“Dhaskal Tod’hrin, kisha greke e përndoqi edhe pasi e vrau...”

bledikorcari

Anëtar i Nderuar
“Dhaskal Tod’hrin, kisha greke e përndoqi edhe pasi e vrau...”

3 Korrik

Dhaskal Tod’hri simbol i familjeve elbasanase, që i fali breza arsimit. Vilson Tod’hri, tregon si e kujtojnë stërgjyshin

Nuk kanë ndryshuar shumë rrugët karakteristike të kalasë ku ka jetuar Dhaskal Tod’hri, bir i një familje patriotike. Kalldrëmet e traditës fshehin historinë, por jo vetëm të luftës për mbijetesë. Pjesë e kësaj, një qëllim i rëndësishëm i familjeve elbasanase ishte dhe është arsimi. Ende në këto familje vazhdon të jetë hyjnor profesioni i mësuesit megjithëse sot nuk cënohet më të mësuarit shqip.

Teksa kalon rrugët plot kthesa që tregojnë një labirint të thjeshtë syri të shkon në një prej shtëpive, me portën e vjetër karakteristike, me muret nga gurë e tjegulla, që nuk mbahet mend kur është ndërtuar.

Ndërsa, mikëpritja dhe respekti është një pasazh i pandryshueshëm, në çdo familje, tek pinjollët e Dhaskal Tod’hrit zbulon se dashamirësia është virtyt i parë.

Vilson Tod’hri nipi i Dhaskalit historik na fron në strehën e tij, duke shfaqur sidomos dëshirën për të treguar kujtimet e tij, të familjes dhe të gjithë fisit Tod’hri në rurgën e arismit.

Kush është prejardhja e profesioni juaj?

Prejardhja jonë është nga fshati Shijon, tregon Vilson Tod’hri. Kështu e mbaj mend shtëpinë, që kur kam lindur. Kam lindur më 30 mars të vitit 1928. Filloren e kreva në Elbasan. Kam qenë në një klasë me Ylli Popën. Më pas vazhdova Normalen. Në vitin 1948 më caktuan arsimtar në Delvinë. Dy vjet më vonë më transferuan në Sarandë dhe pastaj u ktheva në Elbasan. Kam punuar mbi 25 vjet si arsimtar. Prej rreth 10 vjetësh kam qenë mësues muzike në shkollën ‘Onufri’. Dobësia ime është violina. Më pas punova me grupet artistike në Elbasan, Gramsh, Cërrik, me grupet artistike të shkollave, reparteve ushtarake, ndërmarjeve etj. Fola mjaft për veten sepse i gjithë fisi ynë është lidhur me arsimin.

Ju thatë se familja juaj njihet si familje arsimtarësh. A mund të n’a tregosh lidhjet e kësaj familje me arsimin?

Vetëm trungu ynë familjar ka shërbyer 246 vjet në arsim. Veçoj mamanë time Agni Tod’hri (Papajani). Mamaja ime lindi në vitin 1894. Ajo mbeti jetime që kur ishte 6 vjeç, por me ndihmën e patriotëve Aqif Pasha dhe Dom Nikoll Kacorri, u nis me studime në Graz të Austrisë. Kreu 16 vjet studime në Austri dhe në vitin 1916 u kthye në Shqipëri. Me vete solli literaturë dhe programe mësimore. Të gjithë jetën ja kushtoi arsimit. Edhe vëllai im Zefi dhe 5 motrat Nikolina, Vilhelmina, Vilsoni, Filloreta dhe Eleonora ishin arsimtarë. Kështu ndodhi. Gjyshi mblodhi një e nga një shkronjat, ndërsa ne u mësuam shkrim e këndim të tjerëve.

Mbiemri juaj Tod’hri, është i lidhur me emrin e Dhaskal Tod’hrit. Si kujtoni ju stërgjyshin tuaj (Theodhor Haxhifilipin)?

Sipas të dhënave stërgjyshi ynë Theodhor Haxhifilipi (Dhaskal Tod’hri), ka lindur rreth vitit 1730 dhe vdiq në moshën 75 vjeçare pra në vitin 1805. Stërgjyshi vinte nga një familje zanatçinjsh, që ushtronin aktivitet brenda dhe përreth
lagjes ‘Kala’. Populli e njeh me emrin Dhaskal Tod’hri, pse shërbeu si mësues. Mësimet e para i kreu në shkollën greke në Elbasan dhe më pas ndoqi akademinë e Voskopojës. Pas përfundimit të Akademisë u bë mësues në shkollën greke të Elbasanit. Ka qenë njeri me emër në komunitetin ortodoks të Elbasanit. Gjatë viteve 1751-1801 ka mbajtur Kodikun e Shën Mërisë të kishës së Kalasë. Më pas ai shkoi në Evropë për të derdhur shkronjat shqipe, që të krijonte një shtypshkronjë në shqip. Shtypshkronjën do ta ngrinte në Elbasan, pasi në këtë qytet kishte shumë tregëtarë që shkruanin me alfabetin e tij. Në atë kohë Shën Gjoni ishte qendër e shkrimit të shqipes.

Me aq sa dini, mund të na tregoni, se cili ishte fundi i stërgjyshit tuaj?

Ne nuk e dimë me saktësi ku është vrarë stërgjyshi ynë. Sipas thënieve flitet se u vra, ndërsa transportonte shtypshkronjën për në Elbasan në rrethinat e Manastirit, në Dhiavat të Resnjës. Vrasja mendohet të jetë akt i kishës greke, e cila i kishte vënë nga pas agjentët e saj. Kisha nuk lejonte shkrimin e gjuhëve jo greke sidomos të shqipes. Por nuk mbaroi me kaq. Stërgjyshi u përndoq edhe pas vdekjes. Me urdhër të Patriakanës në vitin 1827 në kohën e murtajës ju dogjën të gjitha dorëshkrimet. Ne dimë që ekzistojnë disa dorëshkrime të pakta të stërgjyshit, të cilat aktualisht ndodhen në muze dhe arkiva. Megjithëse ka mbetur shumë pak nga ajo që ka shkuar dhe studiuar, emri itij nderohet dhe respektohet në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë.

Prof. Dr. Kujtim Bevapi tregon

Alfabeti i Dhaskal Tod’hrit kishte gjithsej 52 shkronja

Prof. Dr. Kujtim Bevapi tregon se, Theodhor Haxhifilipi (Dhaskal Tod’hri) jetoi në kohën e formimit të dy pashallëqeve të mëdha të pashallëkut të Bushatllinjve dhe të Ali Pashë Tepelenës. Ishte pjestar aktiv në qëndresën e ortodoksëve shqiptarë kundër kishës greke.

“Për herë të parë emrin e tij e takojmë në një shkrim në Greqisht në Kodikun e Argjendarëve më 1750. Më 1751 ai nënshkruan në greqisht emrin e tij Theodhor në një Kodik të Kishës Shën Maria, në lagjen Kala. Më 1779 merr pjesë në një mbledhje në Voskopojë për pajtimin e peshkopëve të Durrësit, Gorës dhe Mokrës, të cilët

ishin në mosmarrëveshje mes tyre. Ka një dokument pajtimi i nënshkruar nga ai, por jo si klerik”, shreht Prof. Dr. Kujtim Bevapi.

Figura e Dhaskal Tod’hrit, paraqet interes të veçantë në historinë e gjuhës dhe letërsisë shqipe, jo vetëm si lërues, por si pararendës i Rilindjes Kombëtare.

Sipas Bevapit, mësohet se “Ai shkroi me alfabetin e tij. Alfabeti i Tod’hrit ishte i përbërë nga 52 shkronja. Shkroi në elbasanishten e kohës, krijoi një traditë të shkrimit të shqipes me alfabetin e tij i njohur, që nga fundi i shekullit të XVIII deri në fillim të shekullit XX”.

Dhaskali Tod’hri, vazhdoi traditën e Papa Totasit, duke u përpjekur të futë shqipen në kishë dhe në shkollë. Sipas albanologut J. G. Von Hahn, mësohet se Tod’hri kishte përkthyer në shqip Dhiatën, si dhe shkrime fetare si “Meshën e Shën Jon Gojëartit

METROPOL GROUP
 
Titulli: “Dhaskal Tod’hrin, kisha greke e përndoqi edhe pasi e vrau...”

“Dhaskal Tod’hrin, kisha greke e përndoqi edhe pasi e vrau...”

3 Korrik










Ju thatë se familja juaj njihet si familje arsimtarësh. A mund të n’a tregosh lidhjet e kësaj familje me arsimin?

Vetëm trungu ynë familjar ka shërbyer 246 vjet në arsim. Veçoj mamanë time Agni Tod’hri (Papajani). Mamaja ime lindi në vitin 1894. Ajo mbeti jetime që kur ishte 6 vjeç, por me ndihmën e patriotëve Aqif Pasha dhe Dom Nikoll Kacorri, u nis me studime në Graz të Austrisë. Kreu 16 vjet studime në Austri dhe në vitin 1916 u kthye në Shqipëri. Me vete solli literaturë dhe programe mësimore. Të gjithë jetën ja kushtoi arsimit. Edhe vëllai im Zefi dhe 5 motrat Nikolina, Vilhelmina, Vilsoni, Filloreta dhe Eleonora ishin arsimtarë. Kështu ndodhi. Gjyshi mblodhi një e nga një shkronjat, ndërsa ne u mësuam shkrim e këndim të tjerëve.

Mbiemri juaj Tod’hri, është i lidhur me emrin e Dhaskal Tod’hrit. Si kujtoni ju stërgjyshin tuaj (Theodhor Haxhifilipin)?

Sipas të dhënave stërgjyshi ynë Theodhor Haxhifilipi (Dhaskal Tod’hri), ka lindur rreth vitit 1730 dhe vdiq në moshën 75 vjeçare pra në vitin 1805. Stërgjyshi vinte nga një familje zanatçinjsh, që ushtronin aktivitet brenda dhe përreth
lagjes ‘Kala’. Populli e njeh me emrin Dhaskal Tod’hri, pse shërbeu si mësues. Mësimet e para i kreu në shkollën greke në Elbasan dhe më pas ndoqi akademinë e Voskopojës. Pas përfundimit të Akademisë u bë mësues në shkollën greke të Elbasanit. Ka qenë njeri me emër në komunitetin ortodoks të Elbasanit. Gjatë viteve 1751-1801 ka mbajtur Kodikun e Shën Mërisë të kishës së Kalasë. Më pas ai shkoi në Evropë për të derdhur shkronjat shqipe, që të krijonte një shtypshkronjë në shqip. Shtypshkronjën do ta ngrinte në Elbasan, pasi në këtë qytet kishte shumë tregëtarë që shkruanin me alfabetin e tij. Në atë kohë Shën Gjoni ishte qendër e shkrimit të shqipes.

Me aq sa dini, mund të na tregoni, se cili ishte fundi i stërgjyshit tuaj?

Ne nuk e dimë me saktësi ku është vrarë stërgjyshi ynë. Sipas thënieve flitet se u vra, ndërsa transportonte shtypshkronjën për në Elbasan në rrethinat e Manastirit, në Dhiavat të Resnjës. Vrasja mendohet të jetë akt i kishës greke, e cila i kishte vënë nga pas agjentët e saj. Kisha nuk lejonte shkrimin e gjuhëve jo greke sidomos të shqipes. Por nuk mbaroi me kaq. Stërgjyshi u përndoq edhe pas vdekjes. Me urdhër të Patriakanës në vitin 1827 në kohën e murtajës ju dogjën të gjitha dorëshkrimet. Ne dimë që ekzistojnë disa dorëshkrime të pakta të stërgjyshit, të cilat aktualisht ndodhen në muze dhe arkiva. Megjithëse ka mbetur shumë pak nga ajo që ka shkuar dhe studiuar, emri itij nderohet dhe respektohet në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë.



METROPOL GROUP


Bledi ke sjelle nje material te mrekullueshem ketu
Une se dija per vete qe Dhaskal Tod'hri kishte lene trashegimtare

Po ti "mos u merzit" qe s'e klikojne shume kete qe ke sjelle ti ketu ,pasi shumica qe hyjne ketu ne FV e kane me te lehte te klikojne te forumet myslimane se te Dhaskal Tod'hri ( dhaskal , mesues per ata qe nuk e dine )

"PER KETO COPA PLUMBI U MUNDOVE DERI NE ALEMANJE ZOTI DHASKAL?
KETO JANE FLORI E SHKUAR FLORIRIT, O TUNXH !
ME KETO SHKRONJA DO TE SHKRUHET GJUHA JONE ,
ME KETO SHKRONJA DO TE SHKRUHET DHE AJO KENGA QE KENDOVE TI ATY TE LUMI
THONE SE TRIMI QE KENDOVE TI KISHTE NJE KOLLANE FLORIRI , KOLLANI( GJERDANI) I HUMBI PO KENGA I MBETI AMA"
I kam mesuar permendesh keto vargje nga filmi UDHA E SHKRONJAVE kushtuar Dhaskal Tod'hrit
Rrofsh o Bledi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top