-
- Anëtarësuar më
- Jul 22, 2008
-
- Mesazhe
- 3,960
-
- Reagimet e mara
- 350
-
- Mosha
- 37
-
- Vendndodhja
- ,,In your dreams making you happy'' :)
Diamantet, "dashuria" e madhe e femrave
Një unazë, varëse, çantë apo syzet, janë gjithmonë dhuratat më të bukura, sidomos nëse janë të zbukuruara me diamante. Jo më kot, një nga fushatat publicitare më efikase në histori mund të përmblidhet vetëm me katër fjalë: "Një diamant është përgjithmonë". Sipas një sondazhi të kryer së fundmi nga "Dee Beers", pjesa më e madhe e femrave tregoi se për dhuratë do të preferonin një unazë ose varëse me diamant. Nga sondazhi doli gjithashtu se unazat me gurin e çmuar ishin më të preferuarat për fejesë apo martesë, ndërsa varëset, syzet apo çantat, për raste më pak të veçanta. Dy nga tri gra dëshironin të merrnin si dhuratë diamante, për domethënien e këtij veprimi, kurse një në tri për vlerën e tij. Vetëm njëra, në pesë, ishte gati ta pranonte nga një burrë që nuk e dashuronte. Po sipas sondazhit,një në dhjetë ishte e gatshme të shkonte një natë në shtrat me
një të panjohur vetëm që të merrte si shkëmbim këtë gur të
çmuar. Por pavarësisht dëshirës së grave, çmimi është ai që sheh
çdo burrë para se të vendosë të bëjë një dhuratë të tillë. Kështu
në Evropë flitet se një unazë me gur të tillë kushton minimalisht
100.000 euro, në tregun anglez flitet për 30.000 sterlina, në SHBA
për 200.000 dollarë dhe në Zvicër për 150.000 franga, duke e
vërtetuar kështu se ai është guri më i shndritshëm, më i bukur,
më i kërkuar dhe më i shtrenjtë në botë. Kështu, breza të tërë të
blerësve janë rritur me bindjen se diamantet janë sinonim i
dashurisë. Një burrë që shkon për të blerë një unazë për gruan e
tij të ardhshme, përvjetorët e martesave, fejesën dhe Shën Valentinin, janë rastet dhe ngjarjet më të shënuara, në të cilat shiten më shumë diamante në botë, pavarësisht çmimeve marramendëse.Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të cilësohen si
vendi që themeloi traditën e blerjes së një unaze më gur diamanti,
për të shprehur premtimin dhe dashurinë në prag të martesës.
Një slogan tjetër i "De Beers", kompania që ka zotëruar
mbi 20 vjet monopolin e diamanteve, kontribuon për ta bërë
më të zjarrtë këtë dëshirë: "Tregoji se do ta duash edhe për një mijë vite të tjera" dhe ilustron në mënyrë të përsosur funksionimin e tregut. Selis Rodes, themeluesi i "Dee Beers", pranon se e ardhmja e kësaj industrie është plotësisht e garantuar deri kur "burrat dhe gratë do të vazhdojnë të dashurohen". Por, fatkeqësisht disa prej diamanteve më të bukur në botë vijnë nga fushat e betejave dhe nga disa cepa të largët të botës, të gjithë do ta kuptonin lehtësisht "madhështinë" e botës së tyre. Aktorët e industrisë ndërkombëtare të diamanteve, të cilësuar në të gjithë botën si "tregtarë dashurie, nderi dhe besnikërie", shpesh kanë abuzuar, duke mos e theksuar faktin se gurët vinin nga vendet ku zhvilloheshin luftërat më të përgjakshme vetëm për të garantuar shtrenjtësinë e bizhuterive të përbëra prej tyre.
Historia
Fjala diamant e ka origjinën nga dy fjalë greke: "adamas" (i pathyeshëm) dhe "diaphanes" (transparent). ثshtë konsideruar si guri më i fortë dhe mori menjëherë një domethënie simbolike. Fuqia e tij u bë e gjithëpushtetshme në shekullin e 17, kur u bë edhe simbol i bukurisë, falë shkëlqimit rrezatues dhe vlerave të tij. Diamantet e parë janë gjetur në shekullin e 10-të në ishullin e Burneut, në sasi shumë të vogla. Në mesin e shekullit të 12-të, Zhan-Baptiste Tavernier, një eksplorues në shërbim të Luigjit XVI arriti të zbulonte minierat në Golkonda në brigjet lindore të Indisë. Në shekullin e 14-të, ky gur i çmuar filloi të përdorej nga gratë, kryesisht në unaza, si shenjë e besnikërisëbashkëshortore dhe dashurisë së përjetshme. India do të
ishte vendi i vetëm nga e cila do të importoheshin diamantet deri në vitin 1725, në të cilin u zbuluan "gurë" të çmuar edhe në Brazil, një krahinë rreth 500 km larg Rio de Zhanerios.
Megjithatë diamantet indianë ishim më cilësorët dhe shpesh ata
që importoheshin nga Brazili shiteshin si të tillë, duke rritur artificialisht çmimin e tyre. Portugezët ishin të parët që filluan të merren gjerësisht me përpunimin e diamanteve dhe përdorimin e tyre në unaza dhe varëse. Kur prodhimi brazilian kishte shteruar plotësisht, u zëvendësua nga Afrika Jugore, sidomos pas vitit 1866. Sipas legjendave, një vajzë nga një familje fshatare që kishte emigruar në Afrikën e Jugut ishte duke luajtur me një gurë që vëllai i saj kishte gjetur diku afër shtëpisë. Në fakt, guri nuk ishte 100 për qind i pastër,por një shtysë drejt kërkimeve të reja. Tri vjet më vonë, shoqëritë e
mëdha portugeze arritën që të "blinin" të ashtuquajturën "Yjet e
Afrikës". Sot minierat më të mëdha të diamanteve janë ato afrikane
të Botsvana, Sierra Leones, Zaires, Angolës, Ganës dhe Liberisë. Pjesa më e madhe e gurëve të gjetura në këto rajone mbulojnë rreth 4 për qind të prodhimit të përgjithshëm botëror, edhe pse aty zhvillohen luftërat më të mëdha civile. "Diamantet më të bukur dhe më të kushtueshëm vijnë nga vendet afrikane. "Millenium", "Stela" dhe "Centenary", janë disa nga më të kushtueshmit në botë që vijnë nga këto vende. "Në industrinë e
përpunimit të tij vetëm pajisjet për prerjen dhe shpetëzimin,
kushtojnë miliona dollarë", tregon Mishel Bler, një nga administratorët e një firmë që merret me përpunimin e diamantit në
Londër.
Unaza
Gjithçka lidhet me emrin e Maria de Borgonjës. Ajo ishte gruaja eparë që mori si dhuratë një unazë me diamante në fejesën e saj me
Masimilianin e Austrisë, më 17 gusht të vitit 1477. Sipas historisë, Masimiliani i kërkoi një mendim njërit prej këshilltarëve të tij se në ç‘mënyrë të propozonte vajzën e bukur për martesë. Këshilltari i tij i afërt i sugjeroi Mbretit të dashuruar që t‘i dhuronte "një unazë me diamante". Nga të gjitha idetë, kjo ishte ajo që i pëlqeu më shumë Masimilianit. Ai i propozoi për martesë princeshës së re, duke i dhuruar një unazë të tillë, të cilën e vendosi në dorën e majtë të saj. Maria
pranoi pa hezitim dhe që atëherë lindi tradita, për t‘i dhuruar gruas së ardhshme një unazë me diamant.
G.Shqip
Attachments
Redaktimi i fundit:

