'Dielli nuk mund te fshihet me gisht'

Princesha

Warrior Princess
V.I.P
Dikund mund të ndodhë kjo por jo edhe në Kosovë sepse Kosova është vend demokratik pastaj me përqindje të popullatës prej 98% musliman.
Edhe do të kisha këtë mendim nëse nuk do të kisha ndëgjur për raste e përjashtimit të vajzave me mbulesë nga shollat dhe istitucionet publike.
Rastet janë evidente publiku i njeh, dikur është cuar pluhër rrethë ketyra rasteve ne masmedia që ne vend së të trajoheshin si raste ato keqtrajtoheshin deri në atë masë sa që dukeshin si provokime publike të mazhorancës muslimane në Kosovë ose thënë më thjeshtë matje e pulsit të muslimanëve.
Gjithashtu si raste shfrytezoheshin për ta degraduar mbulesën dhe vlerën e saj nëpërmjet komenteve të ,,itele-kuajve,, shprehje kjo që gati është bërë pjesë e fjalorit tonë për të treguar mos-kompetentëve përzierjen në kopmetencat e tjetrit.
Te gjitha këto masakrime mediale me urdhërsën e Krijuesit për mbulesë kishin nxitur të rinjët e Forumit Rinor Islam të Ferizajt që të realizojnë një anketë me qytetar, ku qytetarët do të thonin fjalën e tyre e cila do mbetet si dokument për individ dhe institucionet që në rastet kur trajtohet çështja e mbulesës të kenë fakte nga opinonet e qytetarëve.

Anketa e inicuar nga Forumi Rinor Islam i Ferizajt dhe që u përkrah nga bashkëpuntor nga disa qendra të Kosovës u ralizua gjatë muajit Qershor 2007 në dias qenra të Kosovës si : Prishtinë, Ferizaj, Klinë, Lipjan, Malishevë, Hanë i Elezit, Skenderaj, Shtime etj. Në anketë kanë marrë pjesë 475 respodentë nga këto qendra të cekura më lartë.

Prej këtyre respodentëve pjesëmarrës të shkollimit të mesëm kanë qenë 38.77 % , universitar 45.12 %, të tjera 15.67%.

Ndërsa sa i përket përkatësisë fetare, si musliman janë deklaruar 93.20%, jo musliman 1.69%, ndërsa kanë preferuar të mos flasin për identitetin e tyre 5.73% të respodentëve të anketuar.

Anketa ka pasur pesë pyetje prej të cilave kemi këto rezuatatet në vazhdim:

1. Shamia sipas bindjeve tuaja është? a) obligim fetar 72.18%
b) kopjim i orientit 7.00%
c) simbol fetar 20.81%


اështë në të vërtet shamia?

Nëse flasim për mbulesën islame hixhabin, nuk ka aspak dyshim se mbulesa për vajzat e moshës madhore është obligim i patjetërsueshëm dhe përmanent për të gjitha vajzat që pretendojnë të i nënshtrohen tërsisht Zotit dhe urdhërava të Tij. Se shamia është obligim qartë e vërejmë edhe nga citate të Kur’anit dhe thënieve të profetit a.s.
Një nga këto citate kuranore është edhe ky në vazhdim: “Thuaju dhe besimtareve t’i ndalin shikimet e tyre, t’i ruajnë pjesët e turpëshme të tyre, të mos i zbulojnë stolitë e tyre, përvec atyre që janë të dukshme, dhe le t’i vënë shamitë mbi kraharorët e tyre.’’ (En-Nur 31)

Por, çfarë është puna me mendimin e qytetarëve se shamia qenka kopjim i orientit?

Në faktë për një mendim të tillë as nuk ia vlen të humbet kohë me të, është një shpifje e kahershme kur populli ynë pranonte çdo mendim që ia ofronte pushteti i atëhershëm, dhe se nuk ishte në gjendje të formonte mendimin e vet për këtë çështje.Te kjo çështje na habit fakti se se ende 7% të qytetarëve kanë ngel mbrapa në kohë dhe njohuri, dhe nuk janë në gjendje të formojnë një opinon me të progreseiv dhe autentik, duke qenë se jetojmë në kohën e internetit, kohën e modës (ku modë është çdo gjë).

Simbol fetar

,, Hajde babë t’i tregoj arat ,, kjo është një shprehje ironike që populli vet e ka formuluar për t’i bërë me dije kompetentëve që të mos përzien në punët e huaja. Njerëz më së paku adekuat nga mesi ynë kanë trilluar një emërtim të tillë për mbulesën islame më të vetmin prirje që të përgatitet psikologjia e popullit tonë, më konkretisht shamia të trajtohet si simbol fetar me ç’rast do të ishte me e lehtë që vajzve me mbules t’iu pamundësohet qasja në shoqëri, kur dihet se ligji për moslejim të simboleve fetare në institucionet publike egziston prej kohësh. Në këtë mënyrë do të kursente kohë që të formulohet një ligjë i ri për mbulesën në veçanti .

2. Shamia një vajzë e...?
a) e shëmton 6.52%
b) e zbukuron 15.78%
c) e nderon 77.68%


اfarë roli ka shamia te një vajzë?

Pytjes se shamia një vajzë e shëmton, e zbukuron apo e nderon lirishtë mund të themi se 93.46% i janë përgjigjur drejtë.
Kjo pyetje i ka vënë në dilemë shumë qytetar. Por që çështja e bukurisë sic e dim të gjithë është relative dhe dytësore dhe përgjigjia qënsore ishte ajo se shamia një vajzë e nderon.
Shamia një vajzë e nderon, këtë përgjigjie e mbështesim në citatin kuranor ku Zoti i Madhëruar thotë;
“O pejgamber thuaju grave tuaja, bijave tuaja dhe grave të besimtarëve le t’i vënë shamitë e veta mbi trupin e tyre, sepse kjo është më afër të njihen se nuk janë rrugaçe e të mos ofendohen’’ (El-Ahzab: 59)

3. A ju pengojnë vajzat e mbuluara?
a) po 7.98%
b) jo 92.01%

’Kur i shohin në vende publike, u a ngrisinë moralin’
Gjatë jetës jemi përball edhe me komente të tilla se disa prej qytetyrëve tanë po u pengokanë vajzat e mbuluara. Rezultate e këtij hulumtimi tregojn për përqindjen e vogël të njerëzve që vuajnë nga komlekse të tilla që me plotë kuptimin e fjalës në kohën tonë nuk kanë vend, sigurisht nëse flasim për kulturën e të respektuarit të tjetrit më konkretsiht intimitetit, bindjeve të tjetrit. Përqindja prej 91.01% janë befasur nga një pyetje e tillë, duke reaguar me ashpërsi se çfarë pengese mund të kishin nga vajzat me mbulesë, madje përkundrazi shprehnin kënaqësi për prezencën e vajzave me mbulesë në shoqërinë tonë. Më konkretisht dhe tekstualishtë shprehnin kënaqësinë ‘kur i shohin në vende publike, ua ngrisin moralin’.
E vërteta është pavarsisht se të gjitha nga 54.43% të vajzave të anketuara nuk kanë pasur mbulesë shihet tek ato një kënaqësi për prezencen e vajzave me mbulesë, por gjithësesi dhe një shpresë se ato ndoshta një ditë mund të merrënin hapin e guximshëm dhe të vënin mbulesën, sigurisht nëse deri atëherë ,,njerëzit që punojnë për sqarimin e cështjeve për mbulesë e të ngjajshme të jenë në numer (dhe fuqi juridike) përafërsisht ekuivalent me numrin e atyre që punojnë kunder saj ose që krijojnë kushte për të pamundësuar vajzave me shami integrimin në shoqëri’.

4. A mendoni se shamia për karrierë...? a) pengon 20.93%
b) ndihmon 17.12%
c) nuk luan rolë 61.94%

Të jetuarit një një shoqëri me përqindje prej 98% musliman në mendjen e ndokujt mund të krijojë iluzionin e një harmonie dhe rahatie të përgjithshme. Por të thuash dikujt se në vendin ku përqindja e muslimanëve është deri në 98 % dhe se vjazat që vënë mbulesën largohen nga shkolla, se vajzat që vënë mbulesën largohen nga institucionet publike me siguri do të befasohet ose do të medojë se jemi duke jetuar në ‘shekujt para historisë njerzore’ ose jemi duke jetuar në ndonjë diktatur hitleriane apo enveriane më konkretisht në ndonjë shtetë komunist.
Një vajzë nga një gjimanzë i Prishtnës, një mësuese nga Prishtina , një nxënëse nga Mitrovica, dy vajza nga Podujeva janë vetëm ca raste që janë përmendur heshtas në media, si raste të përjashtimit për shkak të mbulesës.
Fakti është shumë ironik se ato përjashtohen me të vetmin nenë, neni 4 i Ligjit për Arsim më konkretsiht nën-neni 4.7 i cili thotë:

Neni 4.7
Institucionet arsimore publike do të përmbahen nga mësimdhënia fetare ose veprimatrit tjera , të cilat prapagandojnë ndonjë fe të caktuar.

Në fakt askund në këtë nenë nuk kemi frazë që deklaron se shamia nuk duhet të lejohet në shkollat publike. Këtë mund ta kuptojë secili njeri prej atyre 7 vjeçarëve që i kan mësuar shkronjat tani e deri te ai më i vjetri.
Sic mund të shihet qartë në vendimet për përjashtimin e këtyre vajzave kemi vendime arbitrare të udhëheqësve të këtyre institucioneve, që lirisht mund të themi se janë pjesë në grupin e njerëzve 7.98% (shih piken 3)
Se këto vendime janë arbitrare mund të kuptojmë edhe nga ndërhyrja e institucioneve tjera deri tek kryadminsitratori e qeveria.
Në njërën nga rastet është dashtë që të ndërhyjë zyra e Ombduspersonit për ta kthyer në shkollë.
Kosova një vend dememokratik, por me demokraci të kufizuar jo që shkelë vetëm ligjet që ajo i ka miratuar por ajo shkelë edhe konventa ndërkombëtare sigurisht duke e shfrytëzuar statusin e padifinuar të saj.
Për shembull:

KONVENTA PثR MBROJTJEN E Të DREJTAVE DHE LIRIVE THEMELORE Tث NJERIUT(Miratuar në Romë më 4 nëntor 1950)
NENI 9

Neni 9.1
Cdo njëri ka të drejtën e lirisë së mendimit të ndërgjegjies dhe të fesë: kjo e drejtë përfshin lirinë ndërrimit të fesë ose të bindjes së tij dhe lirinë, qoftë vetëm ose së bashku me të tjerët dhe në publik ose privatisht, për ta shfaqur fenë ose bindjen e tij në adhurim, mësimdhënie, praktikë dhe respektim.

Neni 9.2
Liria për të shfaqur fenë ose bindjet u nënshtrohet vetëm atyre kufizimeve që janë përcaktuar me ligj dhe që janë të nevojshme në një shoqëri demokratike në interes të sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit, shëndetit ose të moralit publik, ose për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve.



DEKTLARATA UNIVERSALE E Tث DREJTAVE Tث NJERIUT(Miratuar dhe shpallur nga Asambleja e përgjithshme me rezuluten e saj 217A(III) të 10 dhjetorit 1948 )

Neni 18
Secili ka të drejtën e lirisë së mendimit të ndërgjegjies dhe të fesë: kjo e drejtë përfshin lirinë ndërrrrimit të fesë ose të bindjes së tij dhe lirinë, qoftë vetëm ose së bashku me të tjerët dhe në publik ose privatisht, për ta shfaqur fenë a bindjen e vet, nëpërmjet arsimit, praktikës, kryerjes së kultit dhe riteve fetare.

I nderuar lexues e ke rastin të bësh vetë anologji, dhe kur t’i kesh kuptuar drejt juridikisht sigurisht do të jesh duke e kapur kokën me dorë nga ,,masakra ligjore” që bëjnë pushtetarët tanë me ligjin.

Tani nëse fasim për respektimin e ligjit në shkollat tona në Ligjin e Arsimt të Kosovës në të njejtin nenë ku ndodhet neni (i abuzuar nga pushtetarët tanë) neni i 4 më konkretisht nën-neni 4.7 vetëm një nën-nen më lartë ndodhet nën-neni 4.6 që nuk ka shkollë publike apo private fillore apo e mesme që nuk e ka shkelë.

Dhe pyetja e fundit
5. A mendoni se shamia duhet të lejohet në shkollat publike? a) po 83.29%
b) jo 16.70%


Sic mundë të shihet përqindja prej 83.29% të qytetarëve të Kosovës medojnë se duhet të lejohet mbajtja e shamisë në shkollat publike, me kët rast mund të deklarojmë haptazi se në Kosovë kemi shkelje të mendimit të mazhorancës dhe atë pa arsyetime juridike, thjesht pse munden dhe me paramendimin se ua bëjnë atyre që nuk din “hajt se këta të fesë nuk i marrin vesh keto gjana”.
Lexues i nderuar i këtij artikulli, inicuesit , foruluesit e pyetjeve, anketuesit të gjithë ishin të rinj nën 19 vjeç dhe kjo le të jetë një shprsë se për zërin e ngulfatur të rinisë që ndoshta një ditë mund të ndëgjohet me hapur dhe më kthjellët.
Ndoshta mund t’ju befasojë ky koment, por që kjo arsyetohet më faktin se në ditën kur këto rezultate u prezentuan para mediave ne Ferizaj nuk ishte prezent asnjë medium i ftuar pos një televizioi lokal i cili informoi në mbrëmje organizatorin se nuk mund të emetonte kronikën.
“Dielli nuk mund të fshehet me gishtë”, verteta do të dal në shesh kurdoherë dhe nuk ka kush që e ndal.

Gentian Jetishi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 3 21.4%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 28.6%
Back
Top