Dieta mesdhetare ul vdekshmërinë

ERA_VL

missing you....
Shqiptarët duhet të përdorin sa më shumë dietën mesdhetare për të evituar vdekshmërinë që lidhet me sëmundjet kardiovaskulare, tumoret, sëmundjen Alzheimer dhe sëmundjen e Parkinsonit.

Sipas një analize nga një grup epidemiologesh nga Universiteti i Firences, dieta mesdhetare është e shëndetshme dhe nuk e dëmton shëndetin e njeriut.

Në vendet e Mesdheut, që konsiderohen “fanatikë” të ushqimit me shumë pemë, perime dhe drithëra (pjesë e ushqimit mesdhetar, ku përfshihet edhe peshku, vaji i ullirit etj.), është vënë re se numri i vdekshmërisë si pasojë e sëmundjeve të lartpërmendur, është për 9 % më i vogël.

Nëse bëhet ndarja në kategori, rreziku për sëmundjet kardiovaskulare është 6% më i vogël, ndërsa për tumoret dhe sëmundjet Alzheimer e Parkinson është për 13% më i vogël.

/TCH/Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top