Dhuna ndaj gruas...

Titulli: Dhuna ndaj gruas...

Sje tu m'jap Kompliment, je tu m'jap Shqetësim.
Ngacmimi seksual është ilegal.:jooo
 
Titulli: Dhuna ndaj gruas...

E kush te ngacmoi seksualisht ty?!
Dhe dhuna eshte ilegale ama ne bote ka shume te dhunuar dhe dhunues.

Mo keto s'duan as mbeshtetje :D

Ne fakt dhuna eshte me e perhapur se kurre andaj mos harroni se respekti eshte sexy :vesyze: kshu qe cuna respektoni femrat ::cool::
 
Titulli: Dhuna ndaj gruas...

Shikoni , frika e ruan vreshtin lool
Po te ishte pak mo i eger ky wxp-ja sdo kishin abuzu kaq roncem stafi pjeshkullor me ne :p
 
Titulli: Dhuna ndaj gruas...

Mos harroni ju meshkujt qe vini ne jete nga nje femer.

Si do ndiheshit nese ndaj nenes e motres tuaj do ngrihej dore? Pastaj ai mashkull qe ngre dore mbi nje femer eshte thjesht nje frikacak dhe asnje gje me shume vetem burre qe nuk quhet.
 
Titulli: Dhuna ndaj gruas...

Mos harroni ju meshkujt qe lindi nga nje femer.

Si do ndiheshit nese ndaj nenes e motres tuaj do ngrihej dore? Pastaj ai mashkull qe ngre dore mbi nje femer eshte thjesht nje frikacak dhe asnje gje me shume vetem burre qe nuk quhet.

Sinqerisht un skam dhunuar ndonjehere femer dhe as e coj ndonjeher ndermend por kur thoni ate frazen: Mos harroni se ju lindi nje femer, me vjen te bej dhunim masiv.

A thua pjellja e njerezimit eshte veper individuale dhe a thua qe dhuna vjen ngaqe mendojme se na ka pjelle baba.
Po mire po dhunojme nje femer qe se kemi gje
 
Titulli: Dhuna ndaj gruas...

Ajo qe doja te thoja me ate fraze eshte qe femra eshte qenie e brishte, ka misionin me fisnik ne kete bote ate te vazhdimesise te jetes dhe per kete arsye me shume se cdo arsye tjeter qe spo i permend ka nevoje per me shume respekt dhe jo per dhune.
 
Titulli: Dhuna ndaj gruas...

Une nje gje di. Burreria dhe dhuna nuk shkojne bashke. Pra behuni burra ;) ama edhe ju graria; Rrini gra :nxef:
 
Titulli: Dhuna ndaj gruas...

Mos harroni ju meshkujt qe vini ne jete nga nje femer.

Si do ndiheshit nese ndaj nenes e motres tuaj do ngrihej dore? Pastaj ai mashkull qe ngre dore mbi nje femer eshte thjesht nje frikacak dhe asnje gje me shume vetem burre qe nuk quhet.
Kur ju themi qe jeni te brishta pse thoni qe jeni te forta? :D
 
Titulli: Dhuna ndaj gruas...

Me cfare origjine eshte kjo shprehja, i dashur?

po te marrim origjinen e fjales rrah , do nenkuptojme se vet fjala rraf ka kapacitete pozitive sikunder drru, dajak . Përshemull , "Ay e rrahi ate ne menyre qe ajo te kuptonte gabimin" . Pra fjala rraf ktu merr nje kuptim pozitiv sepse po perdoret per qellime te mira Shiko fotografinë 1410393
 
Titulli: Dhuna ndaj gruas...

Disave kur sju mjafton fjala, fillon stilin tjeter i dhunës.

Po ne fakt, bota ashtu praptë po sillet, edhepse ka hapa kunder saj.
 
Titulli: Dhuna ndaj gruas...

A ka ndonje qe mendon se per nje rast te vetem ne jete ,femra meriton te dhunohet ? Dhe nese po , kush eshte ky/kjo injoranti/ja ?
 
Titulli: Dhuna ndaj gruas...

po te marrim origjinen e fjales rrah , do nenkuptojme se vet fjala rraf ka kapacitete pozitive sikunder drru, dajak . Përshemull , "Ay e rrahi ate ne menyre qe ajo te kuptonte gabimin" . Pra fjala rraf ktu merr nje kuptim pozitiv sepse po perdoret per qellime te mira Shiko fotografinë 22718

rrahje me shume dashuri e dedikim,.
 
Titulli: Dhuna ndaj gruas...

Femrat jane lindur per tu dashur jo per tu dhunar.
 
Titulli: Dhuna ndaj gruas...

Thote nje fjale e urte, "nuk ka c't'i bej gomarit e i bie samarit"...

Keshtu edhe ai mashkull qe perdor dhune ndaj femres, nuk ka c't'i bej hallit e i bie femres...

Problemin e ka gomari e jo samari qe te zgjidhet halli...

Po kush lindi t'i shikoj hallet!!?

Me vjen keq, as me lule nuk qellohet femra por kush eshte shkarpe shkarpen perdor...
 
Titulli: Dhuna ndaj gruas...

Dhuna eshte arma e injorances dhe frikes.
 
Titulli: Dhuna ndaj gruas...

shto edhe e te dobtit.. te deshtuarit dhe e qenjeve pa shtyll kurrizore..verme!
 
Titulli: Dhuna ndaj gruas...

Eshte shume e trisht te te dhunoje "pjella jote" !
Pjella te tilla me mire mos te lindin fare!
 
njerezit pa mend e bejn dicka te tille
pse jom cmend un mu martu e me duru birin e botes me mrraf kot mkot


mos gabo mu ngut..... ty do te marrim ne Kosove motrushe........ //nje me te mirin gjeje atje.//
 
Dhuna e pare ndaj gruas fillon kur vendosin te tjeret per fatin e saj! I rafte nje pike!
 
Perceptimi i fjales dhune eshte mjaft i gjere, por dy nuk falen. Dhuna fizike dhe verbale jane totalisht te patolerueshme, ne gjykimin tim keto kapercejne pragun e njerezores.
 
Jemi ne 2019 dhe shoqeria Shqiptare duhej te ishe ndergjegjësuar,por per fat keq,vazhdon akoma te jete si ne vitet 50 ?
 
[h=1]OSBE: Dhuna ndaj grave dominon shoqëritë në Shqipëri e Kosovë[/h] [h=3][/h] 47633182_101.jpgHäusliche Gewalt[h=2]Sipas studimit të OSBE, 16 milionë gra në rajonin e Evropës Juglindore kanë përjetuar forma të ndryshme të dhunës, gjatë jetës së tyre nga mosha 15 vjeçare.[/h]
Organizata per Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka dalë me rezultatet e studimit ndoshta më të madh deri më tani për dhunën ndaj grave në Evropën Juglindore, të publikuar të mërkurën në Bruksel. Raporti është punuar pas anketimit të grave nga Bosnja dhe Herzegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, Moldavia, Serbia, Shqipëria dhe Ukraina. Gjithsej, gjatë vitit 2018 janë anketuar 15,179 gra të zgjedhura mbi bazën e rastësisë, me qëllim të gjetjes së "natyrës së dhunës ndaj grave si dhe qëndrimin e tyre ndaj raportimit të dhunës”.

"Më shumë se dy të tretat e grave që jetojnë në rajon mendojnë se dhuna është bërë pjesë e përditshmërisë në vendet e tyre, ndërsa një e pesta mendojnë se dhuna është shumë e zakonshme”, ka thënë Thomas Greminger, sekretari i përgjithshëm i OSBE-së. "Këto janë fakte të papranueshme si nga aspekti human ashtu edhe nga spekti i sigurisë dhe stabilitetit, por edhe nga aspekti socio ekonomik”, ka shtuar ai. 46850414_101.jpgThomas Greminger, Sekretar i Përgjithshëm i OSBE
Kosova dhe Shqipëria

Të dhënat paraqiten në përgjithësi dhe disa nga to janë të ndara sipas shtetit. Në një të dhënë, ku Kosova dallon shumë nga rajoni është në pyetjen nëse femra e ka për obligim të kryejë marrëdhënie seksuale me partnerin e vet edhe kur nuk nuk ka dëshirë. Njëzet e gjashtë për qind të grave të anketuara në Kosovë kanë menduar se e kanë këtë obligim, përderisa mesatarja në rajon është 17 për qind, ndërsa në Shqipëri është 19 për qind.

Sa i përket arsyetimit të marrëdhënies seksuale pa miratimin e gruas për shkak të rrethanave të ndryshme edhe këtu Kosova dhe Shqipëria e mbajnë përqindjen më të lartë të "tolerancës”. Seksi pa dëshirë në martesë arsyetohet nga 25 për qind të grave të anketuara në Kosovë dhe 17 për qind në Shqipëri, sa është edhe mesatarja në rajon.

Përderisa sa i përket ndërhyrjes nga jashtë në familje në rast dhune, 62 për qind e grave të anketuara të Kosovës kanë thënë se të tjerët duhet të ndërhyjnë, në Shqipëri ky numër është 56 për qind, ndërsa mesatarja është 48 për qind. Përgjigje negative në ndërhrjen nga jashtë më së shumti kanë dhënë gratë nga Moldavia, ku vetëm 41 për qind kanë thënë se palët e treta duhet të ndërhyjnë. Forma më e përhapur e dhunës është ajo psikologjike nga partneri intim.

Fajësimi i viktimave

Sipas raportit, gratë viktima që janë edhe të fajësuara për dhunën, mendojnë se gratë duhet të urdhërohen nga burrat dhe se dhuna familjare duhet të jetë çështje private. "Të dhënat nga anketimi tregojnë, se besimi në nënshtrimin e gruas dhe heshtja e rrethit, vazhdon të dominojë në rajon dhe se gratë me besime të tilla janë viktimat më të shpeshta” thuhet në raport.

Sipas të dhënave nuk ka asnjë grup social të grave që është i përjashtuar nga mundësia e përjetimit të dhunës mirëpo disa grupe janë më të rrezikuara, këtu bëjne pjesë gratë që jetojnë në varfëri, varësi ekonomike dhe gratë me fëmijë. Raporti u prezantua të mërkurën në Bruksel .
 

Attachments

  • 47633182_101.jpg
    47633182_101.jpg
    68.4 KB · Shikime: 0
  • 46850414_101.jpg
    46850414_101.jpg
    51.6 KB · Shikime: 0
  • 47633182_101.jpg
    47633182_101.jpg
    68.4 KB · Shikime: 0
  • 46850414_101.jpg
    46850414_101.jpg
    51.6 KB · Shikime: 0
Teme shume interesante, aq interesante sa qe i kam lexuar te gjitha komentet qe jan bere. Dhe me sa po shohe. Ka ndryshuar perceptimi dhe mentalitet i meshkujve nga viti 2009 ku eshte ber komenti nga @Ado qe thote qe femra duhej rrafur e deri msot 2019 ku komentet nga meshkujt jan te kundert..ku thon qe nuk eshte e drejte dhuna ndaj femres. Per kete gje me vjen mire se sa te rrosh do mesosh dhe do hecesh me kohen. Per mendimin time nje mashkull qe nenshtron dhun ndaj nje femre eshte shume i pafuqishem, eshte burracak dhe frikacak...ne qofte se do te mundesh nje femer...munde me tru dhe me fjale...por nga qe e din qe se mundin dot ne ate aspekt...nenshtrojn dhune. Kan ndryshuar kohet dhe do vazhdojn te ndryshojn...rendsi ka qe dhe femrat ne diten e sotme po behen te zonjat e vetes dhe arrin te marin hapat e duhura per tu larguar nga nje dhune e till.
 
Duhet icik dhune po pa ja thy brinjet. . :P :P :P :P LOL LOL :D
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top