Digjen të gjalla 110 krerë dhen në një fshat të Vlorës

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Digjen të gjalla 110 krerë dhen në një fshat të Vlorës
Shkrumbohen edhe njëmijë rrënjë ullinj e pemë frutore. Policia heton për zjarr të qëllimshëm​
Zjarret vazhdojnë të djegin sipërfaqe të konsiderueshme ullinjsh dhe shkurresh në Vlorë, ku dje për herë të parë janë shkaktuar dëme edhe në bagëti. Reparti i zjarrfikësve dhe policia e Vlorës u njoftuan rreth orës 14:30 të së martës se në fshatin Kocul kishte rënë një zjarr. Menjëherë është formuar grupi hetimor, i cili ka kryer veprimet e para hetimore dhe procedurale nga ku u konstatua se në vendin e quajtur "Trubull" në zonën e Gorishtit kishte rënë një zjarr dhe janë djegur kullota si dhe rreth 1000 rrënjë ullinj. Më i dëmtuar nga zjarri ka qenë shtetasi Perlat Malaj, lindur e banues në fshatin Kocul të Vlorës. Zjarri i rënë i ka djegur këtij personi 100 rrënjë ullinj, 100 rrënjë pemë frutore si dhe 800 metra tubo plastike, që shërbente për vaditjen e pemëve. Po kështu janë dëmtuar dhe banorët e tjerë në numër më të vogël pemësh frutore. Po punohet për identifikimin e autorëve. Ndërkohë, në orët e mbrëmjes së të martës, në fshatin Trevllazër të Vlorës ka rënë një zjarr në vendin e quajtur "Kacarua". Në vend kanë shkuar forca dhe mjete të repartit zjarrfikës që kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve të zjarrit dhe më pas shuarjen e tij. Por deri në të kohë nga flakët e zjarrit ishin djegur 5 hektarë kullota, si dhe një stan bagëtish në pronësi të shtetasit Isuf Mukaj, banues në fshatin Trevllazër. Zjarri ka rënë në një distancë të largët me stanin e bagëtive, por favorizuar dhe nga era, flakët kanë arritur shumë shpejt pranë stanit. Edhe pse çobani është munduar të largoj flakët e zjarrit, ato kanë qenë të papërballueshme dhe si pasojë kanë përpirë gjithë stanin, duke djegur 110 krerë dele. Po punohet për gjetjen e autorëve të vendosjes së zjarrit, ndërkohë që materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale të "Shkatërrimit të pronës me zjarr", parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.G shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top