Dhuna në familje, shenjë e një shoqeri të pasigurtë

MasteR

I'm offline
dhuna.jpg


Dhuna është një fenomen i kudogjendur.Në Shqipëri ajo ka marrë gjithnjë e më tepër një trajtë më kompakte dhe po lejohet masivisht.Statistikat e viteve të fundit në vendin tonë tregojnë se 30 për qind e grave në rang vendi dhunohen në forma të ndryshme nga bashkshortët e tyre.Kjo dhunë shpesh përhapet edhe tek fëmijët të cilët përjetojnë trauma të vërteta psikologjikë, të cilat ndikojnë edhe në individin e tij kur ai arrin moshën e pjekurisë apo në rininë e vonshme.Ka disa forma të dhunës në familje: Dhuna fizike, e cila fillon nga format më të lehta të saj për të arritur deri në ato më ekstremet. Përgjithësisht kjo formë e dhunës takohet te gratë pas disa vitesh martesë (2-3 vjet). Por nuk duhet përjashtuar këtu edhe dhunën që fillon më herët se kaq. Dhuna fizike përfshin: goditje, gërvishtje, mbylljen në shtëpi, goditje me sende të forta, kërcënim me thikë apo me armë të tjera, tentativë për vrasje e deri në formën më të rëndë vrasjen. Dhuna psikologjike përfshin talljet, kërcënimet, ndjekjen nga pas, mohimin e hapësirës për të marrë vendime, ndalimin për të dalë me shoqërinë madje edhe vetëm, kritikën e vazhdueshme ndaj kulturës, sharjet në shtëpi dhe në publik, ngarkimin me faj për çdo gjë që shkon keq, kontrollin ndaj veshjes dhe gardërobës. Kjo formë e dhunës është e hasur pothuajse në të gjitha familjet. Ndalimi për të dalë me shoqërinë, për të shkuar në punë është një nga arsyet e përdorimit më të shpeshtë të kësaj forme dhune. Sipas mendimit të shumicës së burrave gratë janë të destinuara për të qëndruar në shtëpi, të jenë amvisa të mira dhe të merren me rritjen e fëmijëve.Dhuna seksuale përfshin marrëdhënie seksuale me forcë, trajtimin e partneres si objekt seksual, detyrimin për te realizuar marrëdhënie në forma të padëshiruara dhe të papranueshme për partneren. Në vendin tonë denoncimi i kësaj dhune është i vogël.Shumë akte të dhunës nga ana e meshkujve janë një shenjë e dobësisë, pasigurisë dhe mungesës së vlerësimit për veten, të kombinuara me një kapacitet për dominim verbal ose fizik dhe një ndjenjë se ata duhet të jenë superiorë dhe të kontrollojnë gjithçka. Pavarësisht kësaj panorame të përgjithshme duhet thënë se në Shqipëri femrat po arsimohen gjithnjë e më tepër dhe po bëhen gjithnjë e më të pavaruara edhe ekonomikisht.Sidoqoftë femra kudo ku jeni tregohuni dinjitoze dhe thojini STOP çdo forme të dhunës nga ana e partnerit , të dashurit apo bashkëshortit tuaj.Ju vleni më shumë se gjithçka tjetër.

albadonna
 
Pe: Dhuna në familje, shenjë e një shoqeri të pasigurtë

Femra duhet te jete e forta,.e lirsheme dhe mbi te gjitha te respektoj veten e te drejten e saj.
Ketu duhet vene dore te gjithe pjeset e shoqeris nga pake,shteti me anen legjislative,..shoqatat me ndihmen sociale e psikollogjike,shoqeria ne pergjethsi ajo maskiliste duhet te kuptoj qe njeriu eshte i barabarte pavarsishte seksit,apo gjinise,.njerzit e dhunshem jane pjeserishte kriminel ,ndaje duhet te denoncohen,.(qofte vellai,burri,.apo kushedotjeter)
Patriarkalizmi fatkeqsishte zen dhe ka rrenje tek nje pjese e madhe e mentalitetit Shqiptare.
Turpi i nje femre eshte te mos flasi dhe denoncoi dhunen familjare dhe ate qe ushtrohet kundra saij,dhe ajo nuke eshte pergjegjse dhe as fajtore per asgje,sepse shpeshe dhunusit kane efktin te ushtrojne dhune dhe te bejne viktimin te ndjehet fajtore,Nje shoqeri shkon perpara,atehere kur ka lilri gjinore,dhe atehere kur kuptohet qe femra eshte qeliza e jetes ,dashuri,familjes dhe shoqeris njerzore.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top