Dhjetë librat që kanë tronditur botën

braziljania

Anëtar i Nderuar
Librat janë një prej pasurive më të mëdha të njerëzimit, por në shumë raste përgjatë historisë së njerëzimit, janë shkruar libra, të cilët kanë ngjallur polemika të forta, kanë shkaktuar ide publike të pavërteta apo nuk janë bazuar në fakte. Ka pasur raste, kur libra të ndryshëm kanë shkaktuar vdekje masive, shkatërrim dhe regjime të egra qeveritare. Ka dhe nga ata që thjesht kanë shkaktuar polemika të forta shkencore, por pasojat e tyre s'kanë pasur impakt mbi njerëzimit, vetëm mbi autorin. Në këtë listë paraqiten dhjetë librat më të debatueshëm për arsye të ndryshme.
Shumë prej tyre kanë pasur pasoja të rënda për njerëzimit, disa prej tyre nuk e kanë pasur këtë qëllim në momentin që janë shkruar, por më vonë janë përdorur nga njerëz të tjerë, të nxjerrë jashtë kontekstit. Një prej tyre është "Meine Kampf" i Hitlerit. Në "Mein Kampf", Hitleri theksoi planin e tij për Gjermaninë e re, i cili përfshinte vrasjen masive të hebrenjve, një luftë kundër Francës dhe Rusisë, për të krijuar hapësirë jetese për gjermanët. Në kohën e botimit të tij, libri u injorua nga lexuesit, por me të marrë pushtetin Hitleri kjo gjë ndryshoi. Mendohet se në vitin 1945, në qarkullim ishin 10 milionë kopje të librit. Libri thekson këndvështrimin racist, sipas të cilit njerëzit klasifikohen nga raca si superiorë dhe inferiorë. "Manifesti i partisë Komuniste" është gjithashtu në listë.
Ky libër ka frymëzuar disa prej regjimeve më brutale në historinë e njerëzimit. Pavarësisht faktit nëse ka pasur apo jo një shtet, i cili ka qenë një shtet i vërtetë marksist, ky libër ka frymëzuar shumë veprime të liga, të cilat e përfshijnë atë në një listë të kësaj natyre. Disa prej parimeve që gjenden në manifestin e partisë Komuniste, janë heqja e pronësisë private të tokave, konfiskimi i pronave të emigrantëve, taksat e mëdha dhe heqja e të drejtës së trashëgimisë.

"Mein Kampf"
Autor: Adolf Hitler, 1925
Arsyeja pse është në listë: Ndihmoi për shpërndarjen e gjenocidit anti-semit të Hitlerit, në atë kohë

Në "Mein Kampf", Hitleri theksoi planin e tij për Gjermaninë e re, i cili përfshinte vrasjen masive të hebrenjve, një luftë kundër Francës dhe Rusisë, për të krijuar hapësirë jetese për gjermanët. Në kohën e botimit të tij, libri u injorua nga lexuesit, por me të marrë pushtetin Hitleri kjo gjë ndryshoi. Mendohet se në vitin 1945, në qarkullim ishin 10 milionë kopje të librit. Libri thekson këndvështrimin racist, sipas të cilit njerëzit klasifikohen nga raca si superiorë dhe inferiorë.

Princi
Autor:
Niccolٍ Machiavelli, 1532
Arsyeja pse është në listë: Ka shërbyer si frymëzim i nxjerrë jashtë kontekstit për shumë tiranë, një ndër to është dhe Stalini

Machiavelli shpresonte të krijonte një revolucion në zemrat e lexuesve të tij dhe ai e arriti atë në një farë mënyre. Vetëm se në shumë raste, siç është rasti i shumë diktatorëve, jo në mënyrën më të mirë. Disa prej aplikusesve të teorive të tij kanë marrë fraza të shkëputura nga konteksti, si për shembull: "...nuk është e nevojshme që një princ të ketë të gjitha cilësitë e lartpërmendura (i mëshirshëm, besnik, human i ndershëm dhe besimtar), por është e nevojshme që të duket se i ka ato. Disa prej njerëzve të frymëzuar nga ky libër janë Stalini, Hitleri, Musolini etj.

Manifesti i partisë Komuniste
Autorë: Karl Marx dhe Friedrich Engels, 1848
Arsyeja pse është në listë: Mund të fitojë çmimin e parë, si libri më i lig i shkruar ndonjëherë.

Ky libër ka frymëzuar disa prej regjimeve më brutale në historinë e njerëzimit. Pavarësisht faktit nëse ka pasur apo jo një shtet, i cili ka qenë një shtet i vërtetë marksist, ky libër ka frymëzuar shumë veprime të liga, të cilat e përfshijnë atë në një listë të kësaj natyre. Disa prej parimeve që gjenden në manifestin e partisë Komuniste, janë heqja e pronësisë private të tokave, konfiskimi i pronave të emigrantëve, taksat e mëdha dhe heqja e të drejtës së trashëgimisë.

Kutia e zezë e Darvinit
Autor:
Michael Behe, 1996
Arsyeja pse është në listë: ثshtë konsideruar nga komuniteti shkencor si i pabazë

Ky libër ka ndihmuar në nxitjen e idesë se evolucioni nuk ka ekzistuar ndonjëherë dhe se interpretimi i Librit të Zanafillës është e vetmja mënyrë se si bota është krijuar. Libri ka krijuar shumë polemika, pasi komuniteti shkencor e konsideron përmbajtjen e tij të krijuar dhe pseudoshkencë. Edhe pse, kur doli fillimisht libri kishte mjaft influencë, ai e humbi atë me kalimin e viteve pasi disa prej shembujve të dhënë nga Behe si fakte të kompleksitetit të pandërrueshëm kanë rezultuar të jenë të shpjegueshme vetëm me anë të mekanizmave evolucionare.

Protokollet e të Parëve të Zionit
Autor: Nuk dihet
Arsyeja pse është në listë:
Libër propagandistik i krijuar për të nxitur urrejtje raciste

Protokollet e të Parëve të Zionit është një broshurë që ka si qëllim të paraqesë një komplot nga hebrejtë dhe masonët, me synimin për të marrë kontrollin e botës. Pavarësisht faktit se broshura është thjesht mashtrim, ajo u shpërnda në gjithë botën dhe shumë evropianë menduan se bëhet fjalë për një ngjarje të vërtetë. Shumë njerëz, edhe sot e kësaj ditë mendojnë se bëhet fjalë për fakte. Ai shërbeu si instrument i përpjekjeve anti-çifute të Hitlerit në Gjermani dhe është përdorur pas Revolucionit Rus, për të krijuar urrejtje dhe dhunë në ndaj hebrenjve.

Boshti i civilizimit
Margaret Sanger, 1922
Arsyeja pse është në listë: Ka shkaktuar polemika të shumta pasi predikon përzgjedhjen e racës njerëzore

Ajo konsiderohet si një prej pioniereve të planifikimit familjar dhe lindjes së kontrolluar, por gjithashtu ajo është kritikuar për qëndrimin që ka mbajtur në librin "Boshti i civilizimit". Ajo ishte një prej aktivisteve të para për kontrollin e lindjes dhe të eugjenikës. Por në libër, ajo është kritikuar se teoritë e saj kanë të bëjnë me përzgjedhjen e racës nëpërmjet eugjenikës. Në librin e saj shkruhet: "...metoda drastike dhe spartane mund t'i imponohen shoqërisë amerikane nëse vazhdon të inkurajojë shumimin e rastësishëm dhe kaotik që ka rezultuar nga sentimentalizmi ynë budalla...".

Fëmijët dhe kujdesi
Autor: Benjamin Spock, 1946
Arsyeja pse është në listë:
Këshillat në libër kanë rezultuar të dëmshme për fëmijët

Shumë fëmijë janë dëmtuar prej këshillave të librit, për t'i vënë fëmijët të flenë në stomak. Spock besonte se fëmijët që flenë me kurriz mund të mbyten, por shkencëtarët kanë zbuluar se e fjetura me stomak bën më keq. Spock, gjithashtu ishte avokat i një metodë për rritjen e fëmijëve, që nuk kishte lidhje me metodat bazë. Më parë, ekspertët i kishin mësuar prindërit që të fëmijët duhet të flenë sipas një orari të rregullt dhe se nëse i marrin në krahë kur qajnë, ato mësohen që të qajnë më shumë dhe të mos flenë. Spock u këshillonte prindërve, të kundërtën e kësaj.

Të rritesh në Samoa
Autor: Margaret Mead, 1928
Arsyeja pse është në listë:
Shumë prej fakteve e historive janë të trilluara

Margaret Mead ishte një antropologe kulturore amerikane, e cila udhëtoi në Samoa për t'u dhënë përgjigje pikëpyetjeve seksuale, të ngritura në Amerikë në vitet '20. Libri ka shkaktuar shumë polemika dhe debatet e krijuara kanë qenë të ngarkuara ideologjikisht. Disa pretendojnë se studimi i Mead ishte i fabrikuara. Instituti i Studimeve Ndëruniversitare e ka përfshirë librin të parin, në listën e "50 librave më të kDemokracia dhe Arsimimi
John Dewey, 1916
Arsyeja pse është në listë:
Bindi gjithë botën se arsimimi nuk ka lidhje me faktet

Libri fokusohet në zhvillimit tradicional të karakterit dhe pajisjen e fëmijëve me njohuri që inkurajojnë aftësitë e të menduarit. Deri këtu s'ka asgjë të keqe, por këndvështrimi i Dewey-t përpiqet të transmetojë ide, të cilat nuk janë të bazuara në fakte dhe njohuri solide. Dewy ishte një prej tre themeluesve të shkollës filozofike të pragmatizmit - një shkollë mendimi që propozon se "e vërteta" bëhet dhe duke qenë kështu mund të ndryshojë. Libri konsiderohet si i denjë për listën duke qenë se bazohet në aspekte krejtësisht teorike, të cilat jo gjithmonë japin rrugën e duhur të njohjes.

Malleus Maleficarum
Autorë:
Heinrich Kramer
dhe Jacob Sprenger, 1486
Arsyeja pse është në listë:
Shkaktoi gjueti shtrigash
në gjithë Evropën

اekiçi i Magjisë ishte një manual për gjuetarët e shtrigave dhe gjykatësit, të cilët donin të kapnin shtrigat dhe t'i demaskonin. Ky pamflet doli pak para reformimit protestant dhe ishte një prej librave më popullorë, në mesin e reformatorëve, të cilët kishin dëshirë ta hiqnin "të keqen" nga vendet e tyre. Ndërmjet viteve 1487 dhe 1520, libri u botua njëzet herë dhe 16 botime të tjera erdhën ndërmjet viteve 1574 dhe 1669. Ky libër mjaftoi për të shkaktuar nj gjueti shtrigash që vazhdoi për shekuj me radhë.

TiranaObserver
 
  • Më pëlqen
Reactions: NGU
kodi i da vincit s'mund te futet ne librat me te mire se eshte liber reklamistesh,e krijuar vetm per pazarin e librave dhe e shtyre nga reklamat qe ju bene.
nje liber qe mund te sugjeroja une eshte "per ke po godasin kambanat" apo "harku i triumfit" apo "lista e silnderit".
 
kodi i da vincit s'mund te futet ne librat me te mire se eshte liber reklamistesh,e krijuar vetm per pazarin e librave dhe e shtyre nga reklamat qe ju bene.
nje liber qe mund te sugjeroja une eshte "per ke po godasin kambanat" apo "harku i triumfit" apo "lista e silnderit".
harkun e triumfit e kam lexuar dhe eshte shume liber i bukur

po mund te ishin dhe te Mjeret apo jo ???
 
po ai libri asaj prokurores,kot nuk esht ne klasifikim.qe tha se gjate luftes ne kosove eshte bere trafilkim organesh!!!!!!!!!
 
ehuuuuuuuuuu sa libra ka...
bledi korcari kodi da vincin ato prova ose prova te mbetura en hipoteze te pavertetua nese do te vertetohen 100% i bie qe krishterimi te shkrihet edhe gjtihe besimtaret te jen mbushur em ide fallco"qe jezu krishti eshte biri zotin"..me kupton cdua te them?????ai liber do vazhdoj te mbetet gjthm nje pykpyetje e madhe qe ve ne rrezik besimin e krishter!
 
Titulli: Dhjetë librat që kanë tronditur botën

Keta jane librat qe kane tronditur Boten me mesazhet e keqia qe kane percjelle tek lexuesi...

Librat qe permendni ju me poshte jane vertet libra qe e kane tronditur Boten po ne kuptimin e mire te fjales...
Permendim ndonje qe na ka lene mbresa...

Te mjeret ....Hygo.
Konti i Monte Kristos ....Dyma.
Familjet e medha.... Drion.
Ana Karenina....Tolstoi
Poezite e Majakovskit.
Tre shoket...
Manastiri i Parmes...
Nje jete...Mopasan
E kuqja dhe e zeza...
Novelat e famshme te Cvajgut
Zonja me Kamelie...


Me vone shume libra te tjere do ju sjell ne kujtese!
 
Pe: Dhjetë librat që kanë tronditur botën

Do shtoja, The Leviathan te Hobsit
Arsyeja- Mund te gjesh nje shpjegim racional dhe te detajuar mbi natyren egoiste te qenieve njerezore.
 
  • Më pëlqen
Reactions: NGU
Pe: Dhjetë librat që kanë tronditur botën

Po flasim per libra qe kane ndryshuar boten ne sensin negativ...do shtoja dhe disa ne baze te reflektimit tim

Milton
Hobes
Nice deri diku
Hideger
 
prita te lexoja dhe dy libra te tjer ne liste “Sekreti i madh “ dhe “vet rasje ne parajse” por mesa duket vec mua me kan tronditur ☹️
 
  • Më pëlqen
Reactions: NGU
@Marla do me sugjerosh ndonje?
 
Ma beni cik tag se nga celi se klikoj dot une😂
 
Mein Kampf..
E kan ekzagjeru si shum,dhe mezi prisja ta kem ne duar..po nuk me dha ndonje ndjesi te veqant.
 
Mein Kampf..
E kan ekzagjeru si shum,dhe mezi prisja ta kem ne duar..po nuk me dha ndonje ndjesi te veqant.
Duhet te mendosh kohen kur u shkruajt, cfare periudhe ishte
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top