa ngacmuar.
Protezat jasht’ m’i vërvinë
e me shqelme më qëlluan.
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

Kishin dhe një dru në dorë.
Me të më ranë sa herë!
Një shishe nga xhepi nxorën
e më shtynë mbi minder.

Klitha fort, u kacafytëm.
Hodha çapin për nga dera.
Desha që të ndizja dritën.
Kaq mbaj mend unë ditëprera….”

Gjithë mbetën gojëhapur
Në gojë shihnin Kaliopin.
Qëndronin ashtu shushatur,
Që të dinin më tej ç’ndodhi…
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

AKTI I GJASHTث

(Pema e sojme e dilenjve
Dollibash kishte Ilinë ,
ndaj sulmohej here pas here,
E kish famën vezullimë.

Fitoi famë qysh i vogël,
kur nënë Lena e çoi në shkollë.
Pesëvjeçari sa një gogël
S’rrinte kot. Qe mendjehollë.

Mësuesin shihte në gojë.
Ia rrokte truri gjithçka.
Nuk flinte, s’merrej me lojë.
Më në fund provën e dha.

Si të qe nxënës në moshë,
Si të tjerët dha provim.
“Djali nuk të doli bosh..
Ky do bëhet një gjeni…”

Këto fjalë prej mësuesit
e gëzuan nënën Lenë.
Përgëzime prej اajupit
kishte marrë dhe tjetër herë…

xxx
Mjeshtri i madh i gramatikës
Me fllad’ malesh u flladit.
Me aromë të trëndelinës
e dehu të madhin shpirt…

Posht’ Bisejit të thepisur
Fare pran’ Shpellës së Madhe
Hajde. ç’bahçe e stolisur
nga djers e grave sorkadhe!

Midis pemësh lloje – lloje
tejembanë zhuzhisnin bletët.
Ato mbushnin me mjalt hojet,
Dijetari mbushte fletët…

Një dëshirë kish Ilia:
Te Kokojka përrallore
t’preheshin eshtrat e tia.
Atje s’kish mërzitje, lodhje.
Prej andej si nga ballkoni,
do sodiste Zagorinë.
I volitshëm pozicioni,
të shihte fshatin, shtëpinë.

N’oborr, bahçe, në çdo qoshe
gjeje mollë, rrush e fik,
ftonj e kumbulla të çdollojshme…
Si një kopësht botanik.

Me sa sqimë vishej Ilia.
Borselinë e gravat’.
Midis librave me mijëra
mendueshëm hidhte çdo hap.

Me kostumin e mirëmbajtur
midis raftesh libraplot.
Port e Tij qëndronte hapur.
Ai priste miq e shokë…

Shkëmbenin letra e libra
Gjuhëtari me poetin
Pasioni Ilias- gjuha.
Vjershërimi për اajupin.

Me dëshirë t’i jepte Kombit
mjaft prej dijeve të veta,
porsi shkencëtar punoi.
Të gjithin e rroku shkenca…

Sa i etur ish për dije,
aq me zell pati studiuar.
Rroku dijet fije- fije..
Gjuhës shqipe iu kushtua.

I dha krahë gjuha e Nënës,
Fjala e pastër zagorite.
Ai vetes i thosh “nxënës”
dhe kur jepte gjuhën shqipe.

Krahas punës si mësues
Hyri thellë Eruditi.
Iu sul punës si studiues.
Kësisoj pena i ndriti…
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

I dhuroi mbarë Kombit
Sa themele gramatike.
Zoti vetë e bekoi
si “Baba i gjuhës shqipe”.

Jete dije, bënte shkencë.
Ku synoi, atje mbërriti…
Dijedhënës i vërtetë.
Mirë, po ç’thotë nipi?

“Ku ta dinte dijetari,
kujt e kujt i jepte dije?
N’atë shkollë prej atdhetarit
merrte dije një hafije…!”

Nga kallëpi – deli djalë.
Një Makbeth ishte në shpirt.
Karrieristi ngjiti shkallë…
E shkoi jetën kap e shtyp…

N’emër të fakirit popull
mbylli Shqipen në “kafaz”
Zhduki “shokët” që kish rrotull.
Ca më parë e ca më pas…

ا’ishin njerëz me të ardhme
dhe me mendje cilësore
Kurrsesi nuk ndienë paqe,
veç përndjekjen përmortore…

Disa fryjtën, sa e njohën.
Jani Dilo dhe Oresti.
Sakaqher’ e ndjenë “llohën”;
U shkëputën krejt prej djepit.

Morën kujtimet me vete
dhe imazhet prindërore.
Iu përveshën tjetër jete
larg Kokojkës fëminore.

Lanë baçën edhe vreshat
dhe krejti fisin në merak…
Nuk duronin jetë ndër rreshta
Iu larguan tmerrit… larg.

Mbi djep shfrynte er’ e Lindjes
Mbushi vendin kuqëlimi.
Mjerë kush i shmangej bindjes!
Sa i tmerrshëm qe ndëshkimi…

E të tillët s’ishin pak.
Meshkuj, femra – qindra, mijra.
Lanë shkret’ vatër e prag,
se mbi ta binte mynxyra…


ا’emër kish ajo mynxyrë?
Antijeta Diktaturë.
Vendin la në buzgreminë.
Për lirinë s’dha liri kurrë.

Ca gjykatës, prokurorë,
më të rregjurit xhelatë,
Me “majë shpate” në dorë
vrisnin ëndrrat dit’ e natë.

Kurrë s’kishte parë ky popull
luftë klasash kaq bishore.
Burgjet plot e jeta vorbull.
Tmerr për trojet arbërore.

Tmerr absurd e të pasosur
tejprovuan gjith’ dilejtë.
Gjer në palcë të plagosur
nga m’i vogli tek t’mëdhenjtë.
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

AKTI I SHTATث

(Shtatë djem edhe tri vajza
I dha pragut princi i Gjuhës.
Më të shumtët vunë unaza.
Disa fati i la humbës…)

Sa e kishte syrin çelë,
katër nuse kish Ilia.
Të gjitha nga “Proto derë”
Ndrisnin nga fisnikëria.

U shfaqej nuri mbi vetull
Mençuria përmbi ballë.
Bujaria në sy shprehur
Zagorite në ar larë.

S’qe e thënë ta gëzonin,
siç ua dha vet Zoti jetën.
U shkoi jeta buzë honit…
Të përndar’ posht’ e përjetë…

Ua ngjitën një “pullë” qysh herët
me një nofk’: “reaksionarë”…
ziliqarët myteberë
donin që t’i shihnin zvarrë.

S’qen’ ngasje sidokudo,
Veç burgosje, internime
Spiunë, këlyshë ngado –
Gjith’ me klithje e survejime…!

Sa herë frynte er’ e Lindjes
me të ftoht’ e tërsëllimë,
as që kishin shterim dhimbjet.
Dilajt ndienin angështim…
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

AKT I TETث

(Orë e çast shikonte Ifi,
nga streset tretej fëmija.
Gjuh’ e shpatës i goditi,
Rrinin larg nga shoqëria.)

“Na e ngjitën shpejt një “Vulë”
me damkën “reaksionarë”…
Tahmaqarët mendjepulë
ا’nuk kurdisën… na kanë sharë….”

Moj Luft’ klase - ç’e pështirë!
Më ke bërë të flas me vete…
Më shkele burrë e fëmijë
dhe mua të gjallë më trete.

Si në burg e handakosur.
Si qeli m’u bë shtëpia.
Tejpërtej e farmakosur.
Si durova un’ mavria?

Pas Qirjakos tri dekada
Rrojta unë … Brrrr, ç’të rrojtur!
“Pse nuk vdiqa, po u plaka,
për të hequr, për të vojtur?”

Syt’ e mi janë - të përlotur.
Ndaj mallkoj me zë të lartë:
“Në Ferr vafshi, o t’djallosur!
U bëft’ zjarr për ju kjo baltë!”
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

AKT I NDثRMJETثM

Përtyp IFI, o sa dhimbje!...
Si për Piron, Gonin, Rikun…
Tek ata e ngulit mendjen,
kur takon burrë fisnikun.
Deg’ e dyt’ e t’madhit lis
qe Qirjakua i përvuajtur.
Prit-përcill Ifi një fis
dëshpërimin për të mposhtur.

Burri i saj , Qirjako nuri,
shkoi nga shkoi, iu kthye fshatit.
اdo përndjekje e sëmuri.
Nuk u mposht kollaj prej fatit.

Mbledhur dilot nivaniotë
në trojet e haritenjve.
Shtynin jetën “qyt – e - bot”.
Nga ndëshkim’ i të “mëdhenjve…”

Hidhte degë rrapi gjigand.
Si të ishte për ta mbrojë.
Kush nuk hyri n’atë prag
e s’fitoi ca përvojë.

Përvojën e urtësisë
kish Qirjakua me bollëk
Shpirtin e qëndrueshmërisë
mbante Ifi si jastëk.

Le kur vinin sheperiotët
Ylli, Tasi e Bardhyli!
Hallës së mirë i rridhnin lotët.
S’mbahej dot nga ngashërimi.

Qysh kur nisi klima e lotëve
pa te niprit dritën e jetës.
U gëzohej bukuroshëve
Po ashtu: Edit edhe mbesës.

Kush më mirë se hallë Ifi
njihte nipërit që në sy.
Kur syt’ mbylli Margariti
Viton la me çiliminj.

Edi, Eli, s’e harrojnë
babanë e tyre lastar.
Si zambak i merrte n’dorë
اelur bukur në behar.

Me merak e mbylli jetën
Ai burrë plot mençuri.
I mbetën jetimët vetëm.
Të etur për dituri.

Për ta shtigjet ishin mbyllur
S’u jepej shkolla që donin.
Duhej që të rronin ndrydhur;
Të brohorisnin “Timonin”…

Një dërrasë për arkivolin
Viktoris’ s’ia dha askush
Ndaj kosheret shkatërroi.
Krejt shtëpia – lot u mbush.

Disa zëra arbitrarë
bridhnin fshatin tejpërtej:
“Ky fis do tërhequr zvarrë
Të mos shkohet në dilej!”

Kur prangosën Koço Dilon.
Në Fier sherri sa s’plasi.
Mbi një gardh vërvitën trikot
Bardhyli dhe Anastasi.

“Dale, pritni, mor policë!
ا’punë kini me xhaxhanë?
Atje brenda në valicë
Një kostum timin e kam.

Porsi dre u sul Bardhyli
e valixhen kapi vet’.
Te kostumi i vajti syri.
E rrëmbeu e iku shpejt.

Sekuestrot më të rënda
panë dilot nëpër vite…
Sapo hynin “hijet” brenda,
dot nuk iknin pa grabitje.

Fëmijët e Viktorisë
shkonin të shihnin xhaxhanë.
Larg në Spaçin e Mirditës
të gjorit Koço i vanë.

ا’ishin mbesa edhe nipër
i ndoqi persekucioni.
Le pastaj të tyret prindër
Vetëm te Zoti besonin.

“Hoqëm, ç’hoqëm, - thotë IFI, -
Zoti na mori në Qiell.
Tek tri pjellat më zbret shpirti.
Nuk panë një ditë me “diell”…
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

AKTI I NثNTث

“Gjithë “Ah-et” tona erdhën nga “Bastardi” –
gjëmon nga Neë Yorku
zëri i EDUARDIT…

E, ç’të them më parë sot për gjyshen Savë?
Asaj hallet kurrë,
kurrë nuk iu ndanë.

Gjyshja jonë e shtrenjtë, le ta dinë të gjithë,
vdiq veç prej merakut,
që kish për fëmijtë…

S’pyeste ajo fare për vitet lart supeve
Qe e fisme Sava.
Nga oxhaku i Rucajve.

Sa pesh’ i kish fjala, përballë zagarëve,
kur e poshtëronin
“Nën’ e reaksionarëve!”
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

xxx

…Eh, ç’më ndjekin pas kujtimet,
kur kujtoj nënën, babanë.
Për ta s’kishin fund lëngimet.
Ua vran’ shpirtin dhe rivranë

Shpesh më fliste nëna ime,
motra e Panos, Viktoria:
“Na u bë zemra thërrime.
Nuk na shqitej lukunia…


Savës dot s’ia ulën kokën
dhe pse lodheshin lakejtë.
Kur i përgatitën “lodrën”,
ranë brenda edhe vetë…

Ishte lodër krejt e pistë
në një ksodh brenda në fshat
Sekretari i partisë
një urdhër lëshoi te gratë:

“Kur të hyjë brenda Sava,
të mos ngriheni më këmbë.
Ta kuptoj’ reaksionarja,
që s’ka nder në këtë vend.”

Por intriga nuk i ndezi
sekretarit ogurzi.
Savës, te pragu kur shkeli,
iu ngrit në këmbë dhe ai.”
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

xxx

Sava kish fisnikërinë.
Qëndrestare si një burrë.
Krah i fortë për Ilinë.
Tërr si’ia bëri syri kurrë.

E tillë qe fisnikja Savë.
E tillë mbeti “Dëda e fshatit”
Kryelartë ballëlarë.
E vendosur përballë fatit…

S’ishte vjehrrë si çdo vjehrrë.
Sava qe një vjehrr’ e mbarë.
Për gjithë nuset qe emblemë.
Gjithë respekt për Dedën Savë…

Shpirti saj krejt u sfilit.
Tre djem morën arratinë.
Emigrantë politikë,
s’e duronin tiraninë…

Asnjë lajm s’mori prej tyre
Së paku sa ishte gjallë.
Disa herë derën ia shqyen,
Djemt’ e tjerë, për t’ia marrë.

Shihte Sava, se si nuset
po thinjoseshin me zor…
اdo rëndes’ mbi shpirt e supe
ua rrëmbeu nurin rinor…

Viktoria, motra e trimit,
Pano Xhamballos luan
Sa herë nisej për tek Ifi,
Vëllait i shkonte pranë.

“Pano, shpirt, me xhan luftove.
Fale jetën për lirinë.
Po për motrën çfarë fitove?
Vëlla, shpirt, djajtë na grinë…!

E burgosën Margaritin
Fëmijve s’u japin shkollë
…Nën terror e kemi shpirtin
Tremben dhe lulet në mollë

Djalli vriste deputetë.
Hëngrën plot kokrrën e plumbit.
ا’do të priste turma e shkretë?
Asgjë tjetër përveç fundit…”

E kështu duke rrëfyer,
nuk i reshtet psherëtimë.
Ngushëllim kjo mëm’ e vyer
Gjente vetëm ndër fëmijë.
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

xxx
ا’dhimbje kish Viktori bija
për kunatën – Viktorinë.
Asaj i dha gjysh Ilia
mësimdhënien trashëgim.

VajzënViktori pushuan.
Nxënësit dashurisht e prisnin
Pse s’u kthye, s’e kuptuan.
(Rrufe binin mbi krejt fisin…)

Malen specialist me emër
Fillimisht e lanë pa punë
Iu vërsulën si të egër
me më psikiken përdhunë.

Kur s’e bënë dot kulak
“Armik populli” u shpall
Ia bënë shpirtin farmak
dhe e lanë si peshkun n’zall...
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

AKTI I DHJETث

Një ndër niprit “turrjen” la
larg tek ishin xhaxhallarët.
Fluturoi në SHBA.
Veç të ikte nga “barbarët”…

Këtë fjalë kish në gojë,
kur kujtonte mizoritë
kryer nga persekutorë
“Ponc Pilatët e pashpirt.”

Mori gruan e dy vajzat.
“Vrapin” la tej Atlantikut.
Këcënimet i la prapa.
Me besim tek vetja iku….

Larg qytetit të Argjiros
e larg fshatit me dritë-hije
rrekej nipi i Ilia Dilos,
për një frymë të re lirie.

Si bagazh mori kujtimet.
Më të shumtat peshërënda.
Merak s’kishte për harxhimet.
Për liri ia kishte ënda…

Fëmijërinë dhe rininë
i kaloi mes përçmimesh.
Dhe kur “preku” burrërinë,
nuk shpëtoi prej kërcënimesh…

Shpërthyen sythe kujtimesh
te dy syt’, te zemra e Edit.
Mes gëzimesh e trishtimesh
gjithandej mbresat ngarendin…

Pran' Statujës së Lirisë
e qarkojnë vajzat të dyja.
Dhe e pyesin përditë
"Pse ikëm nga Shqipëria?" –

E krenare si mos kurrë
për simbolin kombëtar
Seç mbështillen me flamur.
Rrezatojn' shpirtin shqiptar.

اdo kujtim i rindez mall.
Midis luksit s’shikon gjë.
Nuk shikon bahçe e mal.
Vajzat flasin në një zë:

“Ne e duam Shqipërinë.
Zagorinë djep e kemi.
T’ gjejm’ vërtet’ - demokracinë,
ne te rrënjët prapë vemi.”

Tek dëgjon Edi të bijat
në shpërthim fjalësh plot mall;
Vë mbi gjoks duart të dyja,
s’i t’i thot’ Zotit: “Më fal!”

“ا’të të fal, o bir?” – flet Zoti.
Ti po thua të vërtetën.
Brengë patët mot pas moti…
Boll e duruat të shkretën!
Merr kurajë me tepër Edi.
E nga shfrimet përmban veten.
Lotët gati që t’i derdhi.
Tek të bijat sheh kureshtjen…
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

AKT I NJثMBثDHJETث (I POSAاثM)

Qëndron EDI pranë tyre,
T’ua thot’ a jo të vërtetën?
S’don t’ua prish’ dritën e syve,
Atë drit’ që larg e gjetën…

Ato s’ishin esëll fare.
Lart’ e posht’ kishin dëgjuar.
Të vërtetën më makabre
Fare shkurt të copëzuar…

Si një prind me shpirt llagar
Si baba me ndjeshmëri,
tha me vete: “S’bëj zarar,
po t’ua them ato që di…”

“… Fisi ynë, o moj të mira,
një oaz atdhetarie.
Gjysh edhe stërgjysh Ilia
ishte shembull diturie.

Zagorite e vërtetë
Sa e urtë – gjyshja Savë!
Të helmët shkoi një jetë.
Poshtërimet pa iu ndarë…

Nuk iu bëmë rregjimit vegël.
Na trajtuan si të huaj.
Na shikonin si të egër;
Duro, shpirt edhe mos vuaj…!”

E dëgjojnë vajzat sorkadhe
me flamur hapur në dorë.
E kujtojn’ trojet shqiptare
me dorën mbi kraharor.

Flasin shqip, shqipen e pastër
dhe kur nxënë gjuhë të huaj.
Veç lirinë në shqipen vatër
të gënjeshtër nuk e duan…

Xhulia, Anxhela dëgjojnë.
Drejt në sy shohin babanë.
Larg në trojet arbërorë
vegjëlin’ e tyre lanë…

Flet me shpirt të drithëruar
Flladi Edit i ter lotët.
Ka një shpirt fort të ngacmuar.
Zap kujtimet s’i bën dot:

…Si burgimet, internimet
nuk kishin reshtje për ne.
Mjaft të rënda poshtërimet;
të na mbanin si me fre…

Kundërshtarët qen’ të shumtë
me Parti e me pushtet.
Lëre “fuksat” e “gushkuqtë”;
Si s’na lan’ pakëz të qetë!...
ا’t’ju them ,o vajza, më parë?
Kisha mjaft etje për dije.
Shteg për dije nuk na dhanë,
të na shihnin veç në hije…

(Emocionet Edin kapin
Si në skenë heroin tragjik.
Shungullon krejt Oqeani,
teksa dalin fjalët shqip):

Hallë Ifi: “Shiko, Edi!
Më dëgjo, o nip i dashur:
Mos harro vojtjet që heqim,
Mos harro buzën e plasur!

Zgjodhi rrugën që desh Jani…
Sakaq nisën “havaletë…”
Direktiv’ kish dhënë Tirani,
te goditeshin Dilenjtë…”

…Unë bija në mendime,
për ç’dëgjoja e kisha parë.
Qyqja tej me këngërime;
Unë – si lulja buzëtharë…

Zhavorrishten Nivan – Sheper
e përshkoja disa herë.
Më rëndonin mbi shpirt dertet…
Zemra gur e gjoksi – shpellë.

“ا’më vjen gjallë në vegime,
O baba, baba i mirë,
U mbaje shokëve fjalime
me sa zjarr për Shqipërinë…!

Ato fjalë plot krenari
i përcillje n’shok’ të huaj.
Edhe unë porsi ti
në mëdyshje heq e vuaj…

Ngjyr’ e kuqe, ngjyr’ e Djallit
Na e bëri jetën sterrë…
Desh na hëngri për sëgjalli,
siç hëngri hallën fatzezë…!

xxx

Këtu Edi ndryshoi zërin.
Iu ndryshua vetvetiu.
Tok me vajzat kryqin bëri.
Mbi flamur frynte veriu:

“Të kalosh në Sheper,
në të kreit lagje;
I tëri rrënqethesh.
Një kondismë shfaqet.

Vetëm disa fjalë,
prej qiellit zbritur,
prej shpirtit kanë dalë,
shpirtit të zhuritur:

“Nëna juaj, motra juaj,
këtu ngrirë në mermer.
Për të gjithë rri e vuaj.
Si s’u lodhën duke prerë?
Fjalë lapidare
Prodhuar prej zemrës…
Piskama llahtare
Zbritur për tek rrënjët.

Rrënjët e dilenjve
shkojnë thellë, thellë.
Edhe hapje e degëve –
o sa shumë e gjerë!

Flasin degë e rrënjë
me zë të përflakur:
“ا’qe ky krim i rëndë,
që na drodhi pragun?...”

Lugetrit e natës
tjerrur kishin planin.
Nje ditë ngeli vetëm;
Ia bënë “pazarin…

Kushedi c’ka hequr
Halla e gjorë, Kaliopi
nga vampirë të regjur,
shpirtkatran si korbi.

…Goditur me dru,
Shkulur tufa flokësh.
Gjaku vu e vuu…
O sa krim i poshtër!

Ndaj dhunës mizore
boll kish rezistuar.
Veprime shtazore
e patën rrëzuar…

Të humbisnin gjurmët,
u përdor acidi.
Dot nuk e përgjunjën
djajt e genocidit…

E nxorën jashtë pragut
Atje e lëshuan.
Kafka krejt e zbardhur,
Shtritur, jetëshuar.

Ja kështu mbaroi
halla ime e mjerë.
Djalli helm lëshoi
ndaj të ndritshmes derë…
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

AKTI I DYMBثDHJETث

I thërret malli stërmbesat
e stërnipër ngado gjenden.
Për t'u kthyer nuk humb shpresa
Ndjenja kthen me vete mendjen.

Pena e zjarrt' e Gjuhëtarit
n'Dilaj mbeti përsëri
Vangjel, Etien e mbajtën s’pari.
E Vasil Bici me krenari…

Kur iu pre dhe Vasos ëndrra.
Pena e zjarrt’ u drithërua
Një stërmbese ja ka ënda,
Atë penë ta mbajë në duar
Vajza ka emër hyjnor:
Engjëlloreja Anxhelë.
Syri i zgjuar vezullor
shikon larg e shikon thellë.

Ndër dy botët e dy kohët
kjo stërmbes' krijon kufirin...
Ajo fshin nga qielli llohët.
Ardhmërisë ja hedh syrin.

Përjetoi një stinë pa emër
në vendlindjen plot me krisma.
E një gur vuri në zemër.
E mirëpriti Amerika.

Veç shtatë vjeç ishte Anxhela,
kur la Sheper, Gjirokastër.
Me mall i kujton ngahera.
Duke fshirë lotët e pastër.

Sot kulturën Perëndimore
ajo rrok e bën për vete.
Nëpër gjurmët stërgjyshore
ecën drejt edhe nuk stepet.

Poezinë ka për zemër
sheperioteja princeshë
N'Amerikë po lë emër
kjo e famshme poeteshë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top