Dhuna ndaj Shqiptarëve në Greqi shokon edhe opinionin

bledikorcari

Anëtar i Nderuar
I shokuar është përsëri opinioni publik në Greqi me sjelljen e policisë greke ndaj emigrantëve të huaj dhe konkretisht atyre shqiptarë. Rasti i fundit i është bërë i njohur pas publikimit nga mediat greke.


GREQI- Shok në opinionin publik grek, publikimi i disa fotografive që tregojnë transportimin që u është bërë 7 emigrantëve shqiptarë nga krahina e Elasones drejt gjykatës së Larisës i ka shokuar grekërit, për mënyrën e transportimit të tyre.
Fotografitë janë publikuar edhe në shumë kanale televizive greke dhe janë bërë nga një kalimtar i rastit, sot në orën 11 të paradites në oborin e pasëm të Gjykatës së qytetit të Larisës.
Në foto duken qartë një makinë bujqësore e markës Toyota me targa PIM 9845. Sipas shoferit të saj kjo makinë i përket policisë së qytetit. Gjithashtu duket qartë se si është shndërruar karroceria e saj në një kafaz me hekura brënda së cilit ndodheshin 7 emigrantë të gjithë me pranga në duar.
Sipas dëshmitarëve okularë dhe personit që ka nxjerrë fotografitë emigrantët janë mbajtur shumë orë brënda në kamionçinë, me këmbë të mbledhura, ndërkohë që termometri shënonte sot mbi 42 gradë celcius.
Gjithashtu nuk u është dhënë ujë dhe nga kushtet çnjerëzore disa prej tyre kanë pasur shenja asfiksie. Madje është karakteristikë cilësimi që ju bë kësaj ngjarjeje në një prej kanaleve greke ku u përdor shprehja që emigrantët ishin të stivosur si “thasë me patate”.
Sipas mediave greke emigrantët kanë pritur brenda në kamionçinë disa orë me rradhë për të kaluar më pas përpara prokurorit për masë sigurie nën akuzën e kalimit ilegal të kufirit.
Lajmi ka krijuar reagime të mëdha ndërkohë që veteë ministri i Brëndëshëm Pavlopulos ka urdhëruar shkarkimin e drejtorit të policisë së Elasones, qyteti ku ishin kapur emigrantët rreth 30 km larg Larisës.
Reagim ka pasur edhe nga Ambasada Shqiptare në Athinë ku z.Minarrolli ka kërkuar takim të menjëhershëm me organet përkatëse për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,
Gjithashtu ka pasur reagime edhe nga organizatat e mbrojtjes së të drejtave të njeriut si dhe avokati i popullit.



(a.r/balkanweb)



Ketu me posht e keni edhe nje video, per ta shikuar.

Video BalkanWeb.com
 
bledi na vendos fotott nese ka mundesi...
 
As nje note te felliqur proteste nuk mban shteti yne ndaj ketyre sjelljeve kafsherore te nje vendi te BE-se.

Sa hidhur eshte te ndjehesh jetim dhe njekohesisht te jesh krenar qe je shqiptar...
 
Po ministri yne i jashtem pse nuk reagoi apo me pushime
 
As nje note te felliqur proteste nuk mban shteti yne ndaj ketyre sjelljeve kafsherore te nje vendi te BE-se.

Sa hidhur eshte te ndjehesh jetim dhe njekohesisht te jesh krenar qe je shqiptar...

Po kush e la krenarine rrugeve, qe ta marrin keta qeveritaret, per te dhenen intervista greqisht neper televizione greke.
 
I shokuar është përsëri opinioni publik në Greqi me sjelljen e policisë greke ndaj emigrantëve të huaj dhe konkretisht atyre shqiptarë. Rasti i fundit i është bërë i njohur pas publikimit nga mediat greke.


GREQI- Shok në opinionin publik grek, publikimi i disa fotografive që tregojnë transportimin që u është bërë 7 emigrantëve shqiptarë nga krahina e Elasones drejt gjykatës së Larisës i ka shokuar grekërit, për mënyrën e transportimit të tyre.
Fotografitë janë publikuar edhe në shumë kanale televizive greke dhe janë bërë nga një kalimtar i rastit, sot në orën 11 të paradites në oborin e pasëm të Gjykatës së qytetit të Larisës.
Në foto duken qartë një makinë bujqësore e markës Toyota me targa PIM 9845. Sipas shoferit të saj kjo makinë i përket policisë së qytetit. Gjithashtu duket qartë se si është shndërruar karroceria e saj në një kafaz me hekura brënda së cilit ndodheshin 7 emigrantë të gjithë me pranga në duar.
Sipas dëshmitarëve okularë dhe personit që ka nxjerrë fotografitë emigrantët janë mbajtur shumë orë brënda në kamionçinë, me këmbë të mbledhura, ndërkohë që termometri shënonte sot mbi 42 gradë celcius.
Gjithashtu nuk u është dhënë ujë dhe nga kushtet çnjerëzore disa prej tyre kanë pasur shenja asfiksie. Madje është karakteristikë cilësimi që ju bë kësaj ngjarjeje në një prej kanaleve greke ku u përdor shprehja që emigrantët ishin të stivosur si “thasë me patate”.
Sipas mediave greke emigrantët kanë pritur brenda në kamionçinë disa orë me rradhë për të kaluar më pas përpara prokurorit për masë sigurie nën akuzën e kalimit ilegal të kufirit.
Lajmi ka krijuar reagime të mëdha ndërkohë që veteë ministri i Brëndëshëm Pavlopulos ka urdhëruar shkarkimin e drejtorit të policisë së Elasones, qyteti ku ishin kapur emigrantët rreth 30 km larg Larisës.
Reagim ka pasur edhe nga Ambasada Shqiptare në Athinë ku z.Minarrolli ka kërkuar takim të menjëhershëm me organet përkatëse për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,
Gjithashtu ka pasur reagime edhe nga organizatat e mbrojtjes së të drejtave të njeriut si dhe avokati i popullit.



(a.r/balkanweb)



Ketu me posht e keni edhe nje video, per ta shikuar.

Video BalkanWeb.com

te lutem bledo po pate mundesi na nis foto se mua videoja nuk me hapet
 
Ta q*......greqin e nones skom koment....
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top