Digjen vizat afatgjata në pasaportat e vjetra

vitk

Anëtar i Respektuar

Aplikimi për pasaportën biometrike nxjerr pasaportën e vjetër nga përdorimi

Erjon Ajazi

Vizat në pasaportat e vjetra pas datës 1 janar 2011 nuk do të jenë më të vlefshme. Lajmi është konfirmuar nga drejtori i përgjithshëm i Gjendjes Civile, Armand Teliti, i cili e shikon si mënyrën e vetme për t‘i dhënë zgjidhje kësaj situate kalimin e vizës së vjetër në pasaportën e re. Por qeveria shqiptare nuk ka një përgjigje sesa të disponueshme do të jenë ambasadat për të bërë kalimin e vizës nga pasaporta e vjetër në pasaportën e re. Teliti ka sqaruar se "në momentin e aplikimit të pasaportës së re biometrike, pasaporta e vjetër del nga sistemi dhe ato nuk konsiderohen më të vlefshme". Pra, nëse një qytetar disponon një vizë në pasaportën e vjetër, dhe nëse aplikon për dokumentin e ri biometrik, pasaporta e tij e vjetër konsiderohet e pavlefshme dhe si pasojë të njëjtin fat do të ketë edhe viza që ky qytetar disponon në këtë pasaportë. Janë vetëm ambasadat ato që kanë të drejtën për të dhënë ose jo të njëjtën vizë nga e para. Deri tani, e vetmja zgjidhje nga qeveria shqiptare është që viza e vjetër të fotokopjohet dhe t‘i bashkëngjitet pasaportës së re dhe si rrjedhim të dyja të dërgohen në ambasadë nga vetë personat e interesuar për të rimarrë vizën në pasaportën e re. Pra, zgjidhja ngelet vetëm në dorën e ambasadave sesa të gatshme do të tregohen ato për të përmbushur këtë mision të palës shqiptare. Pasaportat e vjetra dalin nga përdorimi më 1 janar 2011. Drejtori i përgjithshëm i Gjendjes Civile, Armand Teliti, bën me dije se "nëse Bashkimi Europian do të liberalizojë vizat, atëherë nga kjo gjë do të përfitojnë vetëm personat që janë të pajisur me pasaportat biometrike për të lëvizur të lirshëm në vendet e Bashkimit Europian". Qeveria vendosi të nxjerrë jashtë përdorimit funksionin e certifikatave, duke i zëvendësuar ato me kartat e identitetit, ndërsa pasaportat e kuqe e humbasin funksionin e tyre në janar të vitit 2011. "Qytetarët shqiptarë me skadimin e vizave të rinovojnë pasaportat dhe të marrin pasaportat e reja biometrike", thotë Teliti. Vlen të theksohet fakti që pasaportat biometrike janë kushti themelor për liberalizimin e vizave, ndërkohë që afati i fundit i vlefshmërisë së pasaportave të vjetra është deri në janar të vitit 2011. Pasaportat do të tërhiqen pranë komisariateve të policisë, për shkak të sigurisë që paraqet pasaporta. Gjithashtu, në momentin që do të tërheqin dokumentet, do të bëhet një verifikim i shenjës së gishtit të personit që tërheq dokumentin në rast se korrespondon me atë që ka aplikuar në fillim. Në rast se kjo nuk ndodh do të thotë se kemi një mospërputhje me shenjën e gishtit, ky dokument është i pavlefshëm megjithëse është i prodhuar, por i pavlefshëm për t‘u përdorur. Kjo bëhet për të garantuar në mënyrë definitive sigurinë. Pasaporta biometrike kushton gjashtëmijë lekë të reja.

Pasaporta shqiptare do të ketë ngjyrën e 27 vendeve të BE-së. Ishte parashikuar të kishte një ngjyrë tjetër, por sipas direktivës së BE që të gjitha pasaportat e vendeve anëtare të BE-së të kenë ngjyrën bordo, atëherë u vendos që pasaporta e shqiptarëve të mos ketë asnjë ndryshim nga pasaporta e vendeve europiane.


Shifrat


Teliti: 80 mijë aplikime për pasaportat e reja


Brenda 24 orëve, 2200 kërkesa për biometriket


Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile bëjnë me dije se deri tani numri i qytetarëve të cilët kanë aplikuar për pasaportat biometrike ka shkuar në 80 mijë. Drejtori i DPGJC-së, Armand Teliti, konfirmon se në muajin korrik numri i aplikimeve për pasaportat e reja shkon në 2200 në një ditë. Ndërkohë, institucionet shqiptare kanë filluar të mos njohin pasaportat e vjetra. Një dëshmi penaliteti merret me kopjen e kartës së identitetit ose të pasaportës së re biometrike dhe jo me pasaportën e vjetër. Te pasaportat biometrike në brendësi të saj ka një fotografi dixhitale që është e gdhendur në lazerin ingrey. Faqet e vizave kanë elemente të tjera sigurie, kanë shënime që lexohen nëpërmjet rrezeve ultravioletë, kanë gjithashtu uotermarkun që është një portret i Skënderbeut që është i vizatuar në brendësi të shqiponjës. Ka një shirit sigurie në çdo fletë që është shënuar në mikrotekst Republika e Shqipërisë me dy ngjyra. Një ndër elementet e tjera është kinograma, e cila është stilizuar një shqiponjë që po ta shikosh në kënde të ndryshme ka një valëzim të krahëve në krahun e majtë dhe në sfondin e këtij fluturimi të shqiponjës ne kemi siluetat reale të tre maleve të Shqipërisë të Korabit, Tomorit dhe Dajtit që janë të inkuadruar në këtë element tjetër sigurie të rëndësishëm.
 
Cdo dy tre vjet ndrohen pasaportat dhe qeveria pervec se vjel lek nepermjet tyre nuk garanton asnje gje per levizjen e lire te shtetasve te saj.Funksioni i ketyre pasaportave ky eshte.Keto pasaporta nuk duhet tu sherbejne vetem emigranteve por edhe familjareve te ketyre emigranteve.Levizja e lire per shtetasit shqiptare eshte bere nje "molle e ndalueme"qe prej kohes se mbreterise shqiptare.Prodhimi i pasaportave tani eshte kthyer ne nje biznes te suksesshem te qeverive shqiptare te cilat vjelin nje sasi jo te vogel lekesh nga prodhimi dhe shperndarja e tyre.
Vizat në pasaportat e vjetra pas datës 1 janar 2011 nuk do të jenë më të vlefshme thuhet ne nje njoftim te qeverise shqiptare.Kjo tregon mungese serioziteti te kesaj qeverie per dokumenta te prodhuara dhe te shperndara nga vete ajpo.Justifikimi se BE kerkon prodhimin e pasaportave biometrike si nje nga kushtet per te lejuar levizjen e lire te shqiptareve jashte shqiperise nuk eshte aspak i vertete.Jane te tjera kushte qe duhet te plotesoje qeveria dhe shteti shqiptar per tu pranuar ne BE.Eshte korupsioni i madh i kesaj qeverie dhe standartet e ulta ekonomike si dhe kriminaliteti i larte qe e mbajne shqiperine larg dyerve te evropes.
 
me teper e bera kete postime se ndoshta dikush nga anterat ka ndonje infarmacion me teper pasi jame dhe shume i interesuare sepse kame vizen qe me mbaron me 2012 ,dhe e di qe do le leshet ne shqiperi derisa te mbaroje pune pasi une nuk munde te aplikoje ne ambasaden shqipetare dhe nuk mund ta marre ndonje person tjeter pashaporten time dhe me e rendesishmja qe ekzistusen do kma nxierrin te pavlefshme ne momentin kur aplikoje per te rene dhe a do jete aqe e thjeshte ajo vendosje e vizes perseri dhe sa kohe do zgjase pasi une kame familje ketu dhe po ndenja 1-2 muaje ne shqiperi humbase punen dhe shtepin e te me rroje pashaporta

nuk arrije ta kuptoje se cfare shteti jemi kur nje dicka qe e bejne sot e hedhin poshte vete me pretekstin se ja kerkonje evropa (perralla)
perse duhet te nxierri te pavlesheme ekzistuset?
ne cdo 5 vjete nderrim pashaporte ngelen shqipetaret neper zyrat e gjendjes civile dhe ambasada
pastaj pashaportat jane gjeja e fundit qe mund tju kerkoje evropa .beni reformat dhe luftoni korrupsionin njeher ju q..te derri nenat ku ti keni legenat e mute qe na i peshtite dhe vendin tone
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top