DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

ا'nder i bukur për Anxhelën
e për prindërit shembullorë!
E mbyllën Dymijë e pesën
me një të këndshme "kurorë"…

Jo vetëm familja e saj
e jo vetëm Zagoria.
Shqipëria skaj më skaj
rrëmbushet nga krenaria.

Eduardi edhe Lida
me dy vajzat si flori
përballojnë gjithë sfidat
e një shekulli të ri…

Kapërcyen oqeanin
jo të qetë si turistë.
Lanë Viton,Margaritin
në vorreza mjaft të trishtë.

Në Atdhe mbetën të tjerë:
hallë IFI, kushërinjtë:
Pirua, Riku – të dërmuar,
Antigoni – vrarë në shpirt.

Ethet e tyre të shumta
kurrsesi s'i harron EDI.
As kërcënimet e plumbta,
që e larguan nga vendi.

Në Parajsën qiellore
tek prehet në Panteon,
Enden ca hije mortore.
Ato diç duan të thonë.

Krejt papritur u shfaq Hija.
Si një korb me zë ciklopi:
"A e di, mor zoti Ilia?
Këtu prehet dhe Kaliopi?!…"

"Tutje , korb, këtu s'ke punë
Shko atje te tokësorët!
Larg nga Dilajt, o i paudhë!
Hoqëm boll nga gjakësorët.

Oh, ç'më preke mu në plagë,
more shejtan i mallkuar!
Dilajt të ardhmen e kanë
të ndritur, të pa shteruar."
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

xxx
Më të voglës së fëmijëve, Hrisanthit
Veç të tjerash, s’i eci shëndeti.
Me të shoqin keq i vajti fati…
Shpejt iu fik Odisea nga Përmeti.

Vetes Zot Neta, Filipi i kanë dalë
Respektojnë ata jetën dhe lirinë.
Gjak dilajsh u ndizet në damarë
Brenda “Diloiadës” marrin frymë…
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

EPILOG
Te kondisma – obelisk
Mall e dhimbje ngjizur fort.
Përkujton ajo një fis
Eh, një Fis me dhimbje e lot…

Në mermer po klithmon shpirti
me protestë njerëzore.
Pika e lotit aty zbriti
prej Parajsës qiellore.

Të shpërndarë tokësorët.
Që të gjithë mallzhuritur.
Me mendim te Parajsorët,
Te çdo emër i përndritur.

Vetëm tre s’janë larguar.
Në vendlindje i la fati…
Që të tre mjaft të trishtuar.
Tollovi jeta ç’u vajti…!

Pirua, Riku, Antigoni
Me trishtim babanë përcollën.
Dhimbje IFI mjaft duroi.
Me kunatën si u sollën…

Që të gjith’…persekucioni…
ا’të trajtuar!... Pa mëshirë.
U shkoi jeta buzë honit.
Qëndrestarë në buzëgreminë…

Një mision kanë nipër, mbesa:
mos harrojn’ hallet ndër vite…
T’u qëndrojë ndezur kujtesa
ndaj çdo brenge… e çdo merite…
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

xxx
Ka ç’kujton për dilejtë i pashtershmi Llagaturat.
Krejt damarët i ka thellë e në Bambull ngjiten lart.

Shkëlqimtarë syt’ e Ilisë, syt’ e Savës ledhatarë
Mbetën idhujt më të ndritshëm për gjithaq trashëgimtarë.

Dhjetë emra faqendritur gdhendën Sava dhe Ilia.
I dhanë drit’ vatrës së ditur, dritëzonte gjithë shtëpia.

Bukuroshë – djemt’ e Ilisë
Bukuri e dëshpëruar.
Bukuroshë – mbesa e niper
Bukuri e trashëguar.

Nipër, mbesa të krejt fisit –
Të shpërndarë tejembanë
Vragat e persekutimit
Përgjithher’ në shpirt i kanë…
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

E pëllumba ishin shtatë, pëllumbesha ishin tri.
Simpatikë flatraartë për flatrime në liri.

Që të dhjet’në drit’ të syve të ngulitur kishin paqen.
Përgjërim për jet’ të ndershme, kësisoj të pastër faqen.

Për pëllumbat, pëllumbeshat, u përshfaq e egra jetë
Internimet edhe prangat askërkund s’i lanë të qetë.

Diktatura shpirtxhelati, më xhelat se Ponc Pilati
krijoi klimë ku vegjetonin karrieristi, intriganti.

Kërcënimet e tejskajshme ua vrerosën tejet shpirtin…
Katër “nuset” e pafajshme, para kohe plakur ishin.

U martuan katër djem, katër nuse u bënë gra.
U thinjosën… o sa shpejt! Dhuna dhimbshëm ra mbi ta.

Gjith’ pëllumbat lanë çerdhen, fluturuan ku e ku.
Tek e çift braktisën vatrën, të mbijetonin diku.

Të sëmurur me pahir, me pahir të plakëruar.
Mbyllën sytë një pas një, mbetën të përjetësuar.

Në selitë e Parajsës, ku prehen Ilia, Sava,
Tok me prindërit në amshim: shtatë djem’ edhe tri vajza.

Përmbi dhè trashëgimtarët mbeten me vështrim përpjetë.
Ku janë nënat, baballarët dhe stërgjyshërit e shkretë?

Ku është Ilia dhe Sava, Themua, Thevrua e Vangjeli
Gjith’ të tjerët tok me gratë e fundtragjiku, Etieni?

اfarë drodhi male, pyje, e tronditi vetë Zotin?
Ishte vdekja më makabre,,, vdekja që mori Kaliopin…

Të vegjël Andi edhe Gjergji porsi dy zogj dallëndyshe.
Duke hedhur sytë rrotull, të trishtë kerkojnë gjyshen.

Te çdo thinjoshe që shohin, të stepuar syt’ i ndalin.
Po kështu kërkojnë gjyshen edhe Blerta e Mihali.

(Tragjikisht shkoi Vasili;
po kështu edhe Etieni
Po kur vdekja vjen prej krimit,
Na ndihmo, o Zot, ç’të themi…?)
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

Ishte Muza me zë t’vajshëm, që na kujton Epopenë..
Bij’ e Zeusit të Olimpit, kjo hyjneshë jetëprerë…**

…N’atmosferën arbërore u trazuan dhunshëm erërat.
Kishte erëra liridashëse e asish që ngritnin plehrat…

Frynte erë perëndimore, çelej jeta tejpërtej.
Era tjetër ishte flamë, thante gjethe e kërcej.

Më të ndjeshëm ndaj çdo “klime” ishin Dilot Sheperiotë.
Barbarisht të keqtrajtuar. Të paepur jet e mot.

Nuk gëzuan ditë të qeta, se ua vrisnin buzëqeshjen.
Me trishtim u shkoi jeta, në çdo hap kredhur në strese.
xxx
Diku strukur rrinte shpresa, erdhi dita nxori krye.
Nipër, stërnipër, stërmbesa s’e lënë shpresën në hije.

Pa harruar të vërtetën me mjaft ethe e pllanga gjaku
E ndërtojnë vetë jetën, siç ua do nderi dhe pragu…

Të ,mëdhenj edhe të vegjël të ndezur mbajnë kujtesën.
Duan të veprojnë ligjet, duan të gjejnë të drejtën..

Drejtësi lypte Etjeni përmes penës flakërimë.
Të ngratit shpirti i theri, dot s’e gjeti drejtësinë.

Dhe këtë e dëshirojnë, jo ta mbajnë si ikonë;
Porse ligji të veprojë mbi ata q’ e meritojnë…

Sa kanë etje për lirinë, po aq dhe për drejtësinë.
ثsht’ e tillë diloiada, teksa sot e lirë merr frymë.

Mbledhur lotët e përgjakur
nga çdo rrënjë del nje bisk.
Ngjizen bisqet e përflakur
te konizma – obelisk.
 
Një stërmbes’ e Gjuhëtarit, bija e shkrimtar Vangjelit
Në sy ka dritën e Paqes, kurse mbiemrin prej Diellit.

Dhe në syt’, zemrën e saj Paqe e Diell ndihen qetë;
Kjo rrëfen se gjithë Dilot, të rikthyer janë në Jetë.

Seç fryn era e Dhëmbelit, një fllad me fuqi hyjnore;
Një nga një i mbledh të vegjlit e krejt familjes Dilore.

Një oborr mbi Obelisk sa me gaz pret niprit, mbesat.
Për një jetë paqe,dritë gjallërisht bulojnë shpresat…

Për një jet’ të lumturuar, jetë të lirë mbi këte dhe;
Jehon kënga e Rovenës, kënga e shpirtit…ANTE!
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

Shpjegime fjalësh:

¹ Kokojkë = kodër e veçantë dhe e bukur mbi fshatin Sheper.
² Dmth në Gjimnazin Zosimea të Janinës.
³ Eljua = fëmijë e Etienit
** Kaliopi = sipas mitologjisë ishte një nga muzat e Zeusit, që simbolizonte epopenë, oratorinë, bukurinë
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

Shkrime plotësuese nga Eduard M. DILO

1) ILIA DILO SHEPERI -

U lind në Sheper të Zagorisë më 27 nëntor 1872 dhe u rrit në një mjedis me ndjenja atdhetare. Mësimet e para i mori në vendlindje, pastaj në gjysmëgjimnazin e Manastirit të Nivanit dhe përfundoi “Shkëlqyeshëm” gjimnazin “Zosimea” të Janinës si rrallëkush në historinë e lashtë të kësaj shkolle, ashtu si dhe Sami Frashëri dhe Hoxha Tasimi para tij. Si njohës i thellë i greqishtes së vjetër, dinte edhe greqishten e re, italishten e latinishten, frëngjishten e turqishten dhe u njoh dhe me gjermanishten e anglishten. Përktheu nga greqishtja. Kurse nga anglishtja ka përkthyer një libër që nuk ka të bëjë me çështje gjuhësore.
Ai mori me dinjitet stafetën e Rilindasve tanë të mëdhenj, duke ngritur flamurin e lirisë, të dritës e të përparimit brenda në Shqipëri me bindjen e sigurt, se po vinte kështu një gur themeli në Shqipërinë që po lindte e në ndërtesën e kulturës shqiptare në ngritje të vazhdueshme. Në “Memorandum” drejtuar Patrikanës më 1908 Ilia Dilo përshfaqet një zëdhënës i botës shqiptare, që kërkon miqësi e respekt të ndërsjelltë midis popujve, ruajtjen e frymës së kanuneve të shenjta në dobi të zhvillimit të interesave kombëtare dhe ndarjen e fesë nga politika.
Në faqet e gazetës “Dielli” (Vol.68, Nr. 10, 1972) do të shkruhej: “…Në kohë të errëta, kur stabilizimi i Shqipërisë si shtet indipedent ishte një ëndërr, për Ilia Dilo Sheperin ishte idhulli i shenjtë, në realizimin e të cilit ai konsakroi tërë fuqinë e tij me përbuzje të çdo rreziku.
… Së bashku me studiues shqiptarë dhe të huaj ka rrahur probleme të etimologjisë shqipe dhe të linguistikës comparative, duke krahasuar dhe studiuar veçanërisht fjalë e shprehje në shqipe me fjalë të greqishtes së vjetër e të re, të cilat i njihte thellë.”
Me krijimin e shtetit shqiptar Ilia Dilo Sheperi ka qenë një nga themeluesit e aparatit shtetëror në Jug të Shqipërisë, përpilues i dokumentacionit bazë shkollor, mësues i mësuesve, hartues programesh e tekstesh shkollore me vlera shkencore pedagogjike, pjesëmarrës aktiv në Kongresin arsimor të Lushnjës (1920) dhe në atë të Tiranës (1922) etj.
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

ثshtë i përmendur dhe i cilësuar në historinë e gjuhësisë shqiptare si “Babai i Gjuhësisë shqipe” dhe hartues i Gramatikës së gjuhës sonë.Gjuhëtari i shquar iu përkushtua gjithë jetën gjuhës dhe shkollës shqipe në kuadrin e përparimit të kulturës kombëtare në krejt dimensionet e gjera të saj.
Si pionier i arsimit kombëtar dhe i albanologjisë konsiderohet ndër përfaqësuesit më të denjë të inteligjencies gjirokastrite, duke kapërcyer si edhe A. Z. اAJUPI “sinorët” krahinorë, duke u ngjitur kësisoj në Panteonin e figurave më të mençura të elitës kombëtare.
Dijetari shumëdimensional me emrin dhe veprën e vet si dijedhënës e shkencëtar i gjuhës i bëri nder Sheperit e Zagorisë e krejt Kombit atëherë kur lypsej më tepër se kurrë; e pikërisht në periudha mjaft të trazuara për Shqipërinë e për gjuhën shqipe.
“GRAMATIKA DHE SINTAKSA E GJUHثS SHQIPE” e konsideruar si një libër i shenjtë u botua për herë të parë në vitin 1927 në Vlorë, u ribotua në Romë në vitin 1972 e përsëri në Tiranë në vitin 2001, pra në vitet e shtetit demokratik. (Botimi më i fundit u realizua dhe pajis me shtojcat e nevojshme nga i paharruari nip i Gjuhëtarit, Etien Mihal Dilo.)

Poshtë portretit në bazoreliev, ku dallohen sytë vezullues e depërtues të Ilias dallojmë qartë:

ILIA DILO SHEPERI (1872 – 1945)
EDUKATOR, GRAMERIEN, ERUDIT

Si arkitekt i gramatologjisë Ilia veç veprës” Gramatika dhe sintaksa e gjuhës shqipe” hartoi tekste të gjuhës shqipe për shkollat e mesme.
Qysh në vitet ’20 – ’30 të shekullit XX lëvrimet dhe punimet me karakter te theksuar shkencor kane pasuar njëra – tjetrën. Së pari, ai që në hyrje të veprës madhore përmend “konsideratat e veta për gjuhën tonë letrare, për rëndësinë dhe vlerën që ka studimi i strukturës gramatikore shqipe, për dialektet dhe të folmet tona të ndryshme, për nevojën e ngutshme të një fjalori të shqipes, probleme këto që kërkuan rrjedhjen e shumë viteve që të mund të gjenin hapësirën e nevojshme për t’u realizuar. Këto tregojnë njëfarë profecie apo shprehin thellësinë dhe aftësitë parashikuese të mendimit të tij.
Atdhetari dijeshumë punoi me përkushtim të madh në tokën amtare si “fort pak të tjerë”. Krijoi dhe udhëhoqi shoqërinë e fshehtë “Kandili” së bashku me اerçiz Topullin e Petro M. Hariton; një ndër nismëtarët dhe krijuesit e shoqërisë “Vëllazëria” të Gjirokastrës (1919 – 1924)dhe Sekretar i Përgjithshëm i saj, etj.
Gjithsesi fusha kryesore e veprimtarisë shkencore të tij ka qenë gjuhësia. Eruditi Ilia Dilo ka qenë dhe hartues e dërgues i letrave në mbrojtje të çështjes shqiptare gjithandej: Patrikanës së Stambollit (1908), Atit të Shenjtë, Qeverisë italiane, Konferencës në Paris etj. etj. Duke qenë një edukator e dijedhënës model, një grumbullues folklori, hartues tekstesh e gojëtar i kendshëm Ilian do ta shihje në disa vende në krye të punës që kryente: Inspektor Arsimi në Delvinë e Gjirokastër, mësues në Liceun e Korçës etj.
Fshehtas hapi të parën shkollë shqipe në shtëpinë e tij qysh në viti 1907, ndërsa më 1917 i ktheu në shqip të gjitha shkollat e krahinës. Vitet e para si mësues i filloi në rrethin e Përmetit, ku u quajt dhe “Dhaskal i Bënjës”.
Ilia Dilo Sheperi kish mbaruar gjimnazin e famshëm “Zosimea” të Janinës me medaljen e artë dhe me një notë të vetme në Diplomë: “ARISTA” (Shkëlqyeshëm)
Punoi me zell, përkushtim e me një këmbëngulje të fortë , siç dinte ai. Në periudhën e gjatë të diktaturës komuniste emri i tij u la në hije, kurse familja iu persekutua pothuaj përgjithësisht brez pas brezi…
Më 16 nëntor të vitit 2002 Këshilli i Komunës i Zagorisë dhe Shoqata Atdhetare – Kulturore “اajupi” së toku me Universitetin “Eqrem اabej” Gjirokastër organizuan në vendlindjen e Ilia Dilo Sheperit, në Sheper, një veprimtari përkujtimore me rastin e 75 – vjetorit të botimit të Gramatikës. Në këtë Sesion Shkencor Këshilli i Komunës me vendim të veçantë i dha titullin e lartë “Nderi i Zagorisë” Ili Dilo Sheperit dhe Aristidh Rucit.
Në këtë veprimtari Akademiku Jorgo Bulo do të theksonte: “Na ka mbledhur këtu në Sheper nderimi për Ilia Dilo Sheperin dhe detyrimin për të shlyer një borxh moral ndaj kujtimit dhe veprës së këtij personaliteti të shquar të atdhetarizmit, të arsimit dhe të gjuhësisë shqiptare. Duke përuruar bustin e Ilia Dilo Sheperit, realizimi i të cilit u bë i mundur në sajë të nismës që ndërmorën një grup zagoritësh dhe të afërm të tij dhe të përkrahjes së organeve të pushtetit vendor, ne i kthejmë galerisë së figurave tona të shquara fytyrën e mësuesit të Popullit, që mbijetoi në vetëdijen e zagoritëve dhe të gjithë shqiptarëve falë forcës së veprës së tij atdhetare dhe të vlerës së veprës së tij shkencore. Duke përjetësuar në bronz figurën e Ilia Dilos, ne kryejmë një akt qytetar që ndihmon për ta shpëtuar kujtesën tonë historike nga harresa prej së cilës kemi vuajtur dhe të cilën shpesh herë e kemi paguar me varfërimin e vlerave tona si komb. Në të vërtetë këtë përmendore që përurojmë sot, ky burrë ia ka ngritur vetes përmes veprës dhe jetës së tij, kushtuar këtij vendi dhe thesarit më të çmuar shpirtëror të polenit të vet, gjuhës shqipe. Ardhjen në jetë njeriu nuk e ka në dorë, por ai ka në dorë, si ta përdorë jetën që i jepet. Filozofi i lashtësisë Seneka thoshte se pjesa më e madhe e jetës na shkon duke bërë tjetër gjë nga ajo që duheëj të bënim. Por, Ilia Diloja me jetën e tij e ka sfiduar këtë mendim të filozofit që e pat lexuar në bankat e Zosimesë; ai shpenzoi gjithë jetën e tij të vetëdijshme duke bërë pikërisht atë që duhej të bënte, i lindur në një mjedis me tradita kulturore e patriotike, i shkolluar në një nga shkollat më në zë të kohës. I pajisur me kulturë klasike e me bindje iluministe,ai iu përkushtua veprimtarisë atdhetare e arsimore, parapëlqeu të ishte “Sokrati i vuajtur”, duke mos pranuar bukën e të huajit me çmimin e shitjes së shpirtit, duke punuar për shkollën shqipe me fat të rrezikuar nga agresioni i shkollave dhe kulturave te huaja, kur prapa tyre qëndronte një prapavijë politike dhe u bë mësues i shqipes dhe mjeshtër i saj….”

Në vitet e shndërrimeve demokratike në vend iu rivlerësuan meritat dhe iu hoq mjegullnaja e hedhur mbi të, duke u ndërtuar edhe Konferenca shkencore me bosht jetën dhe punën e tij shkencore, derisa në vitin 2005 iu dha titulli “Mësues i Popullit”.
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

2) SAVA DILO(RUاI)

U lind në Sheper më 1880.
Bashkeëshortja e Ilisë apo “Dëda e fshatit”, siç thirrej dendur. Ishe vajzë nga dera e shquar patriotike Ruçi. Biri i kësaj familjeje, Aristidhi, mori pjesë në aktin historik të Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë.
Sava iu ndodh Ilisë kudo në krah të tij, përgjat gjithë tallazeve të jetës. Ata të dy lindën, rritën dhe edukuan plot dinjitet e karakter dhjetë fëmijë idealistë shqiptarë, të vendosur e të patundur në të drejtat e Zotit e sidomos në kohën barbare të diktaturës.
Pas vdekjes së Ilisë morën goditje të rënda të gjithë ata e ato që la pas Gjuhëtari atdhetar.
Edhe Sava, e lodhur dhe e zhgënjyer nga vuajtjet e pamerituara të jetës nën diktaturë u largua nga kjo jetë zemërthyer, duke lënë në dëshpërim të madh fëmijët, nuset dhe shumë nipër e mbesa, që nuk u dihej si do t’u vente filli…
I mbylli sytë përgjithminë në vitin 1957

Fëmijët e Ilias e të Savës ishin:
1)Themistokliu (Themua) 2)Qirjakua, 3)Mihali (Malja) 4)Margariti, 5)Jani, 6)Fevronia,7)Oresti, 8)Kostandini (Koçua), 9)Viktoria, 10)Hrisanthi
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

1) THEMISTOKLIU:LINDUR NE SHEPER , NE VITIN 1900:

U edukua në një mjedis atdhetar e u rrit me një dashuri të pakufi për mëmëdhenë. Ishte nje ndër këshilltarët e parë në kohën e luftës në fshat.U martua me Thevroni Nashin. Ndihmoi familjen në mirërritjen e vëllezërve njëri pas tjetrit dhe u detyrua të emigronte në Greqi qysh në moshë të re. Në kohën e pushtimit fashist mori pjesë aktive në këshillin e fshatit dhe në mbarim të luftës u largua përfundimisht përsëri për në Greqi, duke lënë në Atdhe gruan e fëmijët. Ndërroi jetë në vitin 1963 në moshën 63 vjeçare. Eshtrat e tij u sollën në Tiranë në nëntor 2008.
Me Thevron patën katër fëmijë:
1) Evanthinë, 2) Elenën, 3)Vangjelin 4) Marikën.

Evanthia, martuar me Ksenofon Haxhi, kane keta femije :Spartaku, Gjergji, dhe Donika.
Elena (Lena ) qe ka trasheguar emrin e nenes se Ilise, , martuar me Sofokli Buda(nuk kane femije).
Marika, martuar me Jani Papa , kane dy femije, Silvanen dhe Arbeni.
Në Greqi ndërroi jetë edhe Vangjeli, i cili ishte i martuar me Silvi Tafaj, me të cilën la dy fëmijë: 1) Rovena Dilon (Këngëtaren e mirënjohur) dhe Themistoklinë e ri.
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

AKTI I SHTATث

(Shtatë djem edhe tri vajza
I dha pragut princi i Gjuhës.
Më të shumtët vunë unaza.
Disa fati i la humbës…)

Sa e kishte syrin çelë,
katër nuse kish Ilia.
Të gjitha nga “Proto derë”
Ndrisnin nga fisnikëria.

U shfaqej nuri mbi vetull
Mençuria përmbi ballë.
Bujaria në sy shprehur
Zagorite në ar larë.

S’qe e thënë ta gëzonin,
siç ua dha vet Zoti jetën.
U shkoi jeta buzë honit…
Të përndar’ posht’ e përjetë…

Ua ngjitën një “pullë” qysh herët
me një nofk’: “reaksionarë”…
ziliqarët myteberë
donin që t’i shihnin zvarrë.

S’qen’ ngasje sidokudo,
Veç burgosje, internime
Spiunë, këlyshë ngado –
Gjith’ me klithje e survejime…!

Sa herë frynte er’ e Lindjes
me të ftoht’ e tërsëllimë,
as që kishin shterim dhimbjet.
Dilajt ndienin angështim…
 
AKT I TETث

(Orë e çast shikonte Ifi,
nga streset tretej fëmija.
Gjuh’ e shpatës i goditi,
Rrinin larg nga shoqëria.)

“Na e ngjitën shpejt një “Vulë”
me damkën “reaksionarë”…
Tahmaqarët mendjepulë
ا’nuk kurdisën… na kanë sharë….”

Moj Luft’ klase - ç’e pështirë!
Më ke bërë të flas me vete…
Më shkele burrë e fëmijë
dhe mua të gjallë më trete.

Si në burg e handakosur.
Si qeli m’u bë shtëpia.
Tejpërtej e farmakosur.
Si durova un’ mavria?

Pas Qirjakos tri dekada
Rrojta unë … Brrrr, ç’të rrojtur!
“Pse nuk vdiqa, po u plaka,
për të hequr, për të vojtur?”

Syt’ e mi janë - të përlotur.
Ndaj mallkoj me zë të lartë:
“Në Ferr vafshi, o t’djallosur!
U bëft’ zjarr për ju kjo baltë!”
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

AKT I NDثRMJETثM

Përtyp IFI, o sa dhimbje!...
Si për Piron, Gonin, Rikun…
Tek ata e ngulit mendjen,
kur takon burrë fisnikun.
Deg’ e dyt’ e t’madhit lis
qe Qirjakua i përvuajtur.
Prit-përcill Ifi një fis
dëshpërimin për të mposhtur.

Burri i saj , Qirjako nuri,
shkoi nga shkoi, iu kthye fshatit.
اdo përndjekje e sëmuri.
Nuk u mposht kollaj prej fatit.

Mbledhur dilot nivaniotë
në trojet e haritenjve.
Shtynin jetën “qyt – e - bot”.
Nga ndëshkim’ i të “mëdhenjve…”

Hidhte degë rrapi gjigand.
Si të ishte për ta mbrojë.
Kush nuk hyri n’atë prag
e s’fitoi ca përvojë.

Përvojën e urtësisë
kish Qirjakua me bollëk
Shpirtin e qëndrueshmërisë
mbante Ifi si jastëk.

Le kur vinin sheperiotët
Ylli, Tasi e Bardhyli!
Hallës së mirë i rridhnin lotët.
S’mbahej dot nga ngashërimi.

Qysh kur nisi klima e lotëve
pa te niprit dritën e jetës.
U gëzohej bukuroshëve
Po ashtu: Edit edhe mbesës.

Kush më mirë se hallë Ifi
njihte nipërit që në sy.
Kur syt’ mbylli Margariti
Viton la me çiliminj.

Edi, Eli, s’e harrojnë
babanë e tyre lastar.
Si zambak i merrte n’dorë
اelur bukur në behar.

Me merak e mbylli jetën
Ai burrë plot mençuri.
I mbetën jetimët vetëm.
Të etur për dituri.

Për ta shtigjet ishin mbyllur
S’u jepej shkolla që donin.
Duhej që të rronin ndrydhur;
Të brohorisnin “Timonin”…

Një dërrasë për arkivolin
Viktoris’ s’ia dha askush
Ndaj kosheret shkatërroi.
Krejt shtëpia – lot u mbush.

Disa zëra arbitrarë
bridhnin fshatin tejpërtej:
“Ky fis do tërhequr zvarrë
Të mos shkohet në dilej!”

Kur prangosën Koço Dilon.
Në Fier sherri sa s’plasi.
Mbi një gardh vërvitën trikot
Bardhyli dhe Anastasi.

“Dale, pritni, mor policë!
ا’punë kini me xhaxhanë?
Atje brenda në valicë
Një kostum timin e kam.

Porsi dre u sul Bardhyli
e valixhen kapi vet’.
Te kostumi i vajti syri.
E rrëmbeu e iku shpejt.

Sekuestrot më të rënda
panë dilot nëpër vite…
Sapo hynin “hijet” brenda,
dot nuk iknin pa grabitje.

Fëmijët e Viktorisë
shkonin të shihnin xhaxhanë.
Larg në Spaçin e Mirditës
të gjorit Koço i vanë.

ا’ishin mbesa edhe nipër
i ndoqi persekucioni.
Le pastaj të tyret prindër
Vetëm te Zoti besonin.

“Hoqëm, ç’hoqëm, - thotë IFI, -
Zoti na mori në Qiell.
Tek tri pjellat më zbret shpirti.
Nuk panë një ditë me “diell”…
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

AKTI I NثNTث

“Gjithë “Ah-et” tona erdhën nga “Bastardi” –
gjëmon nga Neë Yorku
zëri i EDUARDIT…

E, ç’të them më parë sot për gjyshen Savë?
Asaj hallet kurrë,
kurrë nuk iu ndanë.

Gjyshja jonë e shtrenjtë, le ta dinë të gjithë,
vdiq veç prej merakut,
që kish për fëmijtë…

S’pyeste ajo fare për vitet lart supeve
Qe e fisme Sava.
Nga oxhaku i Rucajve.

Sa pesh’ i kish fjala, përballë zagarëve,
kur e poshtëronin
“Nën’ e reaksionarëve!”
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

…Eh, ç’më ndjekin pas kujtimet,
kur kujtoj nënën, babanë.
Për ta s’kishin fund lëngimet.
Ua vran’ shpirtin dhe rivranë

Shpesh më fliste nëna ime,
motra e Panos, Viktoria:
“Na u bë zemra thërrime.
Nuk na shqitej lukunia…

Savës dot s’ia ulën kokën
dhe pse lodheshin lakejtë.
Kur i përgatitën “lodrën”,
ranë brenda edhe vetë…

Ishte lodër krejt e pistë
në një ksodh brenda në fshat
Sekretari i partisë
një urdhër lëshoi te gratë:

“Kur të hyjë brenda Sava,
të mos ngriheni më këmbë.
Ta kuptoj’ reaksionarja,
që s’ka nder në këtë vend.”

Por intriga nuk i ndezi
sekretarit ogurzi.
Savës, te pragu kur shkeli,
iu ngrit në këmbë dhe ai.”
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

…Eh, ç’më ndjekin pas kujtimet,
kur kujtoj nënën, babanë.
Për ta s’kishin fund lëngimet.
Ua vran’ shpirtin dhe rivranë

Shpesh më fliste nëna ime,
motra e Panos, Viktoria:
“Na u bë zemra thërrime.
Nuk na shqitej lukunia…

Savës dot s’ia ulën kokën
dhe pse lodheshin lakejtë.
Kur i përgatitën “lodrën”,
ranë brenda edhe vetë…

Ishte lodër krejt e pistë
në një ksodh brenda në fshat
Sekretari i partisë
një urdhër lëshoi te gratë:

“Kur të hyjë brenda Sava,
të mos ngriheni më këmbë.
Ta kuptoj’ reaksionarja,
që s’ka nder në këtë vend.”

Por intriga nuk i ndezi
sekretarit ogurzi.
Savës, te pragu kur shkeli,
iu ngrit në këmbë dhe ai.”
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

ثshtë i përmendur dhe i cilësuar në historinë e gjuhësisë shqiptare si “Babai i Gjuhësisë shqipe” dhe hartues i Gramatikës së gjuhës sonë.Gjuhëtari i shquar iu përkushtua gjithë jetën gjuhës dhe shkollës shqipe në kuadrin e përparimit të kulturës kombëtare në krejt dimensionet e gjera të saj.
Si pionier i arsimit kombëtar dhe i albanologjisë konsiderohet ndër përfaqësuesit më të denjë të inteligjencies gjirokastrite, duke kapërcyer si edhe A. Z. اAJUPI “sinorët” krahinorë, duke u ngjitur kësisoj në Panteonin e figurave më të mençura të elitës kombëtare.
Dijetari shumëdimensional me emrin dhe veprën e vet si dijedhënës e shkencëtar i gjuhës i bëri nder Sheperit e Zagorisë e krejt Kombit atëherë kur lypsej më tepër se kurrë; e pikërisht në periudha mjaft të trazuara për Shqipërinë e për gjuhën shqipe.
“GRAMATIKA DHE SINTAKSA E GJUHثS SHQIPE” e konsideruar si një libër i shenjtë u botua për herë të parë në vitin 1927 në Vlorë, u ribotua në Romë në vitin 1972 e përsëri në Tiranë në vitin 2001, pra në vitet e shtetit demokratik. (Botimi më i fundit u realizua dhe pajis me shtojcat e nevojshme nga i paharruari nip i Gjuhëtarit, Etien Mihal Dilo.)

Poshtë portretit në bazoreliev, ku dallohen sytë vezullues e depërtues të Ilias dallojmë qartë:

ILIA DILO SHEPERI (1872 – 1945)
EDUKATOR, GRAMERIEN, ERUDIT

Si arkitekt i gramatologjisë Ilia veç veprës” Gramatika dhe sintaksa e gjuhës shqipe” hartoi tekste të gjuhës shqipe për shkollat e mesme.
Qysh në vitet ’20 – ’30 të shekullit XX lëvrimet dhe punimet me karakter te theksuar shkencor kane pasuar njëra – tjetrën. Së pari, ai që në hyrje të veprës madhore përmend “konsideratat e veta për gjuhën tonë letrare, për rëndësinë dhe vlerën që ka studimi i strukturës gramatikore shqipe, për dialektet dhe të folmet tona të ndryshme, për nevojën e ngutshme të një fjalori të shqipes, probleme këto që kërkuan rrjedhjen e shumë viteve që të mund të gjenin hapësirën e nevojshme për t’u realizuar. Këto tregojnë njëfarë profecie apo shprehin thellësinë dhe aftësitë parashikuese të mendimit të tij.
Atdhetari dijeshumë punoi me përkushtim të madh në tokën amtare si “fort pak të tjerë”. Krijoi dhe udhëhoqi shoqërinë e fshehtë “Kandili” së bashku me اerçiz Topullin e Petro M. Hariton; një ndër nismëtarët dhe krijuesit e shoqërisë “Vëllazëria” të Gjirokastrës (1919 – 1924)dhe Sekretar i Përgjithshëm i saj, etj.
Gjithsesi fusha kryesore e veprimtarisë shkencore të tij ka qenë gjuhësia. Eruditi Ilia Dilo ka qenë dhe hartues e dërgues i letrave në mbrojtje të çështjes shqiptare gjithandej: Patrikanës së Stambollit (1908), Atit të Shenjtë, Qeverisë italiane, Konferencës në Paris etj. etj. Duke qenë një edukator e dijedhënës model, një grumbullues folklori, hartues tekstesh e gojëtar i kendshëm Ilian do ta shihje në disa vende në krye të punës që kryente: Inspektor Arsimi në Delvinë e Gjirokastër, mësues në Liceun e Korçës etj.
Fshehtas hapi të parën shkollë shqipe në shtëpinë e tij qysh në viti 1907, ndërsa më 1917 i ktheu në shqip të gjitha shkollat e krahinës. Vitet e para si mësues i filloi në rrethin e Përmetit, ku u quajt dhe “Dhaskal i Bënjës”.
Ilia Dilo Sheperi kish mbaruar gjimnazin e famshëm “Zosimea” të Janinës me medaljen e artë dhe me një notë të vetme në Diplomë: “ARISTA” (Shkëlqyeshëm)
Punoi me zell, përkushtim e me një këmbëngulje të fortë , siç dinte ai. Në periudhën e gjatë të diktaturës komuniste emri i tij u la në hije, kurse familja iu persekutua pothuaj përgjithësisht brez pas brezi…
Më 16 nëntor të vitit 2002 Këshilli i Komunës i Zagorisë dhe Shoqata Atdhetare – Kulturore “اajupi” së toku me Universitetin “Eqrem اabej” Gjirokastër organizuan në vendlindjen e Ilia Dilo Sheperit, në Sheper, një veprimtari përkujtimore me rastin e 75 – vjetorit të botimit të Gramatikës. Në këtë Sesion Shkencor Këshilli i Komunës me vendim të veçantë i dha titullin e lartë “Nderi i Zagorisë” Ili Dilo Sheperit dhe Aristidh Rucit.
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

Në këtë veprimtari Akademiku Jorgo Bulo do të theksonte: “Na ka mbledhur këtu në Sheper nderimi për Ilia Dilo Sheperin dhe detyrimin për të shlyer një borxh moral ndaj kujtimit dhe veprës së këtij personaliteti të shquar të atdhetarizmit, të arsimit dhe të gjuhësisë shqiptare. Duke përuruar bustin e Ilia Dilo Sheperit, realizimi i të cilit u bë i mundur në sajë të nismës që ndërmorën një grup zagoritësh dhe të afërm të tij dhe të përkrahjes së organeve të pushtetit vendor, ne i kthejmë galerisë së figurave tona të shquara fytyrën e mësuesit të Popullit, që mbijetoi në vetëdijen e zagoritëve dhe të gjithë shqiptarëve falë forcës së veprës së tij atdhetare dhe të vlerës së veprës së tij shkencore. Duke përjetësuar në bronz figurën e Ilia Dilos, ne kryejmë një akt qytetar që ndihmon për ta shpëtuar kujtesën tonë historike nga harresa prej së cilës kemi vuajtur dhe të cilën shpesh herë e kemi paguar me varfërimin e vlerave tona si komb. Në të vërtetë këtë përmendore që përurojmë sot, ky burrë ia ka ngritur vetes përmes veprës dhe jetës së tij, kushtuar këtij vendi dhe thesarit më të çmuar shpirtëror të polenit të vet, gjuhës shqipe. Ardhjen në jetë njeriu nuk e ka në dorë, por ai ka në dorë, si ta përdorë jetën që i jepet. Filozofi i lashtësisë Seneka thoshte se pjesa më e madhe e jetës na shkon duke bërë tjetër gjë nga ajo që duheëj të bënim. Por, Ilia Diloja me jetën e tij e ka sfiduar këtë mendim të filozofit që e pat lexuar në bankat e Zosimesë; ai shpenzoi gjithë jetën e tij të vetëdijshme duke bërë pikërisht atë që duhej të bënte, i lindur në një mjedis me tradita kulturore e patriotike, i shkolluar në një nga shkollat më në zë të kohës. I pajisur me kulturë klasike e me bindje iluministe,ai iu përkushtua veprimtarisë atdhetare e arsimore, parapëlqeu të ishte “Sokrati i vuajtur”, duke mos pranuar bukën e të huajit me çmimin e shitjes së shpirtit, duke punuar për shkollën shqipe me fat të rrezikuar nga agresioni i shkollave dhe kulturave te huaja, kur prapa tyre qëndronte një prapavijë politike dhe u bë mësues i shqipes dhe mjeshtër i saj….”

Në vitet e shndërrimeve demokratike në vend iu rivlerësuan meritat dhe iu hoq mjegullnaja e hedhur mbi të, duke u ndërtuar edhe Konferenca shkencore me bosht jetën dhe punën e tij shkencore, derisa në vitin 2005 iu dha titulli “Mësues i Popullit”.
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

2) SAVA DILO(RUاI)

U lind në Sheper më 1880.
Bashkeëshortja e Ilisë apo “Dëda e fshatit”, siç thirrej dendur. Ishe vajzë nga dera e shquar patriotike Ruçi. Biri i kësaj familjeje, Aristidhi, mori pjesë në aktin historik të Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë.
Sava iu ndodh Ilisë kudo në krah të tij, përgjat gjithë tallazeve të jetës. Ata të dy lindën, rritën dhe edukuan plot dinjitet e karakter dhjetë fëmijë idealistë shqiptarë, të vendosur e të patundur në të drejtat e Zotit e sidomos në kohën barbare të diktaturës.
Pas vdekjes së Ilisë morën goditje të rënda të gjithë ata e ato që la pas Gjuhëtari atdhetar.
Edhe Sava, e lodhur dhe e zhgënjyer nga vuajtjet e pamerituara të jetës nën diktaturë u largua nga kjo jetë zemërthyer, duke lënë në dëshpërim të madh fëmijët, nuset dhe shumë nipër e mbesa, që nuk u dihej si do t’u vente filli…
I mbylli sytë përgjithminë në vitin 1957

Fëmijët e Ilias e të Savës ishin:
1)Themistokliu (Themua) 2)Qirjakua, 3)Mihali (Malja) 4)Margariti, 5)Jani, 6)Fevronia,7)Oresti, 8)Kostandini (Koçua), 9)Viktoria, 10)Hrisanthi
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

2) QIRJAKUA

U lind në Sheper më 5-PRILL 1902.
Pas arsimimit të nevojshem i shërbeu vendit si mësues qysh atëherë, "kur mësimi i shqipes quhej aventurë dhe nuk mungonin vrasjet nga ana e shovinistëve grekë". Hapi të parën shkollë shqipe në Nivan më 1917, kur ishte 15 vjeç. Më vonë drejtoi shkollën e Poliçanit, ku jepte mësimin e shqipes.
Ishte studjues i "pa ngopur". Kish një kulturë të gjerë, ishte enciklopedist.Autodidakt në mësimin e gjuhëve te huaja, la dorëshkrim një metodë per mesimin e Italishtes.
Vazhdoi studimet në Itali për hipotekat. Punoi si gazetar me Leonidha Naçin e Branko Merxhanin. Punoi gjithashtu si drejtor drejtorie në Ministrinë e financave. Madje ai përbuzi edhe detyra të larta (Atë të Ministrit të Financave në kohën e fashizmit). Ishte i qartë në mendime, i pagabueshem në gjykime e me syrin e tij kritik aq të mprehtë mbeti një halë në sy për komunistët, por dhe një "shkëmb në Zagori".
Në vitin 1953 e arrestuan me pretekstin, se i gjetën armë (Vetë ja kishin vendosur sigurimsat në strehë të kaliveve te shtëpia e Mihal Haritos). Pasi e torturuan çnjerëzisht, e liruan (ndikoi dhe Levani në Topovë, i cili u tha torturuesve: "More, kë torturoni ju, djalin e Dilos?! Ky të jetë për punë lapsi, do besoja, por për armë – kurrën e kurrës!"
Meqë nuk pranoi t'i shërbente komunizmit e sigurimit, i persekutuan familjen e sidomos fëmijët që kishin aq shumë dhunti e zell për t'u arsimuar.
Qirjakua kishte madhështinë shpirtërore, të mos ankohej për vete. Gjithnjë i rrezikuar dhe i kërcënuar ka qenë në jetë. Ishte i brumosur me kulturën e grekëve të lashtë, që e kish përvetësuar që në rininë e vet nën kujdesin e pranishëm të të atit dijetar erudit. Ai besonte që "jeta është e përkohëshme dhe e vërteta është e përjetshme."
Si i lindur për edukator dijedhënës, ishte në kontakt përditë me të rejat e shkencës pedagogjike italiane e gjermane. Nuk ia gjeje shokun si mësues dhe edukator, duke ecur pa u lëkundur në rrugën e të Atit madhështor… dhe dajos së tij, Aristidh Rucit.
Nuk mund të veçohet figura e Qirjakos nga ajo e vëllezërve dhe motrës Viktori që vuajtën së bashku , qëndruan së bashku; patën të njëjtin fat e fund të padëshirueshëm, si të huaj në vendin e tyre; për të vetmin faj , se e deshën shumë atdhenë e tyre e se qenë shqiptarë të vërtetë.
Qirjakos , këtij atdhetari të vërtetë i pushoi zemra në 12 tetor 1976, siç pushon zemra e një njeriu të madh. Ai mbeti deri në fund i rreptë me vetveten, i drejtë, i mençur, i urtë. Ishte kurdoherë një prind i ndërgjegjshëm, vëlla i mirë, mik i vlefshëm dhe shok me kokë.
Martuar me Ifi Petro Harito, Qirjakua la mbrapa tre femije: Antigoni, Pirro , Henrik .
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

3) MIHALI: (Shkurt e tërrisnin Male)

U lind në Sheper më 1904. Pas studimeve të para në vendlindje e pranë të atit, mbaroi shkollën Amerikane në Kavajë. Si mbaroi me pasion atë shkollë, duke fituar profesionin e veterinerit, nuk i gjendej shoku edhe si veteriner edhe si agronom me dije shkencore te qëndrueshme.
Kudo e thërrisnin "Doktor Malja"Kur u formua shteti i diktaturës së proletariatit , e pushuan nga puna, para se të mbushte vitet e nevojshme te punes që i duheshin, për të përfituar pensionin shtetëror. Ishte shok me Dr. Bilal Golemin dhe prof. V. Samine.
Nën kujdesin e tij të posaçëm u arrit të "piketohej" ai kompleks i mrekullueshëm frutikulturor përreth shtëpisë e më tutje saj në krye të fshatit në anën veriore më së shumti. Mirëpo fatkeqësisht këtë kompleks e shkatërroi gradualisht kooperativa bujqësore edhe pse mjeku veteriner u gjendej i gatshëm bashkëfshatarëve e gjithë bashkëkrahinasve në çdo hall e kërkesë qoftë si veteriner por edhe për mjekësinë humane, kur ishte e nevojshme apo për agronomi.
Si "shpërblim" për të mirat që bënte, merrte mirënjohjen e shumë zagoritëve e sheperiotëve të thjeshtë e me zemër të madhe. Domosdo që mori dhe përcmimin e përndjekjen e komunistëve dhe të shtetit, duke u sharë dhe diskriminuar ashpërsisht pa kurrfarë takti dhe etike. Ne moshe te thyer e lincuan në trajtë të paskrupullt e shtazërisht në një dikriminim publik qe i bënë në Sheper, ku mbledhja dirixhohej nga sigurimi famëkeq shqiptar, e shpalleën "Armik i popullit" me fëmijë, niper e mbesa… Arritën sa i hoqën me ceremoni diskretituese triskën e frontit… E izoluan me synimin që të mos i fliste njeri me gojë.
U martua me Kaliopi Puravellin nga Ndërani , më të cilën la pas vetes, pas vdekjes në mars 1987 këta fëmijë: 1)Ksenofonin, 2) Etienin, 3) Donikën, 4) Dhamen dhe 5) Hektorin .
Ksenofoni, martuar me Parashqevi Kokoshi.
Etieni , martuar me Eftali Gjini, kane dy femije, Elda dhe Eljo.
Donika, martuar me Dhimiter Peri, kane dy femije, Anila dhe Gjergji.
Dhamja, martuar me Margarita Kostare, kane dy femije Sokoli dhe Beti.
Hektori, martuar me Elvira Kajtazi, kane dy femije, Blerta dhe Mihali.
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

4) MARGARITI:

Lindur ne Sheper, ne 8 Tetor 1908:
Pas studimeve të para në vendlindje, mbaroi shkollën Amerikane Teknike në Tiranë (Shkolla e Fullcit, mjaft e njohur në atë kohë dhe më pas.)
Student në Universitetin e Athinës, mbante ligjërata e fjalime para shokëve e pedagogëve për Shqipërinë… I perfundoi me sukses studimet Universitare për matematikë dhe punoi si mësues në Ballaban të Përmetit, ne Sheper, ku hapi dhe shkollën e parë të natës. Me vonë u stabilizua ne Tiranë, ku punoi si nëpunës në Ministrinë e Botores.
Me vendosjen e shtetit të ri të Diktaturës së Proletariatit, u dëbua nga Tirana , ku ishte së toku me familjen e Qirjakos, dhe fëmijët e Themos. Në vitin 1947, e arrestojnë dhe e dënojnë duke e cilësuar " Armik i popullit", "sabotator i zgjedhjeve" dhe akuza te tjera ! -Dënimin e kreu në Kënetën e Maliqit, që e quajnë dhe "Këneta e vdekjes".
La dorëshkrime , poezi, skica dhe tregime si dhe tekste kengësh popullore, se ishte nje grumbullus këngësh nga të krahinës (ka grumbulluar rreth 1000 këngë). Ka lënë dorëshkrime për zakonet zagorite, shpjegon si dhe qysh zhvillohet dollia, ka mbajtur statistika të rregullta per popullsine dhe shtepitë e Sheperit ndër vite.
Ai ngeli i patundur në bindjet e veta dhe nuk pranoi ashtu si dhe vëllezërit e familjaret e tjerë të këtij fisi asnjë bashkëpunim e kompromis me komunistët dhe Sigurimin e Shtetit.
Ishte person shumë i dashur , i drejtë dhe bënte për të tjerët më shumë nga ç'mund të bënte për vete. "Besimi im i vërtetë nuk është të rroj vetë dhe të lë tjetrin të rrojë, por të rroj dhe ta ndihmoj tjetrin të rrojë." Kjo ishte deviza e tij.
U martua me Viktori Xhamballon, duke lënë pas vdekjes në 11 Shkurt 1971, (vetem nga pasoja e vuajtjeve cnjerezore), pesë fëmijë të mitur:
1)Ilian (Yllin),, 2)Anastasin, 3)Bardhylin, 4) Eduardin, 5) Elisavetën.
Ylli , martuar me Viktoria Delijorgji, kane dy femije, Margariti dhe Vasili(Ilvi).
Anastasi, martuar me Eftihia Pano, kane tri vajza, Irini, Angjelikulla Dhe Kostandina,
Bardhyli, martuar me Mira Petriti , kane dy vajza, Dea dhe Iva.
Eduardi , martuar me Elida Doga, kane dy vajza, Anxhela dhe Xhulja.
Elisaveta, martuar me Kosta Nasto, kane nje djale Jorgon.
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

5) JANI:

U lind ne Sheper , ne Janar 1910:
Mbaroi shkelqyshem Akademinë Ushtarake në Romë - Itali. Më pas po në Itali mbaroi Universitetin tjetër për të Drejtën Ndërkombëtare, ku mbrojti dhe Doktoraturën.
Ishte një ndër eksponentët e Ballit Kombëtar (Krahu i djathtë i Mit'hat Frashërit). Ushtroi detyrën e Komandantit Ushtarak në zonën e Korçës; udhëheqës i betejave kundër nazistëve në Barmash e Qaf Thanë; një ndër aktivistët e Marrëveshjes së Mukjes, luftëtar i lirisë në luftën për çlirim, kundërshtar i betuar i vëllavrasjes , pjesëtar i Qeverisë që do kryesonte Mit'hat Frashëri (e kish caktuar Ministër Lufte - sipas shënimeve të Enver Hoxhës).
Luftoi dhe ndenji në Shqipëri, kur i duhej asaj. U largua, kur duhej të largohej, për të vazhduar luftën kundra komunizmit edhe në mërgimin e pafund, deri sa u nda nga jeta. Ne kujtimet e të gjithe atyre që e kanë njohur, ka ngelur si shqiptar i panjollë, politikan i vendosur për çështjen kombëtare. Në radhë të parë ishte shqiptar pastaj Ballist, dmth partiak.Ishte i drejtë dhe me një fjalë bindëse që "edhe armikun e bënte mik". Ai ishte armik i padrejtësisë dhe luftëtar e së drejtës, që tërë jetën ia kushtoi shqiptarizmës. Luftoi për "shqiptarë të lirë në një Shqipëri të lirë". Tërë jetën ja kushtoi kauzës së Shqipërisë etnike. Në USA punoi në seksionin shqip te "Zëri i Amerikës", ku dha një kontribut me vlerë për historinë shqiptare, duke folur e mbajtur ligjerata për figurat e shquara të kombit. U mor me kritikë letrare, me shkrime të ndryshme në shtypin shqiptar të diasporës dhe gazeta amerikane. Shumë gazeta amerikane shkruajnë për të duke e konsideruar një luftëtar të vendosur kundër komunizmit. Ka qenë përfaqësues i Partisë Agrare. Në shumë konferenca e kongrese të "Internacionales botërore agrare" është vlerësuar nga bashkëkohësit si një personalitet i madh politik e shkencor, autor librash, gazetar dhe historian.
Kish miqësi e shkëmbim letrash me Presidentin Kenedi e me piktorin e madh të shekullit të kaluar, Pikaso. Luftoi me vetëmohim dhe mbrojti e bëri të njohur në të katër anët e botës, kur paraqitej nevoja, të drejtën e pamohueshme të vetëvendosjes së popullit të Kosovës. (Në shtëpinë e tij në Neë York është mbajtur për herë të parë mbledhja, ku merrnin pjesë zotërinjtë: Prof. Arshi Pipa, prof. S, Repishti, ing. A. Karagjozi etj. dashamirës, kongresmenë e përkrahës të kauzës kosovare; për të organizuar para Selisë së OKB-së demonstratën në mbrojtje të rinisë studentore kosovare në vitet '80, duke marrë pjesë në çdo demonstratë e manifestim të kësaj të drejte.
Aty Jani ka mbajtur dhe nje fjalim shumë të zjarrtë në mbrojtje të kësaj kauze. E ka mbrojtur me shpirt te drejtën e pamohueshme të popullit martir Kosovar, në konferenca te ndryshme jo vetëm në Amerikë, por dhe në Paris, Romë, Londër etj, vende ku lypte nevoja. E shumë herë ka qenë i derguar si perfaqesues i Shqiptareve Nacionaliste jo vetem te Amerikes, por dhe Canada e me gjerë.
Në vitet '70, kur familjes së tij në Atdhe iu grabitën gjithçka gjer te rrobat e trupit,si dhe kur çvarrosen eshtrat e te Atit e ja hoqen zvarre duke i hedhë ku të mundnin , i shkroi letër Diktatorit Hoxha (dikur bashkënxënës në të njëjtën shkollë) duke i thënë: "Politikani merret me politikë dhe jo me grabitje e luftë të pamëshirshme karshi njerëzve të pafajshëm, me burgosje, internime, çvarrime,sekuestrime e vrasje…"
Ndërroi jetë krejt papritur në Janar 1984 në moshën 74 vjeçare në Neë York, ashtu si vite më parë Mit'hat Frashëri i madh.
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

6) FEVRONIA:

LINDUR NE SHEPER, ME 1912:
Fevronia ishte e para vajze e Ilias dhe Savës.
U rrit nën kujdesin prindëror me edukatën karakteristike që mernin zagoritet tradicionalsht, por me fatin e mirë, se ishte e bija e një babai intelektual e me horizonte mjaft të gjëra për dijet e për jetën sidomos në aspektin e kulturës së mirëfilltë. Edhe për Fevroninë shtëpia e lindjes dhe vatra ku kaloi fëmijërinë dhe vajzërinë u bë njëkohësisht dhe vatër për fitim dijesh të përgjithshme, për të qenë një amvisë e nënë e mirë dhe shembullore në vitet e mëpastajme. Ajo u martua me Aristidh Bicin, me të cilin pati e la këta fëmijë: 1) Marikën që është martuar me Epaminonda Mandilin, 2) Dina – martuar me Petro Deçkën (Djalin e mësuesit të palodhur Vasil Deçka… 3) Drita – martuar me Jorgo Malika, … 4) Dhimitri – martuar me. Elenin, 5) Eftalinë – martuar me Petro Dilon, 6) Vasilin – martuar me Shanikon nga rrethinat e Tepelenës (Të dy mësues)
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

7) ORESTI:

U lind në Sheper më 1915.
Pas mësimeve të para në vendlindje studioi në gjimnazin e Tiranës dhe të Shkodrës. Vazhdoi më pas studimet e larta për mjekësi në Torino, të cilat i mbaroi me sukses. U diplomua si mjek i përgjithshëm. U burgos si antifashist, ku dhe u torturua në burgjet e Italisë. Diplomën e mori , kur doli nga burgu. Ishte shok i ngushtë me Pano Xhamballon dhe Qemal Stafën.ثndërronte e dëshirone të kthehej në Atdhe që të ndihmonte në shërimin e sëmundjeve të asaj kohe si malarja etj. Por gjithçka për të mbeti vetëm ëndërr.
Duke parë se gjithë pjesa e inteligjencies shqiptare së shkolluar në Perëndim, po mbushte burgjet në "Shqipërinë e Re" të porsalindur e krejt te kuqe, duke lexuar gazetën "Bashkimi" të atyre viteve, e cila qe e mbushur me emra patriotësh të dënuar në mungesë me vdekje, midis të cilëve edhe emrin e vëllait të tij, Janit, që kurrë nuk i leu duart me gjak, por luftoi vetëm për "shqiptarë të lirë në një Shqipëri të lirë e demokratike, u detyrua të ndahet për së gjalli me të gjithë njerëzit e tij të shtrenjtë.
Thirrjes që bëri Amerika për të thithur gjithë ajkën e inteligjencies botërore, iu përgjigj Oresti së toku edhe me Janin, duke emigruar e duke luftuar për të arrirë ato qëllime që i kishin vënë vetes.Mbrojti perseri diplomën , ne Amerike , u emërua "Drejtor i Përgjithshëm i spitaleve Publike në Neë York. Më vonë hapi Klinikën e vet në Alpha NJ, ku shërbeu me përkushtim mbi 30 vjet. Mbrojti titullin"Doktor i shkencave mjekësore" dhe la një emër të ndritur në mjekësinë amerikane. Në kohën e Diktaturës nuk u lejua të vinte në Atdhe dhe, ashtu si Themua e Jani, vdiqën të zhuritur nga malli që nuk mundën të shihnin njeri nga familja e tyre.
U martua me Vasilia Milidi, por nuk patën fëmijë.
Vetëm në vitin 1990 u lejua të shkelte në Tiranë., ku gjeti vetëm motrën e vogël, Hrisanthin e plot nipër e mbesa. Dhuroi në spitalet shqiptare sasi të konsiderueshme ilacesh, bëri shumë vizita mjekësore në pacientë të ndryshëm, qe erdhen thuaj nga tërë Shqipëria . I kërkoi Presidentit të atëhershëm, Ramiz Alia, që të ndërtonte në atdhe një fshat turistik e turistët t'i sillte nga SHBA-ja si dhe një qendër të madhe tregtare; por nuk iu dha leja e mundësia me përgjigjen: "Ndërtojmë vetë ne. S'kemi nevojë për gjëra të tilla."
U kthye në USA dhe pas disa muajsh ndërroi jetë, duke lënë prapa një emër të mrekullueshëm
 
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

8) KOاUA:

U lind në Sheper, më 4- prill 1919 dhe ndërroi jetë në Spitalin e Tiranës, më 18/12/1984
Koçua , ky djalë energjik , tip atleti mori mësimet e para sa në vendlindje aq dhe në gjimnazin e Shkodrës e Tiranës. Punoi nëpunës në dhomën e tregtisë , në Durrës, shok dhome me djalin e mrekullueshem nivanot, Themo Vasi. Mori pjesë në demonstratat e para në këtë qytet kundra fashizmit si dhe më vonë inkuadruar në rininë e ballit , mori pjesë dhe ndihmoi luftën , sidomos në betejat e Barmashit e Q. Thanës , qe udhëhiqeshin nga vllai i tij Kapiten Jani Dilo.
Me ardhjen në fuqi të komunistëve, edhe ky u dëbua nga Durrësi , si dhe pjesëtarët e tjerë të familjes nga Tirana dhe u çuan në Sheper, ku shtëpia u qe bërë shkrumb e hi.
Nuk mund ta mendonte Koçua si dhe vëllezërit e tjerë , që në atë Sheper, të vuanin dhe të trajtoheshin aq mizorisht sidomos nga disa bashkëfshatarë komunistë. Dilajt u lanë fare pa bukë në atë fshat, u veçuan dhe u etiketuan si reaksionarë, (!)I grabitën e u sekuestruan gjithçka… Koçon e burgosën dhe kaloi një jetë krejt ferr deri sa u largua nga kjo botë.
Vitet e rënda të hetuesisë i kaloi në kalanë tmerr të Gjirokastrës , për ta çuar më mbrapa pas gjyqit që e dënoi krejt të pa fajshëm me 10 vjet në Reps e Spaç te Mirditës.Doli nga burgu i tjetërsuar, dhe pas pesë vjetësh , vetëm pasojë e vuajtjeve çnjerëzore , ndërroi jetë , në një nga spitalet e Tiranës, disa ditë para se të operohej. I grabitën gjithçka kur e arrestuan, me dhomën që kish me rroba , kujtimet prindërore, librat e letrat e Babait të tij (IDSH) , fotografitë dhe pajën e motrës së pa martuar, Viktorisë. Mmorën gjithçka që me mund e sakrifica ndërtuan pas djegjes së bibliotekës gjatë luftës së dytë botërore.
Koçua ka ngelur dhe do te ngelet ndër breza si "VثLLA,- XHAXHA- SHOK DHE MIK I DREJTث- BURRث I FJALثS DHE I BESثS"
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top