Dilema n.3

Nuk e kapa sa duhet pytjen tënde.
Megjithatë, të gjithë librat fetar kanë diçka nga njëri tjetri. Kuran bilës është i përbërë nga testamenti i vjetër dhe tastamenti i ri kryesisht. Ose më saktë rinovon testamentin e vjetër. Gjë që, testamenti i ri (Vangjeli i krishterë), e le pas atë si diçka e vjeter dhe jo koherente.
Dijetarët islam janë munduar mjaft të fusin në islam filozofinë greke antike në shek 10_12 gjithë pushtimit arab në Spanjë. Por e panë shumë mirë që nuk përputhen askund më kulturën dhe mënyrën e mendimt filozofik grek. Sepse binte në kundërshtim më kulturën arabe e mësimet kur'anore.
 
Shiko kur vjen puna tek fetë monoteiste krishtere edhe islamike,
Të gjitha bazohen tek libri i hebrenjve (Torah)
Si rrjedhojë të gjitha kanë bazën Evën dhe Adamin.
Por nuk e kisha fare këtu,

Perse ne unë ti të gjithë... kur lexojmë një libër (nuk ka rëndësi kë) nga këto nuk marrim këshillën :

psh të "gënjesh" për diçka që nuk quhet gënjeshtër
Ktu e kisha për temën dmth.

Apo shumë gjëra konstruktive/edukative që këto libra përcjellin por duhet të gjykojmë kopertinën e tij... Si ta them me shkoqur.

Pse duhet patjetër që të shofim vetëm dy zgjidhje tek keto Libra?!
Djallin dhe Zotin?!

Në këtë mënyrë ke mundësi ta shohësh
(thënien e Muhamedit në këtë rast) si një këshillë të dobishme ose jo?
 
@Desa, e shoh që e Ke marrë seriozisht këtë argument.
Unë kërkova asgjë filozofike mbi gënjeshtrën, të bardhë apo të zezë. Gënjeshtra është gënjeshtër. Kaq. Dhe nuk ka justifikim.
Në islam lejohet për efekte pozitive e të njëanshme në favor të islamit.
Besoj nuk po e mohon këtë. Por po sjell një justifikim filozofik.
Nuk mund t'a mohosh, sepse është e shkruar. Biles, Taqiyya e Kitman është doktrinë gënjeshtre që aplikohet në të gjithë islamin. Pavarsisht që e aplikohet më tepër tek shiitët.
Prandaj unë solla vetëm faktin që në islam lejohet.
Keqardhje, interpretime dhe justifikime..po jua lë debatin e lirë.
Preferoj që të lendoheni nga një e vertetë që them, sesa të knaqeni me një gënjeshtër. Ju merrni si të doni, edhe si islamofobi. E drejta juaj.
I nderuar.
Unë nuk mohoj asgjë të shkruar, por thjesht jam munduar të theksoj perceptimin e shkrimit.
Personalisht i takoj Deanizmit/Deizmit, kështu që nuk kam asnjë përfitim personal të mbroj doktrinën islame. Taqiyya e Kitman është doktrinë që në një kontekst islamik, shumë juristë e njohin konceptin si një fenomen që mund të bëhet i domosdoshëm në rastet e mbrojtjes së jetës. Pra çështje perceptimi. Asgjë më shumë.
Dakord se gënjeshtra mbetet gënjeshtër, por jo gjithçka duhet të shihet bardh e zi në një botë të komplikuar. Sidomos në shekullin që jetojmë.
E vërteta jote nuk më prek fare (si Deaniste që jam), e jo më të më lëndojë.
Gjithësesi e vlerësoj jashtë mase kohën që ke harxhuar duke më kthyer përgjigje.
Kënaqësi dhe informuese biseda.

p.s. konceptin filozofik mbi gënjeshtrën e solla si informatë shtesë, dhe po të jetë jashtë teme, kërkoj të fshihet. ? Dhe pse mendoj se isha në temë.
 
E nderuar @Desa. Po ye drejtohem edhe une me nderim sikur te ishim ne gjykate :)
i beme disa shkembime postimesh mbi dicka faktike per genjeshtrat ne ilsam, dhe perfunduam ne filozofi e histori religjoni deri tek eva dhe adami.
Ti mbledhim pak shumat e kesaj beside:
Nuk mohohet dot qe genjeshta lejohet. (Nqaqe ka plot hadithe)
Nuk mohohet dot qe edhe ne kuran lejohet nje miqesi false me jo myslimanet. (Kuran :3:28)
Nuk mohohet qe genjeshtrat, mashtrimet, miqesite false, nuk jane etike ne shoqeri.
Nuk mohohet dot qe taqiyya e kitman jane doktrine genjeshtrash. (Mesime mashtrimi)

Nuk ka vend per justifikime per ta zbutur sadopak me filozofi etj,, se u lejohet genjeshtra vetem ne raste ekstreme te jetes.
Taqiyya e kitman jane doktirne. Doktrine ne religjon do thote: shtylla kryesore ne mesimin femijve.
Perderisa keto fjale kane shtylla mesimi se si te mashtrojne pjesen tejter jasht komuninitetit ku ata bejne pjese, do thote qe nuk eshte theshte fjale goje qe te shpetojne jeten nga rreziku, por stil jetese besimi.

Mqs doni te flasim ne detaje se si aplikohen praktikisht keto mashtrime, mund te thellohemi :)
dite te mbare, flm edhe per kohen tende.
 
@Lauri edhe njëherë e kuptoj dhe respektoj mendimin/qëndrimin që ke mbi temën në fjalë. Por, kjo mbetet megjithatë perceptimi yt dhe i disa miliona apo miliarda njerëzve të tjerë. Poashtu, miliona apo miliarda njerëz të tjerë kanë perceptimin tim. Kjo është e bukura e mendimit të lirë :)

Sa për detaje dhe thellime, nuk besoj se jam kompetente, e as që kam pas, kam ose do të kem interesim mbi temat e teologjisë.
Mbetsh i përshëndetur dhe me kënaqësi të lexoj.
 
Eshte teme hot per mua kur eshte per fene keshtu me mire po rri urte ???
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top