Dietat...ja ca receta dhe keshilla :)

Titulli: Dietat...ja ca receta dhe keshilla :)

Dieta me përqindje të ulët yndyre

Ekspertët i kanë nënshtruar vullnetarët ndaj dy tipa dietash alternative, një me përbërje të ulët yndyrash dhe një që përmbante shumë yndyra (që është baras me 40 për qind të kalorive totale që merr organizmi).

Ekspertët kanë vënë re se duke kaluar nga dieta e parë në të dytën, niveli i kolesterolit rritej në mënyrë të pashmangshme për të gjithë çiftet e binjakëve, por ndryshe nga një çift në tjetrin.
Ende nuk dihet se cilat janë gjenet që përfshihen në përhapjen e kolesterolit në organizëm, por të gjithë njerëzve u këshillohet një stil i shëndetshëm jete, regjim ushqimor të mirë dhe zbatimin e terapive të këshilluara nga specialistët, të tilla sjellje janë armët më të mira ndaj hiperkolesterolaminës.
Kolesteroli nuk kursen as femrat dhe as meshkujt, madje, sipas studimeve, më të prekura janë femrat, pasi ato janë më të prira drejt ushqimeve me yndyrë.Ikubinfo
 
Titulli: Dietat...ja ca receta dhe keshilla :)

Tetë ushqime që mund të ulin nivelin e kolesterolit

Shpesh vëmë re se njerëzit i kushtojnë tepër rëndësi dietës së përditshme ditore, duke u munduar që të merren me anë të ushqimit të gjithë përbërësit ushqimorë të domosdoshëm për organizmin, në mënyrë të tillë që të mos sjellin rreziqe për organizmin

E rëndësishme është që të konsumohen fruta dhe perime, sidomos në stinën e verës, kur organizmi ka më shumë nevojë për produkte të pasura me ujë dhe lëngje. Studimet e bëra kohët e fundit kanë zbuluar se disa ushqime, përgjithësisht fruta dhe perime, për vetë aftësinë e tyre, për të ulur nivelin e kolesterolit në gjak janë quajtur “super” ushqime. Këto ushqime janë ndër të paktat “produkte” që kanë specifikën e rregullimit të nivelit të kolesterolit në gjak, dhe e mbajnë atë në nivelin e duhur.

Tërshëra

Kur disa gra në Universitetin e Torontos në Itali, në funksion të një studimi që po kryenin shtuan në dietën ditore tërshërën dhe krundet, vunë re se gjendja e zemrës, presioni i gjakut, niveli i kolesterolit në gjak; gjendja e përgjithshme shëndetësore u përmirësua në 11 për qind. Tërshëra është e pasur në Potasium, i cili mban nën kontroll presionin e gjakut, si dhe me vitaminë E, të gjendur edhe te drithërat.

Bajamet

Studimet e kryera nga Universiteti Tufts në vitin 2005 zbuluan se në lëkurën e bajameve ndodhen substanca të tilla, të cilat ndihmojnë në parandalimin e oksidimit të kolesterolit, një proces i cili mund të shkatërrojë qelizat e gjakut dhe të shkaktojë rrezik për atak kardiovaskular. Bajamet janë të pasura me magnez dhe vitaminë E, të cilat luajnë rol në formimin e rruazave të kuqe të gjakut. Të bajamet ka përbërje magnezi.

Batha dhe thjerrëzat

Në rezultatet e raportuara në kronikat e Mjekësisë Internacionale në vitin 2005 u tregua se personat, të cilët kishin përfshirë bathën dhe thjerrëzat në dietën e tyre ushqimore kishin normalitet në nivelin e kolesterolit rreth 2 herë më shumë se ata persona që nuk i konsumonin këto prodhime, të cilët ishin nën frikën e një tensioni të mundshëm, apo problemë të ndryshme që kanë të bëjnë me gjakun dhe zemrën.

Boronicat

Boronicat përmbajnë një përbërës antioksidantë, shumë të fuqishëm të quajtur pterostilbene, të cilët ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit dhe ruajtjen e tij në normat e duhura, gjë që u raportua në vitin 2004 nga shkencëtarët e Shërbimi Kërkimor Agrikulturor. Boronicat janë të pasura më vitaminë C, e cila është e përbërësi kryesor i kolagjenit dhe përbën materialin strukturor te kockave të trupit, të lëkurës, enëve të gjakut.

Elbi

Kur një grup shkencëtarësh vullnetarë shtuan elbin në dietën e Shoqatës Amerikane për Sëmundjet e Zemrës pas studimeve të bëra në vitin 2004 rezultuan se niveli i kolesterolit u ul më tepër se dy herë, çka përmirësonte dhe gjendjen shëndetësore të të sëmurëve me zemër. Elbi përmban Potasiumim, i cili është i përfshirë në shumë procese jetësore të trupit, duke mbajtur nën kontroll presionin e gjakut, funksionin e zemrës dhe veshkave.

Avokadot

Përbërësit ushqimorë të pangopur te avokadot kanë rezultuar si përbërës të cilët janë të aftë të ulin nivelin e kolesterolit në gjak dhe për të shmangur atë tip të kolesterolit i quajtur “i keq”. Efekti i avokadove vërehet sidomos te ata persona që vuajnë nga niveli i lartë i kolesterolit në gjak. Avokadot janë të pasura me magnez, i cili është i nevojshëm për disa nga proceset bazë të organizmit dhe vepron në më tepër se 300 reaksione biokimike.

Alkooli

Të pish një gotë verë në darkë, apo një pijë të lehtë alkoolike, në fakt, ka treguar se ndihmon në rregullimin e nivelit të kolesterolit në gjak, si dhe në uljen e rrezikut për të pasur atak kardiak. Në të kundërt teprimi me pijet alkoolike sjell në mënyrë të pashmangshme probleme me zemrën, mëlçinë, si dhe vdekje të hershme. Birra dhe vera janë ndër burimet më të mëdha të kromit, të cilat shpërbëjnë ushqimet në energji të përdorshme.

Karota

Në trupin tonë, Beta Karoteni, proteinë e cila gjendet tek karotat, është i shndërruar në vitaminën A, e cila është një nga lëndët ushqyese kryesore të organizmit dhe ndihmon për një shëndet sa më të mirë, që kryen funksione të ndryshme që lidhen me imunitetin dhe shtimin e qelizave të trupit. Beta Karoteni vepron zakonisht si një antioksidant që neutralizon radikalet e lira. Ajo gjendet tek frutat, perimet dhe sallata jeshile.Cdodite
 
Titulli: Dietat...ja ca receta dhe keshilla :)

Dieta, pa bukë dhe makarona? Lamtumirë kujtesë

huaj mirupafshin bukës dhe makaronave dhe njëkohësisht thuaj lamtumirë edhe memories.

Dietat e grave kanë avancuar por vazhdojnë të kenë të njëjtën bazë, eliminimin e karbohidrateve. Metoda më komune për të rrëzuar kilet e tepërta jep edhe efekte të dëmshme. Thuaj mirupafshin bukës dhe makaronave dhe njëkohësisht thuaj lamtumirë edhe memories.

Ky është konkluzioni i një studimi të Universitetit Tufts të Bostonit botuar në revistën italiane “Appetite”. Kërkimet u bazuan në impaktin e dietës që eviton miellin sheqerin dhe patatet dhe konsiston vetëm në proteina dhe vitamina. Përfundimi është: Ata që nuk përdorin në ushqimin e tyre karbohidratet vujanë nga kujtesa.

Doktor Holly Taylor, thotë se cipa e memories dëmtrohet nga kjo lloj diete pasi mungesa e karbohidrateve bën që truri të mbetet i paushqyer. Studimi u testua në 19 femra të moshës nga 22-55 vjeç. “Buka dhe makaronat janë si “karburant” për neuronet”, thotë doktor, Taylor. Cdodite
 
Titulli: Dietat...ja ca receta dhe keshilla :)

Dieta ekspres: pastrojeni trupin pas festave

اdo vit mundoheni t’i rezistoni shijimit të tryezës së festave të fundvitit, por kot. E dini se do ta teproni edhe këtë herë. Mos u brengosni, sepse ekziston një mënyrë e mirë që ta pranoni organizmin nga të gjitha kënaqësitë ushqimore. Në kohën e festave, kur mania pas ushqimit është e arsyeshme, organizmi në mënyrë konstante bombardohet me alkool, yndyra dhe sheqerna, të cilët janë të pasur me radikale të lira. Porcionet e mëdha të ushqimit dhe lënia anash e aktiviteteve fizike, e sjellin organizmin në gjendje shoku, të cilat përcillen me fryrje të stomakut, ngritjen e shtypjes së gjakut, migrenës, etj. Në mënyrë që kjo mos të ndodhë, ua ktheni goditjen sulmit të radikaleve të lira. Pas pirjes dhe ngrënies së tepërt, i lejoni trupit të pushoj dhe çlirohet nga toksina e grumbulluara, të cilat akumulohen lehtë me rastin e çrregullimit të ritmit natyral të organizmit. Dieta e re për detoksim, e bazuar në perime të ziera dhe fruta nga jugu, do t’ua lehtësojë punën. Përkrah të ushqyerit të duhur dhe çajrave nga bimët, që është baza e këtij regjimit të ushqimit, do ta shpejtoni procesin e detoksimit.

Dita e parë
Mëngjesi
250 ml lëng portokalli i freskët – vlera ushqyese: 83 kcal
150 g sallatë pemësh, 4 kumbulla të terura,
اaj mështekne apo mendre, i ëmbëlsuar me dy lugë mjaltë
Vlera ushqyese: 60 kcal

Zamra
2 mandarina – vlera ushqyese: 115 kcal

Dreka
Perime të ziera në avull
300 g patate, 300 g kungull i njomë, një lugë vaj ulliri, mëlmesa, uthull molle sipas shijes suaj. Vlera ushqyese: 345 kcal
200 g panxhar i zier në lëng limoni, një lugë vaj ulliri. Vlera ushqyese: 88 kcal
اaj mjekues agnushe, xhenxhefili, lëvozhgë portokalli dhe shfrani, i ëmbëltuar me një lugë mjaltë. Vlera ushqyese: 30 kcal

Zamra
350 g sallatë pemësh nga ananasi dhe grejfruti -Vlera ushqyese: 131 kcal

Darka
Supë e kthjellët nga perimet
Preni 150 gr pras, 100 gr selino dhe 120 gr kungull i njomë dhe i piqni. I shtoni një litër ujë, një kockë supe dhe e lini të zihet rreth 20 minuta. Në fund i shtoni 200 gr spinaq dhe i hidhni kripë. Me rastin e servimit, i hidhni supës gjysmë luge vaj ulliri.
Vlera ushqyese: 182 kcal
اaj për natë të mirë nga bliri, kamomili dhe lulja e portokallit, i ëmbëlsuar me një lugë mjaltë. Vlera ushqyese: 30 kcal


Dita e dytë
Mëngjesi
250 ml limonadë pa sheqer – Vlera ushqyeset: 80 kcal
Dy lugë mulli (drithëra) që i hidhni në një filxhan jogurt pa yndyrë- Vlera ushqyese: 80 kcal

Zamra
اaj nga mështekna dhe menta, i ëmbëlsuar me dy lugë sheqer. Vlera ushqyese: 60 kcal

Dreka
Perime të ziera
Grini 250 gr brokoli, 100 g lulelakër dhe 150 g karota, dhe pastaj i piqni butë në vaj ulliri. Vlera ushqyese: 325 kcal
Sallatë e gjelbër me karota të grira, rrush të thatë dhe fara të lulediellit.
Vlera ushqyese: 100 kcal
اaj mjekues agnushe, xhenxhefili, lëvozhgë portokalli dhe shfrani, i ëmbëltuar me një lugë mjaltë. Vlera ushqyese: 30 kcal

Zamra
1 banane
Vlera ushqyese: 100 kcal

Darka
Zieni në avull 200 gr brokoli dhe 200 g lulelakër dhe i spërkatni me lëng limoni dhe vaj ulliri.
Vlera ushqyese: 104 kcal

اaj për natë të mirë nga balsami dhe mendra, i ëmbëlsuar me një lugë mjaltë .
Vlera ushqyese: 30 kcal KS
 
Titulli: Dietat...ja ca receta dhe keshilla :)

Cilit tip i takoni dhe cila dietë është më e mira për ju

A po mundoheni që të dobësoheni, por nuk ju shkon për dore? Ndoshta nuk keni zgjedhur dietën e cila më së miri i përshtatet karakterit tuaj.

Shikoni se cilit tip i takoni dhe cila dietë është më e mira për ju. Zgjedhja e kujdesshme dhe e mençur e dietës do t’jua lehtësojë betejën me kilogramët e tepërt.

Bëhuni këmbëngulës dhe rezultat nuk do të mungojnë.

Perfeksionisti

Ju dëshironi të gjitha dhe atë menjëherë. Dietat për ty nuk kanë kurrfarë sekreti: saktësisht e dini çfarë, kur dhe sa duhet të hani.
Dieta rigoroze ju frustron, kështu që shpesh ndodh që të bini në krizë dhe të zbrazni frigoriferin, për të kompensuar të gjitha ato që ia keni mohuar vetes.

Pastaj veten e dënonin në atë mënyrë që i kapërceni shujtat dhe kështu në të vërtetë hani më shumë se sa zakonisht, ndërsa organizmi mbrohet në atë mënyrë që krijon rezerva.

Këshillë: Qeraseni veten një apo dy herë me ushqimin që e pëlqeni, por sigurohuni që mos ta tejkaloni dozën ditore të kalorive, të cilat guxoni t’i konsumoni. Psh, nëse keni ngrënë një ëmbëlsirë për drekë, në darkë hani mish pa yndyrë dhe perime të ziera.


I shpërndarë


Keni shumë obligime si në punë ashtu edhe në shtëpi, kështu që nuk keni kohë që të ushqeheni si duhet. Për ju tri shujta në ditë janë utopi e pastër.

Gjërat që më së shpeshti i hani, sandviçët dhe picat, të trashin dhe nuk janë të shëndetshme. Përveç kësaj, organizmi ka nevojë për ritëm të vazhdueshëm të ushqimit.

Këshillë: Nxiteni veten që së paku pesë herë në javë të keni një shujtë të cilën do ta hani ngadalë, në qetësi. Kjo shujtë duhet të përbëhet nga supa apo çorba, sallata, mishi pa yndyrë apo peshku, një porcion i perimeve të ziera, ndonjë prodhim qumështi dhe pemë.


Tepër të ndjeshëm


Ndarje, grindje, dëshpërim… dhe ju menjëherë niseni drejt frigoriferit. Ushqimi për ju është ilaç kundër tensionit.ثshtë e saktë se ushqimi ju ndihmon të përballoni momentet e vështira, por ai nuk zgjidh asgjë.

Përkundrazi, lehtësimi shumë shpejt do t’ia lëshojë vendin ndjenjës së fajësisë, ndërsa grumbullimi i kilogramëve është i pashmangshëm.

Këshillë: Kur të ndjeni se do të bini në krizë, mbusheni frigoriferin me ujë mineral apo zieni sasi më të madhe të çajit të bimëve. Kështu do ta mbushni stomakun dhe nuk do të konsumoni asnjë kalori.
 
Titulli: Dietat...ja ca receta dhe keshilla :)

Pesë ushqime për zvogëlimin e kileve të padëshiruara

Në botë harxhohen me miliarda dollarë në produkte për humbje në peshë. Por, ekziston edhe një mënyrë më e mirë dhe më e lirë për humbjen e kileve të padëshiruara.

Një studim i ri tregon se disa produkte ushqimore, që gjenden në çdo dyqan, mund të na ndihmojnë në këtë drejtim. Bëhet fjalë për ushqime që e përmirësojnë metabolizmin dhe janë një ndihmë në heqjen e kileve të tepërta.

Kur herën tjetër të shkoni për të blerë gjësende ushqimore, merreni me vete listën e re të gjësendeve ushqimore.

1. Vezët
Në vend të bukës dhe produkteve nga brumi, në mëngjes është më mirë të hani vezë. Ky ushqim përmban shumë proteina dhe ndihmon që, për një kohë të gjatë, të mos ndiejmë uri. Një studim ka zbuluar se njerëzit me mbipeshë që kishin ngrënë vezë, për 36 orët e ardhshme hanin më pak ushqim, krahasuar me ata që kishin ngrënë ushqime të tjera. Studime të shumta kanë treguar se proteinat e vezëve ndikojnë mirë në nivelin e sheqerit në gjak dhe zvogëlojnë dëshirën për ushqime të ëmbla.

2. Bishtajat
Janë të paktë ata njerëz që kanë dëgjuar për kolecistokininën, por ky është njëri nga miqtë më të mirë në luftën kundër kileve të tepërta. Ky hormon tretës e zvogëlon apetitin në mënyrë të natyrshme. Shkencëtarët thonë se bishtajat kanë sasi të madhe të tij. Kjo vërtetohet edhe me studime të ndryshme, me ç’rast është vërejtur se te njerëzit që rregullisht ishin ushqyer me bishtaja, ishte vërejtur rritja e nivelit të këtij hormoni.

Ka edhe të dhëna se bishtajat e mbajnë në nivel të dëshiruar sheqerin në gjak, gjë që d.m.th. se për një kohë më të gjatë qëndron ndjenja e ngopjes. Përpos kësaj, bishtajat zvogëlojnë edhe nivelin e kolesterolit në gjak. Përkujdesuni që bishtajat të gjenden rregullisht edhe në menynë tuaj.

3. Dardhat
Kjo pemë është e pasur me fibra, gjë që d.m.th. se është e shëndetshme, por edhe se krijon ndjenjë të qëndrueshme të ngopjes. Dardhat përmbajnë edhe pektinë, që e zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak, duke ndikuar kështu në zvogëlimin e apetitit. Kjo vërtetohet edhe nga një studim brazilian, me ç’rast është parë se gratë që kishin ngrënë më shumë dardha, kishin humbur më shumë në peshë.

4. Kanella
Kur nga mesi i ditës dobësoheni dhe ju kap dëshira për ëmbëlsira, merrni bukë integrale të thekur dhe vendosni kanellë mbi të. Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se sasitë e vogla të kanellës mund ta rregullojnë sasinë e insulinës në gjak, duke e kontrolluar kështu edhe ndjenjën e urisë. Një studim tjetër ka treguar se ¼ e lugës së çajit kanellë mund ta zvogëlojë nivelin e sheqerit në gjak, si edhe të kolesterolit. Kanella lejohet në sasi të vogla.

5. Uthulla
ثshtë një produkt i shkëlqyeshëm që ngop. Një studim suedez ka treguar se njerëzit që hanë bukë të njomur në uthull, rrinë të ngopur për një kohë të gjatë dhe nuk kanë nevojë për shujta të shpeshta. Shkaku i këtij veprimi është thartira acetate, e cila ngadalëson kalimin e ushqimit nëpër lukth, duke krijuar ndjenjën e ngopjes. Uthulla është një përbërës mjaft i vjetër ushqimor që ka dobi të shumëfishta.

sekretebukurie​
 
Titulli: Dietat...ja ca receta dhe keshilla :)

Dietë për meshkujt​

Kjo është një dietë vetëm për meshkujt që janë mbi peshë. Eshtë mbi kalorike dhe është organizuar në dy faza, e para e zgjat dy javë dhe garanton 1 mijë kilokalori, si dhe shpërbën 43 për qind të proteinave, 22 për qind të yndyrnave si dhe 34 për qind të karbohidrateve.

Ndërkohë që në fazën e dytë, e cila zgjat edhe kjo një javë, mund të arrijmë të bëjmë një përzgjedhje të dietës që na nevojitet për të disiplinuar ato që hamë çdo ditë, në lidhje me sheqernat, jo duke ndaluar së ngrëni ëmbëlsira, pëdorimi me kujdes i produkteve që kanë laktikë, yndyrna apo mirëmenaxhimi i situatave, kur jemi përballë ushqimeve me bazë brumërat.
Faza e pare: (kohëzgjatja : 2 javë)

E HENE

•mëngjesi : dieta të cilën do të përdorni mëngjesin e ditës
së parë janë frutat e freskëta të stinës, një fetë bukë të zakonshme ose me sojë, si
dhe kafen e zakonshme, por pa përdorur fare sheqer.
• dreka: në këtë vakt sugjerohet përdorimi i mishit pa dhjamë,
mund të zgjidhni atë të pulës ose të gjelit, servireni kur është i ftohtë, më pas hani frutat
sipas dëshirës, kafen pa sheqer dhe ujë.
• darka : peshku, edhe ky jo i dhjamosur është pjesë e recetës
së darkës, i shoqëruar me një sallatë, 1 fetë buke me sojë, frutat e stinës, kafe pa sheqer
dhe një gotë ujë.

E MARTE

• mëngjesi : edhe ky mëngjes do të jetë njësoj, sa më shumë
fruta të freskëta të stinës, një fetë bukë të zakonshme ose me sojë, si dhe kafen e
mëngjesit sërish pa sheqer.
• dreka : fruta të freskëta të stinës, sugjerohet tre llojë të
ndryshme frutash, si qershi, shalqi dhe pjeshkë, mos harro të pish një kafe pa sheqer
dhe ujë.
• darka : mish jo i majmë, pule ose gjeli, një sallatë me
perime të freskëta, ku të mbizotërojë domatja, një kafe pa sheqer si dhe ujë sipas
dëshirës, është ky sYgjerimi i ditës.

E MERKURE

• mëngjesi : mos harroni duhet rë respektoni mëngjesin,
me fruta të freskëta të stinës, në mëngjes një mollë dhe qershi, 1 fetë bukë të
zakonshme ose me sojë dhe kafe pa sheqer
• dreka : një sallatë me peshq, kryesisht me salmon dhe ton,
disa feta limoni, perime dhe fruta të freskëta, kafe pa sheqer dhe ujë sipas dëshirës,
do të ishin dreka e së mërkurës.
• darka : duke patur parasysh se deri tani kemi marrë proteinat
e nevojshme, për darkë iu sugjerojmë mish qengji pa dhjamë, perime, kafe pa sheqer si
dhe ujë.

E ENJTE

• mëngjesi : këtë mëngjes frutat e freskëta, bukën e zakonshme
ose me sojë dhe kafen pa sheqer mund të shoqëroni së bashku me një gotë qumësht, ose
kornflakes
• dreka : djathë pa shumë yndyrë, dy vezë të gatuara me shumë
pak vaj, perime, 1 fetë bukë me sojë ose të zakonshme, kafe pa sheqer dhe ujë, mund të
hani për drekë
• darka : mund të përdorni roston ose edhe biftekun, me perime,
kafe pa sheqer dhe ujë. Kujdes me mishin, të jetë pa shumë dhjamra, sugjerohet mishi i pulës.

E PREMTE

• mëngjesi : një kokërr vezë të zier, 1 fetë bukë të zakonshme
ose me sojë, frutat të freskëta të stinës, si dhe në fund mund të shijoni kafen e përditshme
pa sheqer
• dreka : djathë pa yndyrë, perime të freskëta në formën e sallatës
verore, 1 fetë bukë të zakonshme ose me sojë, kafe pa sheqer dhe ujë sipas dëshirës
• darka : peshk i pjekur në skarë, me disa feta limoni, sallatë me
fruta, 1 fetë bukë të zakonshme ose soje, kafe ose çaj të ftohtë pa sheqer dhe ujë

E SHTUNE

• mëngjesi : pak qumësht të përzier me kafe ose çokollatë me
pak sheqer, fruta të freskëta të stinës si dhe një fetë bukë të zakonshme ose me sojë për
të filluar ditën
• dreka : kjo do të jetë një drekë e varfër, me fruta të freskëta
të stinës, kafen e zakonshme pa sheqer si dhe ujë sipas dëshirës
• darka : rosto me mish pule ose gjeli, me shumë pak dhjamëra,
perime të gjalla dhe fruta të stinës, kafe pa sheqer si dhe ujë.

E DIELE

• mëngjesi : këtë mëngjes do të përdorni fruta të freskëta të stinës,
1 fetë bukë të zakonshme ose me soje, si dhe kafen e përmëngjesshme pa sheqer
• dreka : mish jo i majmë, mund të zgjidhni çfarë mishi të doni,
ndoshta dhe peshk, shoqërojeni me një sallatë me perime, frutat e stinës si dhe kafen pa
sheqer dhe ujë
• darka : zgjidhni fileto pule ose gjeli pa dhjamra, perime të freskëta,
jo në formë sallate, kafen pa sheqer dhe ujë sipas dëshirës.

Faza e dytë:Tabela e ushqimeve të këshilluara gjatë fazës së dytë :

Duhet të hani

•Mish pa dhjamra
•Salcë sallate, uthull dhe limon
•Peshk jo i majmë
•Djathë pa yndyrna
•Bukë te plote (whole)
•Vezë
•Perime dhe fruta të freskëta
•Kafe pa sheqer
•Ujë

Nuk duhet të hani !

•Brumra
•Salsa,vaj dhe gjalpë
•Pasta
•Oriz
•Patate
•Bukë me përbërës të tjerë
•Pije alkoolike
•Embëlsirat në përgjithësi
•Qumësht fabrike

sekretebukurie​
 
  • Më pëlqen
Reactions: E3
Titulli: Dietat...ja ca receta dhe keshilla :)

Dobësohuni me jogurt​

Jogurti shpejt dhe lehtë shkrin shtresat e dhjamit, meqë përmban kalcium, prandaj është pije e preferuar në dieta.

Dita pare – Mengjesi

Jogurt pemësh me flluska – një gotë jogurti pemësh (125 g) me 1,5% të yndyrës së qumështit qiteni në një enë dhe shtoni pak lëng limoni. Një lugë të flluskave të tërshërës fërgoni në tigan të thatë dhe hidhni në jogurt.
Vlera energjetike: 204 kalori

Dreka
Perime me oriz – 100 g lakër dhe 100 g karotë grini në katrorë. Në vajin e ullirit fërgoni perimet me 50 g luspa të sojës. Shtoni 75 g oriz të zier dhe fërgoni me perime për rreth 3 minuta. Qitni kripë dhe biber. Si desert mund të hani 50 g jogurt nga qumështi me pak yndyrë, me një lugë të kokosit pluhur.
Vlera energjetike: 341 kalori

Darka
Sallata me proshutë dhe karota – Grini 250 g karota. Nga një mollë largoni farat dhe grijeni atë në katrorë, grini 50 g proshutë lope dhe fërgojeni. Përzieni të gjitha me 100 g jogurt të qumështit pa yndyrë dhe me dy lugë të lëngut të limonit. Shtoni kripë dhe biber.
Vlera energjetike: 297 kalori

Dita e Dyte – Mengjesi

Kafjalli
Sallatë me kastravecë – 150 g jogurti të qumështit me pak yndyrë i hidhni kripë dhe biber. Grini kastravecët dhe përzieni ata me jogurt. Shtoni një thelb të shtypur hudhre. Sallatën hajeni me bukë të zezë.
Vlera energjetike: 200 kalori

Dreka
Biftek gjeldeti - 125 g bifteku të gjeldetit qitni kripë dhe biber në të dyja anët dhe lyeni me vaj. Grini 200 g kërpudha shampionë, një domate dhe një spec të madh të gjelbër.Hidhjani keto mishit dhe fërgojeni. Përsëri hidhni kripë dhe biber. Kur mishi të jetë gati, përziejeni me 100 g jogurt dhe shtojeni një thelb hudhre.
Vlera energjetike: 321 kalori

Darka
Sallatë pemësh – Përzieni dy gota jogurt (me nga 100 g) me një lugë sheqeri vaniljeje dhe me 150 g pemë të ngrira mali.
Vlera energjetike: 215 kalori

Dita e trete – Mengjesi

Kafjalli
Krem-djathë me ‘grisini’ integrale – Krem-djathin përziejeni me kanellë dhe me gjysmë jogurti me pak kalori. Shtojeni një mollë të grirë imët. Me këtë hani ‘grisini’ integrale.
Vlera energjetike: 215 kalori

Dreka
Peshk i pjekur – një filete merluci (lloj peshku) prej 150 g duhet t’i qitni kripë, biber dhe ta piqni. Grini gjysmë kastraveci në katrorë. Përzieni 100 g jogurt me një lugë mustardë.Hidhni në jogurt kastravec dhe kopër. Me këtë duhet të hani bukë integrale.
Vlera energjetike: 309 kalori

Darka
Pastë me speca – zieni 100 g pastë (makarona). Grini gjysmë tube majdanozi, gjysmë speci të verdhë dhe të kuq, si dhe një vezë të zier mirë. Tërë këtë shtojeni në pastë. Përzieni me 100 g jogurt, dy lugë biber të kuq jo djegës dhe qiteni mbi pastë.
Vlera energjetike: 331 kalori

sekretebukurie​
 
Titulli: Dietat...ja ca receta dhe keshilla :)

Dieta me portokaj, humbi 4 kile për katër ditë

Dëshironi që në mënyrë të shpejtë të gdhendni vijën e trupit? U sugjerojmë dietën efikase me frutën më të bukur të dimrit, portokallin.

Me ndihmën e kësaj diete katërditore, kilogramët shkrihen si në shaka, ndërsa do të ndjeheni shkëlqyeshëm, sepse në organizëm do të fusni vitamina të shumtë.

Acidet e pemëve, enzimat dhe vitaminat nga kjo frutë jugore, nxisin këmbimin e materieve dhe e shpejtojnë shkrirjen e dhjamit, i cili do ta ketë të vështirë të krijohet sërish.
DITA E PARث
Mëngjesi: Musli me portokall
Përzieni tri kumbulla të thata të prera paraprakisht të zhytura në lëngun e portokallit, një portokall të copëtuar, një mollë, tri lugë drithëra të përziera dhe 100 ml jogurt pa yndyrë. U hidh përsipër susam.

Vlera ushqyese: 10 g yndyrë, 5 g karbohidrate, 379 kcal
Dreka: mish pule me sherbelë
Dy këmbë pule pa asht, spërkatni me kripë, piper dhe spec të kuq dhe i piqni. I shtoni gjysmë qepe të grirë dhe tre gjethe sherbele. I mbuloni me 60 ml supë dhe dy lugë vermut dhe i zieni për 5 minuta. E hiqni nga ringla dhe i shtoni një portokall të prerë dhe dy lugë kajmak.

Vlera ushqyese: 50 g yndyrë,
9 g karbohidrate, 505 kcal

Zamra: lëng portokalli
Vlera ushqyese: 2 g yndyrë,
0 g karbohidrate, 107 kcal

Darka: sandviç me djathë të freskët
Një pjesë të bukës së prerë, e lyeni me një lugë djathë të freskët dhe mbi të hidhni gjashtë pjesë të portokallit. Me të e pini edhe një gotë qumësht.

Vlera ushqyese: 11 g yndyrë,
8 g karbohidrate, 265 kcal

DITA E DYTث

Mëngjesi: Musli me agrume
Përzieni një portokall, një grejpfrut, një lugë bajame të grira, një lugë arra dhe 150 ml jogurt.

Vlera ushqyese: 13 g yndyrë, 12 g karbohidrate, 320 kcal

Dreka: Sallatë nga karotat
Përzieni 150 g karota, një portokall të prerë, pakëz xhenxhefil, dy lugë lëng portokalli, kripë, biber dhe tharm të bardhë vere. Gjysmë vargu borzilok të prerë i përzieni me dy lugë vaj dhe i hidhni mbi sallatë. Servojeni me dy lugë ajkë të thartë.
Vlera ushqyese: 4 g yndyrë,
18 g karbohidrate, 260 kcal

Zamra: Koktej-çaj
Përgatitni 200 ml çaj frutash, lëreni të ftohet dhe i shtoni 50 ml lëng të freskët portokalli.
Vlera ushqyese: 0 g yndyrë, 0 karbohidrate, 20 kcal

Darka: Tiramisu kërcitës
Zhytni dy pjesë peksimadhe (biskota) me tre lugë të kafes ekspreso dhe një lugë portokall. Për kremin përzieni 120 g djathë dhe një lugë mjaltë. Sipër i hidhni fëstëk.
Vlera ushqyese: 21 g yndyrë, 4 g karbohidrate, 292 kcal

DITA E TRETث

Mëngjesi: Sallatë pemësh
Përzieni një banane, një kivi, një dardhë, 50 g rrush dhe një portokall. Të gjitha këto spërkatni me lëng limoni. Bëni një krem me një lugë mjaltë, 75 g jogurt pa yndyrë, pakëz vanilje dhe e hidhni mbi fruta.

Vlera ushqyese: 7 g yndyrë,
1 g karbohidrate, 298 kcal

Dreka: oriz i ëmbël-thartë
Pastroni 25 g oriz. Në vajin e nxehtë, hidhni salcë soje dhe një spec të grirë të djegës, një lugë salcë domatesh (keçap), një lugë tharm vere, pakëz lëng portokalli dhe pakëz sheqer. Kësaj mase i hidhni tre lugë supë dhe e zieni duke e përzier derisa të shkrihet sheqeri. I shtoni gjysmë qepe, një të katërtën e karotës dhe një pjesë bifteku. Vazhdoni ta zieni dhe në fund i shtoni një portokall të grirë.
Vlera ushqyese: 21 g yndyrë, 6 g karbohidrate, 300 kcal

Zamra: Lëng portokalli
Vlera ushqyese: 2 g yndyrë,
0 g karbohidrate, 107 kcal

Darka: biskota me djathë
Biskotat integrale i lyeni me dy lugë djathë dhe i mbuloni me copëza portokalli.
Vlera ushqyese: 9 g yndyrë,
1 g karbohidrate, 219 kcal

DITA E KATثRT

Mëngjesi: Pemë me fara lulëkuqeje
Zieni një lugë të frutës me fara lulëkuqeje me dy lugë lëng portokalli. Lëreni 10 minuta, ftoheni dhe përziejeni me 120 g djathë. Sipër i hidhni 25 g rrush, 80 g portokall, dardhë, mollë dhe i spërkatni me lëng limoni dhe sheqer-vanilje.
Vlera ushqyese: 21 g yndyrë, 8 g karbohidrate, 346 kcal

Dreka: biftek bibe
Një biftekut të vogël të bibës, i hidhni biber dhe kerri dhe e piqni në pakëz vaj. Nxirreni biftekun nga vaji dhe në vaj hidhni një qepë të re të grirë, 50 ml qumësht kokosi dhe 25 ml supë. Të gjitha këto i leni të zihen. I shtoni lëngun nga portokalli, një lugë mjaltë, shafran dhe pakëz majonezë të djegës, kripë dhe biber. Në fund, në salcë i shtoni një portokall të grirë. Servojeni me oriz.

Vlera ushqyese: 27 g yndyrë,
8 g karbohidrate, 252 kcal

Zamra: përzierje freskuese
Me mikser përzieni nga 40 gr banane dhe ananasi, 100 ml lëng mandarine, lëngun e një limoni, pakëz shurup nga panja, pakëz vanilje dhe çaj pemësh të ftohtë.
Vlera ushqyese: 1 g yndyrë,
0.5 g karbohidrate, 151 kcal

Darka: Sallatë nga orizi
Pastroni 50 g oriz. Përzieni 30 ml lëng portokalli, pakëz lëng limoni, 25 g jogurt dhe 50 g banane të prerë. Përzieni me orizin e pastruar dhe i hidhni sipër fëstëk.
Vlera ushqyese: 7 g yndyrë, 3 g karbohidrate, 347 kcal

sekretebukurie​
 
Dieta me 3 molle ne dite

Nje molle gjithmone para ushqimit eshte ne gjendje te beje te humbni peshe me shume se zakonisht.


Dieta me molle ose ndryshe si e quajne dieta me tri molle ne dite (3 apple a day diet) eshte krijuar nga Tammi Flynn, instruktor trajnues grupor ne Gold’s Gym ne Washington. Flynn ka zbuluar se kur njeri nga klientet e saj hante nje molle gjithmone para ushqimit pa ndryshuar asgje tjeter, ajo ishte ne gjendje te humbte peshe me shume se zakonisht. Flynn me pas ka eksperimentuar me kete qasje (nje molle para ushqimit) ndaj klienteve tjere te saj dhe ka pare rezultate te pabesueshme, humbje peshe mesatarisht 8 kilogram per 12 jave.

Dieta Me Molle – Bazat
Plani i dietes me 3 molle ne dite ka te beje me ngrenien e nje molle para secilit vakt te ushqimit. Ideja qendron ne ate se fibra qe gjendet ne molle te ben te ndihesh i ngopur dhe shuan apo kenaq deshiren per te ngrene me shume.

Perveç ngrenies se molleve ata qe bejne kete diete gjithashtu ndjekin nje plan ushqimi qe eshte mjaft i ngjashem me South Beach Diet (Dieta e plazhit jugor) me sasi relativisht te vogel te marrjes se karbohidrateve dhe zvogelimit te yndyrave te ngopura. Sheqerkat e rafinuara duhet te eliminohen krejtesisht (embelsirat e zakonshme) perderisa ne anen tjeter rekomandohen karbohidratet me indeks te ulet te glicemines.
thumbnail.php

Ata qe bejne kete diete keshillohen qe te konsumojne 4-5 vakte ushqimi te vogla ne dite, qe duhet te jene kryesisht nga ushqime te shendetshme qe jane me pak yndyra. Secili vakt gjithashtu rekomandohet te permbaje edhe proteine per shkak se kjo ka treguar se zvogelon oreksin dhe permireson humbjen e peshes.

Perveç ngrenies se tri molleve ne dite ata qe mbajne kete diete gjithashtu keshillohen te konsumojne edhe gjashte ushqime me fruta dhe perime tjera. Kjo mundeson qe te zvogelohet sasia e marrjes se kalorive pa perjetuar urine.

Ushqimet qe Rekomandohen
Molle, djathe me pak yndyre, jogurt me pak yndyre, veze, gjoks pule, gjel deti, mish lope pa dhjam, peshk salmon, oriz (jo te bardh), brokoli dhe laker.

Dieta me molle – shembull

Mengjesi

Molle
Omelete me djath
1 filxhan me qull tershere
Meze e lehte e mengjesit
Gjysme filxhani me djathe
Gjysme filxhani me jogurt pa yndyre

Dreka

Molle
2 filxhan me brokoli te avulluar
gjysme filxhani oriz te kafte
Meze e lehte e drekes
Ndonje sallate

Darka

Molle
Salmon te pjekur ne zgare
Sallate te gjelber

Ushtrimet Rekomandohen

Rekomandohet nje kombinim i ushtrimeve kardiovaskulare dhe peshengritjes. Libri perfshin nje program 12 javor te ushtrimeve per fillestare.

Perparesite

* Me ngrenien e nje molle para secilit vakt ushqimi ju keni ndjesine e ngopjes dhe zvogelim te tendences per te ngrene me shume sec duhet.
* Mollat permbajne fiber qe ndihmon ne zvogelimin e niveleve te kolesterines.
* Mollat permbajne falvonoid qe ndihmon ne parandalimin e semundjes se zemres, goditjes ne tru dhe disa kancereve.
* Ushqimet balancohen me kombinim te proteines, karbohidrateve komplekse, frutave dhe perimeve.
* Sasia e larte e te ushqyerit me proteina zvogelon oreksin dhe miremban masen e muskujve per sa kohe mbani diete.
* Inkurajon te ushqyerit me fruta dhe perime te fresketa.
* Eshte e lehte per tu ndjekur. Nuk ka njehsime apo matje, dhe
* Inkurajon ushtrimet.

Dobesite

* Ushqimet mund te mos ju eksitojne dhe mund te ndodhe qe dieta te te behet bajat.
* Mund te merziteni duke ngrene çdo here nga nje molle para secilit vakt ushqimi.
* Eliminon shume ushqime dhe nuk lejon mundesine qe te perfshini ushqimet e preferuara here pas here.
* Mund te jete e veshtire per ata te cilet jane vegjetarianedh por te tille nuk eshte se kemi ne mesin e shqiptareve.

Ne fund….
Kombinimi i ngrenies se nje molle para secilit vakt ushqimi dhe plani i rekomanduar i ushqimeve mund te zvogeloj apetitin dhe keshtu ka shanse te rezultoje ne humbje te peshes per shume ata te cilet mbajne kete diete. Mollet jane gjithashtu burim i mire i fibres qe ka nje mori dobish shendetesore.

Disa prej tyre qe mbajne kete diete (3 apple a day diet) pas pak mund te merziten duke ngrene 3 molle ne dite. Perveç tjerash edhe plani i ushqimit nuk lejon qe te mashtroni dhe keshtu mund ta beje kete plan te veshtire per disa qe ta inkorporojne kete si menyre te te jetuarit (stil jete).
•sherohu.com•
 
Dieta me patate dhe djathe: cdo dite gjysme kilogrami me pak

Se bashku apo te perzier ne nje sallate te vetme, patatja dhe djathi jane nje perzierje fenomenale. Keto ushqime se bashku jane mjaft te pasura me proteina dhe aminoacide. Proteinat te cilat na japin aminoacidet, jane te domosdoshme per formimin e proteinave, per riperteritjen e muskujve, nervave dhe indeve. Me proteina jane te pasura vezet, peshqit, prodhimet e qumeshtit, mishi i vicit, e ne nje mase me te vogel edhe patatet. Prandaj perzierja me e mire do te ishte ajo ne mes te proteinave bimore dhe atyre te kafsheve. Nese kombinoni patatet dhe prodhimet nga qumeshti, apo patatet me veze cdo dite do te keni gjysme kilogrami me pak. Gjate kohes sa mbani diete, konsumoni se paku 2 litra uje, caj te bimeve apo te gjelber dhe nje gote kafe. Kjo diete perfshin pese shujta ne dite, kafjallin, dy zamra dhe dy ushqime sipas zgjedhjes suaj.
thumbnail.php

Ideja per mengjesin
1 portokall, 2 pjese me margarine dietale, se bashku me to hani edhe 40 gr. proshute te zier, apo 50 gr mish pule ose 2 pjese djathe.

Zamra e paradites
1 kivi te madh dhe 11 gr. karbohidrate

Dreka dhe darka
Gjelle me patate dhe djathe

Zamra e pasdites
250 ml qumesht i perzieni me nje luge krunde

Vlera ushqyese: 90 kal, 1 gr. yndyre, 9 gr. karbohidrate.

Receta per gjelle me patate dhe djathe
Patate e pjekur me djathe: shkrini 30 gr. te proshutes dhe shtoni nje luge vaj, e me pastaj shtoni edhe nje qepe te imtesuar, 200 gr. te patateve te prera i piqni por gjithmone duhet te jene te fresketa. Siper saj vendosi edhe 50gr kackavall te ri, e mbuloni tasin derisa djathi te shkrihet. Krahas tyre sherbeni edhe nje sallate te gjelber, tre domate me nga nje luge vaj dhe thartire.

Vlera ushqyese: 360 kal, 15 gr. yndyre, 36 gr. karbohidrate

Krem-supe nga patatja dhe djathi

Ne 3 decilitra uje vendosni 200gr patate te prera, 100gr karota dhe trumze. Perimet e qeruara i perzieni mire dhe i vendosni mbi nje zjarr te qete, ku shtoni edhe 50gr djathe te lopes, i perzieni me majdanoz.

Vlera ushqyese: 330 kal, 10 gr. Yndyre, 40 gr. karbohidrate

Patate ne levozhge me djathe te shkrire
Perzieni dy luge ajke te tharte me majdanoz te prere. Pataten me te madhe e vendosni ne levozhge dhe ashtu te ftohte lyeni me ajke. Shtoni 50 gr djathe te shkrire dhe te gjitha i sherbeni me rrepe dhe sallate nga trangujt.

Vlera ushqyese: 360 kal, 16 gr. yndyre, 31 gr. karbohidrate

Sallate holandeze
Preni 200gr. patate,40 gr. edem, nje trangull dhe 30 gr. proshute. Pastaj perberesin prej 2 luge vaj, pak senf dhe pak uthull e perzieni mire dhe sherbehet me sallate te gjelber apo majdanoz.

Vlera ushqyese: 360 kal, 14 gr. yndyre, 34 gr. karbohidrate

Patate e pjekur "Mains"

Perzieni 2 luge vaj me nje luge uthull, shtoni kripe dhe piper dhe nje hudher te imtesuar. Preni ne disa pjese me te medha 125gr. djathe dhe e derdhni ne marinade, ndersa 200 gr. te patates e preni ne kubeza , zieni 2 luge vaj dhe prisni derisa te fitohet nje ngjyre dhe e sherbeni me djathe dhe rrepe.

Vlera ushqyese: 360 kal, 9 gr. yndyre, 31 gr. karbohidrate

Sallate italiane me patate

Ndani ne forme rrethi 200gr. nga patatja e zier, 2 domate dhe 50 grame djathe te ri te lopes. Ne pjate ne menyre te alternuar vendosni keta perberes, lyeni me vaj, limon apo edhe uthull, ereza me majdanoz apo borzilok.

Vlera ushqyese: 350 kal, 14 gr. yndyre, 32 gr. karbohidrate

Patatja "Havai"
200 gr. nga patatja e zier e piqni me nje luge vaj deri sa te fitoje ngjyren e verdhe. Perberjen e formoni ne cope dhe e vendosni ne nje zjarr te qete. E sherbeni me dy spirale ananas, e ngrohni pak, e sperkatni me majdanoz, sherbejeni me rrepe

Vlera ushqyese: 365 kal, 15 gr. yndyre , 42 gr. karbohidrate

Patate ne furre
Ne nje tunxh te lyer vendosni 200 pjese te patates. Siper pjeses se djathit vendosni majdanoz, derisa djathi fillon te shkrihet. Sherbehet me nje sallate nga trangujt.

Vlera ushqyese: 350 kal, 16 gr. yndyre, 33 gr. karbohidrate

Supe nga patatja
Ne 300 ml. supe te paster vendosni pak shafran. Copetoni 150gr. nga patatja e zier, 2 pras dhe i ngrohni ne supe. Supen e sherbeni me nje veze te ndare ne kater pjese, me majdanoz dhe me djathe.

Vlera ushqyese: 336 kal, 12 gr. undyre, 36 gr. karbohidrate.
•infoalb•
 
Titulli: Dietat...ja ca receta dhe keshilla :)

Dhjete dietat me te fashme, kush eshte e duhura
thumbnail.php

Nga ngjyrat e henes deri tek biskotat
80 per qind e atyre qe jane mbipeshe, bejne dieta pikerisht ne kete periudhe. Dhe shpesh zgjedhja behet ne menyre te rastesishme, duke ndjekur moden e fundit. Por si i behet per te zgjedhur dieten e duhur?“ E rendesishme eshte te zgjedhesh nje diete te vetedijshme” keshillon Giovanna Cecchetto, presidente e Shoqates kombetare te dietisteve. “Rezultati per t`u arritur eshte humbja e peshes ne menyre te kujdesshme, sepse sa me shume luhatje ne peshes te kesh me kalimin e kohes, aq me e veshtire do te jete per te hequr dore, duke u kthyer ne nje problem kronik”. Te shohim kush jane karakteristikat e dhjete dietave me te famshme te momentit dhe si funksionojne, por duke kujtuar se nderthurja e pese ushqimeve te balancuar dhe pak levizje, eshte gjithmone menyra me e mire per te humbur ne peshe.

1. Dieta “deshperuese”
Eshte dieta klasike e te humburit peshe ne minuten e fundit. Bazohet ne dy regjime ushqimore per tu ndjekur, ku secili kerkon 14 dite. Faza e pare eshte e karakterizuar nga nje reduktim i forte i karbohidrateve, yndyrnave dhe sheqernave, si dhe nga rritje te proteinave. Fazat e mirembajtjes, ne fakt, siguron nje mbeshtetje te forte te karbohidrateve dhe yndyrnave. Pra, behet fjale per nje regjim me mish, peshk pa yndyr dhe perime me pak kalori. Nga nje vakt ne tjetrin, jane te ndaluara pijet alkoolike dhe pikantet, por keshillohen konsumimi ekstrakteve te ziera, pasi ndihmojne ne heqjen e lengjeve te teperta dhe ndihmojne ne mbajtjen nen kontroll te urise. Te ndjekesh kete diete mund te arrish te reduktosh 500 grame ne dite. Givanna Cecchetto sqaron: “Shume studime per ceshtje te mbipeshes, tregojne se dietat e varfra me karbohidrate dhe me shume proteina si kjo, mund te japin ne 3 muaj rezultatet me te shpejta dhe me te kenaqshme, por ne periudhe afatmesme,pra pas 6 muajsh ose 1 vit, rezultatet perputhen me dietat e balancuara dhe me pak te demshme per organizmin.

2. Dieta Atkins
Edhe kjo eshte nje diete me shume proteina, e cila bazohet ne aftesine qe ka organizmi per te prodhuar energji, duke djegur me pare karbohidratet dhe me pas yndyrnat. Pra, nese reduktojme karbohidratet, organizmi perdor yndyrnat e mbledhura si burim energjie primare dhe ne kete menyre redukton peshe nga trupi dhe nga masa e yndyrshme. Ne praktike, dieta Aktins kerkon te mbaje konstant nivelin e insulines, duke e transformuar organizmin ne nje makine djegese yndyrnash. Faza e pare e dietes, qe duhet te ndiqet te pakten 2 jave, eshte ajo e vendosjes se kufizimeve te forta per reduktimin e karbohidrateve, qe nuk duhet te kaloje 20 grame ne dite (per te patur nje ide, mjafton te mendoni se ne 100 nga ushqimi qe hani,ka 75 grame karbohidrate). “Sepse behet fjale per nje diete me shume proteina” shpjegon Giovanna Cecchetto “ eshte e keshillueshme nga doktori, se me pare duhet te behet nje kontroll nese veshkat jane efikase”.

3. Dieta me shkeputje
Bazohet ne 5 rregulla themelore: te mos perftohen karbohidrate nga proteinat dhe acidi i frutave gjate te njejtit vakt; beni pjese kryesore te dietes suaj sallatrat dhe frutat; ushqehuni me proteina, niseshte dhe yndyrna te kontrolluara; hani brumera por duke shmangur ushqimet e rafinuara dhe te perpunuara, te bera me miell te bardhe, margarine dhe sheqer; krijoni hapesire midis vakteve, te pakten 4 ore e gjysme. Dieta presupozon se nese sasi te medha karbohidratesh dhe proteinash jane te nderthurura ne te njejtin vakt, krijohet nje ambient me shume acid per tretje te niseshtese dhe me pak acid per nje tretje te mire te proteinave. Per kete, mbeshtetesit e dietes me shkeputje, keshillojne te behet “nje mini-vakt” per te favorizuar nje tretje me te thjeshte. E rendesishme eshte te evitosh keto kombinime: per shembull, te mos perziesh tipe te ndryshme proteinash (qumesht dhe mish, veze dhe djathe, peshk dhe perime); eliminoni perfitimet e karbohidrateve nepermjet mishit dhe mos hani bashke ushqime me te njejtat karbohidrate(qofshin te thjeshte apo kompleks, si sheqer dhe makarona, veze dhe buke, banane dhe buke).

4. Dieta “orevezhguese”
Eshte nje diete me shume kalori, 1200-1300 kalori te perditshme, ndiqet minimumi per tre jave dhe kerkon perpikmeri qofte ne ndjekjen e listes se ushqimeve te propozuara, ashtu edhe ne peshen e secilit ushqim ne cdo vakt. Kur aderon ne programin e kesaj diete, mesohen edhe disa “turke” shpetim kalorish, per shembull te eliminosh yndyrnat e mishit perpara gatimit dhe t`i gatuash ushqimet ne ene te vecanta lejojne eliminimin e yndyrnave. E rendesishme eshte kombinimi i ushqimit ne menyre te rregullt, si semafor. E gjelbra perkon me frutat dhe perimet; e verdha me me buken, makaronat, orizin, dritherat, patatet, perimet, mishi, shpendet, peshqit, vezet, laktozin dhe yndyrnat; e kuqa me embelsirat, ushqimet me shume yndyrna. “ Pika kritike e kesaj diete” thekson Presidentja e Shoqates “ eshte se ushqimet klasifikohen duke u bazuar ne vlerat kalorike dhe jo ne baze te vlerave ushqyese. Keshtu qe rreziku nqendron ne faktin se ndertohet nje diete e joekuilibruar, sepse eliminohen edhe ato pak yndyrna dhe karbohidrate qe jane te nevojshme”.

5. Dieta e ndare ne “zona”
Bazohet ne kontrollin e agjenteve biologjik qe kontrollojne sistemin hormonal dhe cdo funksion fiziologjik sic eshte sistemi kardiovaskular, sistemi nervor qendror, ai imunitar etj. Te ndjekesh kete diete do te thote te mos konsumosh ushqime me nivel te ulet glicerid(IG). Ne kete menyre tregohet shpejtesia me te cilen rritet perqendrimi i glukozes ne gjak nga marrja e nje ushqimi me karbohidrate, dhe kjo percakton nivelin e insulines ne melcise si dhe nivelin e sheqerit qe qarkullon. E thene ne kete menyre, mund te duket shume e komplikuar, por gjithcka duket e thjeshte te provohet nje diete e tille: nje pjese e konsiderueshme proteinash, me pak yndyrna 9 si ato qe ndodhen tek peshku dhe mishi i pules) shoqeruar me garniture perimesh, zbukuruar me bajame te copetuara, shoqeruar me embelsire me fruta.

6. Dieta “dukan”
Eshte nje nga dietat e fundit, qe po “cmend” te huajt. Bazohet ne kater faza: ajo e proteinave te pastra; ajo “alternative” ne te cilen shtohen perime; e rikthimit te nje ngrenieje normale duke u bazuar ne dy principe: te besh nje te enjte plot proteina dhe te hash tre luge krunde dhe tershere ne dite. Avantazhet e kesaj diete jane: Humbje e peshes fillimisht ne menyre te shpejte dhe me pas nje regjim “te lire”. Dieta e doktor Dunkan-it, ne fakt lejon dy “darka gala” ne jave. Nje tjeter avantazh i padiskutueshem eshte mungesa e nje limiti ne sasi: cdokush eshte i lire te konsumoje ushqimet e kesaj diete pa marre parasysh sasine. Por, kujdes, ne mundesine e keqkombinimit te tyre. “Modeli” thote dietologu “eshte gjithmone ai me shume proteina, por me ndryshimin se kuota e karbohidrateve eshte nen vleren minimale te pranueshme nga shendeti”.

7. Dieta kronike
Kjo diete bazohet ne oraret qe merret ushqimi si dhe ne ndryshimet hormonale qe verehen gjate dites. Ekzistojne hormone qe favorizojne yndyrnat e teperta trupore dhe humbjes se muskujve dhe te tjera qe favorizojne yndyrnat trupore dhe shtimit te muskujve. Sipas mbeshtetesve te kesaj diete, duhet te kufizohet perdorimi i karbohidrateve ne oret e vona te darkes. Profili hormonal qe karakterizon oret e darkes, favorizon perdorimin e yndyrnave per fitim energjie dhe rigjenerim te muskujve gjate nates. Duke ndjekur kete mekanizem, ne praktike, kjo diete kerkon te stimuloje hormonet qe favorizojne humbjen ne peshe. “Nuk eshte vertetuar ende qe keto mekanizma influencojne ne peshe, por gjithmone eshte mire te besosh tek nje ekspert”.

8. Dieta e biskotave
Ne Amerike kjo diete, nga doktor Sanford Siegal, po korr shume sukses dhe eshte shume e preferuar nga yjet si Kelly Clarkson e Jennifer Hudson. Konsiston ne ngrenien e biskotave te ndryshme pergjate dites dhe ngrenien e nje vakti me jo me shume se 1.000 kalori, per shembull pule te zier me perime. Biskotat per te cilat flitet ne diete jane te vecanta (zevendesuese te vaktit) pergatitur nga proteina te mishit, qumesht dhe veze dhe nga aminoacide speciale. “ Efekti i dobesimit” shpjegon eksperti “ arrihet permes kalorive te uleta. Rreziku qendron ne faktin e humbjes se peshes ne menyre te kenaqshme, por ne nje kohe shume te shkurter dhe me pak qendrueshmeri”. Por atehere pse preferohet kaq shume? Dy jane faktoret e suksesit: mund te hash nje vakt te mire pa gatuar dhe fakti qe biskota keshillohet tek te gjitha dietat per dobesim.

9. Dieta “hene”
Nuk eshte gje tjeter vecse agjerimi. Ideja eshte te vesh ne pushim aparatin tretes, sic keshillon Brad Pilon ne librin e tij “ Ha, Ndalo, Ha”, te pushosh se ngreni te pakten 24 ore te pakten disa here ne jave. Minimumi do te ishte 18 ore, maksimumi 3 dite, ku metabolizmi “clodhet” dhe eliminohen produktet negative. Sipas nje studimi te Universitetit te Berkeley-it, agjerimi stimulon prodhim te hormoneve qe ndihmojne ne djegien e yndyrnave me nje sere perfitimesh: rritje te metabolizmit, renie te mases yndyrore, renie te presionit te gjakut dhe rregullim te gjendjes se glukozes. Por specialistet vene ne dukje:“ Agjerimi ka efekte negative, per shembull ne crregullim te sinjaleve te urise dhe ngopjes, me rrezikshmeri te vdekjes nga uria dhe humbjes se kontrollit, vecanerisht ne ngrenien e ushqimit”.

10. Dieta e grupit te gjakut
Bazuar ne principet e kesaj diete te shendetshme dhe efikase, duhet patjeter grupi i gjakut. Sipas specialisteve qe e ideuan kete diete, personat me grupin e gjakut 0 do te perfitonin te mira nga dieta me shume proteina, te tipit Aktins. Kush ka grupi A te gjakut duhet te ndjek nje diete me ushqime bimore dhe drithera, duke limituar perdorimin e mishit. Grupi B preferohet te konsumojne produkte te qumeshtit dhe mishit pa yndyre, duke menjanuar produktet e konservuara dhe me sheqerna. Grupi AB mund te haje pak nga te gjithe ushqimet, pa e tepruar me produktet e qumeshtit. Kjo diete nuk ka shume mbeshtetes pasi paraqitet shume thjeshte dhe shume kufizuese. Dhe nuk eshte per nje kohe te shkurter, por per gjithe jeten, pasi tregon ushqimet e pershtatshme per cdo grup gjaku.(t.observer).
 
Titulli: Dietat...ja ca receta dhe keshilla :)

Dita me e mire sipas mendimit tim ,eshte te jete e ekuilibruar ,pra te hash cdo gje por ne sasi me te vogel...doja te pyesja per dicka?...cfare jane boronicat????, se nuk e kam idene se cfare jane, e kam degjuar, por ndoshta eshte fjale ne nje dialekt qe une se njohe..............
 
Pe: Dietat...ja ca receta dhe keshilla :)

....recetat dhe dietat jane praktikishte te parealizueshme , duke qene te komplikuara..por nderhyjne edhe nje sere faktoresh te tjere sic eshte koha ne dispozicion...
...ato behen ne baze te aktivitetit fizik ,qe ben cdo njeri dhe te kalorive qe shpenzon gjate dites.....
...qellimi eshte qe te ekuilibrohet shpenzimi i kalorive me marrjen e tyre nepermjet ushqimit...do te thote nese shpenzojme 2000 kalori, duhet te marrim 1800 kalori qe dieta te funksionoj......
...them se disa rregulla te thjeshta jane shume te dobishme.....
...para konsumimit te vaktit te pijme nje gote uje...keshtu qe ngushtohet hapsira ne stomak, dhe ne dote konsumojme ushqim derisa te jemi ngopur...
...te ulim konsumin e karbohidrateve, por jo ta ekzagjerojme ..sepse trupi ka nevoje per to...
...te konsumojme proteina zhtazore me pak yndyre....
...te mos perdorim ushqime te skuqura...keto bejne shum dem, sidomos pasqyrohen tek lekura
...te perdorim shume sallatrat...sidomos ato me perqindje te larte uji....
...te ulim sasin e kripes....
...te ulim sasine e ushqimeve te fermentuara...ketu e kam fjalen ...per nenproduktet e qumeshtit( djath, gjize, kos,)...pijet alkolike..pijet e gaz...natyrishte te ulim sasine e perdorimit, sepse nuk munde ti eleminojme nga dieta, sepse eshte e pamundur.....

eshte mire qe te konsumohet mishi sa me me pak dhjam...dhe ne mynyre te moderuar....te rrisimkonsumin e peshkut....
po te kini parasysh keto gjera dieta funksinon 100% te jeni te bindur....duke ngrene ne mynyre normale...dhe te marresh te gjitha kalorite qe trupi ka nevoje.....
 
Back
Top