Eshte nje teme mjaft reale dhe nje problem qe i prek te gjithe,ne menyre te drejtperdrejte apo te terthorte, prandaj ju lutem mos e merrni me shaka ju qe thoni mir i behet, sepse ne ato momente mendoni motren tuaj apo nenen tuaj viktime te dhunes fiziko-psikologjike, dhe ne ato kushte normal qe sdo thonit mir i behet!
Eshte pak te thuash turp per nje veprim te tille! Te ushtrosh dhune fizike ndaj femres eshte krim,krimi me i pafalshem sepse ti ke ngritur dore kundrejt nje te pambrojture, po ben te fortin ne nje beteje me nje askush,sepse forca e femres nuk llogaritet ne dhune.
Kjo vjen nga ata burra qe jane frikacake ndaj te tjereve dhe ate inat qe kane e nxjerrin tek femra qe kane ne shtepi,bashkeshorte apo e fejuar,vjen nga ata burra maskarenj qe nuk dine se kane dale nga nje nene, qe nuk e dine c'eshte dashuria e qe sdo ta dine kurre.Vjen gna ata burra qe tek te tjeret nuk guxojne ta ngrene zerin,skane fytyre,dhe gruas( qe fatkeqsisht i duron) ja nxijne jeten...Dhe dhuna psikologjike nuk eshte me e paket,ajo eshte nje problem me vete,qe ndodh kryesisht per shkaqe te rendomta si psh,ekonomia...po jap nje shembull kur gruaja punon dhe burri eshte pa pune..shkurt burri eshte nje parazit qe han leket e djersen e gruas, dhe qe i duket sikur ia ka per borxch ajo e shkreta.
Situata pastaj nuk eshte me nje zenke burre-grua por skllav-skllavopronar...nje situate banale e krijuar nga ai burre,qe ka aq fytyre ta quaje veten burre para botes, kur te gjithe e dine se nuk esht me teper se nje ndyresire qe e mat forcen me gruan...
Dhe si justifikime perdoret gjithmone: xhelozia..besoj se duhet ta keni vene re dhe neper lajme kur ndodhin krime ne familje.
Une mendoj se dhe dhe grate kane nje pjese te fajit,sepse i durojne sikur burri i ka shpirtin ne dore.Sot ka nje sere mundesish denoncimi.Jane hapur zyra per mbrojtjen e grave te dhunuara,etj..po thuaj kur te bie esht ndryshe dhe te flasesh ne ajer eshte ndryshe.
Se u zgjata,gjthsesi uroj qe askujt mos ti bie per pjese kjo gje kaq e shemtuar.