Di Caprio ngre zerin per mbrojtjen e lumit Vjosa

leonardo.jpg

Aktori i famshëm Hollivudian, Leonardo Di Caprio i është bashkuar fushatës dhe apelit për mbrojtjen e lumit Vjosa në Shqiperi.


Në faqen e tij në facebook, Di Caprio ka postuar filmin e lumit Vjosa ku i ka ftuar qytetarët që të firmosin peticionin për mbrojtjen e lumit, nga ndërhyrjet e qeverisë, si dhe ndertimi i hidrocentraleve.
Postimi i plotë:
Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh dhe ‘më i egër’ në Evropë. Nga malet e Greqisë deri në Detin Adriatik në Shqipëri, ai shtrihet në 300 kilometra, plotësisht i lirë nga barrierat artificiale, si dhe digat e hidrocentraleve. Lumenjtë dhe përrenjtë që janë degë të Vjosës janë shtëpia e më shumë se 1,100 specieve të botës së egër, shumë prej të cilave janë të kërcënuara.
Vjosa është kurora e #BlueHeartofEurope dhe njerëzit në të gjithë Shqipërinë duan ta mbrojnë atë përgjithmonë. Ata po i kërkojnë qeverisë së Shqipërisë për të krijuar #VjosaNationalParkNoë, i cili do të ishte parku i parë i lumit ‘të egër’ në Evropë.
Qëndroni me ta. Shikoni dhe ndani filmin e ri Vjosa Forever dhe nënshkruani peticionin:


leo.jpg

Panorama.al
 
Nuk është hera e parë që Leo flet për Vjosën kjo është e treta në këto vitet e fundit.

Bravo për sensibilizimin!
 
Përtej shakave, faleminderit duhet thënë për nxitjen dhe inkurajimin e kësaj fushate. ??
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top