Dhunohej nga i shoqi, gjen “shpëtim” duke u hedhur nga kati i tretë

Aren

Anëtar i Respektuar
hidhet1-300x210.jpg

26-vjecarja nga Durrësi e cila u hodh ditën e djeshme nga kati i tretë i banesës ku jetonte, e kreu aktin vetëflijues pasi dhunohej sitematikisht nga bashkëshorti I saj. Hikmete Ukaj, nënë e një fëmije të mitur 5 vjecar, ishte në gjendje të rëndë depresive dhe për ti dhënë fund dhunës psikologjike dhe fizike vendosi të vdiste duke mos gjetur rrugë tjetër shpëtimi.

Për më tepër vëllai I Hikmetes, I cili është kthyer nga Greqia ku ndodhet emigrant ka akuzuar bashkëshortin e saj për dhunë e precendentë penalë. Në një intervistë mediatike ai deklaroi se cifti prej 1 viti ka pasur sherre në familje ndërsa strukturat e shtetit nuk kanë lëvizur “as gishtin më të vogël” për ti ardhur në ndihmë nënës së re.
Hikmetja është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Durrësit dhe pasi është mbajtur 20 orë nën vëzhgim bluzat e bardha për shkak të frakturave të mëdha në trup, është nisur mesditën e sotme drejt Spitalit Ushtarak për trajtim më të specializuar. Ndërkohë ndaj bashkëshortit dhunues ka nisur një hetim në gjendje të lirë./alb-observer.com/
 
Titulli: Dhunohej nga i shoqi, gjen “shpëtim” duke u hedhur nga kati i tretë

Taman budalle,nvend qe me e denoncu ne polici e mos me leviz nga policia deri sa t'ja hekun qafet kto tipat qe blejn grat.Shkon e hillet e shkatrron edhe veten per gjith jeten
 
Titulli: Dhunohej nga i shoqi, gjen “shpëtim” duke u hedhur nga kati i tretë

Taman budalle,nvend qe me e denoncu ne polici e mos me leviz nga policia deri sa t'ja hekun qafet kto tipat qe blejn grat.Shkon e hillet e shkatrron edhe veten per gjith jeten

Quku po ia i vellai ka thene qe s'eshte bere asgje...
Pastaj opinioni, pastaj sa ligje ka Shqiperia aman!

Edhe pse ke sh te drejte, e shkreta.
 
Pe: Dhunohej nga i shoqi, gjen “shpëtim” duke u hedhur nga kati i tretë

QuKu_Tu_TjErR_lEsH 2 Dite me Pare #31939
se kan zakon femrat Shqiptare me u anku ne polici jo se shikoje qe ka shtet po he.
Ca shteti ka o Quk,ja e denoncoi jep para ai ose me mik del jashte per 24 ore...Ku eshte shteti??Pastaj ca sigurie i ofron femres shteti pasi del jashte dhunuesi??Asnje siguri...Jo te ankohet femra po te fleje ne polici,ata e marrin e fusin mbrenda dhunuesin e pas pak oresh ai eshte i lire prap...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top